Luqman( لقمان)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الم(1)
Alif Lam Mim(1)
تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ الحَكيمِ(2)
Këto janë ajete të Librit me urtësi,(2)
هُدًى وَرَحمَةً لِلمُحسِنينَ(3)
Udhërrëfim e mëshirë për mirëbërësit,(3)
الَّذينَ يُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَيُؤتونَ الزَّكوٰةَ وَهُم بِالءاخِرَةِ هُم يوقِنونَ(4)
Të cilët kryejnë namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojnë me bindje në botën tjetër.(4)
أُولٰئِكَ عَلىٰ هُدًى مِن رَبِّهِم ۖ وَأُولٰئِكَ هُمُ المُفلِحونَ(5)
Ata janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata do të shpëtojnë.(5)
وَمِنَ النّاسِ مَن يَشتَرى لَهوَ الحَديثِ لِيُضِلَّ عَن سَبيلِ اللَّهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّخِذَها هُزُوًا ۚ أُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ مُهينٌ(6)
Ka njerëz të cilët blejnë gjepura për zbavitje, pa e ditur, që ta largojnë nga rruga e All-llahut dhe ta marrë (Kur’anin) si objekt për tallje. Ata me siguri i pret dënim i turpshëm.(6)
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِ ءايٰتُنا وَلّىٰ مُستَكبِرًا كَأَن لَم يَسمَعها كَأَنَّ فى أُذُنَيهِ وَقرًا ۖ فَبَشِّرهُ بِعَذابٍ أَليمٍ(7)
Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogancë kthen kryet në anën tjetër, sikur nuk i ka dëgjuar; si të jetë i shurdhër, prandaj përgëzoje për mundim të padurueshëm.(7)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم جَنّٰتُ النَّعيمِ(8)
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me të vërtetë, i presin kopshte të kënaqësisë;(8)
خٰلِدينَ فيها ۖ وَعدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ وَهُوَ العَزيزُ الحَكيمُ(9)
Aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë se Ai është i fortë e i urtë.(9)
خَلَقَ السَّمٰوٰتِ بِغَيرِ عَمَدٍ تَرَونَها ۖ وَأَلقىٰ فِى الأَرضِ رَوٰسِىَ أَن تَميدَ بِكُم وَبَثَّ فيها مِن كُلِّ دابَّةٍ ۚ وَأَنزَلنا مِنَ السَّماءِ ماءً فَأَنبَتنا فيها مِن كُلِّ زَوجٍ كَريمٍ(10)
Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike.(10)
هٰذا خَلقُ اللَّهِ فَأَرونى ماذا خَلَقَ الَّذينَ مِن دونِهِ ۚ بَلِ الظّٰلِمونَ فى ضَلٰلٍ مُبينٍ(11)
Kjo është vepër e All-llahut. Pa më tregoni se çka kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë! Porse mizorët janë në humbje të qartë.(11)
وَلَقَد ءاتَينا لُقمٰنَ الحِكمَةَ أَنِ اشكُر لِلَّهِ ۚ وَمَن يَشكُر فَإِنَّما يَشكُرُ لِنَفسِهِ ۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِىٌّ حَميدٌ(12)
Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtësinë; “Jij mirënjohës All-llahut! Kush falënderon atë, e bën për vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu është njëmend i pasur dhe i denjë për falënderim”.(12)
وَإِذ قالَ لُقمٰنُ لِابنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يٰبُنَىَّ لا تُشرِك بِاللَّهِ ۖ إِنَّ الشِّركَ لَظُلمٌ عَظيمٌ(13)
Kur Llukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: “Biri im, mos i bën shok All-llahut! Politeizmi është, me të vërtetë, krim i madh.(13)
وَوَصَّينَا الإِنسٰنَ بِوٰلِدَيهِ حَمَلَتهُ أُمُّهُ وَهنًا عَلىٰ وَهنٍ وَفِصٰلُهُ فى عامَينِ أَنِ اشكُر لى وَلِوٰلِدَيكَ إِلَىَّ المَصيرُ(14)
Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet – se nëna e vet e ka bartur në dëm të shëndetit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. – Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe prindërve tu! Tek unë do të ktheheni.(14)
وَإِن جٰهَداكَ عَلىٰ أَن تُشرِكَ بى ما لَيسَ لَكَ بِهِ عِلمٌ فَلا تُطِعهُما ۖ وَصاحِبهُما فِى الدُّنيا مَعروفًا ۖ وَاتَّبِع سَبيلَ مَن أَنابَ إِلَىَّ ۚ ثُمَّ إِلَىَّ مَرجِعُكُم فَأُنَبِّئُكُم بِما كُنتُم تَعمَلونَ(15)
Po nëse të nxisin që tjetërkënd ta konsiderosh të barabartë me mua, atë që ti nuk e di, ti mos i dëgjo, por ndaj tyre sillu me zemërgjerësi në këtë botë dhe paso rrugën e atij i cili më drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek unë do të ktheheni dhe do t’ju informoj se çka keni punuar.(15)
يٰبُنَىَّ إِنَّها إِن تَكُ مِثقالَ حَبَّةٍ مِن خَردَلٍ فَتَكُن فى صَخرَةٍ أَو فِى السَّمٰوٰتِ أَو فِى الأَرضِ يَأتِ بِهَا اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَطيفٌ خَبيرٌ(16)
“O biri im! Mirë e keq, qoftë ajo sa kokrra e unthit, qoftë në qiej, në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerrë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar.(16)
يٰبُنَىَّ أَقِمِ الصَّلوٰةَ وَأمُر بِالمَعروفِ وَانهَ عَنِ المُنكَرِ وَاصبِر عَلىٰ ما أَصابَكَ ۖ إِنَّ ذٰلِكَ مِن عَزمِ الأُمورِ(17)
O biri im! Fale namazin dhe urdhëro të bëhen vepra të mira e ndalo nga veprat e këqia; Përballo me durim çkado që të gjen! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore.(17)
وَلا تُصَعِّر خَدَّكَ لِلنّاسِ وَلا تَمشِ فِى الأَرضِ مَرَحًا ۖ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ كُلَّ مُختالٍ فَخورٍ(18)
Dhe mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-llahu nuk e do arrogancën e lavdëraçin.(18)
وَاقصِد فى مَشيِكَ وَاغضُض مِن صَوتِكَ ۚ إِنَّ أَنكَرَ الأَصوٰتِ لَصَوتُ الحَميرِ(19)
Jij i matur në ecje dhe ule zërin, se me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit!”(19)
أَلَم تَرَوا أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ وَأَسبَغَ عَلَيكُم نِعَمَهُ ظٰهِرَةً وَباطِنَةً ۗ وَمِنَ النّاسِ مَن يُجٰدِلُ فِى اللَّهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَلا هُدًى وَلا كِتٰبٍ مُنيرٍ(20)
Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundësuar të shfrytëzoni gjithçka ka në qiej dhe në tokë dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Ndërkaq, ka njerëz të cilët polemizojnë për All-llahun, pa pasur dijeni as udhërrëfim e as libër të ndritshëm.(20)
وَإِذا قيلَ لَهُمُ اتَّبِعوا ما أَنزَلَ اللَّهُ قالوا بَل نَتَّبِعُ ما وَجَدنا عَلَيهِ ءاباءَنا ۚ أَوَلَو كانَ الشَّيطٰنُ يَدعوهُم إِلىٰ عَذابِ السَّعيرِ(21)
Por kur u thuhet: “Pasoni atë që ua ka shpallur All-llahu”, thonë: “Jo, ne pasojmë atë në çka i kemi gjetur prindërit tanë”. Madje edhe atëherë kur djalli i fton për dënim me flakë?(21)
۞ وَمَن يُسلِم وَجهَهُ إِلَى اللَّهِ وَهُوَ مُحسِنٌ فَقَدِ استَمسَكَ بِالعُروَةِ الوُثقىٰ ۗ وَإِلَى اللَّهِ عٰقِبَةُ الأُمورِ(22)
Ai i cili i dorëzohet krejtësisht All-llahut, por që është edhe bëmirës, është kapur për lidhje më të fortë. Përfundimi i të gjitha çështjeve i takon All-llahut.(22)
وَمَن كَفَرَ فَلا يَحزُنكَ كُفرُهُ ۚ إِلَينا مَرجِعُهُم فَنُنَبِّئُهُم بِما عَمِلوا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(23)
Ndërsa, ai që nuk beson, ani, ty mos të pikëllojë mosbesimi i tij. Te ne do të kthehen të jgithë dhe ne do t’i informojmë se ç’kanë punuar. Me të vërtetë All-llahu e di se çka fshihet në krahëror.(23)
نُمَتِّعُهُم قَليلًا ثُمَّ نَضطَرُّهُم إِلىٰ عَذابٍ غَليظٍ(24)
Ne atyre u japimpak kënaqësi e pastaj i fusim në dënim të rëndë.(24)
وَلَئِن سَأَلتَهُم مَن خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ لَيَقولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلِ الحَمدُ لِلَّهِ ۚ بَل أَكثَرُهُم لا يَعلَمونَ(25)
Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Me siguri do të thoshin: “All-llahu!” Ndërsa, ti thuaju: “Qoftë lavdëruar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dinë.(25)
لِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۚ إِنَّ اللَّهَ هُوَ الغَنِىُّ الحَميدُ(26)
Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë! All-llahu është me të vërtetë me begati të lavdërueshme.(26)
وَلَو أَنَّما فِى الأَرضِ مِن شَجَرَةٍ أَقلٰمٌ وَالبَحرُ يَمُدُّهُ مِن بَعدِهِ سَبعَةُ أَبحُرٍ ما نَفِدَت كَلِمٰتُ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزيزٌ حَكيمٌ(27)
Sikur gjithë lisat në tokë të jenë lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtatë dete, nuk do të përmblidheshin dot fjalët e All-llahut, All-llahu është, pa dyshim, i fuqishëm dhe i urtë.(27)
ما خَلقُكُم وَلا بَعثُكُم إِلّا كَنَفسٍ وٰحِدَةٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ سَميعٌ بَصيرٌ(28)
Krijimi juaj dhe ringjallja juaj është si e një krijese të vetme. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.(28)
أَلَم تَرَ أَنَّ اللَّهَ يولِجُ الَّيلَ فِى النَّهارِ وَيولِجُ النَّهارَ فِى الَّيلِ وَسَخَّرَ الشَّمسَ وَالقَمَرَ كُلٌّ يَجرى إِلىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى وَأَنَّ اللَّهَ بِما تَعمَلونَ خَبيرٌ(29)
A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni.(29)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الحَقُّ وَأَنَّ ما يَدعونَ مِن دونِهِ البٰطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ العَلِىُّ الكَبيرُ(30)
Kjo për shkak se All-llahu është e vërteta, kurse ata të cilëve u luten në vend të atij, janë gënjeshtra dhe se All-llahu është i madh dhe i madhërishëm.(30)
أَلَم تَرَ أَنَّ الفُلكَ تَجرى فِى البَحرِ بِنِعمَتِ اللَّهِ لِيُرِيَكُم مِن ءايٰتِهِ ۚ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايٰتٍ لِكُلِّ صَبّارٍ شَكورٍ(31)
A nuk sheh se anijet lundrojnë detit me dhunti të All-llahut për t’iu treguar juve argumentet e veta? Me të vërtetë në këtë ka argumente për të gjithë ata që durojnë dhe janë mirënjohës.(31)
وَإِذا غَشِيَهُم مَوجٌ كَالظُّلَلِ دَعَوُا اللَّهَ مُخلِصينَ لَهُ الدّينَ فَلَمّا نَجّىٰهُم إِلَى البَرِّ فَمِنهُم مُقتَصِدٌ ۚ وَما يَجحَدُ بِـٔايٰتِنا إِلّا كُلُّ خَتّارٍ كَفورٍ(32)
Por kur ndonjë valë i mbulon si hije, i luten All-llahut me sinqeritet e besim të plotë, ndërsa sapo i shpëton në tokë, vetëm disa i mbesin mirënjohës. Pra, argumentet tona i mohon vetëm tradhtari, jomirënjohësi.(32)
يٰأَيُّهَا النّاسُ اتَّقوا رَبَّكُم وَاخشَوا يَومًا لا يَجزى والِدٌ عَن وَلَدِهِ وَلا مَولودٌ هُوَ جازٍ عَن والِدِهِ شَيـًٔا ۚ إِنَّ وَعدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلا تَغُرَّنَّكُمُ الحَيوٰةُ الدُّنيا وَلا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الغَرورُ(33)
O njerëz, ruajuni Zotit tuaj dhe frikësohuni Ditës kur prindi nuk do të ketë dobi prej fëmijës së vet aspak, por as fëmija nga prindi i vet. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, andaj le të mos u mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos u mashtrojë djalli në besimin në All-llahun.(33)
إِنَّ اللَّهَ عِندَهُ عِلمُ السّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الغَيثَ وَيَعلَمُ ما فِى الأَرحامِ ۖ وَما تَدرى نَفسٌ ماذا تَكسِبُ غَدًا ۖ وَما تَدرى نَفسٌ بِأَىِّ أَرضٍ تَموتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَليمٌ خَبيرٌ(34)
Pa dyshim vetëm All-llahu e di kur do të jetë kijameti. Ai lëshon shiun dhe vetëm Ai di se çka ka në barqe të nënave, kurse njeriu nuk e di se çka do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi dot ë vdesë. All-llahu me siguri e di dhe është i informuar për gjithçka.(34)