Ash-Shura( الشورى)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ حم(1)
Ha Mim,(1)
عسق(2)
Ajn Sin Kaf(2)
كَذٰلِكَ يوحى إِلَيكَ وَإِلَى الَّذينَ مِن قَبلِكَ اللَّهُ العَزيزُ الحَكيمُ(3)
Ja, kështu të jep shpallje ty dhe atyre para teje All-llahu i fortë dhe i urtë.(3)
لَهُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۖ وَهُوَ العَلِىُّ العَظيمُ(4)
TË atij janë çka nka në qiej dhe në tokë, dhe Ai është i madh dhe i lartmadhërishëm.(4)
تَكادُ السَّمٰوٰتُ يَتَفَطَّرنَ مِن فَوقِهِنَّ ۚ وَالمَلٰئِكَةُ يُسَبِّحونَ بِحَمدِ رَبِّهِم وَيَستَغفِرونَ لِمَن فِى الأَرضِ ۗ أَلا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الغَفورُ الرَّحيمُ(5)
Gati të shkatërrohen qiejt njëri përmbi tjetrin! Ndërsa engjujt madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Kujdes! All-llahu ështëme të vërtetë që fal dhe është mëshirëplotë.(5)
وَالَّذينَ اتَّخَذوا مِن دونِهِ أَولِياءَ اللَّهُ حَفيظٌ عَلَيهِم وَما أَنتَ عَلَيهِم بِوَكيلٍ(6)
All-llahu i mbikqyrë edhe ata të cilët ata i marrin si mbrojtës në vend të Atij. Ti nuk je përfaqësues i tyre.(6)
وَكَذٰلِكَ أَوحَينا إِلَيكَ قُرءانًا عَرَبِيًّا لِتُنذِرَ أُمَّ القُرىٰ وَمَن حَولَها وَتُنذِرَ يَومَ الجَمعِ لا رَيبَ فيهِ ۚ فَريقٌ فِى الجَنَّةِ وَفَريقٌ فِى السَّعيرِ(7)
Ja, kështu ne ty të shpallim Kur’anin, në gjuhën arabe, të qortosh Mekken dhe rrethinën e saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për ditën kur do të mblidhen – për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të hyjë në xhennet e një grup në flakë.(7)
وَلَو شاءَ اللَّهُ لَجَعَلَهُم أُمَّةً وٰحِدَةً وَلٰكِن يُدخِلُ مَن يَشاءُ فى رَحمَتِهِ ۚ وَالظّٰلِمونَ ما لَهُم مِن وَلِىٍّ وَلا نَصيرٍ(8)
Por të kish dashur All-llahu, do t’i kishte bërë të gjithë një popull të vetëm, por Ai shtie në mëshirën e vet kë të dojë Ai, kurse mosbesimtarët nuk kanë as mbrojtës as ndihmës.(8)
أَمِ اتَّخَذوا مِن دونِهِ أَولِياءَ ۖ فَاللَّهُ هُوَ الوَلِىُّ وَهُوَ يُحىِ المَوتىٰ وَهُوَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(9)
A të marrin për mbrojtës tjetër kend në vend të tij? Ndërkaq All-llahu është ai mbrojtësi, dhe ai i ngjallë të vdekurit, dhe ai ka mundësi për çdo gjë.(9)
وَمَا اختَلَفتُم فيهِ مِن شَيءٍ فَحُكمُهُ إِلَى اللَّهِ ۚ ذٰلِكُمُ اللَّهُ رَبّى عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَإِلَيهِ أُنيبُ(10)
Për çfarëdo që nuk pajtoheni gjykimin do ta jepë All-llahu. Ai është All-llahu, Zoti im, unë atij i dorëzohem dhe atij i drejtohem.(10)
فاطِرُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۚ جَعَلَ لَكُم مِن أَنفُسِكُم أَزوٰجًا وَمِنَ الأَنعٰمِ أَزوٰجًا ۖ يَذرَؤُكُم فيهِ ۚ لَيسَ كَمِثلِهِ شَيءٌ ۖ وَهُوَ السَّميعُ البَصيرُ(11)
Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Ai juve ju bën, nga lloji juaj, çifte – por çifte krijon edhe te kafshët – që ashtu t’iu shumojë. Askush nuk është sikur ai. Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha.(11)
لَهُ مَقاليدُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۖ يَبسُطُ الرِّزقَ لِمَن يَشاءُ وَيَقدِرُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيءٍ عَليمٌ(12)
Ai i ka çelësat e qiejve dhe të tokës, Ai furnizon me të madhe kë të dojë, por edhe shkurton. Ai me të vërtetë është i gjithëdijshëm.(12)
۞ شَرَعَ لَكُم مِنَ الدّينِ ما وَصّىٰ بِهِ نوحًا وَالَّذى أَوحَينا إِلَيكَ وَما وَصَّينا بِهِ إِبرٰهيمَ وَموسىٰ وَعيسىٰ ۖ أَن أَقيمُوا الدّينَ وَلا تَتَفَرَّقوا فيهِ ۚ كَبُرَ عَلَى المُشرِكينَ ما تَدعوهُم إِلَيهِ ۚ اللَّهُ يَجتَبى إِلَيهِ مَن يَشاءُ وَيَهدى إِلَيهِ مَن يُنيبُ(13)
ai ju rekomandon nga feja atë që ia ka urdhëruar Nuhit edhe atë që të shpallim ty, edhe atë që i urdhëruam Ibrahimit, Musaut dhe Isait. “Predikone fenë e drejtë dhe mos përçaheni në këtë!” Është shumë gjë e madhe për politeistët kjo në çka i thërret ti. All-llahu zgjedh për vete kë të dojë ai dhe e udhëzon atje atë që të shpreh pendim.(13)
وَما تَفَرَّقوا إِلّا مِن بَعدِ ما جاءَهُمُ العِلمُ بَغيًا بَينَهُم ۚ وَلَولا كَلِمَةٌ سَبَقَت مِن رَبِّكَ إِلىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى لَقُضِىَ بَينَهُم ۚ وَإِنَّ الَّذينَ أورِثُوا الكِتٰبَ مِن بَعدِهِم لَفى شَكٍّ مِنهُ مُريبٍ(14)
Kurse ata u përçanë ndërmjet veti nga zilia mu atëherë kur u erdhën informata. Dhe po të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd – deri në afatin e caktuar – ata do të ishin gjykuar. Kurse ata të cilët trashëguan librin pas tyre me siguri kanë shumë dyshim.(14)
فَلِذٰلِكَ فَادعُ ۖ وَاستَقِم كَما أُمِرتَ ۖ وَلا تَتَّبِع أَهواءَهُم ۖ وَقُل ءامَنتُ بِما أَنزَلَ اللَّهُ مِن كِتٰبٍ ۖ وَأُمِرتُ لِأَعدِلَ بَينَكُمُ ۖ اللَّهُ رَبُّنا وَرَبُّكُم ۖ لَنا أَعمٰلُنا وَلَكُم أَعمٰلُكُم ۖ لا حُجَّةَ بَينَنا وَبَينَكُمُ ۖ اللَّهُ يَجمَعُ بَينَنا ۖ وَإِلَيهِ المَصيرُ(15)
Prandaj, ti thirr dhe bënu i qëndrueshëm, ashtu si të është urdhëruar! Mos paso dëshirat e tyre dhe thuaj: “Unë besoj në atë që ka shpallur All-llahu nga libri dhe jam i urdhëruar të gjykoj me drejtësi ndërmjet jush. All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj, ne kemi veprat tona, ju veprat tuaja. Nuk ka nevojë për argumente ndërmjet nesh dhe jush. All-llahu të tërëve do të na bashkojë edhe tek Ai është përfundimi”.(15)
وَالَّذينَ يُحاجّونَ فِى اللَّهِ مِن بَعدِ مَا استُجيبَ لَهُ حُجَّتُهُم داحِضَةٌ عِندَ رَبِّهِم وَعَلَيهِم غَضَبٌ وَلَهُم عَذابٌ شَديدٌ(16)
Ndërsa argumentet e atyre, të cilët polemizojnë për fenë e All-llahut, pasi që i janë përgjegjur asaj, janë të pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ata do të jetë hidhërimi dhe dënimi i rëndë.(16)
اللَّهُ الَّذى أَنزَلَ الكِتٰبَ بِالحَقِّ وَالميزانَ ۗ وَما يُدريكَ لَعَلَّ السّاعَةَ قَريبٌ(17)
All-llahu është Ai i cili shpall Librin me të vërteta dhe drejtësi. Ku e di ti, ndoshta është afër momenti i fundit!(17)
يَستَعجِلُ بِهَا الَّذينَ لا يُؤمِنونَ بِها ۖ وَالَّذينَ ءامَنوا مُشفِقونَ مِنها وَيَعلَمونَ أَنَّهَا الحَقُّ ۗ أَلا إِنَّ الَّذينَ يُمارونَ فِى السّاعَةِ لَفى ضَلٰلٍ بَعيدٍ(18)
Ata që nuk i besojnë e shpejtojnë, kurse ata të cilët besojnë dridhen prej tij dhe e dinë se është e vërtetë. Kujdes! Me të vërtetë ata që janë të luhatshëm për momentin e ringjalljes kanë humbur shumë larg.(18)
اللَّهُ لَطيفٌ بِعِبادِهِ يَرزُقُ مَن يَشاءُ ۖ وَهُوَ القَوِىُّ العَزيزُ(19)
All-llahu është i mirë ndaj robërve të vet, Ai i jep furnizim kujt të dojë dhe ai është i fort i fuqishëm.(19)
مَن كانَ يُريدُ حَرثَ الءاخِرَةِ نَزِد لَهُ فى حَرثِهِ ۖ وَمَن كانَ يُريدُ حَرثَ الدُّنيا نُؤتِهِ مِنها وَما لَهُ فِى الءاخِرَةِ مِن نَصيبٍ(20)
Kush dëshiron shpërblimin e ahiretit, do t’ia shtojmë atë rezultat, por kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, do t’ia japim, por në botën tjetër nuk ka pjesë (në shpërblim),(20)
أَم لَهُم شُرَكٰؤُا۟ شَرَعوا لَهُم مِنَ الدّينِ ما لَم يَأذَن بِهِ اللَّهُ ۚ وَلَولا كَلِمَةُ الفَصلِ لَقُضِىَ بَينَهُم ۗ وَإِنَّ الظّٰلِمينَ لَهُم عَذابٌ أَليمٌ(21)
A mos kanë shokë që ua caktojnë për fe atë që nuk e lejon All-llahu. Po të mos ishte fjala e thënë më parë, ata do të ishin gjykuar. Për kriminelët, njëmend, ka dënim të tmerrshëm.(21)
تَرَى الظّٰلِمينَ مُشفِقينَ مِمّا كَسَبوا وَهُوَ واقِعٌ بِهِم ۗ وَالَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فى رَوضاتِ الجَنّاتِ ۖ لَهُم ما يَشاءونَ عِندَ رَبِّهِم ۚ ذٰلِكَ هُوَ الفَضلُ الكَبيرُ(22)
Do të shohësh mosbesimtarët si dridhen për atë që kanë bërë, ajo do t’i gjejë kurse ata që kanë besuar dhe punë të mira kanë punuar, do të jenë në kopshte të bukura të xhennetit. Ata te Zoti i tyre kanë gjithçka që dëshirojnë, ajo është dhunti e madhe.(22)
ذٰلِكَ الَّذى يُبَشِّرُ اللَّهُ عِبادَهُ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ ۗ قُل لا أَسـَٔلُكُم عَلَيهِ أَجرًا إِلَّا المَوَدَّةَ فِى القُربىٰ ۗ وَمَن يَقتَرِف حَسَنَةً نَزِد لَهُ فيها حُسنًا ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفورٌ شَكورٌ(23)
Ashtu All-llahu i përgëzon robërit e vet të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Thuaj: “Nuk ju kërkoj për këtë kurrfarë shpërblimi, përveç se dashurisë ndaj të afërmëve”. Kush bën vepra të mira, do t’ia shumëfishojmë të mirat. All-llahu, me të vërtetë, fal shumë dhe është mirënjohës.(23)
أَم يَقولونَ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۖ فَإِن يَشَإِ اللَّهُ يَختِم عَلىٰ قَلبِكَ ۗ وَيَمحُ اللَّهُ البٰطِلَ وَيُحِقُّ الحَقَّ بِكَلِمٰتِهِ ۚ إِنَّهُ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(24)
Ose thonë: “Ai trilloi gënjeshtra për All-llahun”, por nëse All-llahu do, e vulos zemrën tënde. All-llahu e fshinë të pavërtetën dhe e vërteton të vërtetën me fjalët e veta. Ai di çka ka në krahëror.(24)
وَهُوَ الَّذى يَقبَلُ التَّوبَةَ عَن عِبادِهِ وَيَعفوا عَنِ السَّيِّـٔاتِ وَيَعلَمُ ما تَفعَلونَ(25)
Dhe ai është i cili pranon pendimin nga robërit e vet dhe fal të këqiat, dhe e di se çka punoni.(25)
وَيَستَجيبُ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَيَزيدُهُم مِن فَضلِهِ ۚ وَالكٰفِرونَ لَهُم عَذابٌ شَديدٌ(26)
Ai u përgjigjet atyre të cilët besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe ua shumëfishon nga mirësitë e veta, kurse për mosbesimtarët ka dënime të ashpra.(26)
۞ وَلَو بَسَطَ اللَّهُ الرِّزقَ لِعِبادِهِ لَبَغَوا فِى الأَرضِ وَلٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ ما يَشاءُ ۚ إِنَّهُ بِعِبادِهِ خَبيرٌ بَصيرٌ(27)
Sikur ta kish hapur All-llahu furnizimin tek të gjithë robërit e vet, ata në tokë do të ishin bërë të ashpër, por ai i jep me masë, sa të dojë, sepse, Ai është i drejtë, i mirë dhe i sheh robërit e vet.(27)
وَهُوَ الَّذى يُنَزِّلُ الغَيثَ مِن بَعدِ ما قَنَطوا وَيَنشُرُ رَحمَتَهُ ۚ وَهُوَ الوَلِىُّ الحَميدُ(28)
Ai është i cili lëshon shiun kur ata i humbin shpresat, dhe shtrinë mëshirën e vet. Ai është mbrojtës i lavdëruar.(28)
وَمِن ءايٰتِهِ خَلقُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَما بَثَّ فيهِما مِن دابَّةٍ ۚ وَهُوَ عَلىٰ جَمعِهِم إِذا يَشاءُ قَديرٌ(29)
Nga shenjat e tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, edhe i gjallesave që i ka shpërndar nëpër ta. Ai ka fuqi t’i mbledh kur të dojë.(29)
وَما أَصٰبَكُم مِن مُصيبَةٍ فَبِما كَسَبَت أَيديكُم وَيَعفوا عَن كَثيرٍ(30)
Çfarëdo fatkeqësie që t’iu gjejë, është ajo që e keni bërë vetë, por ai fal shumë.(30)
وَما أَنتُم بِمُعجِزينَ فِى الأَرضِ ۖ وَما لَكُم مِن دونِ اللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلا نَصيرٍ(31)
Dhe ju nuk do të mund të bëni mrekulli në tokë dhe nuk keni përveç All-llahut mbrojtës as ndihmës.(31)
وَمِن ءايٰتِهِ الجَوارِ فِى البَحرِ كَالأَعلٰمِ(32)
Një nga argumentet e tij janë anijet sikur kodrat që notojnë nëpër dete.(32)
إِن يَشَأ يُسكِنِ الرّيحَ فَيَظلَلنَ رَواكِدَ عَلىٰ ظَهرِهِ ۚ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايٰتٍ لِكُلِّ صَبّارٍ شَكورٍ(33)
Nëse dëshiron e qetëson erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqe të tij. Në këto ka fakte për secilin durimtar dhe mirënjohës,(33)
أَو يوبِقهُنَّ بِما كَسَبوا وَيَعفُ عَن كَثيرٍ(34)
Ose i shkatërron sipas asaj që kanë fituar, por shumë edhe i fal.(34)
وَيَعلَمَ الَّذينَ يُجٰدِلونَ فى ءايٰتِنا ما لَهُم مِن مَحيصٍ(35)
Dhe le ta dinë ata që kontestojnë argumentet tona se nuk kanë ku të ikin.(35)
فَما أوتيتُم مِن شَيءٍ فَمَتٰعُ الحَيوٰةِ الدُّنيا ۖ وَما عِندَ اللَّهِ خَيرٌ وَأَبقىٰ لِلَّذينَ ءامَنوا وَعَلىٰ رَبِّهِم يَتَوَكَّلونَ(36)
Gjithë çka u është dhënë, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre.(36)
وَالَّذينَ يَجتَنِبونَ كَبٰئِرَ الإِثمِ وَالفَوٰحِشَ وَإِذا ما غَضِبوا هُم يَغفِرونَ(37)
Ata që shmangen prej mëkateve të mëdha dhe amoralitetit dhe kur i hidhëron dikush falin,(37)
وَالَّذينَ استَجابوا لِرَبِّهِم وَأَقامُوا الصَّلوٰةَ وَأَمرُهُم شورىٰ بَينَهُم وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ(38)
Edhe ata që i përgjigjen Zotit të tyre dhe kryejnë faljen edhe që konsultohen për punët e veta dhe një pjesë nga ajo që ua japim e shpërndajnë,(38)
وَالَّذينَ إِذا أَصابَهُمُ البَغىُ هُم يَنتَصِرونَ(39)
Edhe ata të cilët kur i godet padrejtësia i rezistojnë.(39)
وَجَزٰؤُا۟ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثلُها ۖ فَمَن عَفا وَأَصلَحَ فَأَجرُهُ عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّهُ لا يُحِبُّ الظّٰلِمينَ(40)
Shpërblim i së keqes është e keqja në të njëjtën masë, por kush fal dhe pajtohet, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Ai, me të vërtetë, nuk i do kriminelët.(40)
وَلَمَنِ انتَصَرَ بَعدَ ظُلمِهِ فَأُولٰئِكَ ما عَلَيهِم مِن سَبيلٍ(41)
Nuk do të përgjigjet ai i cili e kthen me të njëjtën masë dëmin e pësuar,(41)
إِنَّمَا السَّبيلُ عَلَى الَّذينَ يَظلِمونَ النّاسَ وَيَبغونَ فِى الأَرضِ بِغَيرِ الحَقِّ ۚ أُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ أَليمٌ(42)
Por ka rrugë (për dënim) ndaj atyre që dhunojnë njerëzit dhe pa të drejtë bëjnë çrregullime në tokë. Për ata ka dënim të dhembshëm.(42)
وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذٰلِكَ لَمِن عَزمِ الأُمورِ(43)
Por kush duron dhe falë ajo është nga punët e mençura.(43)
وَمَن يُضلِلِ اللَّهُ فَما لَهُ مِن وَلِىٍّ مِن بَعدِهِ ۗ وَتَرَى الظّٰلِمينَ لَمّا رَأَوُا العَذابَ يَقولونَ هَل إِلىٰ مَرَدٍّ مِن سَبيلٍ(44)
Ai, të cilin All-llahu e lë në humbje, ai nuk ka ndihmës pos atij. Dhe ti do të shohësh përdhunuesit kur ta përjetojnë vuajtjen se si do të thërrasin: “A ka rrugë për kthim!?”(44)
وَتَرىٰهُم يُعرَضونَ عَلَيها خٰشِعينَ مِنَ الذُّلِّ يَنظُرونَ مِن طَرفٍ خَفِىٍّ ۗ وَقالَ الَّذينَ ءامَنوا إِنَّ الخٰسِرينَ الَّذينَ خَسِروا أَنفُسَهُم وَأَهليهِم يَومَ القِيٰمَةِ ۗ أَلا إِنَّ الظّٰلِمينَ فى عَذابٍ مُقيمٍ(45)
Dhe do t’i shohësh si i eksponohen (zjarrit) të përkulur nga poshtërimi dhe shikojnë me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Të shkatërruar plotësisht janë ata, të cilët, në Ditën e Kijametit, e shkatërrojnë edhe veten edhe familjen e vet!” Kujdes! Mizorët do të jenë në vuajtje të përhershme.(45)
وَما كانَ لَهُم مِن أَولِياءَ يَنصُرونَهُم مِن دونِ اللَّهِ ۗ وَمَن يُضلِلِ اللَّهُ فَما لَهُ مِن سَبيلٍ(46)
Ata nuk kanë mbrojtës që do t’i ndihmojë, përveç All-llahu, dhe ai të cilin All-llahu e ka lënë në humbje, për atë nuk ka rrugë.(46)
استَجيبوا لِرَبِّكُم مِن قَبلِ أَن يَأتِىَ يَومٌ لا مَرَدَّ لَهُ مِنَ اللَّهِ ۚ ما لَكُم مِن مَلجَإٍ يَومَئِذٍ وَما لَكُم مِن نَكيرٍ(47)
Përgjigjuni Zotit tuaj para se të vijë dita të cilën All-llahu nuk do ta ndalë. Atë ditë nuk do të keni strehim as do të mund të mohoni.(47)
فَإِن أَعرَضوا فَما أَرسَلنٰكَ عَلَيهِم حَفيظًا ۖ إِن عَلَيكَ إِلَّا البَلٰغُ ۗ وَإِنّا إِذا أَذَقنَا الإِنسٰنَ مِنّا رَحمَةً فَرِحَ بِها ۖ وَإِن تُصِبهُم سَيِّئَةٌ بِما قَدَّمَت أَيديهِم فَإِنَّ الإِنسٰنَ كَفورٌ(48)
E në qoftë se kthejnë shpinën – ani. Ne ty nuk të kemi dërguar për rojtar të tyre, ti e ke detyrë vetëm të njoftosh. Kur njeriun e bëjmë të shijojë dhuntinë tonë, ai gëzohet për atë, por kur e godet ndonjë e keqe që e ka bërë vetë, njeriu me të vërtetë shumë mohon.(48)
لِلَّهِ مُلكُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۚ يَخلُقُ ما يَشاءُ ۚ يَهَبُ لِمَن يَشاءُ إِنٰثًا وَيَهَبُ لِمَن يَشاءُ الذُّكورَ(49)
All-llahu ka pushtetin në qiej dhe në tokë. Krijon çka të dojë. Ai kujt do, i falë fëmijë femra, e kujt të dojë i falë fëmijë mashkull.(49)
أَو يُزَوِّجُهُم ذُكرانًا وَإِنٰثًا ۖ وَيَجعَلُ مَن يَشاءُ عَقيمًا ۚ إِنَّهُ عَليمٌ قَديرٌ(50)
Ose i bën çift edhe mashkuj edhe femra e kë të dojë e lë shterpë. Ai me të vërtetë ka fuqi dhe di.(50)
۞ وَما كانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ اللَّهُ إِلّا وَحيًا أَو مِن وَرائِ حِجابٍ أَو يُرسِلَ رَسولًا فَيوحِىَ بِإِذنِهِ ما يَشاءُ ۚ إِنَّهُ عَلِىٌّ حَكيمٌ(51)
Nuk ka asnjë njeri me të cilin ka folur All-llahu, përveçse me frymëzim ose pas ndonjë grile (perdeje) ose të dërgojë ndonjë të deleguar dhe i shpall me lejën e Tij çka dëshiron Ai. Me të vërtetë Ai është i urtë.(51)
وَكَذٰلِكَ أَوحَينا إِلَيكَ روحًا مِن أَمرِنا ۚ ما كُنتَ تَدرى مَا الكِتٰبُ وَلَا الإيمٰنُ وَلٰكِن جَعَلنٰهُ نورًا نَهدى بِهِ مَن نَشاءُ مِن عِبادِنا ۚ وَإِنَّكَ لَتَهدى إِلىٰ صِرٰطٍ مُستَقيمٍ(52)
Ashtu Ne të kemi shpallur ty shpallje nga ana jonë. Ti nuk ke ditur çka është libri as ç’është besimi, por ne e kemi bërë atë të ndrishëm me të cilin udhëzojmë ata robër tanë që dëshirojmë. Urse edhe ti, pa dyshim, udhëzon në rrugë të drejtë.(52)
صِرٰطِ اللَّهِ الَّذى لَهُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۗ أَلا إِلَى اللَّهِ تَصيرُ الأُمورُ(53)
Në rrugë të All-llahu, të cilit i takon çdo gjë që është në qiej dhe në tokë. Dhe ja, të gjithë do të kthehen tek All-llahu.(53)