Yunus( يونس)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الر ۚ تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ الحَكيمِ(1)
Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit plot urtësi.(1)
أَكانَ لِلنّاسِ عَجَبًا أَن أَوحَينا إِلىٰ رَجُلٍ مِنهُم أَن أَنذِرِ النّاسَ وَبَشِّرِ الَّذينَ ءامَنوا أَنَّ لَهُم قَدَمَ صِدقٍ عِندَ رَبِّهِم ۗ قالَ الكٰفِرونَ إِنَّ هٰذا لَسٰحِرٌ مُبينٌ(2)
A u vjen çudi njerëzve që ne i kemi kumtuar një njeriu nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoi besimtarët për shpërblimin e lartë te Zoti i tyre!” Mosbesimtarët thonë: “Ky është, njëmend, magjistar i vërtetë!”(2)
إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ فى سِتَّةِ أَيّامٍ ثُمَّ استَوىٰ عَلَى العَرشِ ۖ يُدَبِّرُ الأَمرَ ۖ ما مِن شَفيعٍ إِلّا مِن بَعدِ إِذنِهِ ۚ ذٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُم فَاعبُدوهُ ۚ أَفَلا تَذَكَّرونَ(3)
Pa dyshim Zoti i juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj mbisundoi gjithësinë të rregullojë çështjet. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Atij. Ai është All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Atë! A nuk po mendoni?!(3)
إِلَيهِ مَرجِعُكُم جَميعًا ۖ وَعدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ إِنَّهُ يَبدَؤُا۟ الخَلقَ ثُمَّ يُعيدُهُ لِيَجزِىَ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ بِالقِسطِ ۚ وَالَّذينَ كَفَروا لَهُم شَرابٌ مِن حَميمٍ وَعَذابٌ أَليمٌ بِما كانوا يَكفُرونَ(4)
Te Ai do të ktheheni të gjithë, - premtimi i All-llahut është i vërtetë – Ai me të vërtetë zen fill krijimin e pastaj e përsëritë këtë për t’i shpërblyer drejt ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ndërsa për ata që nuk besojnë ka pije prej ujit të nxehtë dhe vuajtje të padurueshme, për atë që mohojnë.(4)
هُوَ الَّذى جَعَلَ الشَّمسَ ضِياءً وَالقَمَرَ نورًا وَقَدَّرَهُ مَنازِلَ لِتَعلَموا عَدَدَ السِّنينَ وَالحِسابَ ۚ ما خَلَقَ اللَّهُ ذٰلِكَ إِلّا بِالحَقِّ ۚ يُفَصِّلُ الءايٰتِ لِقَومٍ يَعلَمونَ(5)
Ai është i cili e ka bërë diellin burim të dritës, kurse Hënën të ndritshme dhe ia ka caktuar fazat për të ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu atë e ka krijuar me urtësi. Ai ua shpalon argumentet njerëzve që marrin vesh.(5)
إِنَّ فِى اختِلٰفِ الَّيلِ وَالنَّهارِ وَما خَلَقَ اللَّهُ فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ لَءايٰتٍ لِقَومٍ يَتَّقونَ(6)
Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut.(6)
إِنَّ الَّذينَ لا يَرجونَ لِقاءَنا وَرَضوا بِالحَيوٰةِ الدُّنيا وَاطمَأَنّوا بِها وَالَّذينَ هُم عَن ءايٰتِنا غٰفِلونَ(7)
Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona;(7)
أُولٰئِكَ مَأوىٰهُمُ النّارُ بِما كانوا يَكسِبونَ(8)
Vendbanimi i tyre është zjarri, për atë çka bëjnë.(8)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ يَهديهِم رَبُّهُم بِإيمٰنِهِم ۖ تَجرى مِن تَحتِهِمُ الأَنهٰرُ فى جَنّٰتِ النَّعيمِ(9)
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në xhennet të kënaqësisë, ku do të rrjedhin lumenj.(9)
دَعوىٰهُم فيها سُبحٰنَكَ اللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُم فيها سَلٰمٌ ۚ وَءاخِرُ دَعوىٰهُم أَنِ الحَمدُ لِلَّهِ رَبِّ العٰلَمينَ(10)
Lutja e tyre aty është: “Qofsh lartësuar o All-llah!” dhe përshëndetja e tyre “shpëtim”, ndërsa lutja e fundit “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botërave!”(10)
۞ وَلَو يُعَجِّلُ اللَّهُ لِلنّاسِ الشَّرَّ استِعجالَهُم بِالخَيرِ لَقُضِىَ إِلَيهِم أَجَلُهُم ۖ فَنَذَرُ الَّذينَ لا يَرجونَ لِقاءَنا فى طُغيٰنِهِم يَعمَهونَ(11)
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet.(11)
وَإِذا مَسَّ الإِنسٰنَ الضُّرُّ دَعانا لِجَنبِهِ أَو قاعِدًا أَو قائِمًا فَلَمّا كَشَفنا عَنهُ ضُرَّهُ مَرَّ كَأَن لَم يَدعُنا إِلىٰ ضُرٍّ مَسَّهُ ۚ كَذٰلِكَ زُيِّنَ لِلمُسرِفينَ ما كانوا يَعمَلونَ(12)
Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrimë, ose i ulur ose në këmbë, por kur ia largojmë të keqen, ai vazhdon, sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu mosbesimtarëve u zbukurohet ajo që punojnë.(12)
وَلَقَد أَهلَكنَا القُرونَ مِن قَبلِكُم لَمّا ظَلَموا ۙ وَجاءَتهُم رُسُلُهُم بِالبَيِّنٰتِ وَما كانوا لِيُؤمِنوا ۚ كَذٰلِكَ نَجزِى القَومَ المُجرِمينَ(13)
Ne përpara jush kemi shfarosur brezni sepse bënin mizori, kurse profetët e tyre u sillnin argumente të qarta, mirëpo ata nuk u besonin. Ashtu ne shpërblejmë popullin mëkatar.(13)
ثُمَّ جَعَلنٰكُم خَلٰئِفَ فِى الأَرضِ مِن بَعدِهِم لِنَنظُرَ كَيفَ تَعمَلونَ(14)
Pastaj juve u kemi bërë mëkëmbës në tokë, pas atyre, që të shohim se si do të veproni.(14)
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِم ءاياتُنا بَيِّنٰتٍ ۙ قالَ الَّذينَ لا يَرجونَ لِقاءَنَا ائتِ بِقُرءانٍ غَيرِ هٰذا أَو بَدِّلهُ ۚ قُل ما يَكونُ لى أَن أُبَدِّلَهُ مِن تِلقائِ نَفسى ۖ إِن أَتَّبِعُ إِلّا ما يوحىٰ إِلَىَّ ۖ إِنّى أَخافُ إِن عَصَيتُ رَبّى عَذابَ يَومٍ عَظيمٍ(15)
Dhe kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, thonë: “Na sjell ndonjë tjetër Kur’an ose zëvendësoje!” Thuaj: “Nuk është puna ime që unë vetë ta ndërroj, unë përcjell vetëm atë çka më shpallet, unë frikësohem, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim, nga dënimi i Ditës së madhe.(15)
قُل لَو شاءَ اللَّهُ ما تَلَوتُهُ عَلَيكُم وَلا أَدرىٰكُم بِهِ ۖ فَقَد لَبِثتُ فيكُم عُمُرًا مِن قَبلِهِ ۚ أَفَلا تَعقِلونَ(16)
Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”(16)
فَمَن أَظلَمُ مِمَّنِ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَو كَذَّبَ بِـٔايٰتِهِ ۚ إِنَّهُ لا يُفلِحُ المُجرِمونَ(17)
Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë.(17)
وَيَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَضُرُّهُم وَلا يَنفَعُهُم وَيَقولونَ هٰؤُلاءِ شُفَعٰؤُنا عِندَ اللَّهِ ۚ قُل أَتُنَبِّـٔونَ اللَّهَ بِما لا يَعلَمُ فِى السَّمٰوٰتِ وَلا فِى الأَرضِ ۚ سُبحٰنَهُ وَتَعٰلىٰ عَمّا يُشرِكونَ(18)
Sepse adhurojnë, në vend të All-llahut, atë që nuk mund t’u bëjë dëm as dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun për diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?! Qoftë lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi ata që i bëjnë shok!(18)
وَما كانَ النّاسُ إِلّا أُمَّةً وٰحِدَةً فَاختَلَفوا ۚ وَلَولا كَلِمَةٌ سَبَقَت مِن رَبِّكَ لَقُضِىَ بَينَهُم فيما فيهِ يَختَلِفونَ(19)
Njerëzit ishin vetëm një popull por u përçanë. Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, ata me siguri do të ishin ekzekutuar për atë përse janë përçarë,(19)
وَيَقولونَ لَولا أُنزِلَ عَلَيهِ ءايَةٌ مِن رَبِّهِ ۖ فَقُل إِنَّمَا الغَيبُ لِلَّهِ فَانتَظِروا إِنّى مَعَكُم مِنَ المُنتَظِرينَ(20)
Dhe thonë: “Përse nuk i vjen atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetëm për All-llahun është padukshmëria, andaj pritni, edhe unë do të pres me ju”.(20)
وَإِذا أَذَقنَا النّاسَ رَحمَةً مِن بَعدِ ضَرّاءَ مَسَّتهُم إِذا لَهُم مَكرٌ فى ءاياتِنا ۚ قُلِ اللَّهُ أَسرَعُ مَكرًا ۚ إِنَّ رُسُلَنا يَكتُبونَ ما تَمكُرونَ(21)
Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju.(21)
هُوَ الَّذى يُسَيِّرُكُم فِى البَرِّ وَالبَحرِ ۖ حَتّىٰ إِذا كُنتُم فِى الفُلكِ وَجَرَينَ بِهِم بِريحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحوا بِها جاءَتها ريحٌ عاصِفٌ وَجاءَهُمُ المَوجُ مِن كُلِّ مَكانٍ وَظَنّوا أَنَّهُم أُحيطَ بِهِم ۙ دَعَوُا اللَّهَ مُخلِصينَ لَهُ الدّينَ لَئِن أَنجَيتَنا مِن هٰذِهِ لَنَكونَنَّ مِنَ الشّٰكِرينَ(22)
Ai është i cili ju shetit në tokë dhe në det, dhe kur jeni në lundër dhe kur ata të lundrojnë me ta, me një erë të lehtë me të cilën ata gëzohen, ia behë erë e fortë dhe tërbohen valët nga të gjitha anët, dhe mendojnë se janë të rrethuar, me këto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur të na shpëtojshe nga kjo me siguri do të ishim mirënjohës!”(22)
فَلَمّا أَنجىٰهُم إِذا هُم يَبغونَ فِى الأَرضِ بِغَيرِ الحَقِّ ۗ يٰأَيُّهَا النّاسُ إِنَّما بَغيُكُم عَلىٰ أَنفُسِكُم ۖ مَتٰعَ الحَيوٰةِ الدُّنيا ۖ ثُمَّ إِلَينا مَرجِعُكُم فَنُنَبِّئُكُم بِما كُنتُم تَعمَلونَ(23)
Dhe kur ai i shpëton, ata prapë menjëherë pa kurrfarë arsyeje bëjnë turbullira në tokë! O njerëz, turbullirat që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, janë kundër vetes tuaj, pastaj do të ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojmë ç’keni punuar!(23)
إِنَّما مَثَلُ الحَيوٰةِ الدُّنيا كَماءٍ أَنزَلنٰهُ مِنَ السَّماءِ فَاختَلَطَ بِهِ نَباتُ الأَرضِ مِمّا يَأكُلُ النّاسُ وَالأَنعٰمُ حَتّىٰ إِذا أَخَذَتِ الأَرضُ زُخرُفَها وَازَّيَّنَت وَظَنَّ أَهلُها أَنَّهُم قٰدِرونَ عَلَيها أَتىٰها أَمرُنا لَيلًا أَو نَهارًا فَجَعَلنٰها حَصيدًا كَأَن لَم تَغنَ بِالأَمسِ ۚ كَذٰلِكَ نُفَصِّلُ الءايٰتِ لِقَومٍ يَتَفَكَّرونَ(24)
Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon.(24)
وَاللَّهُ يَدعوا إِلىٰ دارِ السَّلٰمِ وَيَهدى مَن يَشاءُ إِلىٰ صِرٰطٍ مُستَقيمٍ(25)
All-llahu thërret në shtëpi të paqes dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë do Ai.(25)
۞ لِلَّذينَ أَحسَنُوا الحُسنىٰ وَزِيادَةٌ ۖ وَلا يَرهَقُ وُجوهَهُم قَتَرٌ وَلا ذِلَّةٌ ۚ أُولٰئِكَ أَصحٰبُ الجَنَّةِ ۖ هُم فيها خٰلِدونَ(26)
Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi edhe më tepër se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë terr e as dëshprim. Ata janë banorë të xhennetit, aty do të mbesin përgjithmonë!(26)
وَالَّذينَ كَسَبُوا السَّيِّـٔاتِ جَزاءُ سَيِّئَةٍ بِمِثلِها وَتَرهَقُهُم ذِلَّةٌ ۖ ما لَهُم مِنَ اللَّهِ مِن عاصِمٍ ۖ كَأَنَّما أُغشِيَت وُجوهُهُم قِطَعًا مِنَ الَّيلِ مُظلِمًا ۚ أُولٰئِكَ أَصحٰبُ النّارِ ۖ هُم فيها خٰلِدونَ(27)
Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë!(27)
وَيَومَ نَحشُرُهُم جَميعًا ثُمَّ نَقولُ لِلَّذينَ أَشرَكوا مَكانَكُم أَنتُم وَشُرَكاؤُكُم ۚ فَزَيَّلنا بَينَهُم ۖ وَقالَ شُرَكاؤُهُم ما كُنتُم إِيّانا تَعبُدونَ(28)
Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”.(28)
فَكَفىٰ بِاللَّهِ شَهيدًا بَينَنا وَبَينَكُم إِن كُنّا عَن عِبادَتِكُم لَغٰفِلينَ(29)
All-llahu mjafton për dëshmitarë edhe për ne edhe për ju, ne, njëmend kemi qenë indiferent ndaj adhurimit tuaj.(29)
هُنالِكَ تَبلوا كُلُّ نَفسٍ ما أَسلَفَت ۚ وَرُدّوا إِلَى اللَّهِ مَولىٰهُمُ الحَقِّ ۖ وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَفتَرونَ(30)
Aty secili do ta dijë se ç’ka punuar më parë dhe do të kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vërtetë, dhe do të humbasin prej aty ata çka i ishin trilluar (idolet).(30)
قُل مَن يَرزُقُكُم مِنَ السَّماءِ وَالأَرضِ أَمَّن يَملِكُ السَّمعَ وَالأَبصٰرَ وَمَن يُخرِجُ الحَىَّ مِنَ المَيِّتِ وَيُخرِجُ المَيِّتَ مِنَ الحَىِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمرَ ۚ فَسَيَقولونَ اللَّهُ ۚ فَقُل أَفَلا تَتَّقونَ(31)
Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundëson të dëgjoni, të shihni dhe kush krijon të gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli bën të vdekurin, kush po i rregullon të tëra këto? – All-llahu, do të thonë ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?”(31)
فَذٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمُ الحَقُّ ۖ فَماذا بَعدَ الحَقِّ إِلَّا الضَّلٰلُ ۖ فَأَنّىٰ تُصرَفونَ(32)
Ai është All-llahu, Zot i juaj i vërtetë! Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes? E ku po shkoni pra?!(32)
كَذٰلِكَ حَقَّت كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى الَّذينَ فَسَقوا أَنَّهُم لا يُؤمِنونَ(33)
Ashtu realizohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë prapshti, se ata nuk besojnë.(33)
قُل هَل مِن شُرَكائِكُم مَن يَبدَؤُا۟ الخَلقَ ثُمَّ يُعيدُهُ ۚ قُلِ اللَّهُ يَبدَؤُا۟ الخَلقَ ثُمَّ يُعيدُهُ ۖ فَأَنّىٰ تُؤفَكونَ(34)
Thuaj, a mundet ndonjë nga idolet tuaja ta zë fill krijimin e pastaj të përsërisë atë? Thuaj, “All-llahu është zanafillës e pastaj atë e bën përsëri, e ju ku po shkoni pra?”(34)
قُل هَل مِن شُرَكائِكُم مَن يَهدى إِلَى الحَقِّ ۚ قُلِ اللَّهُ يَهدى لِلحَقِّ ۗ أَفَمَن يَهدى إِلَى الحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لا يَهِدّى إِلّا أَن يُهدىٰ ۖ فَما لَكُم كَيفَ تَحكُمونَ(35)
Thuaj, a është kush nga shokët (idhujt) tuaj i cili përudhë kah e vërteta? Thuaj, vetëm All-llahu udhëzon kah e vërteta. Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udhëzon kah e vërteta, apo ai i cili nuk udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni?!(35)
وَما يَتَّبِعُ أَكثَرُهُم إِلّا ظَنًّا ۚ إِنَّ الظَّنَّ لا يُغنى مِنَ الحَقِّ شَيـًٔا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَليمٌ بِما يَفعَلونَ(36)
Shumica sish pasojnë supozimet, por supozimet, njëmend, aspak nuk i bëjnë dobi të vërtetës, All-llahu, me siguri, e di mirë se ç’bëjnë ata.(36)
وَما كانَ هٰذَا القُرءانُ أَن يُفتَرىٰ مِن دونِ اللَّهِ وَلٰكِن تَصديقَ الَّذى بَينَ يَدَيهِ وَتَفصيلَ الكِتٰبِ لا رَيبَ فيهِ مِن رَبِّ العٰلَمينَ(37)
Ky Kur’an nuk është i trilluar, është nga All-llahu, por është dëshmi e saktësisë së asaj që ishte përpara tij dhe sqaron dispozita. Në atë nuk ka dyshim, është nga Zoti i botërave.(37)
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ ۖ قُل فَأتوا بِسورَةٍ مِثلِهِ وَادعوا مَنِ استَطَعتُم مِن دونِ اللَّهِ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(38)
Ose thonë: “E ka trilluar atë!” Thuaj: “po sillne edhe ju një sure të ngjashme me këtë, dhe thirrni në ndihmë cilindo që të mundeni, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën”.(38)
بَل كَذَّبوا بِما لَم يُحيطوا بِعِلمِهِ وَلَمّا يَأتِهِم تَأويلُهُ ۚ كَذٰلِكَ كَذَّبَ الَّذينَ مِن قَبلِهِم ۖ فَانظُر كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ الظّٰلِمينَ(39)
Por ata e mohojnë atë që nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kanë mohuar edhe ata përpara tyre, por shiko si përfunduan mizorët!(39)
وَمِنهُم مَن يُؤمِنُ بِهِ وَمِنهُم مَن لا يُؤمِنُ بِهِ ۚ وَرَبُّكَ أَعلَمُ بِالمُفسِدينَ(40)
ka prej atyre që i besojnë atij, por ka edhe që nuk i besojnë. Kurse Zoti yt i di më së miri ngatrrestarët.(40)
وَإِن كَذَّبوكَ فَقُل لى عَمَلى وَلَكُم عَمَلُكُم ۖ أَنتُم بَريـٔونَ مِمّا أَعمَلُ وَأَنا۠ بَريءٌ مِمّا تَعمَلونَ(41)
Dhe në qoftëse ata përgënjeshtrojnë, Ti thuaju: “Mua të miat, e juve punët tuaja; ju nuk përgjigjeni çka bëj unë, por edhe unë nuk përgjigjem çka bëni ju”.(41)
وَمِنهُم مَن يَستَمِعونَ إِلَيكَ ۚ أَفَأَنتَ تُسمِعُ الصُّمَّ وَلَو كانوا لا يَعقِلونَ(42)
Ka prej tyre të cilët vijnë të dëgjojnë. A ti do t’i bësh të shurdhër që të dëgjojnë edhe kur ata nuk kuptojnë?(42)
وَمِنهُم مَن يَنظُرُ إِلَيكَ ۚ أَفَأَنتَ تَهدِى العُمىَ وَلَو كانوا لا يُبصِرونَ(43)
Nga ata ka që të përcjellin. A po i përudhë ti të verbërit, edhe kur ata nuk shohin?(43)
إِنَّ اللَّهَ لا يَظلِمُ النّاسَ شَيـًٔا وَلٰكِنَّ النّاسَ أَنفُسَهُم يَظلِمونَ(44)
All-llahu, njëmend, nuk u bën asnjë të padrejtë njerëzve, por ata bëjnë krim ndaj vetvetes,(44)
وَيَومَ يَحشُرُهُم كَأَن لَم يَلبَثوا إِلّا ساعَةً مِنَ النَّهارِ يَتَعارَفونَ بَينَهُم ۚ قَد خَسِرَ الَّذينَ كَذَّبوا بِلِقاءِ اللَّهِ وَما كانوا مُهتَدينَ(45)
Kurse atë ditë kur t’i tubojë, ata, sikur nuk kanë qëndruar më tepër se vetëm një orë të ditës, do të njihen në mes veti. Kanë mbaruar ata që e konsiderojnë si gënjeshtër ballafaqimin me All-llahun dhe nuk janë të përudhur.(45)
وَإِمّا نُرِيَنَّكَ بَعضَ الَّذى نَعِدُهُم أَو نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَينا مَرجِعُهُم ثُمَّ اللَّهُ شَهيدٌ عَلىٰ ما يَفعَلونَ(46)
Qoftë të tregojmë diçka nga ajo që u premtojmë qoftë të ta marrim shpirtin, ata kthimin e kanë te ne dhe atëherë All-llahu është dëshmitar se ç’bëjnë ata.(46)
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ رَسولٌ ۖ فَإِذا جاءَ رَسولُهُم قُضِىَ بَينَهُم بِالقِسطِ وَهُم لا يُظلَمونَ(47)
Çdo popull ka pasur një profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, në mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtësi, ata nuk maltretoheshin.(47)
وَيَقولونَ مَتىٰ هٰذَا الوَعدُ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(48)
Dhe ata thonë: “Kur më ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”(48)
قُل لا أَملِكُ لِنَفسى ضَرًّا وَلا نَفعًا إِلّا ما شاءَ اللَّهُ ۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ ۚ إِذا جاءَ أَجَلُهُم فَلا يَستَـٔخِرونَ ساعَةً ۖ وَلا يَستَقدِمونَ(49)
thuaj: “Unë nuk kam mundësi të bëj as për vete dëm as dobi, përveç asaj që do All-llahu! Secili popull ka një përfundim, dhe kur i vjen fundi – as për një moment nuk mund të vonohet e as të shpejtohet”.(49)
قُل أَرَءَيتُم إِن أَتىٰكُم عَذابُهُ بَيٰتًا أَو نَهارًا ماذا يَستَعجِلُ مِنهُ المُجرِمونَ(50)
Thuaj: “Më thuani ju mua nëse ju godit dënimi i tij ditën ose natën, përse e ngusin kriminelët?(50)
أَثُمَّ إِذا ما وَقَعَ ءامَنتُم بِهِ ۚ ءالـٰٔنَ وَقَد كُنتُم بِهِ تَستَعجِلونَ(51)
E pastaj, pasi që të ndodhë, a do të besoni në atë? A tani a? e më herët e keni pasë lypur më shpejtë!”(51)
ثُمَّ قيلَ لِلَّذينَ ظَلَموا ذوقوا عَذابَ الخُلدِ هَل تُجزَونَ إِلّا بِما كُنتُم تَكسِبونَ(52)
Pastaj do t’u thuhet atyre që kanë bërë krime: “Shijone dënimin e përjetshëm! A shpërbleheni ndryshe përpos si e keni merituar?”(52)
۞ وَيَستَنبِـٔونَكَ أَحَقٌّ هُوَ ۖ قُل إى وَرَبّى إِنَّهُ لَحَقٌّ ۖ وَما أَنتُم بِمُعجِزينَ(53)
Dhe do të pyesin ty, a është ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo është më se e vërtetë dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”.(53)
وَلَو أَنَّ لِكُلِّ نَفسٍ ظَلَمَت ما فِى الأَرضِ لَافتَدَت بِهِ ۗ وَأَسَرُّوا النَّدامَةَ لَمّا رَأَوُا العَذابَ ۖ وَقُضِىَ بَينَهُم بِالقِسطِ ۚ وَهُم لا يُظلَمونَ(54)
Sikur ta ksihte tërë atë çka ekziston në tokë, kushdo qoftë nga mosbesimtarët, ai do ta jepte për kompensim. Dhe kur ta shohin dënimin, do ta fshehin pendimin, por do të gjykohen sipas drejtësisë, nuk do të keqtrajtohen.(54)
أَلا إِنَّ لِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۗ أَلا إِنَّ وَعدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلٰكِنَّ أَكثَرَهُم لا يَعلَمونَ(55)
All-llahut i takon krejt çka ka në qiej dhe në tokë, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, është i vërtetë, apo jo? Vetëm se shumica prej tyre nuk e dinë.(55)
هُوَ يُحيۦ وَيُميتُ وَإِلَيهِ تُرجَعونَ(56)
Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do të ktheheni.(56)
يٰأَيُّهَا النّاسُ قَد جاءَتكُم مَوعِظَةٌ مِن رَبِّكُم وَشِفاءٌ لِما فِى الصُّدورِ وَهُدًى وَرَحمَةٌ لِلمُؤمِنينَ(57)
O njerëz, juve më tani u a ardhur këshilla nga Zoti juaj edhe një bar për zemrat tuaja, udhëzim e mëshirë për besimtarët.(57)
قُل بِفَضلِ اللَّهِ وَبِرَحمَتِهِ فَبِذٰلِكَ فَليَفرَحوا هُوَ خَيرٌ مِمّا يَجمَعونَ(58)
Thuaj: “le t’i gëzohen pra mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, ajo është më e mirë se ajo ç’po grumbullojnë”.(58)
قُل أَرَءَيتُم ما أَنزَلَ اللَّهُ لَكُم مِن رِزقٍ فَجَعَلتُم مِنهُ حَرامًا وَحَلٰلًا قُل ءاللَّهُ أَذِنَ لَكُم ۖ أَم عَلَى اللَّهِ تَفتَرونَ(59)
Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep All-llahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të All-llahut?”(59)
وَما ظَنُّ الَّذينَ يَفتَرونَ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ يَومَ القِيٰمَةِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَذو فَضلٍ عَلَى النّاسِ وَلٰكِنَّ أَكثَرَهُم لا يَشكُرونَ(60)
Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër All-llahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? All-llahu ndaj njerëzve është me të vërtetë shumë i mirë, por shumcia sish nuk janë mirënjohës.(60)
وَما تَكونُ فى شَأنٍ وَما تَتلوا مِنهُ مِن قُرءانٍ وَلا تَعمَلونَ مِن عَمَلٍ إِلّا كُنّا عَلَيكُم شُهودًا إِذ تُفيضونَ فيهِ ۚ وَما يَعزُبُ عَن رَبِّكَ مِن مِثقالِ ذَرَّةٍ فِى الأَرضِ وَلا فِى السَّماءِ وَلا أَصغَرَ مِن ذٰلِكَ وَلا أَكبَرَ إِلّا فى كِتٰبٍ مُبينٍ(61)
Dhe ti nuk mund të bësh ndonjë punë dhe as nuk do të lexosh prej tij diç nga Kur’ani, dhe nuk do të bëni kurrfarë pune e ne të mos jemi dëshmitarë derisa ju të merreni me atë punë. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa një grimë, as në tokë as në qiell dhe nuk ka asgjë, as më shumë as më pak se ajo e ë, nuk është në Librin e qartë (Kur’an).(61)
أَلا إِنَّ أَولِياءَ اللَّهِ لا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ(62)
Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen, apo jo?(62)
الَّذينَ ءامَنوا وَكانوا يَتَّقونَ(63)
Ata të cilët besojnë dhe drojnë.(63)
لَهُمُ البُشرىٰ فِى الحَيوٰةِ الدُّنيا وَفِى الءاخِرَةِ ۚ لا تَبديلَ لِكَلِمٰتِ اللَّهِ ۚ ذٰلِكَ هُوَ الفَوزُ العَظيمُ(64)
Për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret, - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar – ajo është njëmend sukses i madh.(64)
وَلا يَحزُنكَ قَولُهُم ۘ إِنَّ العِزَّةَ لِلَّهِ جَميعًا ۚ هُوَ السَّميعُ العَليمُ(65)
Le të mos pikëllojnë ty bisedat e tyre! Me të vërtetë e tërë forca i takon All-llahut, Ai dëgjon dhe i di shumë mirë.(65)
أَلا إِنَّ لِلَّهِ مَن فِى السَّمٰوٰتِ وَمَن فِى الأَرضِ ۗ وَما يَتَّبِعُ الَّذينَ يَدعونَ مِن دونِ اللَّهِ شُرَكاءَ ۚ إِن يَتَّبِعونَ إِلَّا الظَّنَّ وَإِن هُم إِلّا يَخرُصونَ(66)
Të All-llahut janë të gjithë ata, që janë në qiej dhe në tokë, apo jo? Kurse ata të cilët në vend të All-llahut adhurojnë idhuj e nuk ndjekin rrugën e drejtë, ata pasojnë vetëm supozimet dhe nuk kanë tjetër rrugë, vetëm se imagjinojnë.(66)
هُوَ الَّذى جَعَلَ لَكُمُ الَّيلَ لِتَسكُنوا فيهِ وَالنَّهارَ مُبصِرًا ۚ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايٰتٍ لِقَومٍ يَسمَعونَ(67)
Ai është i cili ua ka bërë natën të pushoni, kurse ditën që të shikoni. Në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë.(67)
قالُوا اتَّخَذَ اللَّهُ وَلَدًا ۗ سُبحٰنَهُ ۖ هُوَ الغَنِىُّ ۖ لَهُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۚ إِن عِندَكُم مِن سُلطٰنٍ بِهٰذا ۚ أَتَقولونَ عَلَى اللَّهِ ما لا تَعلَمونَ(68)
Thonë: “Ka All-llahu fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Ai është i pasur. Ju nuk keni kurrfarë argumenti për atë (çka thuani). Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e atij. Pse flisni për All-llahun çka nuk dini!?(68)
قُل إِنَّ الَّذينَ يَفتَرونَ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ لا يُفلِحونَ(69)
Thuaj: “Ata që shpifin gënjeshtra kundër All-llahut nuk do të shpëtojnë”.(69)
مَتٰعٌ فِى الدُّنيا ثُمَّ إِلَينا مَرجِعُهُم ثُمَّ نُذيقُهُمُ العَذابَ الشَّديدَ بِما كانوا يَكفُرونَ(70)
Do të kënaqen në këtë botë, por për kohë të shkurtër, e pastaj do të kthehen te ne dhe ne do t’u mundësojmë të shijojnë dënimin e rëndë për shkak se nuk besonin.(70)
۞ وَاتلُ عَلَيهِم نَبَأَ نوحٍ إِذ قالَ لِقَومِهِ يٰقَومِ إِن كانَ كَبُرَ عَلَيكُم مَقامى وَتَذكيرى بِـٔايٰتِ اللَّهِ فَعَلَى اللَّهِ تَوَكَّلتُ فَأَجمِعوا أَمرَكُم وَشُرَكاءَكُم ثُمَّ لا يَكُن أَمرُكُم عَلَيكُم غُمَّةً ثُمَّ اقضوا إِلَىَّ وَلا تُنظِرونِ(71)
Lexoju atyre historinë për Nuhin! Kur iu drejtua popullit të vet: “O populli im, nëse u është mërzitur qëndrimi im në mesin tuaj, dhe vërejtjet e mia me argumente të All-llahu, - e unë jam mbështetur në All-llahun, - atëherë, bashkë me zotërit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgjë dhe ekzekutone atë kundër meje, mos pritni!”(71)
فَإِن تَوَلَّيتُم فَما سَأَلتُكُم مِن أَجرٍ ۖ إِن أَجرِىَ إِلّا عَلَى اللَّهِ ۖ وَأُمِرتُ أَن أَكونَ مِنَ المُسلِمينَ(72)
Por nëse ktheni shpinë, ani, unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë All-llahu. Unë jam i urdhëruar të jem musliman.(72)
فَكَذَّبوهُ فَنَجَّينٰهُ وَمَن مَعَهُ فِى الفُلكِ وَجَعَلنٰهُم خَلٰئِفَ وَأَغرَقنَا الَّذينَ كَذَّبوا بِـٔايٰتِنا ۖ فَانظُر كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ المُنذَرينَ(73)
Dhe ata e quajtën rrenacak, por ne atë e shpëtuam në anije dhe ata që ishin me te i bëmë mëkëmbës, kurse ata të cilët përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm, andaj shiko si kanë përfunduar ata që nuk i kanë përfillur vërejtjet!(73)
ثُمَّ بَعَثنا مِن بَعدِهِ رُسُلًا إِلىٰ قَومِهِم فَجاءوهُم بِالبَيِّنٰتِ فَما كانوا لِيُؤمِنوا بِما كَذَّبوا بِهِ مِن قَبلُ ۚ كَذٰلِكَ نَطبَعُ عَلىٰ قُلوبِ المُعتَدينَ(74)
Pastaj u dërguam profetë, pas atij, popujve të tyre dhe ata kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk i besonin asaj që e kishin përgënjeshtruar më aprë. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre të cilët kalojnë çdo kufi.(74)
ثُمَّ بَعَثنا مِن بَعدِهِم موسىٰ وَهٰرونَ إِلىٰ فِرعَونَ وَمَلَإِي۟هِ بِـٔايٰتِنا فَاستَكبَروا وَكانوا قَومًا مُجرِمينَ(75)
Mandej, pas atyre, dërguam Musanë dhe Harunin me mrekullitë tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bënë mendjemëdhenj sepse ishin popull mëkatar.(75)
فَلَمّا جاءَهُمُ الحَقُّ مِن عِندِنا قالوا إِنَّ هٰذا لَسِحرٌ مُبينٌ(76)
Pasi që u erdhi e vërteta nga ne, thanë: “Kjo është njëmend magji flagrante”.(76)
قالَ موسىٰ أَتَقولونَ لِلحَقِّ لَمّا جاءَكُم ۖ أَسِحرٌ هٰذا وَلا يُفلِحُ السّٰحِرونَ(77)
Musa u tha: “E ju pasi që u ka ardhur e vërteta thoni se kjo është magji, por magjistarët nuk do të shpëtojnë!”(77)
قالوا أَجِئتَنا لِتَلفِتَنا عَمّا وَجَدنا عَلَيهِ ءاباءَنا وَتَكونَ لَكُمَا الكِبرِياءُ فِى الأَرضِ وَما نَحنُ لَكُما بِمُؤمِنينَ(78)
Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh nga ajo ku i kemi gjetur të parët tanë, kurse u të dyve t’u mbesë madhështia e pushteti në tokë? Ej, ne, pra, nuk ju besojmë juve të dyve!”(78)
وَقالَ فِرعَونُ ائتونى بِكُلِّ سٰحِرٍ عَليمٍ(79)
Dhe Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”(79)
فَلَمّا جاءَ السَّحَرَةُ قالَ لَهُم موسىٰ أَلقوا ما أَنتُم مُلقونَ(80)
Dhe kur erdhën magjistarët, Musa u tha, “hudhni ç’keni për të hudhur!”(80)
فَلَمّا أَلقَوا قالَ موسىٰ ما جِئتُم بِهِ السِّحرُ ۖ إِنَّ اللَّهَ سَيُبطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّهَ لا يُصلِحُ عَمَلَ المُفسِدينَ(81)
dhe kur ata i hudhën, Musa thirri, “ajo që keni përgatitur është magji! All-llahu pamëdyshje do ta zhdukë, sepse All-llahu nuk miraton veprën e të mbrapshtëve,(81)
وَيُحِقُّ اللَّهُ الحَقَّ بِكَلِمٰتِهِ وَلَو كَرِهَ المُجرِمونَ(82)
All-llahu e realizon të vërtetën me fjalën e vet, anipse këtë e urrejnë mëkatarët”.(82)
فَما ءامَنَ لِموسىٰ إِلّا ذُرِّيَّةٌ مِن قَومِهِ عَلىٰ خَوفٍ مِن فِرعَونَ وَمَلَإِي۟هِم أَن يَفتِنَهُم ۚ وَإِنَّ فِرعَونَ لَعالٍ فِى الأَرضِ وَإِنَّهُ لَمِنَ المُسرِفينَ(83)
dhe musasë nuk i besoi tjetër kush, përveç një pjese të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e popullit të tij që mos t’i maltretojnë. Dhe Faraoni, njëmend ishte pushtetfortë në tokë, ndaj ai me të vërtetë ishte shkatërrues.(83)
وَقالَ موسىٰ يٰقَومِ إِن كُنتُم ءامَنتُم بِاللَّهِ فَعَلَيهِ تَوَكَّلوا إِن كُنتُم مُسلِمينَ(84)
Dhe Musa tha: “O populli im, nëse i besoni All-llahut, mbështetuni te Ai nëse jeni muslimanë!”(84)
فَقالوا عَلَى اللَّهِ تَوَكَّلنا رَبَّنا لا تَجعَلنا فِتنَةً لِلقَومِ الظّٰلِمينَ(85)
“Te All-llahu mbështetemi!” u përgjegjën ata. “O Zoti ynë, mos na bënë viktimë të një populli mizor!,(85)
وَنَجِّنا بِرَحمَتِكَ مِنَ القَومِ الكٰفِرينَ(86)
Dhe me mëshirën tënde shpëtona nga populli që nuk beson!”(86)
وَأَوحَينا إِلىٰ موسىٰ وَأَخيهِ أَن تَبَوَّءا لِقَومِكُما بِمِصرَ بُيوتًا وَاجعَلوا بُيوتَكُم قِبلَةً وَأَقيمُوا الصَّلوٰةَ ۗ وَبَشِّرِ المُؤمِنينَ(87)
Dhe ne i shpallëm Musaut dhe vëllait të tij që në Egjipt të ndrtojnë shtëpi për popujt e tyre të dyve, dhe shtëpitë tuaja bëni faltore dhe kryeni faljen! Ti përgëzoj besimtarët!(87)
وَقالَ موسىٰ رَبَّنا إِنَّكَ ءاتَيتَ فِرعَونَ وَمَلَأَهُ زينَةً وَأَموٰلًا فِى الحَيوٰةِ الدُّنيا رَبَّنا لِيُضِلّوا عَن سَبيلِكَ ۖ رَبَّنَا اطمِس عَلىٰ أَموٰلِهِم وَاشدُد عَلىٰ قُلوبِهِم فَلا يُؤمِنوا حَتّىٰ يَرَوُا العَذابَ الأَليمَ(88)
Dhe Musa tha: “O Zoti ynë! Ti me të vërtetë u ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij pasuri dhe stoli në jetën e kësaj bote, që të largohen nga rruga yte, o Zoti ynë, shkatërro pasurinë e tyre dhe gurëzojau zemrat e tyre, le të mos besojnë derisa të përjetojnë dënimin e dhembshëm!”(88)
قالَ قَد أُجيبَت دَعوَتُكُما فَاستَقيما وَلا تَتَّبِعانِّ سَبيلَ الَّذينَ لا يَعلَمونَ(89)
“Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!”(89)
۞ وَجٰوَزنا بِبَنى إِسرٰءيلَ البَحرَ فَأَتبَعَهُم فِرعَونُ وَجُنودُهُ بَغيًا وَعَدوًا ۖ حَتّىٰ إِذا أَدرَكَهُ الغَرَقُ قالَ ءامَنتُ أَنَّهُ لا إِلٰهَ إِلَّا الَّذى ءامَنَت بِهِ بَنوا إِسرٰءيلَ وَأَنا۠ مِنَ المُسلِمينَ(90)
dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas me urrejtje dhe armiqësi, derisa filloi të përmbytet, dhe ta: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga muslimanët!”(90)
ءالـٰٔنَ وَقَد عَصَيتَ قَبلُ وَكُنتَ مِنَ المُفسِدينَ(91)
A tash a? Kurse më parë ke qenë i padëgjueshëm dhe ke qenë mbrapshtan!(91)
فَاليَومَ نُنَجّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكونَ لِمَن خَلفَكَ ءايَةً ۚ وَإِنَّ كَثيرًا مِنَ النّاسِ عَن ءايٰتِنا لَغٰفِلونَ(92)
Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona.(92)
وَلَقَد بَوَّأنا بَنى إِسرٰءيلَ مُبَوَّأَ صِدقٍ وَرَزَقنٰهُم مِنَ الطَّيِّبٰتِ فَمَا اختَلَفوا حَتّىٰ جاءَهُمُ العِلمُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقضى بَينَهُم يَومَ القِيٰمَةِ فيما كانوا فيهِ يَختَلِفونَ(93)
Dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë dhe i furnizuam me gjëra të mira dhe ata nuk u përçanë në mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në ditën e kijametit lidhur me atë përse janë kundërshtuar.(93)
فَإِن كُنتَ فى شَكٍّ مِمّا أَنزَلنا إِلَيكَ فَسـَٔلِ الَّذينَ يَقرَءونَ الكِتٰبَ مِن قَبلِكَ ۚ لَقَد جاءَكَ الحَقُّ مِن رَبِّكَ فَلا تَكونَنَّ مِنَ المُمتَرينَ(94)
Nëse dyshon në atë që ta shpallim ty, pyeti ata që lexojnë Librin (të shpallur) përpara teje. Ty të vjen e vërteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata që dyshojnë.(94)
وَلا تَكونَنَّ مِنَ الَّذينَ كَذَّبوا بِـٔايٰتِ اللَّهِ فَتَكونَ مِنَ الخٰسِرينَ(95)
Dhe kurrsesi moj jij prej atyre që i përgënjeshtrojnë argumentet e All-llahut e të bëhesh nga të humburit.(95)
إِنَّ الَّذينَ حَقَّت عَلَيهِم كَلِمَتُ رَبِّكَ لا يُؤمِنونَ(96)
Me siguri ata ndaj të cilëve është zbatuar fjala e Zotit tënd nuk besojnë,(96)
وَلَو جاءَتهُم كُلُّ ءايَةٍ حَتّىٰ يَرَوُا العَذابَ الأَليمَ(97)
Po edhe sikur t’u vinte secili argument një nga një derisa ta shohin dënimin e padurueshëm.(97)
فَلَولا كانَت قَريَةٌ ءامَنَت فَنَفَعَها إيمٰنُها إِلّا قَومَ يونُسَ لَمّا ءامَنوا كَشَفنا عَنهُم عَذابَ الخِزىِ فِى الحَيوٰةِ الدُّنيا وَمَتَّعنٰهُم إِلىٰ حينٍ(98)
Sado që nuk ka pasur asnjë qytet i cili ka besuar dhe u ka bërë dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit, kur kanë besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme në jetën e kësaj bote dhe i bëmë të lumtur për një kohë të caktuar.(98)
وَلَو شاءَ رَبُّكَ لَءامَنَ مَن فِى الأَرضِ كُلُّهُم جَميعًا ۚ أَفَأَنتَ تُكرِهُ النّاسَ حَتّىٰ يَكونوا مُؤمِنينَ(99)
Sikur të kishte dashur Zoti yt, dot ë kishte besuar gjithkush që është në tokë, pa përjashtim. A ti do t’i shtysh njerëzit të bëhen besimtarë?(99)
وَما كانَ لِنَفسٍ أَن تُؤمِنَ إِلّا بِإِذنِ اللَّهِ ۚ وَيَجعَلُ الرِّجسَ عَلَى الَّذينَ لا يَعقِلونَ(100)
Asnjë njeri nuk është besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai dënon ata që nuk mendojnë.(100)
قُلِ انظُروا ماذا فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۚ وَما تُغنِى الءايٰتُ وَالنُّذُرُ عَن قَومٍ لا يُؤمِنونَ(101)
Thuaj: “Shikoni çka ka në qiej dhe në tokë!” Por prap popullit që nuk beson nuk do t’u bëjnë dobi argumentet dhe qortimet.(101)
فَهَل يَنتَظِرونَ إِلّا مِثلَ أَيّامِ الَّذينَ خَلَوا مِن قَبلِهِم ۚ قُل فَانتَظِروا إِنّى مَعَكُم مِنَ المُنتَظِرينَ(102)
A po presin tjetër send, përveç sikur fati që i gjeti ata të cilët kanë kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe unë me ju po pres!”(102)
ثُمَّ نُنَجّى رُسُلَنا وَالَّذينَ ءامَنوا ۚ كَذٰلِكَ حَقًّا عَلَينا نُنجِ المُؤمِنينَ(103)
Pastaj i shpëtojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar. Ja, ashtu është e drejta jonë t’i shpëtojmë besimtarët.(103)
قُل يٰأَيُّهَا النّاسُ إِن كُنتُم فى شَكٍّ مِن دينى فَلا أَعبُدُ الَّذينَ تَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ وَلٰكِن أَعبُدُ اللَّهَ الَّذى يَتَوَفّىٰكُم ۖ وَأُمِرتُ أَن أَكونَ مِنَ المُؤمِنينَ(104)
Thuaj: “O njerëz, nëse keni dyshim në fenë time, unë nuk i adhuroj ata që ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, por i falem vetëm All-llahut, i cili do t’u marrë shpirtërat. Unë jam i urdhëruar të jem besimtar.(104)
وَأَن أَقِم وَجهَكَ لِلدّينِ حَنيفًا وَلا تَكونَنَّ مِنَ المُشرِكينَ(105)
Dhe kthehu kah feja e drejtë, dhe kurrë mos u bënë mohues!(105)
وَلا تَدعُ مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَنفَعُكَ وَلا يَضُرُّكَ ۖ فَإِن فَعَلتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظّٰلِمينَ(106)
Dhe mos iu lut, në vend të All-llahut, asaj çka nuk të bën as dobi as dëm, sepse në qoftë se e bën këtë, atëherë ti je nga mëkatarët.(106)
وَإِن يَمسَسكَ اللَّهُ بِضُرٍّ فَلا كاشِفَ لَهُ إِلّا هُوَ ۖ وَإِن يُرِدكَ بِخَيرٍ فَلا رادَّ لِفَضلِهِ ۚ يُصيبُ بِهِ مَن يَشاءُ مِن عِبادِهِ ۚ وَهُوَ الغَفورُ الرَّحيمُ(107)
Nëse All-llahu të përfshinë me ndonjë të papritur, askush, përveç atij, nuk mundet ta largojë, por nëse të do të mirën, prap askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërbblen kë të dojë nga robërit e et dhe falë shumë, është mëshirëplotë”.(107)
قُل يٰأَيُّهَا النّاسُ قَد جاءَكُمُ الحَقُّ مِن رَبِّكُم ۖ فَمَنِ اهتَدىٰ فَإِنَّما يَهتَدى لِنَفسِهِ ۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّما يَضِلُّ عَلَيها ۖ وَما أَنا۠ عَلَيكُم بِوَكيلٍ(108)
Thuaj, “o njerëz, e vërteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai që përudhët rrugës së drejtë e ka për vete, edhe ai që merr rrugën e shtrembër e bën për vete, unë nuk jam tutor i juaj”.(108)
وَاتَّبِع ما يوحىٰ إِلَيكَ وَاصبِر حَتّىٰ يَحكُمَ اللَّهُ ۚ وَهُوَ خَيرُ الحٰكِمينَ(109)
Ti paso atë çka të shpallet ty dhe jij i durueshëm deri sa të gjykojë All-llahu, Ai është më i miri gjykatës!(109)