Al-Adiyat( العاديات)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Sherif Ahmeti(Sherif Ahmeti)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ وَالعٰدِيٰتِ ضَبحًا(1)
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!(1)
فَالمورِيٰتِ قَدحًا(2)
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,(2)
فَالمُغيرٰتِ صُبحًا(3)
Dhe të cilët vërsulen herët në agim.(3)
فَأَثَرنَ بِهِ نَقعًا(4)
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.(4)
فَوَسَطنَ بِهِ جَمعًا(5)
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).(5)
إِنَّ الإِنسٰنَ لِرَبِّهِ لَكَنودٌ(6)
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.(6)
وَإِنَّهُ عَلىٰ ذٰلِكَ لَشَهيدٌ(7)
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).(7)
وَإِنَّهُ لِحُبِّ الخَيرِ لَشَديدٌ(8)
Dhe ai është që shumë e do pasurinë.(8)
۞ أَفَلا يَعلَمُ إِذا بُعثِرَ ما فِى القُبورِ(9)
A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?(9)
وَحُصِّلَ ما فِى الصُّدورِ(10)
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.(10)
إِنَّ رَبَّهُم بِهِم يَومَئِذٍ لَخَبيرٌ(11)
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.(11)