At-Tahrim( التحريم)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ لِمَ تُحَرِّمُ ما أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ ۖ تَبتَغى مَرضاتَ أَزوٰجِكَ ۚ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ(1)
O Profet, përse ia ndalon vetvetes atë që ta ka lejuar All-llahu, atë që të është lejuar për të kënaqur gratë tuaja? All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.(1)
قَد فَرَضَ اللَّهُ لَكُم تَحِلَّةَ أَيمٰنِكُم ۚ وَاللَّهُ مَولىٰكُم ۖ وَهُوَ العَليمُ الحَكيمُ(2)
All-llahu ua ka përcaktuar kompensimin për betimet tuaja. All-llahu është Zoti juaj, Ai është shumë i dijshëm e i urtë.(2)
وَإِذ أَسَرَّ النَّبِىُّ إِلىٰ بَعضِ أَزوٰجِهِ حَديثًا فَلَمّا نَبَّأَت بِهِ وَأَظهَرَهُ اللَّهُ عَلَيهِ عَرَّفَ بَعضَهُ وَأَعرَضَ عَن بَعضٍ ۖ فَلَمّا نَبَّأَها بِهِ قالَت مَن أَنبَأَكَ هٰذا ۖ قالَ نَبَّأَنِىَ العَليمُ الخَبيرُ(3)
Kur Profeti njërës nga gratë e veta i kumtoi një fshehtësi porse ajo e shpalli atë, mirëpo A, llahu këtë ia tregoi këtij. Ai një pjesë ia kumtoi, kurse tjetrën e heshti, dhe kur e njoftoi atë (gruan) lidhur me këtë lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha këtë”? Ai i tha: “Më lajmëroi mua i gjithdijshmi, i informuari”.(3)
إِن تَتوبا إِلَى اللَّهِ فَقَد صَغَت قُلوبُكُما ۖ وَإِن تَظٰهَرا عَلَيهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَولىٰهُ وَجِبريلُ وَصٰلِحُ المُؤمِنينَ ۖ وَالمَلٰئِكَةُ بَعدَ ذٰلِكَ ظَهيرٌ(4)
Nëse ju të dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja janë përulur, e nëse paraqiteni të dyja kundër tij, ani, All-llahu është mbrojtës i tij, edhe Xhibrili edhe besimtarët e ndershëm; e pas kësaj paraqiten edhe të tërë engjujt (si ndihmëtarë).(4)
عَسىٰ رَبُّهُ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبدِلَهُ أَزوٰجًا خَيرًا مِنكُنَّ مُسلِمٰتٍ مُؤمِنٰتٍ قٰنِتٰتٍ تٰئِبٰتٍ عٰبِدٰتٍ سٰئِحٰتٍ ثَيِّبٰتٍ وَأَبكارًا(5)
Nëse ai ju lëshon, ndoshta atij, Zoti i tij, do t’i japë, në vend tuajin, gra më të mira se ju: besnike All-llahut, besimtare, të dëgjueshme, që pendohen e që adhurojnë All-llahun, agjërojnë, të veja dhe beqaresha.(5)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا قوا أَنفُسَكُم وَأَهليكُم نارًا وَقودُهَا النّاسُ وَالحِجارَةُ عَلَيها مَلٰئِكَةٌ غِلاظٌ شِدادٌ لا يَعصونَ اللَّهَ ما أَمَرَهُم وَيَفعَلونَ ما يُؤمَرونَ(6)
O besimtarë, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, të cilin do ta ruajnë engjujt të rreptë dhe të fortë. Nuk u kundërvihen asaj që i urdhëron All-llahu dhe veprojnë si janë të urdhëruar.(6)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ كَفَروا لا تَعتَذِرُوا اليَومَ ۖ إِنَّما تُجزَونَ ما كُنتُم تَعمَلونَ(7)
O ju që nuk keni besuar, sot mos kërkoni arsyetim. Ju shpërbleheni vetëm me atë çka keni punuar.(7)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا توبوا إِلَى اللَّهِ تَوبَةً نَصوحًا عَسىٰ رَبُّكُم أَن يُكَفِّرَ عَنكُم سَيِّـٔاتِكُم وَيُدخِلَكُم جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ يَومَ لا يُخزِى اللَّهُ النَّبِىَّ وَالَّذينَ ءامَنوا مَعَهُ ۖ نورُهُم يَسعىٰ بَينَ أَيديهِم وَبِأَيمٰنِهِم يَقولونَ رَبَّنا أَتمِم لَنا نورَنا وَاغفِر لَنا ۖ إِنَّكَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(8)
O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë, ndoshta Zoti juaj i neutralizon veprat tuaja të këqia dhe do t’iu shtie në xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, atë ditë kur All-llahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata të cilët kanë besuar bashkë me te. Drita e tyre shetit përpara tyre dhe nga ana e djathtë. “Zoti ynë, - do të thonë, - përsose dritën tonë dhe na e fal se Ti, me të vërtetë, ke mundësi për çdo send!”(8)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ جٰهِدِ الكُفّارَ وَالمُنٰفِقينَ وَاغلُظ عَلَيهِم ۚ وَمَأوىٰهُم جَهَنَّمُ ۖ وَبِئسَ المَصيرُ(9)
O Profet, lufto mosbesimtarët dhe hipokritët dhe qëndro i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre është xhehennemi, po sa vendbanim i tmerrshëm është ai!(9)
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذينَ كَفَرُوا امرَأَتَ نوحٍ وَامرَأَتَ لوطٍ ۖ كانَتا تَحتَ عَبدَينِ مِن عِبادِنا صٰلِحَينِ فَخانَتاهُما فَلَم يُغنِيا عَنهُما مِنَ اللَّهِ شَيـًٔا وَقيلَ ادخُلَا النّارَ مَعَ الدّٰخِلينَ(10)
Atyre që kanë mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe të Lutit; ishin nën kurorë me dy robë të mirë nga robërit Tanë, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgjë nuk mund tu ndihmojnë, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja në zjarr me të tjeët që po hyjnë”!(10)
وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذينَ ءامَنُوا امرَأَتَ فِرعَونَ إِذ قالَت رَبِّ ابنِ لى عِندَكَ بَيتًا فِى الجَنَّةِ وَنَجِّنى مِن فِرعَونَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنى مِنَ القَومِ الظّٰلِمينَ(11)
Kurse për ata që besojnë, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndërtoma një shtëpi, te Ti, në xhennet dhe shpëtom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe më shpëto nga populli mizor!”(11)
وَمَريَمَ ابنَتَ عِمرٰنَ الَّتى أَحصَنَت فَرجَها فَنَفَخنا فيهِ مِن روحِنا وَصَدَّقَت بِكَلِمٰتِ رَبِّها وَكُتُبِهِ وَكانَت مِنَ القٰنِتينَ(12)
Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat.(12)