Al-Mujadila ( المجادلة)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Sherif Ahmeti(Sherif Ahmeti)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ قَد سَمِعَ اللَّهُ قَولَ الَّتى تُجٰدِلُكَ فى زَوجِها وَتَشتَكى إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ يَسمَعُ تَحاوُرَكُما ۚ إِنَّ اللَّهَ سَميعٌ بَصيرٌ(1)
Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.(1)
الَّذينَ يُظٰهِرونَ مِنكُم مِن نِسائِهِم ما هُنَّ أُمَّهٰتِهِم ۖ إِن أُمَّهٰتُهُم إِلَّا الّٰـٔى وَلَدنَهُم ۚ وَإِنَّهُم لَيَقولونَ مُنكَرًا مِنَ القَولِ وَزورًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفورٌ(2)
Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.(2)
وَالَّذينَ يُظٰهِرونَ مِن نِسائِهِم ثُمَّ يَعودونَ لِما قالوا فَتَحريرُ رَقَبَةٍ مِن قَبلِ أَن يَتَماسّا ۚ ذٰلِكُم توعَظونَ بِهِ ۚ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ خَبيرٌ(3)
Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni hollësisht me atë që ju e punoni.(3)
فَمَن لَم يَجِد فَصِيامُ شَهرَينِ مُتَتابِعَينِ مِن قَبلِ أَن يَتَماسّا ۖ فَمَن لَم يَستَطِع فَإِطعامُ سِتّينَ مِسكينًا ۚ ذٰلِكَ لِتُؤمِنوا بِاللَّهِ وَرَسولِهِ ۚ وَتِلكَ حُدودُ اللَّهِ ۗ وَلِلكٰفِرينَ عَذابٌ أَليمٌ(4)
E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.(4)
إِنَّ الَّذينَ يُحادّونَ اللَّهَ وَرَسولَهُ كُبِتوا كَما كُبِتَ الَّذينَ مِن قَبلِهِم ۚ وَقَد أَنزَلنا ءايٰتٍ بَيِّنٰتٍ ۚ وَلِلكٰفِرينَ عَذابٌ مُهينٌ(5)
Është e vërtetë se ata që i kundërvhen All-llahut dhe të dërguarit të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.(5)
يَومَ يَبعَثُهُمُ اللَّهُ جَميعًا فَيُنَبِّئُهُم بِما عَمِلوا ۚ أَحصىٰهُ اللَّهُ وَنَسوهُ ۚ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ شَهيدٌ(6)
Në ditën e kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, dhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send esheh dhe e përcjell.(6)
أَلَم تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَعلَمُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۖ ما يَكونُ مِن نَجوىٰ ثَلٰثَةٍ إِلّا هُوَ رابِعُهُم وَلا خَمسَةٍ إِلّا هُوَ سادِسُهُم وَلا أَدنىٰ مِن ذٰلِكَ وَلا أَكثَرَ إِلّا هُوَ مَعَهُم أَينَ ما كانوا ۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِما عَمِلوا يَومَ القِيٰمَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيءٍ عَليمٌ(7)
A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.(7)
أَلَم تَرَ إِلَى الَّذينَ نُهوا عَنِ النَّجوىٰ ثُمَّ يَعودونَ لِما نُهوا عَنهُ وَيَتَنٰجَونَ بِالإِثمِ وَالعُدوٰنِ وَمَعصِيَتِ الرَّسولِ وَإِذا جاءوكَ حَيَّوكَ بِما لَم يُحَيِّكَ بِهِ اللَّهُ وَيَقولونَ فى أَنفُسِهِم لَولا يُعَذِّبُنَا اللَّهُ بِما نَقولُ ۚ حَسبُهُم جَهَنَّمُ يَصلَونَها ۖ فَبِئسَ المَصيرُ(8)
A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj na e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vjnë të ti, të përshënesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: “Përse All-llahu nuk na dënon për kët që po e themi?” Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.(8)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا تَنٰجَيتُم فَلا تَتَنٰجَوا بِالإِثمِ وَالعُدوٰنِ وَمَعصِيَتِ الرَّسولِ وَتَنٰجَوا بِالبِرِّ وَالتَّقوىٰ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذى إِلَيهِ تُحشَرونَ(9)
O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!(9)
إِنَّمَا النَّجوىٰ مِنَ الشَّيطٰنِ لِيَحزُنَ الَّذينَ ءامَنوا وَلَيسَ بِضارِّهِم شَيـًٔا إِلّا بِإِذنِ اللَّهِ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَليَتَوَكَّلِ المُؤمِنونَ(10)
Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë fare pa dëshirën e All-llahut le t’i mbështetën besimtarët!(10)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا قيلَ لَكُم تَفَسَّحوا فِى المَجٰلِسِ فَافسَحوا يَفسَحِ اللَّهُ لَكُم ۖ وَإِذا قيلَ انشُزوا فَانشُزوا يَرفَعِ اللَّهُ الَّذينَ ءامَنوا مِنكُم وَالَّذينَ أوتُوا العِلمَ دَرَجٰتٍ ۚ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ خَبيرٌ(11)
O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.(11)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا نٰجَيتُمُ الرَّسولَ فَقَدِّموا بَينَ يَدَى نَجوىٰكُم صَدَقَةً ۚ ذٰلِكَ خَيرٌ لَكُم وَأَطهَرُ ۚ فَإِن لَم تَجِدوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفورٌ رَحيمٌ(12)
O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepne një sadaka para bisedës suaj. Kjo është për ju më e pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.(12)
ءَأَشفَقتُم أَن تُقَدِّموا بَينَ يَدَى نَجوىٰكُم صَدَقٰتٍ ۚ فَإِذ لَم تَفعَلوا وَتابَ اللَّهُ عَلَيكُم فَأَقيمُوا الصَّلوٰةَ وَءاتُوا الزَّكوٰةَ وَأَطيعُوا اللَّهَ وَرَسولَهُ ۚ وَاللَّهُ خَبيرٌ بِما تَعمَلونَ(13)
A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.(13)
۞ أَلَم تَرَ إِلَى الَّذينَ تَوَلَّوا قَومًا غَضِبَ اللَّهُ عَلَيهِم ما هُم مِنكُم وَلا مِنهُم وَيَحلِفونَ عَلَى الكَذِبِ وَهُم يَعلَمونَ(14)
A e dini për atë që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.(14)
أَعَدَّ اللَّهُ لَهُم عَذابًا شَديدًا ۖ إِنَّهُم ساءَ ما كانوا يَعمَلونَ(15)
All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë është shumë e keqe.(15)
اتَّخَذوا أَيمٰنَهُم جُنَّةً فَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ فَلَهُم عَذابٌ مُهينٌ(16)
Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim dënim poshtrues.(16)
لَن تُغنِىَ عَنهُم أَموٰلُهُم وَلا أَولٰدُهُم مِنَ اللَّهِ شَيـًٔا ۚ أُولٰئِكَ أَصحٰبُ النّارِ ۖ هُم فيها خٰلِدونَ(17)
Atyre nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.(17)
يَومَ يَبعَثُهُمُ اللَّهُ جَميعًا فَيَحلِفونَ لَهُ كَما يَحلِفونَ لَكُم ۖ وَيَحسَبونَ أَنَّهُم عَلىٰ شَيءٍ ۚ أَلا إِنَّهُم هُمُ الكٰذِبونَ(18)
Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.(18)
استَحوَذَ عَلَيهِمُ الشَّيطٰنُ فَأَنسىٰهُم ذِكرَ اللَّهِ ۚ أُولٰئِكَ حِزبُ الشَّيطٰنِ ۚ أَلا إِنَّ حِزبَ الشَّيطٰنِ هُمُ الخٰسِرونَ(19)
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit.(19)
إِنَّ الَّذينَ يُحادّونَ اللَّهَ وَرَسولَهُ أُولٰئِكَ فِى الأَذَلّينَ(20)
S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.(20)
كَتَبَ اللَّهُ لَأَغلِبَنَّ أَنا۠ وَرُسُلى ۚ إِنَّ اللَّهَ قَوِىٌّ عَزيزٌ(21)
All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahvudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhnjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhnjyes.(21)
لا تَجِدُ قَومًا يُؤمِنونَ بِاللَّهِ وَاليَومِ الءاخِرِ يُوادّونَ مَن حادَّ اللَّهَ وَرَسولَهُ وَلَو كانوا ءاباءَهُم أَو أَبناءَهُم أَو إِخوٰنَهُم أَو عَشيرَتَهُم ۚ أُولٰئِكَ كَتَبَ فى قُلوبِهِمُ الإيمٰنَ وَأَيَّدَهُم بِروحٍ مِنهُ ۖ وَيُدخِلُهُم جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها ۚ رَضِىَ اللَّهُ عَنهُم وَرَضوا عَنهُ ۚ أُولٰئِكَ حِزبُ اللَّهِ ۚ أَلا إِنَّ حِزبَ اللَّهِ هُمُ المُفلِحونَ(22)
Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.(22)