Hud( هود)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الر ۚ كِتٰبٌ أُحكِمَت ءايٰتُهُ ثُمَّ فُصِّلَت مِن لَدُن حَكيمٍ خَبيرٍ(1)
Alif Lam Ra. Libri, ajetet e të cilat janë plotë urtësi e pastaj janë shkoqitur, është nga i urti nga i informuari,(1)
أَلّا تَعبُدوا إِلَّا اللَّهَ ۚ إِنَّنى لَكُم مِنهُ نَذيرٌ وَبَشيرٌ(2)
Që të mos adhuroni tjetër, përveç All-llahut – unë jam dërguar nga ana e Tij qortues dhe përgëzues;(2)
وَأَنِ استَغفِروا رَبَّكُم ثُمَّ توبوا إِلَيهِ يُمَتِّعكُم مَتٰعًا حَسَنًا إِلىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى وَيُؤتِ كُلَّ ذى فَضلٍ فَضلَهُ ۖ وَإِن تَوَلَّوا فَإِنّى أَخافُ عَلَيكُم عَذابَ يَومٍ كَبيرٍ(3)
Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni, edhe Ai do t’ju mundësojë të jetoni të lumtur deri në momentin e caktuar dhe secilit të merituar i jepet mirësia e merituar. Po nëse ia ktheni shpinën, ani, unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj në ditën e madhe.(3)
إِلَى اللَّهِ مَرجِعُكُم ۖ وَهُوَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(4)
Te All-llahu do të ktheheni dhe Ai ka mundësi për gjithçka!(4)
أَلا إِنَّهُم يَثنونَ صُدورَهُم لِيَستَخفوا مِنهُ ۚ أَلا حينَ يَستَغشونَ ثِيابَهُم يَعلَمُ ما يُسِرّونَ وَما يُعلِنونَ ۚ إِنَّهُ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(5)
Ata përpiqen të fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbështillen në petkun e vet, Ai e di atë çka fshehin dhe atë çka shfaqin, apo jo? Ai, njëmend, i di mirë mendimet e gjithkujt.(5)
۞ وَما مِن دابَّةٍ فِى الأَرضِ إِلّا عَلَى اللَّهِ رِزقُها وَيَعلَمُ مُستَقَرَّها وَمُستَودَعَها ۚ كُلٌّ فى كِتٰبٍ مُبينٍ(6)
Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do të qëndrojë dhe ku do të varroset. Tëra këto janë në Librin e qartë.(6)
وَهُوَ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ فى سِتَّةِ أَيّامٍ وَكانَ عَرشُهُ عَلَى الماءِ لِيَبلُوَكُم أَيُّكُم أَحسَنُ عَمَلًا ۗ وَلَئِن قُلتَ إِنَّكُم مَبعوثونَ مِن بَعدِ المَوتِ لَيَقولَنَّ الَّذينَ كَفَروا إِن هٰذا إِلّا سِحرٌ مُبينٌ(7)
Ai është që ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë dhe mbikqyrja e tij ishte mbi ujë, që t’ju sprovojë se cili nga ju do të jetë më i mirë në vepra. Nëse ti thua, pas vdekjes me siguri do të ringjalleni, mosbesimtarët do të thonë patjetër: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç mashtrim flagrant!”(7)
وَلَئِن أَخَّرنا عَنهُمُ العَذابَ إِلىٰ أُمَّةٍ مَعدودَةٍ لَيَقولُنَّ ما يَحبِسُهُ ۗ أَلا يَومَ يَأتيهِم لَيسَ مَصروفًا عَنهُم وَحاقَ بِهِم ما كانوا بِهِ يَستَهزِءونَ(8)
Dhe nëse ne ua anulojmë dënimin deri në afat të caktuar, ata me siguri do të thonë: “Pse, për çka po e vonon?” Kurse në ditën kur t’u vijë, nuk do t’u largohet atyre dhe nga të gjitha anët do të jenë të rrethuar nga ajo që i janë tallur.(8)
وَلَئِن أَذَقنَا الإِنسٰنَ مِنّا رَحمَةً ثُمَّ نَزَعنٰها مِنهُ إِنَّهُ لَيَـٔوسٌ كَفورٌ(9)
Nëse i mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën tonë e pastaj ia shkurtojmë, ai dëshprohet dhe bëhet mohues bukëshkelë.(9)
وَلَئِن أَذَقنٰهُ نَعماءَ بَعدَ ضَرّاءَ مَسَّتهُ لَيَقولَنَّ ذَهَبَ السَّيِّـٔاتُ عَنّى ۚ إِنَّهُ لَفَرِحٌ فَخورٌ(10)
Po nëse i mundësojmë të shijojë dhuntitë pas dënimit që e ka gjetur, ai me siguri do të thotë: “Më janë larguar të këqiat”! Ai pa dyshim është entuziazmuar dhe i stërkrenuar.(10)
إِلَّا الَّذينَ صَبَروا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ أُولٰئِكَ لَهُم مَغفِرَةٌ وَأَجرٌ كَبيرٌ(11)
Përveç atyre që durojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata janë që meritojnë falje dhe shpërblim të madh.(11)
فَلَعَلَّكَ تارِكٌ بَعضَ ما يوحىٰ إِلَيكَ وَضائِقٌ بِهِ صَدرُكَ أَن يَقولوا لَولا أُنزِلَ عَلَيهِ كَنزٌ أَو جاءَ مَعَهُ مَلَكٌ ۚ إِنَّما أَنتَ نَذيرٌ ۚ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ وَكيلٌ(12)
Ti ndoshta do të kishe lënë anash diçka nga ajo që të shpallet, dhe ta shtrëngon krahërorin, për të mos thënë ata “Pse nuk i është dërguar ndonjë pasuri ose të kishte ardhur me të ndonjë engjull”. Ti vetëm tërheq vërejtjen, kurse All-llahu për të gjitha gjërat përkujdeset.(12)
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ ۖ قُل فَأتوا بِعَشرِ سُوَرٍ مِثلِهِ مُفتَرَيٰتٍ وَادعوا مَنِ استَطَعتُم مِن دونِ اللَّهِ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(13)
Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”(13)
فَإِلَّم يَستَجيبوا لَكُم فَاعلَموا أَنَّما أُنزِلَ بِعِلمِ اللَّهِ وَأَن لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ ۖ فَهَل أَنتُم مُسلِمونَ(14)
Po nëse nuk u përgjigjen, atëherë ta dini se është i shpallur me dijeni të All-llahut dhe nuk ka tjetër Zot përveç Atij, a po bëheni muslimanë?!(14)
مَن كانَ يُريدُ الحَيوٰةَ الدُّنيا وَزينَتَها نُوَفِّ إِلَيهِم أَعمٰلَهُم فيها وَهُم فيها لا يُبخَسونَ(15)
Kush dëshiron jetën në këtë botë dhe bukuritë e saj – Ne do t’ua shpërblejmë punët e tyre dhe në këtë asgjë nuk do t’u lihet mangut.(15)
أُولٰئِكَ الَّذينَ لَيسَ لَهُم فِى الءاخِرَةِ إِلَّا النّارُ ۖ وَحَبِطَ ما صَنَعوا فيها وَبٰطِلٌ ما كانوا يَعمَلونَ(16)
Ata janë për të cilët në botën tjetër ka vetëm zjarr, është e pavlefshme se çka kanë bërë në tokë dhe është krejt e kotë ajo që punojnë.(16)
أَفَمَن كانَ عَلىٰ بَيِّنَةٍ مِن رَبِّهِ وَيَتلوهُ شاهِدٌ مِنهُ وَمِن قَبلِهِ كِتٰبُ موسىٰ إِمامًا وَرَحمَةً ۚ أُولٰئِكَ يُؤمِنونَ بِهِ ۚ وَمَن يَكفُر بِهِ مِنَ الأَحزابِ فَالنّارُ مَوعِدُهُ ۚ فَلا تَكُ فى مِريَةٍ مِنهُ ۚ إِنَّهُ الحَقُّ مِن رَبِّكَ وَلٰكِنَّ أَكثَرَ النّاسِ لا يُؤمِنونَ(17)
Po kush është në rrugë të drejtë e më të qartë se ai i cili është i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), dëshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata i besojnë atij, dhe kush e mohon atë, nga grupet, vendbanim i tij është zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi në të, ai padyshim është i saktë nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.(17)
وَمَن أَظلَمُ مِمَّنِ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۚ أُولٰئِكَ يُعرَضونَ عَلىٰ رَبِّهِم وَيَقولُ الأَشهٰدُ هٰؤُلاءِ الَّذينَ كَذَبوا عَلىٰ رَبِّهِم ۚ أَلا لَعنَةُ اللَّهِ عَلَى الظّٰلِمينَ(18)
A ka më mizor se ai i cili trillon gënjeshtra për All-llahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë të cilët kanë thurë gënjeshtra për Zotin e vet!” A nuk është mallkim i All-llahut kundër mizorëve,(18)
الَّذينَ يَصُدّونَ عَن سَبيلِ اللَّهِ وَيَبغونَها عِوَجًا وَهُم بِالءاخِرَةِ هُم كٰفِرونَ(19)
Të cilët shmangin nga rruga e All-llahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë”, dhe ata, ata nuk besojnë në botën tjetër!(19)
أُولٰئِكَ لَم يَكونوا مُعجِزينَ فِى الأَرضِ وَما كانَ لَهُم مِن دونِ اللَّهِ مِن أَولِياءَ ۘ يُضٰعَفُ لَهُمُ العَذابُ ۚ ما كانوا يَستَطيعونَ السَّمعَ وَما كانوا يُبصِرونَ(20)
Ata në tokë nuk mund ta pengojnë, dhe përveç All-llahut nuk kanë tjetër mbrojtës. Dënimi i atyre shumëfishohet dhe nuk munden as të dëgjojnë, as të shohin;(20)
أُولٰئِكَ الَّذينَ خَسِروا أَنفُسَهُم وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَفتَرونَ(21)
Ata kanë shkatërruar vetveten, madje i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar (idolet).(21)
لا جَرَمَ أَنَّهُم فِى الءاخِرَةِ هُمُ الأَخسَرونَ(22)
Ata, pa dyshim, në atë botë do të jenë krejtësisht të humbur.(22)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَأَخبَتوا إِلىٰ رَبِّهِم أُولٰئِكَ أَصحٰبُ الجَنَّةِ ۖ هُم فيها خٰلِدونَ(23)
Ata të cilët bëjnë vepra të mira dhe i qëndrojnë besnik Zotit të tyre, do të jenë banorë të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë.(23)
۞ مَثَلُ الفَريقَينِ كَالأَعمىٰ وَالأَصَمِّ وَالبَصيرِ وَالسَّميعِ ۚ هَل يَستَوِيانِ مَثَلًا ۚ أَفَلا تَذَكَّرونَ(24)
Këta dy grupe shembëllejnë si i verbëri dhe i shurdhëri dhe sikur ai i cili sheh dhe dëgjon. A janë këta të dy të barabartë për krahasim? A nuk mendoni fare?(24)
وَلَقَد أَرسَلنا نوحًا إِلىٰ قَومِهِ إِنّى لَكُم نَذيرٌ مُبينٌ(25)
Edhe Nuhin ia dërguam populit të vet. “Unë jam që t’ju tërheq vërejtjen haptazi,(25)
أَن لا تَعبُدوا إِلَّا اللَّهَ ۖ إِنّى أَخافُ عَلَيكُم عَذابَ يَومٍ أَليمٍ(26)
Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut;, unë, njëmend, kam frik për dënimin kundër jush në ditën e padurueshme!”(26)
فَقالَ المَلَأُ الَّذينَ كَفَروا مِن قَومِهِ ما نَرىٰكَ إِلّا بَشَرًا مِثلَنا وَما نَرىٰكَ اتَّبَعَكَ إِلَّا الَّذينَ هُم أَراذِلُنا بادِىَ الرَّأىِ وَما نَرىٰ لَكُم عَلَينا مِن فَضلٍ بَل نَظُنُّكُم كٰذِبينَ(27)
Dhe paria e popullit të tij, ata të cilët kanë mohuar, thanë: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se të pasojnë pa kurrfarë mendimi vetëm ata që s’janë kurrkushi ndër ne; ne nuk shohim se je diç më i mirë se ne, aq më tepër mendojmë se je gënjeshtar”.(27)
قالَ يٰقَومِ أَرَءَيتُم إِن كُنتُ عَلىٰ بَيِّنَةٍ مِن رَبّى وَءاتىٰنى رَحمَةً مِن عِندِهِ فَعُمِّيَت عَلَيكُم أَنُلزِمُكُموها وَأَنتُم لَها كٰرِهونَ(28)
Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë profetësi, ju jeni të verbuar. A t’ju detyrojmë, përkundër vullnetit tuaj, për diçka që urreni?!(28)
وَيٰقَومِ لا أَسـَٔلُكُم عَلَيهِ مالًا ۖ إِن أَجرِىَ إِلّا عَلَى اللَّهِ ۚ وَما أَنا۠ بِطارِدِ الَّذينَ ءامَنوا ۚ إِنَّهُم مُلٰقوا رَبِّهِم وَلٰكِنّى أَرىٰكُم قَومًا تَجهَلونَ(29)
O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini.(29)
وَيٰقَومِ مَن يَنصُرُنى مِنَ اللَّهِ إِن طَرَدتُهُم ۚ أَفَلا تَذَكَّرونَ(30)
O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak?(30)
وَلا أَقولُ لَكُم عِندى خَزائِنُ اللَّهِ وَلا أَعلَمُ الغَيبَ وَلا أَقولُ إِنّى مَلَكٌ وَلا أَقولُ لِلَّذينَ تَزدَرى أَعيُنُكُم لَن يُؤتِيَهُمُ اللَّهُ خَيرًا ۖ اللَّهُ أَعلَمُ بِما فى أَنفُسِهِم ۖ إِنّى إِذًا لَمِنَ الظّٰلِمينَ(31)
Unë nuk ju them se te unë janë depot e All-llahut, edhe të padukshmen nuk e di, e as që ju them: “Unë jam engjull, e as që ju them për ata, të cilët ju i shikoni me nënçmim se All-llahu nuk do t’ju japë të mira; All-llahu e di më së miri se çka kanë ata në shpirtë – sepse atëherë do të isha gabimtar”.(31)
قالوا يٰنوحُ قَد جٰدَلتَنا فَأَكثَرتَ جِدٰلَنا فَأتِنا بِما تَعِدُنا إِن كُنتَ مِنَ الصّٰدِقينَ(32)
“O Nuh, - i thanë ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjatë. Hajde, nëse flet të vërtetën, le të na godas ajo me çka po na kërcënohesh?”(32)
قالَ إِنَّما يَأتيكُم بِهِ اللَّهُ إِن شاءَ وَما أَنتُم بِمُعجِزينَ(33)
“Atë do ta bëjë vetëm All-llahu, nëse do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpëtoni”.(33)
وَلا يَنفَعُكُم نُصحى إِن أَرَدتُ أَن أَنصَحَ لَكُم إِن كانَ اللَّهُ يُريدُ أَن يُغوِيَكُم ۚ هُوَ رَبُّكُم وَإِلَيهِ تُرجَعونَ(34)
Këshilla ime nuk ju bën dobi, nëse All-llahu do t’ju lërë të humbur, kushedi sa të dëshiroj unë të ju këshilloj. Ai është Zoti juaj dhe te ai do të ktheheni”.(34)
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ ۖ قُل إِنِ افتَرَيتُهُ فَعَلَىَّ إِجرامى وَأَنا۠ بَريءٌ مِمّا تُجرِمونَ(35)
A po thonë se ai e trillon!? Thuaj: “Nëse e trilloj është mëkati im, por unë jam larg mëkateve që bëni ju”.(35)
وَأوحِىَ إِلىٰ نوحٍ أَنَّهُ لَن يُؤمِنَ مِن قَومِكَ إِلّا مَن قَد ءامَنَ فَلا تَبتَئِس بِما كانوا يَفعَلونَ(36)
Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjetër nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që janë besimtarë, prandaj mos u pikëllo për atë çka bëjnë ata!(36)
وَاصنَعِ الفُلكَ بِأَعيُنِنا وَوَحيِنا وَلا تُخٰطِبنى فِى الَّذينَ ظَلَموا ۚ إِنَّهُم مُغرَقونَ(37)
Dhe bëre anijen nën mbikqyrjen tonë dhe me frymëzimin tonë, dhe mos fol më për ata që bëjnë mizori – ata gjithqysh do të përmbyten!”(37)
وَيَصنَعُ الفُلكَ وَكُلَّما مَرَّ عَلَيهِ مَلَأٌ مِن قَومِهِ سَخِروا مِنهُ ۚ قالَ إِن تَسخَروا مِنّا فَإِنّا نَسخَرُ مِنكُم كَما تَسخَرونَ(38)
Dhe ai e bëri anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. “Nëse ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu siç talleni ju,(38)
فَسَوفَ تَعلَمونَ مَن يَأتيهِ عَذابٌ يُخزيهِ وَيَحِلُّ عَلَيهِ عَذابٌ مُقيمٌ(39)
Dhe keni për të marrë vesh se kë po e godet dënimi i turpshëm dhe kush do të jetë në dënim të përjetshëm”.(39)
حَتّىٰ إِذا جاءَ أَمرُنا وَفارَ التَّنّورُ قُلنَا احمِل فيها مِن كُلٍّ زَوجَينِ اثنَينِ وَأَهلَكَ إِلّا مَن سَبَقَ عَلَيهِ القَولُ وَمَن ءامَنَ ۚ وَما ءامَنَ مَعَهُ إِلّا قَليلٌ(40)
Dhe kur u shpall urdhëri ynë dhe vërshoi uji nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga një çift të secilit lloj edhe familjen tënde – përveç atyre për të cilët është bërë fjalë – edhe besimtarët!” Po pak ka pasur me të, të cilët besuan.(40)
۞ وَقالَ اركَبوا فيها بِسمِ اللَّهِ مَجر۪ىٰها وَمُرسىٰها ۚ إِنَّ رَبّى لَغَفورٌ رَحيمٌ(41)
Dhe kur u tha: “Hipni në të, ajo në emër të All-llahut lundron dhe ndalet! Zoti im, njëmend fal, është mëshirëplotë”.(41)
وَهِىَ تَجرى بِهِم فى مَوجٍ كَالجِبالِ وَنادىٰ نوحٌ ابنَهُ وَكانَ فى مَعزِلٍ يٰبُنَىَّ اركَب مَعَنا وَلا تَكُن مَعَ الكٰفِرينَ(42)
Dhe ajo lundroi me ata në valët e mëdha si kodra dhe Nuhi e thirri djalin e vet i cili ishte më larg: “O biri im, hip me ne dhe mos u bënë me mosbesimtarët!”(42)
قالَ سَـٔاوى إِلىٰ جَبَلٍ يَعصِمُنى مِنَ الماءِ ۚ قالَ لا عاصِمَ اليَومَ مِن أَمرِ اللَّهِ إِلّا مَن رَحِمَ ۚ وَحالَ بَينَهُمَا المَوجُ فَكانَ مِنَ المُغرَقينَ(43)
“Do të shmangem te një mal që do të më shpëtojë nga uji, - iu përgjigj ai. “Sot – i tha – askush nuk do të kursehet nga dënimi i All-llahut, përveç atij të cilin Ai e mëshiron. Dhe vala i ndau ata dy dhe ai u mbyt.(43)
وَقيلَ يٰأَرضُ ابلَعى ماءَكِ وَيٰسَماءُ أَقلِعى وَغيضَ الماءُ وَقُضِىَ الأَمرُ وَاستَوَت عَلَى الجودِىِّ ۖ وَقيلَ بُعدًا لِلقَومِ الظّٰلِمينَ(44)
“Oj tokë! – i tha, - thithe ujin tënd, e ti o qiell ndal!” Dhe uji u tërhoq edhe urdhëri u zbatua, ndërsa anija u ndal në malin al-Xhudij, dhe u tha “Qoftë larg populli mizor!”(44)
وَنادىٰ نوحٌ رَبَّهُ فَقالَ رَبِّ إِنَّ ابنى مِن أَهلى وَإِنَّ وَعدَكَ الحَقُّ وَأَنتَ أَحكَمُ الحٰكِمينَ(45)
Dhe Nuhi e luti Zotin e vet e i tha: “O Zoti im, djali im është, fëmijë e kam, kurse premtimi yt është i vërtetë dhe Ti je më i urti i të urtëve!”(45)
قالَ يٰنوحُ إِنَّهُ لَيسَ مِن أَهلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيرُ صٰلِحٍ ۖ فَلا تَسـَٔلنِ ما لَيسَ لَكَ بِهِ عِلمٌ ۖ إِنّى أَعِظُكَ أَن تَكونَ مِنَ الجٰهِلينَ(46)
“O Nuh – i tha Ai, - me të vërtetë ai nuk është nga familja jote. Ai ka bërë punë të pamirë, prandaj mos më lut për atë çka nuk e di! Unë të këshilloj që të mos bëhesh injorant”.(46)
قالَ رَبِّ إِنّى أَعوذُ بِكَ أَن أَسـَٔلَكَ ما لَيسَ لى بِهِ عِلمٌ ۖ وَإِلّا تَغفِر لى وَتَرحَمنى أَكُن مِنَ الخٰسِرينَ(47)
Zoti im – tha ai – Unë mbështetem te ti dhe besatohem se më nuk do të lutem për atë çka nuk kam njohuri! Nëse nuk ma fal dhe nuk më mëshiron do të jem i humbur”.(47)
قيلَ يٰنوحُ اهبِط بِسَلٰمٍ مِنّا وَبَرَكٰتٍ عَلَيكَ وَعَلىٰ أُمَمٍ مِمَّن مَعَكَ ۚ وَأُمَمٌ سَنُمَتِّعُهُم ثُمَّ يَمَسُّهُم مِنّا عَذابٌ أَليمٌ(48)
Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me përshëndetjen tonë dhe me bekime për ty dhe popujt që janë me ty! Edhe popujt të cilëve do t’u mundësojmë të kënaqen, por pastaj do t’i gjejë dënim i dhembshëm”.(48)
تِلكَ مِن أَنباءِ الغَيبِ نوحيها إِلَيكَ ۖ ما كُنتَ تَعلَمُها أَنتَ وَلا قَومُكَ مِن قَبلِ هٰذا ۖ فَاصبِر ۖ إِنَّ العٰقِبَةَ لِلمُتَّقينَ(49)
Ato janë lajme të panjohura që t’i shpallim ty, as ti as populli yt përpara kësaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, përfundimi, njëmend, është në dobi të devotshmëve!(49)
وَإِلىٰ عادٍ أَخاهُم هودًا ۚ قالَ يٰقَومِ اعبُدُوا اللَّهَ ما لَكُم مِن إِلٰهٍ غَيرُهُ ۖ إِن أَنتُم إِلّا مُفتَرونَ(50)
Edhe Adit – vëllaun e tyre Hudin: “O populli im, - u tha, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, ju vetëm po kurdisni trillime!(50)
يٰقَومِ لا أَسـَٔلُكُم عَلَيهِ أَجرًا ۖ إِن أَجرِىَ إِلّا عَلَى الَّذى فَطَرَنى ۚ أَفَلا تَعقِلونَ(51)
O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblime për këtë; mua më shpërblen vetëm Ai i cili më ka krijuar! Pse nuk mblidhni mendjen?(51)
وَيٰقَومِ استَغفِروا رَبَّكُم ثُمَّ توبوا إِلَيهِ يُرسِلِ السَّماءَ عَلَيكُم مِدرارًا وَيَزِدكُم قُوَّةً إِلىٰ قُوَّتِكُم وَلا تَتَوَلَّوا مُجرِمينَ(52)
O populli im, kërkoni që t’ju falë Zoti juaj dhe pendohuni! Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm dhe do t’jua shtojë forcën me forcë të re, dhe mos shmangeni e të bëheni mëkatarë!”(52)
قالوا يٰهودُ ما جِئتَنا بِبَيِّنَةٍ وَما نَحنُ بِتارِكى ءالِهَتِنا عَن قَولِكَ وَما نَحنُ لَكَ بِمُؤمِنينَ(53)
Ata i thanë, “O Hud, nuk na ke sjellë kurrfarë sqarimi dhe ne nuk i lëmë zotërat tanë vetëm për fjalët tua, ne ty nuk të besojmë.(53)
إِن نَقولُ إِلَّا اعتَرىٰكَ بَعضُ ءالِهَتِنا بِسوءٍ ۗ قالَ إِنّى أُشهِدُ اللَّهَ وَاشهَدوا أَنّى بَريءٌ مِمّا تُشرِكونَ(54)
Ne të themi se ty të ka goditur me të keqe ndonjë zot i ynë. Unë – tha ai – kam dëshmitar All-llahun, por edhe ju dëshmoni se unë jamë larg asaj që ia bëni ju shok,(54)
مِن دونِهِ ۖ فَكيدونى جَميعًا ثُمَّ لا تُنظِرونِ(55)
Përveç atij; Të gjithë ju, pra, ngriheni (bëni kurtha) kundër meje dhe hiq mos pritni!(55)
إِنّى تَوَكَّلتُ عَلَى اللَّهِ رَبّى وَرَبِّكُم ۚ ما مِن دابَّةٍ إِلّا هُوَ ءاخِذٌ بِناصِيَتِها ۚ إِنَّ رَبّى عَلىٰ صِرٰطٍ مُستَقيمٍ(56)
Unë kam mbështetje te All-llahu, te Zoti im dhe i juaj! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e tij; Zoti im, me të vërtetë, vepron drejtë.(56)
فَإِن تَوَلَّوا فَقَد أَبلَغتُكُم ما أُرسِلتُ بِهِ إِلَيكُم ۚ وَيَستَخلِفُ رَبّى قَومًا غَيرَكُم وَلا تَضُرّونَهُ شَيـًٔا ۚ إِنَّ رَبّى عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ حَفيظٌ(57)
Dhe nëse ia ktheni shpinën – e unë ua kam kumtuar atë përse jam dërguar te ju – Zoti im do të mëkëmbë, në vend tuajin një popull dhe ju nuk mund t’i bëni kurrfar dëmi; Zoti im, pa dyshim, është roje mbi çdo send”.(57)
وَلَمّا جاءَ أَمرُنا نَجَّينا هودًا وَالَّذينَ ءامَنوا مَعَهُ بِرَحمَةٍ مِنّا وَنَجَّينٰهُم مِن عَذابٍ غَليظٍ(58)
Dhe kur ia arriti dënimi ynë, ne me mëshirën tonë, shpëtuam Hudin dhe ata që kishin besuar me të, i shpëtuam ata nga një dënim shumë i rëndë.(58)
وَتِلكَ عادٌ ۖ جَحَدوا بِـٔايٰتِ رَبِّهِم وَعَصَوا رُسُلَهُ وَاتَّبَعوا أَمرَ كُلِّ جَبّارٍ عَنيدٍ(59)
Dhe ai është Ad; i mohuan argumentet e Zotit të vet dhe nuk e dëgjuan Profetin e vet, por pasuan urdhërin e dofarë kriminelësh kokëfortë.(59)
وَأُتبِعوا فى هٰذِهِ الدُّنيا لَعنَةً وَيَومَ القِيٰمَةِ ۗ أَلا إِنَّ عادًا كَفَروا رَبَّهُم ۗ أَلا بُعدًا لِعادٍ قَومِ هودٍ(60)
Dhe ata i ka ndjekur mallkimi në këtë botë dhe në ditën e gjykimit. Ad, njëmend nuk i besuan Zotit të vet, apo jo? Qoftë i larguar Adi, populli i Hudit!(60)
۞ وَإِلىٰ ثَمودَ أَخاهُم صٰلِحًا ۚ قالَ يٰقَومِ اعبُدُوا اللَّهَ ما لَكُم مِن إِلٰهٍ غَيرُهُ ۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِنَ الأَرضِ وَاستَعمَرَكُم فيها فَاستَغفِروهُ ثُمَّ توبوا إِلَيهِ ۚ إِنَّ رَبّى قَريبٌ مُجيبٌ(61)
Kurse Themudit – vëllaun e tyre Salihun, dhe u tha, “O populli im, adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ai ju krijoi nga dheu dhe ju vendosi të jetoni në te. Prandaj kërkoni falje dhe shprehni pendimin atij, sepse Zoti im është me siguri afër dhe përgjigjet”.(61)
قالوا يٰصٰلِحُ قَد كُنتَ فينا مَرجُوًّا قَبلَ هٰذا ۖ أَتَنهىٰنا أَن نَعبُدَ ما يَعبُدُ ءاباؤُنا وَإِنَّنا لَفى شَكٍّ مِمّا تَدعونا إِلَيهِ مُريبٍ(62)
“O Salih, - i thanë ata, ti ndër ne ke qenë i nderuar përpara kësaj. A ti po na pengon t’i falemi atij që i janë falur baballarët tanë? Ne shumë dyshojmë në atë që na thërret ti”.(62)
قالَ يٰقَومِ أَرَءَيتُم إِن كُنتُ عَلىٰ بَيِّنَةٍ مِن رَبّى وَءاتىٰنى مِنهُ رَحمَةً فَمَن يَنصُرُنى مِنَ اللَّهِ إِن عَصَيتُهُ ۖ فَما تَزيدونَنى غَيرَ تَخسيرٍ(63)
O populli im, - u tha ai – a e shihni, nëse unë e kam të sqaruar nga Zoti im dhe Ai vetë më ka dhënë mëshirë; kush do të më mbrojë nga All-llahu nëse unë nuk e ndëgjoj, ndërsa ju vetëm ma shtoni shkatërrimin.(63)
وَيٰقَومِ هٰذِهِ ناقَةُ اللَّهِ لَكُم ءايَةً فَذَروها تَأكُل فى أَرضِ اللَّهِ وَلا تَمَسّوها بِسوءٍ فَيَأخُذَكُم عَذابٌ قَريبٌ(64)
O populli im, kjo deve e All-llahut është një argument për ju. Lëreni le të kullosë në tokën e All-llahut dhe mos i bëni dëm se do t’ju gjejë dënimi menjëherë”.(64)
فَعَقَروها فَقالَ تَمَتَّعوا فى دارِكُم ثَلٰثَةَ أَيّامٍ ۖ ذٰلِكَ وَعدٌ غَيرُ مَكذوبٍ(65)
Mirëpo, ata e mbytën e ai tha: “Do të jetoni në shtëpitë tuaja vetëm tri ditë, ai është premtim i sigurt”.(65)
فَلَمّا جاءَ أَمرُنا نَجَّينا صٰلِحًا وَالَّذينَ ءامَنوا مَعَهُ بِرَحمَةٍ مِنّا وَمِن خِزىِ يَومِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ القَوِىُّ العَزيزُ(66)
Dhe kur erdhi dënimi ynë, Ne, nga mëshira jonë, e shpëtuam Salihun dhe besimtarët që ishin me të nga turpi i asaj dite. Zoti yt është pa mëdyshje i fortë, i gjithfuqishëm,(66)
وَأَخَذَ الَّذينَ ظَلَمُوا الصَّيحَةُ فَأَصبَحوا فى دِيٰرِهِم جٰثِمينَ(67)
Kurse ata të cilët kanë bërë mizori i përfshiu ushtima dhe u gjetën të vdekur, kufoma, në shtëpiat e veta,(67)
كَأَن لَم يَغنَوا فيها ۗ أَلا إِنَّ ثَمودَا۟ كَفَروا رَبَّهُم ۗ أَلا بُعدًا لِثَمودَ(68)
Sikur të mos kishin jetuar fare në to. Themudi, njëmend, e mohoi Zotin e vet, apo jo?! Qoftë larguar Themudi!(68)
وَلَقَد جاءَت رُسُلُنا إِبرٰهيمَ بِالبُشرىٰ قالوا سَلٰمًا ۖ قالَ سَلٰمٌ ۖ فَما لَبِثَ أَن جاءَ بِعِجلٍ حَنيذٍ(69)
Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë dhe i thanë: “Paç paqe!” “Edhe për ju qoftë paqa!”, u përgjegj ai, dhe shpejt u solli një viç të pjekur,(69)
فَلَمّا رَءا أَيدِيَهُم لا تَصِلُ إِلَيهِ نَكِرَهُم وَأَوجَسَ مِنهُم خيفَةً ۚ قالوا لا تَخَف إِنّا أُرسِلنا إِلىٰ قَومِ لوطٍ(70)
Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk janë musafirë të zakonshëm dhe e kaploi njëfarë frike prej tyre. “Ti mos u frikëso, - i thanë ata, ne jemi dërguar te populli i Lutit”,(70)
وَامرَأَتُهُ قائِمَةٌ فَضَحِكَت فَبَشَّرنٰها بِإِسحٰقَ وَمِن وَراءِ إِسحٰقَ يَعقوبَ(71)
Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e përgëzuam me Is-hakun, e pas Is-hakut me Jakubin; Ajo qeshi;(71)
قالَت يٰوَيلَتىٰ ءَأَلِدُ وَأَنا۠ عَجوزٌ وَهٰذا بَعلى شَيخًا ۖ إِنَّ هٰذا لَشَيءٌ عَجيبٌ(72)
“Qyqja unë!, tha, a kaq e vjetër të bëj fëmijë, madje edhe me këtë burrin tim plak! Kjo me të vërtetë është diçka e çuditshme!”(72)
قالوا أَتَعجَبينَ مِن أَمرِ اللَّهِ ۖ رَحمَتُ اللَّهِ وَبَرَكٰتُهُ عَلَيكُم أَهلَ البَيتِ ۚ إِنَّهُ حَميدٌ مَجيدٌ(73)
A po çuditesh nga puna e All-llahut? I thanë ata – mëshira e All-llahut dhe bekimet e tij janë me ju, familje e profetit. Ai është i denjë për falënderim dhe lartësim”.(73)
فَلَمّا ذَهَبَ عَن إِبرٰهيمَ الرَّوعُ وَجاءَتهُ البُشرىٰ يُجٰدِلُنا فى قَومِ لوطٍ(74)
Dhe pasi i kaoi frika Ibrahimit dhe i erdh lajmi i gëzueshëm, filloi të diskutojë me të deleguarit tanë përpopullin e Lutit.(74)
إِنَّ إِبرٰهيمَ لَحَليمٌ أَوّٰهٌ مُنيبٌ(75)
Ibrahimi, vërtetë ishte shumë i butë, i dhembshëm dhe besnik.(75)
يٰإِبرٰهيمُ أَعرِض عَن هٰذا ۖ إِنَّهُ قَد جاءَ أَمرُ رَبِّكَ ۖ وَإِنَّهُم ءاتيهِم عَذابٌ غَيرُ مَردودٍ(76)
“O Ibrahim, hiqju kësaj, ka ardhur urdhëri i Zotit tënd që ata patjetër t’i arrijë dënimi i pashmangshëm”,(76)
وَلَمّا جاءَت رُسُلُنا لوطًا سيءَ بِهِم وَضاقَ بِهِم ذَرعًا وَقالَ هٰذا يَومٌ عَصيبٌ(77)
Dhe kur të deleguarit tanë erdhën te Luti, ai u ngushtua dhe i erdh keq prej tyre dhe tha “Kjo është ditë e rëndë!”(77)
وَجاءَهُ قَومُهُ يُهرَعونَ إِلَيهِ وَمِن قَبلُ كانوا يَعمَلونَ السَّيِّـٔاتِ ۚ قالَ يٰقَومِ هٰؤُلاءِ بَناتى هُنَّ أَطهَرُ لَكُم ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَلا تُخزونِ فى ضَيفى ۖ أَلَيسَ مِنكُم رَجُلٌ رَشيدٌ(78)
Dhe populli i tij u vërsul tek ai, - të cilët edhe më parë punonin vepra të turpshme. “O populli im, - tha ai, - qe vajzat e mia, këto janë të pastërta për ju! Frikësohuni All-llahut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri të marrë vesh?(78)
قالوا لَقَد عَلِمتَ ما لَنا فى بَناتِكَ مِن حَقٍّ وَإِنَّكَ لَتَعلَمُ ما نُريدُ(79)
“Ti e ke ditur, - i thanë ata, - se ne nuk kemi asnjëfarë të drejte në vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se çka dëshirojmë”.(79)
قالَ لَو أَنَّ لى بِكُم قُوَّةً أَو ءاوى إِلىٰ رُكنٍ شَديدٍ(80)
“Eh! Sikur të kisha pasur forcë për ju, - tha ai, - ose të kisha mbështetje në ndonjë krah të fortë!”(80)
قالوا يٰلوطُ إِنّا رُسُلُ رَبِّكَ لَن يَصِلوا إِلَيكَ ۖ فَأَسرِ بِأَهلِكَ بِقِطعٍ مِنَ الَّيلِ وَلا يَلتَفِت مِنكُم أَحَدٌ إِلَّا امرَأَتَكَ ۖ إِنَّهُ مُصيبُها ما أَصابَهُم ۚ إِنَّ مَوعِدَهُمُ الصُّبحُ ۚ أَلَيسَ الصُّبحُ بِقَريبٍ(81)
“O Lut, - i thanë, - ne jemi të deleguarit e Zotit tënd, as që kanë për të arritur te ti. Ti me familjen tënde nisu natën dhe le të mos mbesë askush, përveç gruas tënde. Atë do ta gjejë ajo që po i gjen ata. Fundi i tyre është agimi; a nuk është afër agimi?”(81)
فَلَمّا جاءَ أَمرُنا جَعَلنا عٰلِيَها سافِلَها وَأَمطَرنا عَلَيها حِجارَةً مِن سِجّيلٍ مَنضودٍ(82)
Dhe kur erdhi urdhëri ynë, Ne i përmbysëm të gjitha, ajo që kishte qenë lartë ra poshtë, dhe mbi ta lëshuam guraleca sikur copa të argjilit, që reshën pa ia nda.(82)
مُسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ ۖ وَما هِىَ مِنَ الظّٰلِمينَ بِبَعيدٍ(83)
Të caktuar nga Zoti yt, e ajo nuk është larg nga mizorët.(83)
۞ وَإِلىٰ مَديَنَ أَخاهُم شُعَيبًا ۚ قالَ يٰقَومِ اعبُدُوا اللَّهَ ما لَكُم مِن إِلٰهٍ غَيرُهُ ۖ وَلا تَنقُصُوا المِكيالَ وَالميزانَ ۚ إِنّى أَرىٰكُم بِخَيرٍ وَإِنّى أَخافُ عَلَيكُم عَذابَ يَومٍ مُحيطٍ(84)
Dhe Medjenit - vëllaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, dhe mos bëni padrejtësi në peshojë, qoftë me litër a me terezi. Unë e shoh se ju keni mjaft dhe frikësohem se një ditë do t’ju godasë dënimi.(84)
وَيٰقَومِ أَوفُوا المِكيالَ وَالميزانَ بِالقِسطِ ۖ وَلا تَبخَسُوا النّاسَ أَشياءَهُم وَلا تَعثَوا فِى الأَرضِ مُفسِدينَ(85)
“O populli im! Matni drejt si me litër ashtu edhe me terezi dhe mos ua mungoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni në tokë keq dhe turbullime.(85)
بَقِيَّتُ اللَّهِ خَيرٌ لَكُم إِن كُنتُم مُؤمِنينَ ۚ وَما أَنا۠ عَلَيكُم بِحَفيظٍ(86)
Më mirë është ajo që ua le All-llahu, nëse jeni besimtarë, kurse unë nuk jam roja juaj!”(86)
قالوا يٰشُعَيبُ أَصَلوٰتُكَ تَأمُرُكَ أَن نَترُكَ ما يَعبُدُ ءاباؤُنا أَو أَن نَفعَلَ فى أَموٰلِنا ما نَشٰؤُا۟ ۖ إِنَّكَ لَأَنتَ الحَليمُ الرَّشيدُ(87)
“O Shuajb, - i thanë, - kjo e falmja jote atë urdhëron që t’i lëmë ata që i kanë adhuruar baballarët tanë ose të mos veprojmë me pasuritë tona shtu siç dëshirojmë vetë? Ti njëmend qenke i butë dhe i udhëzuar!”(87)
قالَ يٰقَومِ أَرَءَيتُم إِن كُنتُ عَلىٰ بَيِّنَةٍ مِن رَبّى وَرَزَقَنى مِنهُ رِزقًا حَسَنًا ۚ وَما أُريدُ أَن أُخالِفَكُم إِلىٰ ما أَنهىٰكُم عَنهُ ۚ إِن أُريدُ إِلَّا الإِصلٰحَ مَا استَطَعتُ ۚ وَما تَوفيقى إِلّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَإِلَيهِ أُنيبُ(88)
“O populli im, - tha ai, - nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe se Ai më ka furnizuar vetë me të mira. Unë dëshiroj të kontestoj atë që ua ndaloj; por vetëm se dëshiroj të bëj mirë aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetëm nga All-llahu. Te Ai jam mbështetur dhe atij i drejtohem.(88)
وَيٰقَومِ لا يَجرِمَنَّكُم شِقاقى أَن يُصيبَكُم مِثلُ ما أَصابَ قَومَ نوحٍ أَو قَومَ هودٍ أَو قَومَ صٰلِحٍ ۚ وَما قَومُ لوطٍ مِنكُم بِبَعيدٍ(89)
O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le të mos ju shpjer atje ku do të iu godisë ajo që e goditi popullin e Nuhit, ose të Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk është fort larg jush.(89)
وَاستَغفِروا رَبَّكُم ثُمَّ توبوا إِلَيهِ ۚ إِنَّ رَبّى رَحيمٌ وَدودٌ(90)
dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me të vërtetë, është mëshirëplotë dhe plot dashuri”.(90)
قالوا يٰشُعَيبُ ما نَفقَهُ كَثيرًا مِمّا تَقولُ وَإِنّا لَنَرىٰكَ فينا ضَعيفًا ۖ وَلَولا رَهطُكَ لَرَجَمنٰكَ ۖ وَما أَنتَ عَلَينا بِعَزيزٍ(91)
Ata i thanë, “O Shuajb, shumë sende çka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njëmend i dobët në mesin tonë; sikur të mos ishte familja jote ne do të kishim mbytur me gurë, ti nuk ke kurrfar force për ne”.(91)
قالَ يٰقَومِ أَرَهطى أَعَزُّ عَلَيكُم مِنَ اللَّهِ وَاتَّخَذتُموهُ وَراءَكُم ظِهرِيًّا ۖ إِنَّ رَبّى بِما تَعمَلونَ مُحيطٌ(92)
“O populli im, - tha ai, - a fisi im është më i dashur se All-llahu për ju, e ju, atë e keni lënë krejtësisht pas dore?! Zoti im e di mirë se çka bëni ju.(92)
وَيٰقَومِ اعمَلوا عَلىٰ مَكانَتِكُم إِنّى عٰمِلٌ ۖ سَوفَ تَعلَمونَ مَن يَأتيهِ عَذابٌ يُخزيهِ وَمَن هُوَ كٰذِبٌ ۖ وَارتَقِبوا إِنّى مَعَكُم رَقيبٌ(93)
O populli im, bëni sa të keni mundësi, por edhe unë do të bëj. Do ta merrni vesh cilin do ta zërë dënimi që ta turpërojë dhe kush është gënjeshtar. Pra, pritni, edhe unë do të pres me ju!”(93)
وَلَمّا جاءَ أَمرُنا نَجَّينا شُعَيبًا وَالَّذينَ ءامَنوا مَعَهُ بِرَحمَةٍ مِنّا وَأَخَذَتِ الَّذينَ ظَلَمُوا الصَّيحَةُ فَأَصبَحوا فى دِيٰرِهِم جٰثِمينَ(94)
Dhe kur erdh urdhëri ynë, Ne nga mëshira jonë, e shpëtuam Shuajbin dhe ata që besuan me te, kurse ata që bënë keq i goditi ushtima, dhe ata u gjetën kufoma, të vdekur në shtëpit e tyre,(94)
كَأَن لَم يَغنَوا فيها ۗ أَلا بُعدًا لِمَديَنَ كَما بَعِدَت ثَمودُ(95)
Sikur të mos kishin ekzistuar fare në te (tokë). Qoftë i larguar Medjeni siç është edhe Themudi!(95)
وَلَقَد أَرسَلنا موسىٰ بِـٔايٰتِنا وَسُلطٰنٍ مُبينٍ(96)
Edhe Musaun e dërguam me argumentet tona dhe autorizime të qarta,(96)
إِلىٰ فِرعَونَ وَمَلَإِي۟هِ فَاتَّبَعوا أَمرَ فِرعَونَ ۖ وَما أَمرُ فِرعَونَ بِرَشيدٍ(97)
Te Faraoni dhe paria e tij, por ata pasuan urdhërat e Faraonit, kurse urdhëri i Faraonit nuk të shpie drejt.(97)
يَقدُمُ قَومَهُ يَومَ القِيٰمَةِ فَأَورَدَهُمُ النّارَ ۖ وَبِئسَ الوِردُ المَورودُ(98)
Do t’i prijë në ditën e Kijametit popullit të vet dhe ta shpjerë në zjarr, po vend i tmerrshëm është ai ku do të shpien!(98)
وَأُتبِعوا فى هٰذِهِ لَعنَةً وَيَومَ القِيٰمَةِ ۚ بِئسَ الرِّفدُ المَرفودُ(99)
Në këtë botë i ka përcjellë mallkimi, si edhe në ditën e kijametit. Sa “dhuratë” e keqe po u dhurohet!(99)
ذٰلِكَ مِن أَنباءِ القُرىٰ نَقُصُّهُ عَلَيكَ ۖ مِنها قائِمٌ وَحَصيدٌ(100)
Ato janë disa lajme për qytetet që po ti tregojmë; disa prej tyre ende ekzistojnë e disa janë zhdukur.(100)
وَما ظَلَمنٰهُم وَلٰكِن ظَلَموا أَنفُسَهُم ۖ فَما أَغنَت عَنهُم ءالِهَتُهُمُ الَّتى يَدعونَ مِن دونِ اللَّهِ مِن شَيءٍ لَمّا جاءَ أَمرُ رَبِّكَ ۖ وَما زادوهُم غَيرَ تَتبيبٍ(101)
Ne nuk i kemi dëmtuar ata, por ata kanë dëmtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, kurgjë nuk u kanë ndihmuar zotërat e tyre, të cilëve u janë falur, në vend të All-llahut, vetëmse ua shtojnë shkatërrimin.(101)
وَكَذٰلِكَ أَخذُ رَبِّكَ إِذا أَخَذَ القُرىٰ وَهِىَ ظٰلِمَةٌ ۚ إِنَّ أَخذَهُ أَليمٌ شَديدٌ(102)
Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është, njëmend, fort i dhembshëm.(102)
إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايَةً لِمَن خافَ عَذابَ الءاخِرَةِ ۚ ذٰلِكَ يَومٌ مَجموعٌ لَهُ النّاسُ وَذٰلِكَ يَومٌ مَشهودٌ(103)
Në këtë ka, pa dyshim, argumente për atë që i frikësohet dënimit në botën tjetër; e ajo është ditë kur të gjithë njerëzit do të tubohen dhe ajo është ditë e dëshmuar.(103)
وَما نُؤَخِّرُهُ إِلّا لِأَجَلٍ مَعدودٍ(104)
Dhe ne e shtyejmë vetëm deri në një kohë të caktuar.(104)
يَومَ يَأتِ لا تَكَلَّمُ نَفسٌ إِلّا بِإِذنِهِ ۚ فَمِنهُم شَقِىٌّ وَسَعيدٌ(105)
Kur të vijë ajo ditë, asnjë nuk do të flas pa lejen e tij. Prej atyre do të ketë të mjerë dhe fatlumë.(105)
فَأَمَّا الَّذينَ شَقوا فَفِى النّارِ لَهُم فيها زَفيرٌ وَشَهيقٌ(106)
Sa u përket të mjerëve, ata do të jenë në zjarr, ku rëndë merret frymë;(106)
خٰلِدينَ فيها ما دامَتِ السَّمٰوٰتُ وَالأَرضُ إِلّا ما شاءَ رَبُّكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعّالٌ لِما يُريدُ(107)
Aty do të mbesin përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç se çka do Zoti yt. Zoti yt, njëmend, punon çka dëshiron.(107)
۞ وَأَمَّا الَّذينَ سُعِدوا فَفِى الجَنَّةِ خٰلِدينَ فيها ما دامَتِ السَّمٰوٰتُ وَالأَرضُ إِلّا ما شاءَ رَبُّكَ ۖ عَطاءً غَيرَ مَجذوذٍ(108)
Sa u përket fatlumëve, ata do të jenë në xhenet, aty do të qëndrojnë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm se çka do Zoti yt, si shpërblim i vazhdueshëm.(108)
فَلا تَكُ فى مِريَةٍ مِمّا يَعبُدُ هٰؤُلاءِ ۚ ما يَعبُدونَ إِلّا كَما يَعبُدُ ءاباؤُهُم مِن قَبلُ ۚ وَإِنّا لَمُوَفّوهُم نَصيبَهُم غَيرَ مَنقوصٍ(109)
Prandaj mos jij në dyshim për atë çka po adhurojnë këta. Këta nuk adhurojnë tjetër përveçse çka adhuronin baballarët e tyre edhe më parë. Dhe me siguri atë çka kanë merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar.(109)
وَلَقَد ءاتَينا موسَى الكِتٰبَ فَاختُلِفَ فيهِ ۚ وَلَولا كَلِمَةٌ سَبَقَت مِن رَبِّكَ لَقُضِىَ بَينَهُم ۚ وَإِنَّهُم لَفى شَكٍّ مِنهُ مُريبٍ(110)
Edhe Musaut i dhamë Librin, por u kontestua, dhe sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd e dhënë më herët, ata do të ishin ekzekutuar, porse ata janë në dyshim të madh për këtë.(110)
وَإِنَّ كُلًّا لَمّا لَيُوَفِّيَنَّهُم رَبُّكَ أَعمٰلَهُم ۚ إِنَّهُ بِما يَعمَلونَ خَبيرٌ(111)
Dhe të tërëve atyre Zoti yt do t’ua paguaj veprat e tyre, sepse Ai është i informuar se çka po bëjnë.(111)
فَاستَقِم كَما أُمِرتَ وَمَن تابَ مَعَكَ وَلا تَطغَوا ۚ إِنَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ(112)
Ti vazhdo rrugës së drejtë siç je urdhëruar, dhe ashtu kush pendohet le të veprojnë me ty, dhe mos jini të hutuar, sepse Ai sheh mirë se çka punoni.(112)
وَلا تَركَنوا إِلَى الَّذينَ ظَلَموا فَتَمَسَّكُمُ النّارُ وَما لَكُم مِن دونِ اللَّهِ مِن أَولِياءَ ثُمَّ لا تُنصَرونَ(113)
Dhe mos iu bashkohuni atyre që kanë bërë padrejtësi e t’ju djegë zjarri, ju nuk keni tjetër mbrojtës përveç All-llahut, pastaj nuk jeni të ndihmuar.(113)
وَأَقِمِ الصَّلوٰةَ طَرَفَىِ النَّهارِ وَزُلَفًا مِنَ الَّيلِ ۚ إِنَّ الحَسَنٰتِ يُذهِبنَ السَّيِّـٔاتِ ۚ ذٰلِكَ ذِكرىٰ لِلذّٰكِرينَ(114)
dhe kryej faljen në të dy skajet e ditës, edhe në orët e para të natës! Veprat e mira, njëmend, i zhdukin të këqiat. Ajo është një përkujtim për ata që kujtohen.(114)
وَاصبِر فَإِنَّ اللَّهَ لا يُضيعُ أَجرَ المُحسِنينَ(115)
Dhe jij i durueshëm, se All-llahu me siguri nuk ua lë mangut shpërblimin bëmirësave,(115)
فَلَولا كانَ مِنَ القُرونِ مِن قَبلِكُم أُولوا بَقِيَّةٍ يَنهَونَ عَنِ الفَسادِ فِى الأَرضِ إِلّا قَليلًا مِمَّن أَنجَينا مِنهُم ۗ وَاتَّبَعَ الَّذينَ ظَلَموا ما أُترِفوا فيهِ وَكانوا مُجرِمينَ(116)
Meqë ndër breznitë përpara jush nuk ka pasur të ndershëm, të cilët do të pengonin turbullirat në tokë, përveç një pakicë të cilët ne i kemi shpëtuar, kurse ata që kanë bërë mizori kanë ndjekur rrugën e kënaqësisë dhe kanë qenë gabimtarë.(116)
وَما كانَ رَبُّكَ لِيُهلِكَ القُرىٰ بِظُلمٍ وَأَهلُها مُصلِحونَ(117)
Zoti yt nuk i ka shfarosur mizorisht qytetet e banorët e tyre të kenë qenë të mirë.(117)
وَلَو شاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النّاسَ أُمَّةً وٰحِدَةً ۖ وَلا يَزالونَ مُختَلِفينَ(118)
Sikur të kish dashur Zoti yt, të tërë njerëzit do t’i bënte një popull. Mirëpo ata gjithmonë do të kundërshtohen.(118)
إِلّا مَن رَحِمَ رَبُّكَ ۚ وَلِذٰلِكَ خَلَقَهُم ۗ وَتَمَّت كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَملَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الجِنَّةِ وَالنّاسِ أَجمَعينَ(119)
Përveç kë e mëshiron Zoti yt. Për këtë edhe i ka krijuar. Dhe fjala e Zotit tënd do të plotësohet: “Do ta mbush, njëmend, xhehennemin me exhin dhe njerëz së bashku”!(119)
وَكُلًّا نَقُصُّ عَلَيكَ مِن أَنباءِ الرُّسُلِ ما نُثَبِّتُ بِهِ فُؤادَكَ ۚ وَجاءَكَ فى هٰذِهِ الحَقُّ وَمَوعِظَةٌ وَذِكرىٰ لِلمُؤمِنينَ(120)
Kurse çdo lajm që t’a rrëfejmë për ndonjë nga profetët, me çka të forcojmë zemrën tënde. Dhe në këtë të ka ardhur e vërteta e hapët dhe këshillë si edhe mësim për besimtarët.(120)
وَقُل لِلَّذينَ لا يُؤمِنونَ اعمَلوا عَلىٰ مَكانَتِكُم إِنّا عٰمِلونَ(121)
Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çka të mundeni, edhe ne me siguri po punojmë,(121)
وَانتَظِروا إِنّا مُنتَظِرونَ(122)
Dhe pritni! Edhe ne do të presim”.(122)
وَلِلَّهِ غَيبُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَإِلَيهِ يُرجَعُ الأَمرُ كُلُّهُ فَاعبُدهُ وَتَوَكَّل عَلَيهِ ۚ وَما رَبُّكَ بِغٰفِلٍ عَمّا تَعمَلونَ(123)
All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës dhe Atij i kthehen të gjitha çështjet, prandaj vetëm atë adhuro dhe te Ai mbështetu, se Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo çka punoni.(123)