Muhammad( محمد)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الَّذينَ كَفَروا وَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ أَضَلَّ أَعمٰلَهُم(1)
Atyre të cilët nuk besuan dhe iu larguan rrugës së All-llahut, ua zhdukë veprat e tyre.(1)
وَالَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَءامَنوا بِما نُزِّلَ عَلىٰ مُحَمَّدٍ وَهُوَ الحَقُّ مِن رَبِّهِم ۙ كَفَّرَ عَنهُم سَيِّـٔاتِهِم وَأَصلَحَ بالَهُم(2)
Kurse atyre të cilët besuan dhe punuan punë të mira, dhe në atë që iu shpall Muhammedit besuan e ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, Ai ua mbulon punët e këqia të tyre dhe i përmirëson kushtet e tyre.(2)
ذٰلِكَ بِأَنَّ الَّذينَ كَفَرُوا اتَّبَعُوا البٰطِلَ وَأَنَّ الَّذينَ ءامَنُوا اتَّبَعُوا الحَقَّ مِن رَبِّهِم ۚ كَذٰلِكَ يَضرِبُ اللَّهُ لِلنّاسِ أَمثٰلَهُم(3)
Nga se mosbesimtarët ndoqën rrugën e të pavërtetës, kurse besimtarët pasuan të vërtetën nga Zoti i tyre. Ashtu All-llahu u sjell njerëzve shembujt e tyre.(3)
فَإِذا لَقيتُمُ الَّذينَ كَفَروا فَضَربَ الرِّقابِ حَتّىٰ إِذا أَثخَنتُموهُم فَشُدُّوا الوَثاقَ فَإِمّا مَنًّا بَعدُ وَإِمّا فِداءً حَتّىٰ تَضَعَ الحَربُ أَوزارَها ۚ ذٰلِكَ وَلَو يَشاءُ اللَّهُ لَانتَصَرَ مِنهُم وَلٰكِن لِيَبلُوَا۟ بَعضَكُم بِبَعضٍ ۗ وَالَّذينَ قُتِلوا فى سَبيلِ اللَّهِ فَلَن يُضِلَّ أَعمٰلَهُم(4)
Kur të ballafaqoheni në luftë me pabesimtarët, sulmoni deri sa t’i dobësoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemërgjerësi nga të lidhurit ose kërkoni dëmshpërblim. Ashtu veproni derisa të mos ndalet lufta! Sikur të donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai dëshiron t’u sprovojë njërin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishë veprat e atyre të cilët flijohen në rrugë të All-llahut.(4)
سَيَهديهِم وَيُصلِحُ بالَهُم(5)
Ai do t’i udhëzojë dhe përmirësojë gjendjen e tyre,(5)
وَيُدخِلُهُمُ الجَنَّةَ عَرَّفَها لَهُم(6)
Edhe do t’i shpier në xhennetin që ua ka bërë me dije atyre.(6)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِن تَنصُرُوا اللَّهَ يَنصُركُم وَيُثَبِّت أَقدامَكُم(7)
O abesimtarë, nëse ndihmoni All-llahun, (Ai) do tu ndihmojë juve dhe do t’ua forcojë këmbët tuaja.(7)
وَالَّذينَ كَفَروا فَتَعسًا لَهُم وَأَضَلَّ أَعمٰلَهُم(8)
Ndërsa ata që nuk besojnë – qofshin shkatërruar – Ai do t’i tretë veprat e tyre,(8)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم كَرِهوا ما أَنزَلَ اللَّهُ فَأَحبَطَ أَعمٰلَهُم(9)
Për shkak se nuk e pëlqyen atë që All-llahu e shpalli, prandaj do t’i zhdukë veprat e tyre,(9)
۞ أَفَلَم يَسيروا فِى الأَرضِ فَيَنظُروا كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ الَّذينَ مِن قَبلِهِم ۚ دَمَّرَ اللَّهُ عَلَيهِم ۖ وَلِلكٰفِرينَ أَمثٰلُها(10)
Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfunduan të parët e tyre? Ata All-llahu i shfarosi, edhe mosbesimtarët i pret shembulli i tyre,(10)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَولَى الَّذينَ ءامَنوا وَأَنَّ الكٰفِرينَ لا مَولىٰ لَهُم(11)
Për shkak se All-llahu është mbrojtës i atyre që besojnë, ndërsa mosbesimtarët, ata nuk kanë mbrojtës.(11)
إِنَّ اللَّهَ يُدخِلُ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ ۖ وَالَّذينَ كَفَروا يَتَمَتَّعونَ وَيَأكُلونَ كَما تَأكُلُ الأَنعٰمُ وَالنّارُ مَثوًى لَهُم(12)
All-llahu ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do ti shtijë në xhennet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e ata të cilët nuk besojnë, zbaviten dhe ngopen sikur kafshët, vendi i tyre është në zjarr!(12)
وَكَأَيِّن مِن قَريَةٍ هِىَ أَشَدُّ قُوَّةً مِن قَريَتِكَ الَّتى أَخرَجَتكَ أَهلَكنٰهُم فَلا ناصِرَ لَهُم(13)
Sa e sa qytete kemi shkatërruar, shumë më të fortë se qyteti yt prej nga të përzunë, dhe s’pati kush t’u ndihmojë.(13)
أَفَمَن كانَ عَلىٰ بَيِّنَةٍ مِن رَبِّهِ كَمَن زُيِّنَ لَهُ سوءُ عَمَلِهِ وَاتَّبَعوا أَهواءَهُم(14)
Vallë, a është ai i cili ka pasqyrë të qartë për Zotin e vet si ai, të cilit, i duken të mira veprat e veta të këqia, dhe të cilët jepen pas epsheve të veta?(14)
مَثَلُ الجَنَّةِ الَّتى وُعِدَ المُتَّقونَ ۖ فيها أَنهٰرٌ مِن ماءٍ غَيرِ ءاسِنٍ وَأَنهٰرٌ مِن لَبَنٍ لَم يَتَغَيَّر طَعمُهُ وَأَنهٰرٌ مِن خَمرٍ لَذَّةٍ لِلشّٰرِبينَ وَأَنهٰرٌ مِن عَسَلٍ مُصَفًّى ۖ وَلَهُم فيها مِن كُلِّ الثَّمَرٰتِ وَمَغفِرَةٌ مِن رَبِّهِم ۖ كَمَن هُوَ خٰلِدٌ فِى النّارِ وَسُقوا ماءً حَميمًا فَقَطَّعَ أَمعاءَهُم(15)
Vallë, a thua xhenneti që u është premtuar atyre që janë të devotshëm, ku ka lumenj me ujë të pashtershëm dhe ka lumenj të ëbël e me shije të pandryshueshme; lumenj me lëngë rrushi të shijshme për ata që e pinë, edhe lumenj me mjaltë të shtrydhur, kanë pemë të llojllojshme dhe i fal Zoti i tyre, është njëlloj sikur vuajtja që i pret ata të cilët do të jenë gjithmonë në zjarr e do të shuajnë etjen me ujë që vlon, i cili do t’ua grisë zorrët!?(15)
وَمِنهُم مَن يَستَمِعُ إِلَيكَ حَتّىٰ إِذا خَرَجوا مِن عِندِكَ قالوا لِلَّذينَ أوتُوا العِلمَ ماذا قالَ ءانِفًا ۚ أُولٰئِكَ الَّذينَ طَبَعَ اللَّهُ عَلىٰ قُلوبِهِم وَاتَّبَعوا أَهواءَهُم(16)
Ka të atillë që vijnë të dëgjojnë, por sapo largohen prej teje i pyesin ata ë cilët kanë dijeni: “Çka tha ai pak më parë”? Ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka mbyllur dhe të cilët jepen pas epsheve të veta.(16)
وَالَّذينَ اهتَدَوا زادَهُم هُدًى وَءاتىٰهُم تَقوىٰهُم(17)
Ata që janë në rrugë të drejtë edhe më tej do t’i udhëzojë dhe do t’i pajisë me devotshmëri.(17)
فَهَل يَنظُرونَ إِلَّا السّاعَةَ أَن تَأتِيَهُم بَغتَةً ۖ فَقَد جاءَ أَشراطُها ۚ فَأَنّىٰ لَهُم إِذا جاءَتهُم ذِكرىٰهُم(18)
Ç’presin tjetër veçse kijametin t’i befasojë, parashenjat e tij kanë ardhur. Ç’u duhet atyre (vërejtja) kur të vijë kijameti?(18)
فَاعلَم أَنَّهُ لا إِلٰهَ إِلَّا اللَّهُ وَاستَغفِر لِذَنبِكَ وَلِلمُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ ۗ وَاللَّهُ يَعلَمُ مُتَقَلَّبَكُم وَمَثوىٰكُم(19)
Dije se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret! All-llahu e di luhatshmërinë tuaj dhe vendqëndrimin tuaj.(19)
وَيَقولُ الَّذينَ ءامَنوا لَولا نُزِّلَت سورَةٌ ۖ فَإِذا أُنزِلَت سورَةٌ مُحكَمَةٌ وَذُكِرَ فيهَا القِتالُ ۙ رَأَيتَ الَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ يَنظُرونَ إِلَيكَ نَظَرَ المَغشِىِّ عَلَيهِ مِنَ المَوتِ ۖ فَأَولىٰ لَهُم(20)
Ata që besojnë thonë: “Sikur të shpallet një sure. Kur iu shpallë sureja, ku qartë përmendej lufta, ke mund t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, se si të shikojnë me shikim si në agoni. Pra, për ata më mirë do të ishte(20)
طاعَةٌ وَقَولٌ مَعروفٌ ۚ فَإِذا عَزَمَ الأَمرُ فَلَو صَدَقُوا اللَّهَ لَكانَ خَيرًا لَهُم(21)
Dëgjueshmëria dhe një fjalë e arsyeshme! Me që çështja është e vendosur, do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.(21)
فَهَل عَسَيتُم إِن تَوَلَّيتُم أَن تُفسِدوا فِى الأَرضِ وَتُقَطِّعوا أَرحامَكُم(22)
A mos edhe ju, po të kishit marrë pushtet, do të bënit shqetësime në tokë dhe do të shthurnit lidhjet tuaja familjare?(22)
أُولٰئِكَ الَّذينَ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فَأَصَمَّهُم وَأَعمىٰ أَبصٰرَهُم(23)
Ata janë të cilët All-llahu i mallkoi dhe i bëri të shurdhër edhe të verbër.(23)
أَفَلا يَتَدَبَّرونَ القُرءانَ أَم عَلىٰ قُلوبٍ أَقفالُها(24)
A nuk e mendojnë ata Kur’anin fare, apo në zemra kanë drynj!(24)
إِنَّ الَّذينَ ارتَدّوا عَلىٰ أَدبٰرِهِم مِن بَعدِ ما تَبَيَّنَ لَهُمُ الهُدَى ۙ الشَّيطٰنُ سَوَّلَ لَهُم وَأَملىٰ لَهُم(25)
Ata që i akën kthyer shpinën fesë së tyre, pas që u është sqaruar rruga e drejtë, djalli i shtyri në mëkat dhe u shtiu shpresë të rrejshme.(25)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم قالوا لِلَّذينَ كَرِهوا ما نَزَّلَ اللَّهُ سَنُطيعُكُم فى بَعضِ الأَمرِ ۖ وَاللَّهُ يَعلَمُ إِسرارَهُم(26)
Atë e bëri nga se ata u thanë atyre të cilët nuk e pëlqejnë shpalljen e All-llahut: “Ne do t’iu përulemi në disa gjëra”, por All-llahu i di fshehtësitë e tyre!(26)
فَكَيفَ إِذا تَوَفَّتهُمُ المَلٰئِكَةُ يَضرِبونَ وُجوهَهُم وَأَدبٰرَهُم(27)
E si do të jetë atëherë kur engjujt tua marrin shpirtërat duke i rrahur fytyrës dhe shpinës së tyre!(27)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اتَّبَعوا ما أَسخَطَ اللَّهَ وَكَرِهوا رِضوٰنَهُ فَأَحبَطَ أَعمٰلَهُم(28)
Ajo do të bëhet për shkak se ata kanë pasur atë që nxit zemërimin e All-llahut, e kanë nënçmuar pëlqimin e Tij; Ai i zhduku veprat e tyre.(28)
أَم حَسِبَ الَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ أَن لَن يُخرِجَ اللَّهُ أَضغٰنَهُم(29)
Mos po llogarisin zemërsëmurët se All-llahu nuk do t’i qese në shesh krimet e tyre?(29)
وَلَو نَشاءُ لَأَرَينٰكَهُم فَلَعَرَفتَهُم بِسيمٰهُم ۚ وَلَتَعرِفَنَّهُم فى لَحنِ القَولِ ۚ وَاللَّهُ يَعلَمُ أَعمٰلَكُم(30)
Të kishim dashur Ne, vërtetë, do t’i kishim treguar ty ata, dhe me siguri do t’i njihshe sipas shenjave. Ti do t’i njohësh edhe sipas mënyrës së të folurit të tyre, ndërkaq, All-llahu i di veprat tuaja.(30)
وَلَنَبلُوَنَّكُم حَتّىٰ نَعلَمَ المُجٰهِدينَ مِنكُم وَالصّٰبِرينَ وَنَبلُوَا۟ أَخبارَكُم(31)
Ne do t’iu sprovojmë derisa të mos e dimë t’i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët, madje do t’i vejmë në sprovë edhe lajmet e juaja.(31)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا وَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ وَشاقُّوا الرَّسولَ مِن بَعدِ ما تَبَيَّنَ لَهُمُ الهُدىٰ لَن يَضُرُّوا اللَّهَ شَيـًٔا وَسَيُحبِطُ أَعمٰلَهُم(32)
Ata që mohojnë dhe largohen nga rruga e All-llahut e që janë kundërshtarë të Profetit, pasi që u është sqaruar rruga e drejtë, me të vërtetë All-llahut nuk do t’i bëhet aspak dëm; Ai do t’i shporë veprat e tyre.(32)
۞ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا أَطيعُوا اللَّهَ وَأَطيعُوا الرَّسولَ وَلا تُبطِلوا أَعمٰلَكُم(33)
Ju të cilët besoni, përuluni All-llahut, nderone edhe Profetin edhe mos i shkatërroni veprat tuaja!(33)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا وَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ ثُمَّ ماتوا وَهُم كُفّارٌ فَلَن يَغفِرَ اللَّهُ لَهُم(34)
Ata që mohojnë dhe largohen nga rruga e All-llahut, e pastaj vdesin jobsimtarë, All-llahu ata nuk do t’i falë.(34)
فَلا تَهِنوا وَتَدعوا إِلَى السَّلمِ وَأَنتُمُ الأَعلَونَ وَاللَّهُ مَعَكُم وَلَن يَتِرَكُم أَعمٰلَكُم(35)
prandaj mos u bëni qyqarë e të kërkoni paqe kur ju jeni më lart, nga se All-llahu është me ju, Ai s’do t’i lë pa shpërblim veprat tuaja(35)
إِنَّمَا الحَيوٰةُ الدُّنيا لَعِبٌ وَلَهوٌ ۚ وَإِن تُؤمِنوا وَتَتَّقوا يُؤتِكُم أُجورَكُم وَلا يَسـَٔلكُم أَموٰلَكُم(36)
Me të vërtetë jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe zbavitje. Në qoftë se besoni dhe ruheni prej mëkateve, Ai do t’ju shpërblejë dhe nuk ju merr në pyetje për pasurinë tuaj.(36)
إِن يَسـَٔلكُموها فَيُحفِكُم تَبخَلوا وَيُخرِج أَضغٰنَكُم(37)
Nëse e kërkon atë prej jush dhe insiston, ju do të bënit koprraci, kurse Ai do të nxirrte në shesh zilin tuaj.(37)
هٰأَنتُم هٰؤُلاءِ تُدعَونَ لِتُنفِقوا فى سَبيلِ اللَّهِ فَمِنكُم مَن يَبخَلُ ۖ وَمَن يَبخَل فَإِنَّما يَبخَلُ عَن نَفسِهِ ۚ وَاللَّهُ الغَنِىُّ وَأَنتُمُ الفُقَراءُ ۚ وَإِن تَتَوَلَّوا يَستَبدِل قَومًا غَيرَكُم ثُمَّ لا يَكونوا أَمثٰلَكُم(38)
Ju jeni ata të cilët ftoheni të shpenzoni në rrugë të All-llahut, por disa prej jush janë koprracë, e kush bën koprraci, bën koprraci për vete, sepse All-llahu është i pasur, kurse ju jeni të varfër. Dhe nëse ia ktheni shpinën, Ai do t’iu zëvendësojë me një popull tjetër, ata pastaj nuk do të jenë si jeni ju.(38)