Fussilat( فصلت)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ حم(1)
Ha Mim(1)
تَنزيلٌ مِنَ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ(2)
Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti.(2)
كِتٰبٌ فُصِّلَت ءايٰتُهُ قُرءانًا عَرَبِيًّا لِقَومٍ يَعلَمونَ(3)
Libri, ajetet e të cilit janë shkoqitur në Kur’an, në gjuhën arabe, është për njerëzit që dinë,(3)
بَشيرًا وَنَذيرًا فَأَعرَضَ أَكثَرُهُم فَهُم لا يَسمَعونَ(4)
Sihariq dhe vërejtje, por prapëseprapë shumica prej tyre ia kthyen shpinën. Ata nuk dëgjojnë.(4)
وَقالوا قُلوبُنا فى أَكِنَّةٍ مِمّا تَدعونا إِلَيهِ وَفى ءاذانِنا وَقرٌ وَمِن بَينِنا وَبَينِكَ حِجابٌ فَاعمَل إِنَّنا عٰمِلونَ(5)
“Zemrat tona – thonë ata – janë të izoluara prej asaj që na thërret ti, dhe jemi të shurdhër për atë, ndërsa ndërmjet nesh dhe teje ka një grile (perde), por ti puno se edhe ne do të punojmë”.(5)
قُل إِنَّما أَنا۠ بَشَرٌ مِثلُكُم يوحىٰ إِلَىَّ أَنَّما إِلٰهُكُم إِلٰهٌ وٰحِدٌ فَاستَقيموا إِلَيهِ وَاستَغفِروهُ ۗ وَوَيلٌ لِلمُشرِكينَ(6)
Thuaj: “Unë jam një njeri sikurse edhe ju, që më shpallet se Zoti juaj është vetëm një Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kërkoni falje! Mjerë politeistët!(6)
الَّذينَ لا يُؤتونَ الزَّكوٰةَ وَهُم بِالءاخِرَةِ هُم كٰفِرونَ(7)
Ata të cilët nuk japin zeqatin. Të gjithë ata nuk besojnë në botën tjetër.(7)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم أَجرٌ غَيرُ مَمنونٍ(8)
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, shpërblehen vazhdimisht”.(8)
۞ قُل أَئِنَّكُم لَتَكفُرونَ بِالَّذى خَلَقَ الأَرضَ فى يَومَينِ وَتَجعَلونَ لَهُ أَندادًا ۚ ذٰلِكَ رَبُّ العٰلَمينَ(9)
Thuaj: “A, me të vërtetë, ju mohoni Atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok?! Ai është Zot i botërave!”(9)
وَجَعَلَ فيها رَوٰسِىَ مِن فَوقِها وَبٰرَكَ فيها وَقَدَّرَ فيها أَقوٰتَها فى أَربَعَةِ أَيّامٍ سَواءً لِلسّائِلينَ(10)
Ai nëpër të, përmbi, ka bërë kodra të palëvizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë – sqarim për ata që pyesin.(10)
ثُمَّ استَوىٰ إِلَى السَّماءِ وَهِىَ دُخانٌ فَقالَ لَها وَلِلأَرضِ ائتِيا طَوعًا أَو كَرهًا قالَتا أَتَينا طائِعينَ(11)
Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegullinë, dhe i tha atij edhe tokës: “Qasuni me dëshirë a me dhunë!” “Po qasemi me gjithë dëshirë”, thanë ata të dy.(11)
فَقَضىٰهُنَّ سَبعَ سَمٰواتٍ فى يَومَينِ وَأَوحىٰ فى كُلِّ سَماءٍ أَمرَها ۚ وَزَيَّنَّا السَّماءَ الدُّنيا بِمَصٰبيحَ وَحِفظًا ۚ ذٰلِكَ تَقديرُ العَزيزِ العَليمِ(12)
Dhe i krijoi për dy ditë shtatë qiej, dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruam me yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit të Gjithdijshmit.(12)
فَإِن أَعرَضوا فَقُل أَنذَرتُكُم صٰعِقَةً مِثلَ صٰعِقَةِ عادٍ وَثَمودَ(13)
Dhe në qoftë se kthejnë shpinën, thuaju! “U tërheq vërejtjen me një vetëtimë, si vetëtima e Adit dhe Themudit,(13)
إِذ جاءَتهُمُ الرُّسُلُ مِن بَينِ أَيديهِم وَمِن خَلفِهِم أَلّا تَعبُدوا إِلَّا اللَّهَ ۖ قالوا لَو شاءَ رَبُّنا لَأَنزَلَ مَلٰئِكَةً فَإِنّا بِما أُرسِلتُم بِهِ كٰفِرونَ(14)
Kur u vinin profetët nga të gjitha anët “Mos adhuroni askë përpos All-llahut!” “Po të kish dashur Zoti ynë – thonë ata – ai do t’i dërgonte engjujt, ne nuk besojmë në atë që dërgon përmes teje”.(14)
فَأَمّا عادٌ فَاستَكبَروا فِى الأَرضِ بِغَيرِ الحَقِّ وَقالوا مَن أَشَدُّ مِنّا قُوَّةً ۖ أَوَلَم يَرَوا أَنَّ اللَّهَ الَّذى خَلَقَهُم هُوَ أَشَدُّ مِنهُم قُوَّةً ۖ وَكانوا بِـٔايٰتِنا يَجحَدونَ(15)
Ad u rrit mendësh në tokë pa të drejtë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e kanë parë se All-llahu, i cili i ka krijuar, është më i fortë se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan.(15)
فَأَرسَلنا عَلَيهِم ريحًا صَرصَرًا فى أَيّامٍ نَحِساتٍ لِنُذيقَهُم عَذابَ الخِزىِ فِى الحَيوٰةِ الدُّنيا ۖ وَلَعَذابُ الءاخِرَةِ أَخزىٰ ۖ وَهُم لا يُنصَرونَ(16)
Prandaj, ne dërguam kundër tyre erën e akullt, në ditët e fatkeqësisë që ta shijojnë vuajtjen e turpshme qysh në këtë botë, kurse vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, më e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmojë.(16)
وَأَمّا ثَمودُ فَهَدَينٰهُم فَاستَحَبُّوا العَمىٰ عَلَى الهُدىٰ فَأَخَذَتهُم صٰعِقَةُ العَذابِ الهونِ بِما كانوا يَكسِبونَ(17)
Edhe Themudin e drejtuam në rrugë të drejtë, por ata e deshtën më shumë verbërinë, përkundër rrugës së drejtë, prandaj i përfshiu rrëmuja e dënimit të turpshëm, sipas asaj që e kishin fituar.(17)
وَنَجَّينَا الَّذينَ ءامَنوا وَكانوا يَتَّقونَ(18)
Por i shpëtuam ata të cilët kanë besuar dhe janë ruajtur.(18)
وَيَومَ يُحشَرُ أَعداءُ اللَّهِ إِلَى النّارِ فَهُم يوزَعونَ(19)
Ndërsa, atë ditë, kur armiqtë e All-llahut do të mblidhen në zjarr, ata do të frenohen(19)
حَتّىٰ إِذا ما جاءوها شَهِدَ عَلَيهِم سَمعُهُم وَأَبصٰرُهُم وَجُلودُهُم بِما كانوا يَعمَلونَ(20)
Që të vijnë aty e të dëshmojnë kundër tyre: veshët e tyre, sytë e tyre edhe lëkurët e tyre për atë se ç’kanë punuar.(20)
وَقالوا لِجُلودِهِم لِمَ شَهِدتُم عَلَينا ۖ قالوا أَنطَقَنَا اللَّهُ الَّذى أَنطَقَ كُلَّ شَيءٍ وَهُوَ خَلَقَكُم أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيهِ تُرجَعونَ(21)
“Pse dëshmuat kundër nesh”? do t’u thonë lëkurëve të veta. Ata do të përgjegjen: “All-llahu i cili i ka dhënë aftësi për të folur çdo sendi, edhe neve na ka bërë që të flasim. Ai iu krijoi edhe juve herën e parë dhe te Ai po ktheheni.(21)
وَما كُنتُم تَستَتِرونَ أَن يَشهَدَ عَلَيكُم سَمعُكُم وَلا أَبصٰرُكُم وَلا جُلودُكُم وَلٰكِن ظَنَنتُم أَنَّ اللَّهَ لا يَعلَمُ كَثيرًا مِمّا تَعمَلونَ(22)
Ju nuk keni mundur të fshiheni që të mos dëshmojnë kundër jush veshët e tuaj dhe sytë tyaj, si edhe lëkurët tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do të dijë për shumë gjëra që i keni bërë.(22)
وَذٰلِكُم ظَنُّكُمُ الَّذى ظَنَنتُم بِرَبِّكُم أَردىٰكُم فَأَصبَحتُم مِنَ الخٰسِرينَ(23)
Dhe ai mendim i juaji, që keni menduar për Zotin tuaj, u ka shkatërruar dhe tani jeni nga të humburit”.(23)
فَإِن يَصبِروا فَالنّارُ مَثوًى لَهُم ۖ وَإِن يَستَعتِبوا فَما هُم مِنَ المُعتَبينَ(24)
Pra, nëse qëndrojnë, vendbanimi i tyre është zjarri por nëse kërkojnë mëshirë, kërkesa e tyre nuk merret parasysh.(24)
۞ وَقَيَّضنا لَهُم قُرَناءَ فَزَيَّنوا لَهُم ما بَينَ أَيديهِم وَما خَلفَهُم وَحَقَّ عَلَيهِمُ القَولُ فى أُمَمٍ قَد خَلَت مِن قَبلِهِم مِنَ الجِنِّ وَالإِنسِ ۖ إِنَّهُم كانوا خٰسِرينَ(25)
Ne u kemi imponuar shokë që ua kanë zbukuruar të tashmen dhe të pastajshmen, dhe ndaj atyre është zbatuar fjala 9për dënim) për popujt, exhinët dhe njerëzit, të cilët kanë qenë para atyre. Me të vërtetë ata janë të humbur.(25)
وَقالَ الَّذينَ كَفَروا لا تَسمَعوا لِهٰذَا القُرءانِ وَالغَوا فيهِ لَعَلَّكُم تَغلِبونَ(26)
Ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an por bëni zhurmë, ndoshta e mposhtni!”(26)
فَلَنُذيقَنَّ الَّذينَ كَفَروا عَذابًا شَديدًا وَلَنَجزِيَنَّهُم أَسوَأَ الَّذى كانوا يَعمَلونَ(27)
Prandaj ne gjithsesi do të bëjmë që mosbesimtarët të shijojnë dënim të tmerrshëm dhe do t’i shpërblejmë me më të keqën që e kanë bërë.(27)
ذٰلِكَ جَزاءُ أَعداءِ اللَّهِ النّارُ ۖ لَهُم فيها دارُ الخُلدِ ۖ جَزاءً بِما كانوا بِـٔايٰتِنا يَجحَدونَ(28)
Ai është shpërblim i armiqve të All-llahut, zjarri. Ata do të kenë aty shtëpinë e përhershme, si shpërblim që i kanë mohuar argumentet tona.(28)
وَقالَ الَّذينَ كَفَروا رَبَّنا أَرِنَا الَّذَينِ أَضَلّانا مِنَ الجِنِّ وَالإِنسِ نَجعَلهُما تَحتَ أَقدامِنا لِيَكونا مِنَ الأَسفَلينَ(29)
Kurse mosbesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata dy, nga njerëzit dhe exhinët që na kanë humbur, t’i vëmë nën këmbët tona, le të jenë nga më të poshtërit”.(29)
إِنَّ الَّذينَ قالوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ استَقٰموا تَتَنَزَّلُ عَلَيهِمُ المَلٰئِكَةُ أَلّا تَخافوا وَلا تَحزَنوا وَأَبشِروا بِالجَنَّةِ الَّتى كُنتُم توعَدونَ(30)
Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjujt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni xhennetit që u është premtuar.(30)
نَحنُ أَولِياؤُكُم فِى الحَيوٰةِ الدُّنيا وَفِى الءاخِرَةِ ۖ وَلَكُم فيها ما تَشتَهى أَنفُسُكُم وَلَكُم فيها ما تَدَّعونَ(31)
Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtërat tuaj dhe çdo send që të kërkoni.(31)
نُزُلًا مِن غَفورٍ رَحيمٍ(32)
Si qerasje nga ai i cili fal dhe është mëshirëplotë”.(32)
وَمَن أَحسَنُ قَولًا مِمَّن دَعا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صٰلِحًا وَقالَ إِنَّنى مِنَ المُسلِمينَ(33)
Po kush flet më bukur se ai i cili të thërret tek All-llahu, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam me të vërtetë musliman”.(33)
وَلا تَستَوِى الحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادفَع بِالَّتى هِىَ أَحسَنُ فَإِذَا الَّذى بَينَكَ وَبَينَهُ عَدٰوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِىٌّ حَميمٌ(34)
E mira dhe e keqja nuk janë njëlloj. Të keqen ktheje me të mië, andaj armiku yt menjëherë do të bëhet mik i sinqertë.(34)
وَما يُلَقّىٰها إِلَّا الَّذينَ صَبَروا وَما يُلَقّىٰها إِلّا ذو حَظٍّ عَظيمٍ(35)
Atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse durimtarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse ai që ka shumë fat.(35)
وَإِمّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيطٰنِ نَزغٌ فَاستَعِذ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّميعُ العَليمُ(36)
Dhe nëse djalli fillon të të mashtrojë, ti kërko mbështetje tek All-llahu, sepse Ai njëmend dëgjon dhe sheh shumë.(36)
وَمِن ءايٰتِهِ الَّيلُ وَالنَّهارُ وَالشَّمسُ وَالقَمَرُ ۚ لا تَسجُدوا لِلشَّمسِ وَلا لِلقَمَرِ وَاسجُدوا لِلَّهِ الَّذى خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُم إِيّاهُ تَعبُدونَ(37)
Njëri nga argumentet e Tij janë nata dhe dita, edhe dielli dhe hëna, mos bëni sexhde as para Diellit as para Hënës, por bini në sexhde për All-llahun, i cili i krijoi ata, nëse dëshironi që vetëm Atë ta adhuroni.(37)
فَإِنِ استَكبَروا فَالَّذينَ عِندَ رَبِّكَ يُسَبِّحونَ لَهُ بِالَّيلِ وَالنَّهارِ وَهُم لا يَسـَٔمونَ ۩(38)
Por nëse bënë mendjemadhësi, ani! Ata, të cilët janë te Zoti yt (engjujt), lavdërojnë natën dhe ditën dhe nuk lodhen.(38)
وَمِن ءايٰتِهِ أَنَّكَ تَرَى الأَرضَ خٰشِعَةً فَإِذا أَنزَلنا عَلَيهَا الماءَ اهتَزَّت وَرَبَت ۚ إِنَّ الَّذى أَحياها لَمُحىِ المَوتىٰ ۚ إِنَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(39)
Një nga argumentet e Tij shtë edhe ai që ti sheh tokën e tharë, por kur në të lëshojmë shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai që e ngjallë atë do t’i ngjallë me siguri edhe të vdekurit, sepse Ai është i gjithfuqishëm për çdo gjë.(39)
إِنَّ الَّذينَ يُلحِدونَ فى ءايٰتِنا لا يَخفَونَ عَلَينا ۗ أَفَمَن يُلقىٰ فِى النّارِ خَيرٌ أَم مَن يَأتى ءامِنًا يَومَ القِيٰمَةِ ۚ اعمَلوا ما شِئتُم ۖ إِنَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ(40)
Ata të cilët i shtrembërojnë argumentet tona, nuk do të na fshihen. A do të jetë më mirë ai që të hudhet në zjarr apo ai i cili në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni çka të doni, Ai pa dyshim sheh se çka punoni.(40)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا بِالذِّكرِ لَمّا جاءَهُم ۖ وَإِنَّهُ لَكِتٰبٌ عَزيزٌ(41)
Ata që e mohuan Kur’anin, pasi që u pat ardhur, e ai është me të vërtetë libër i dashur,(41)
لا يَأتيهِ البٰطِلُ مِن بَينِ يَدَيهِ وَلا مِن خَلفِهِ ۖ تَنزيلٌ مِن حَكيمٍ حَميدٍ(42)
Që nuk i vjen gënjeshtër nga asnjë anë, është shpallje nga një i Urtë i Lavdishëm.(42)
ما يُقالُ لَكَ إِلّا ما قَد قيلَ لِلرُّسُلِ مِن قَبلِكَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ لَذو مَغفِرَةٍ وَذو عِقابٍ أَليمٍ(43)
Ty nuk do të thuhet asgjë që nuk u është thënë profetëve përpara teje. Zoti yt njëmend fal, por edhe ndëshkon keq.(43)
وَلَو جَعَلنٰهُ قُرءانًا أَعجَمِيًّا لَقالوا لَولا فُصِّلَت ءايٰتُهُ ۖ ءَأَعجَمِىٌّ وَعَرَبِىٌّ ۗ قُل هُوَ لِلَّذينَ ءامَنوا هُدًى وَشِفاءٌ ۖ وَالَّذينَ لا يُؤمِنونَ فى ءاذانِهِم وَقرٌ وَهُوَ عَلَيهِم عَمًى ۚ أُولٰئِكَ يُنادَونَ مِن مَكانٍ بَعيدٍ(44)
Dhe sikur ta bënim Kur’anin në gjuhën e huaj, ata me siguri do të thonin: “Të kishin qenë ajetet e tij të shpjeguar”. A gjuhë e huaj, e ai vetë arab, a?! thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar”. Kurse ata që nuk besojnë – janë të shurdhër e të verbër, ata sikur thirren nga një vend i largët.(44)
وَلَقَد ءاتَينا موسَى الكِتٰبَ فَاختُلِفَ فيهِ ۗ وَلَولا كَلِمَةٌ سَبَقَت مِن رَبِّكَ لَقُضِىَ بَينَهُم ۚ وَإِنَّهُم لَفى شَكٍّ مِنهُ مُريبٍ(45)
Edhe Musaut i patëm dhënë libër, por e kundërshtuan. Po sikur të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd, me këta do të ishte puna e kryer, sepse ata shumë dyshojnë në të.(45)
مَن عَمِلَ صٰلِحًا فَلِنَفسِهِ ۖ وَمَن أَساءَ فَعَلَيها ۗ وَما رَبُّكَ بِظَلّٰمٍ لِلعَبيدِ(46)
Kush bën mirë, e bën për vete, e nëse bën keq, e bën kundër vetes. Mirëpo, Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj njerëzve.(46)
۞ إِلَيهِ يُرَدُّ عِلمُ السّاعَةِ ۚ وَما تَخرُجُ مِن ثَمَرٰتٍ مِن أَكمامِها وَما تَحمِلُ مِن أُنثىٰ وَلا تَضَعُ إِلّا بِعِلمِهِ ۚ وَيَومَ يُناديهِم أَينَ شُرَكاءى قالوا ءاذَنّٰكَ ما مِنّا مِن شَهيدٍ(47)
Vetëm ai e di se kur do të bëhet shkatërrimi i botës. As frytet nuk dalin nga syza e lules së vet dhe asnjë femër nuk mbarset dhe nuk lind e ai të mos e dijë. Kurse në ditën kur ai thërret e thotë: “Ku janë shokët e mi?” – thonë: “Të njoftojmë se ne këtë nuk e dëshmojmë”.(47)
وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَدعونَ مِن قَبلُ ۖ وَظَنّوا ما لَهُم مِن مَحيصٍ(48)
Dhe u humbën ata të cilëve më parë u janë falur, por e dinë se askund nuk mund të shmangen.(48)
لا يَسـَٔمُ الإِنسٰنُ مِن دُعاءِ الخَيرِ وَإِن مَسَّهُ الشَّرُّ فَيَـٔوسٌ قَنوطٌ(49)
Njeriut nuk i vjen vështirë të lutet për mirë, por kur e godet e keqja atëherë zhgënjehet dhe humb shpresën.(49)
وَلَئِن أَذَقنٰهُ رَحمَةً مِنّا مِن بَعدِ ضَرّاءَ مَسَّتهُ لَيَقولَنَّ هٰذا لى وَما أَظُنُّ السّاعَةَ قائِمَةً وَلَئِن رُجِعتُ إِلىٰ رَبّى إِنَّ لى عِندَهُ لَلحُسنىٰ ۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ الَّذينَ كَفَروا بِما عَمِلوا وَلَنُذيقَنَّهُم مِن عَذابٍ غَليظٍ(50)
Kur e bëjmë të shijojë mëshirën Tonë, pas fatkeqësisë që e godit, ai e pohon kategorikisht: “Këtë e kam merituar edhe nuk mendoj se do të vijë momenti i ringjalljes. Por, edhe nëse kthehem te Zoti im, te ai kam vepra të mira”. Ndërsa Ne do t’i lajmërojmë me siguri ata që kanë mohuar se çka kanë punuar dhe pa dyshim do t’i bëjmë të shijojnë dënim të rëndë.(50)
وَإِذا أَنعَمنا عَلَى الإِنسٰنِ أَعرَضَ وَنَـٔا بِجانِبِهِ وَإِذا مَسَّهُ الشَّرُّ فَذو دُعاءٍ عَريضٍ(51)
Kur i dhurojmë njeriut dhuntinë Tonë, ai kthen shpinën, mirëpo sapo e prek e keqja ai lutet shumë gjatë.(51)
قُل أَرَءَيتُم إِن كانَ مِن عِندِ اللَّهِ ثُمَّ كَفَرتُم بِهِ مَن أَضَلُّ مِمَّن هُوَ فى شِقاقٍ بَعيدٍ(52)
Thuaj: “A e shihni? Nëse është nga All-llahu e ju atë e mohoni, kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të thellë?”(52)
سَنُريهِم ءايٰتِنا فِى الءافاقِ وَفى أَنفُسِهِم حَتّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُم أَنَّهُ الحَقُّ ۗ أَوَلَم يَكفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ شَهيدٌ(53)
Ne do t’u tregojmë argumentet tona në horizont si edhe në vetë ata, derisa t’u bëhet krejt e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt të jetë për çdo send dëshmitar.(53)
أَلا إِنَّهُم فى مِريَةٍ مِن لِقاءِ رَبِّهِم ۗ أَلا إِنَّهُ بِكُلِّ شَيءٍ مُحيطٌ(54)
Kujdes! Ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre – ani. Ai ngërthen çdo send.(54)