As-Sajda( السجدة)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الم(1)
Alif La mim(1)
تَنزيلُ الكِتٰبِ لا رَيبَ فيهِ مِن رَبِّ العٰلَمينَ(2)
Shpallja e Librit, nuk ka aspak dyshim në të, është nga Zoti i të gjitha botërave,(2)
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ ۚ بَل هُوَ الحَقُّ مِن رَبِّكَ لِتُنذِرَ قَومًا ما أَتىٰهُم مِن نَذيرٍ مِن قَبلِكَ لَعَلَّهُم يَهتَدونَ(3)
Anipse ata thonë: “Ai e trillon atë”. Jo, ai është vërtetë prej Zotit tënd që të thërrasësh një popull, të cilit para teje nuk i ka ardhur askush ta thërrasë, mbase do të shkojë rrugës së drejtë.(3)
اللَّهُ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ وَما بَينَهُما فى سِتَّةِ أَيّامٍ ثُمَّ استَوىٰ عَلَى العَرشِ ۖ ما لَكُم مِن دونِهِ مِن وَلِىٍّ وَلا شَفيعٍ ۚ أَفَلا تَتَذَكَّرونَ(4)
All-llahu është Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, e pastaj mbizotëroi kozmosin. Ju, përveç atij, nuk keni mbrojtës as ndërmjetës. A nuk po kujtoheni?(4)
يُدَبِّرُ الأَمرَ مِنَ السَّماءِ إِلَى الأَرضِ ثُمَّ يَعرُجُ إِلَيهِ فى يَومٍ كانَ مِقدارُهُ أَلفَ سَنَةٍ مِمّا تَعُدّونَ(5)
Ai i koordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën e cila, sipas llogaritjes tuaj, zgjatë një mijë vjet.(5)
ذٰلِكَ عٰلِمُ الغَيبِ وَالشَّهٰدَةِ العَزيزُ الرَّحيمُ(6)
Ai është i cili di të padukshmen dhe të dukshmen; i forti dhe i gjithmëshirshmi,(6)
الَّذى أَحسَنَ كُلَّ شَيءٍ خَلَقَهُ ۖ وَبَدَأَ خَلقَ الإِنسٰنِ مِن طينٍ(7)
I cili krijon çdo send në mënyrë të përsosur dhe zuri fillin e krijimit të njeriut nga balta,(7)
ثُمَّ جَعَلَ نَسلَهُ مِن سُلٰلَةٍ مِن ماءٍ مَهينٍ(8)
Kurse pasardhësit e tij i bëri prej një pike uji,(8)
ثُمَّ سَوّىٰهُ وَنَفَخَ فيهِ مِن روحِهِ ۖ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمعَ وَالأَبصٰرَ وَالأَفـِٔدَةَ ۚ قَليلًا ما تَشكُرونَ(9)
Pastaj e formëson dhe i jep nga forca e vet jetë. Ai ju pajis me të dëgjuarit, të pamurit dhe me zemër, porse ju fare pak e falënderoni.(9)
وَقالوا أَءِذا ضَلَلنا فِى الأَرضِ أَءِنّا لَفى خَلقٍ جَديدٍ ۚ بَل هُم بِلِقاءِ رَبِّهِم كٰفِرونَ(10)
Ata thonë: “Vallë, a kur të zhdukemi nën tokë, përsëri do të krijohemi?” Pra ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.(10)
۞ قُل يَتَوَفّىٰكُم مَلَكُ المَوتِ الَّذى وُكِّلَ بِكُم ثُمَّ إِلىٰ رَبِّكُم تُرجَعونَ(11)
Thuaju: “Engjëlli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.(11)
وَلَو تَرىٰ إِذِ المُجرِمونَ ناكِسوا رُءوسِهِم عِندَ رَبِّهِم رَبَّنا أَبصَرنا وَسَمِعنا فَارجِعنا نَعمَل صٰلِحًا إِنّا موقِنونَ(12)
T’i kishe parë mëkatarët se si ulin kokat para Zotit të tyre, “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj na kthe të bëjmë vepra të mira. Ne me të vërtetë jemi të bindur”,(12)
وَلَو شِئنا لَءاتَينا كُلَّ نَفسٍ هُدىٰها وَلٰكِن حَقَّ القَولُ مِنّى لَأَملَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الجِنَّةِ وَالنّاسِ أَجمَعينَ(13)
Të kishim dashur, secilin njeri do ta kishim udhëzuar në rrugë të drejtë, porse unë kam thënë të vërtetën, e gjithsesi do ta mbush xhehennemin me xhind dhe njerëz!(13)
فَذوقوا بِما نَسيتُم لِقاءَ يَومِكُم هٰذا إِنّا نَسينٰكُم ۖ وَذوقوا عَذابَ الخُلدِ بِما كُنتُم تَعمَلونَ(14)
Andaj shijone atë që e kishit harruar se keni për t’u ballafaquar me këtë ditë. Edhe Ne ju kemi harruar, prandaj ju shijone dënimin e përjetshëm, ashtu si e keni bërë.(14)
إِنَّما يُؤمِنُ بِـٔايٰتِنَا الَّذينَ إِذا ذُكِّروا بِها خَرّوا سُجَّدًا وَسَبَّحوا بِحَمدِ رَبِّهِم وَهُم لا يَستَكبِرونَ ۩(15)
Fakteve tona u besojnë vetëm ata të cilët kur u tërhiqet vërejtja atyre bien në sexhde dhe e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk janë arrogantë.(15)
تَتَجافىٰ جُنوبُهُم عَنِ المَضاجِعِ يَدعونَ رَبَّهُم خَوفًا وَطَمَعًا وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ(16)
Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit të tyre me frikë e respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne.(16)
فَلا تَعلَمُ نَفسٌ ما أُخفِىَ لَهُم مِن قُرَّةِ أَعيُنٍ جَزاءً بِما كانوا يَعمَلونَ(17)
Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim për atë që kanë punuar.(17)
أَفَمَن كانَ مُؤمِنًا كَمَن كانَ فاسِقًا ۚ لا يَستَوۥنَ(18)
Vallë, a të jenë njëlloj besimtari e mëkatari? Jo! Nuk janë të barabart.(18)
أَمَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَلَهُم جَنّٰتُ المَأوىٰ نُزُلًا بِما كانوا يَعمَلونَ(19)
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i presin xhennete, ku do të vendosen, si shpërblm për atë që kanë punuar,(19)
وَأَمَّا الَّذينَ فَسَقوا فَمَأوىٰهُمُ النّارُ ۖ كُلَّما أَرادوا أَن يَخرُجوا مِنها أُعيدوا فيها وَقيلَ لَهُم ذوقوا عَذابَ النّارِ الَّذى كُنتُم بِهِ تُكَذِّبونَ(20)
Kurse, ata që kanë bërë mëkate e kanë vendin në zjarr. Sa herë që provojnë të dalin prej tij, do të kthehen prapë në te dhe do t’u thuhet: “Shijone dënimin e zjarrit, të cilin nuk e keni besuar”.(20)
وَلَنُذيقَنَّهُم مِنَ العَذابِ الأَدنىٰ دونَ العَذابِ الأَكبَرِ لَعَلَّهُم يَرجِعونَ(21)
Dhe ne do të bëjmë gjithsesi që të shijojnë dënimin më të vogël para atij më të madhit, ndoshta do të pendohen.(21)
وَمَن أَظلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـٔايٰتِ رَبِّهِ ثُمَّ أَعرَضَ عَنها ۚ إِنّا مِنَ المُجرِمينَ مُنتَقِمونَ(22)
Kush është më tiran se ai i cili pasi t’i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! Ne do t’u hakmerremi mëkatarëve.(22)
وَلَقَد ءاتَينا موسَى الكِتٰبَ فَلا تَكُن فى مِريَةٍ مِن لِقائِهِ ۖ وَجَعَلنٰهُ هُدًى لِبَنى إِسرٰءيلَ(23)
Musaut ne i dhamë libër, dhe mos dysho aspak në takimin e tij, dhe izraelitëve ua bëmë udhërrëfyes.(23)
وَجَعَلنا مِنهُم أَئِمَّةً يَهدونَ بِأَمرِنا لَمّا صَبَروا ۖ وَكانوا بِـٔايٰتِنا يوقِنونَ(24)
Dhe nga mesi i tyre ne kemi caktuar prijësa, që me urdhërin tonë kanë udhëzuar në rrugë të drejtë; kanë qenë të durueshëm, kurse ndaj argumenteve tona kanë qenë të bindur.(24)
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَفصِلُ بَينَهُم يَومَ القِيٰمَةِ فيما كانوا فيهِ يَختَلِفونَ(25)
Pa dyshim Zoti yt në ditën e gjykimit para tyre do të shkoqisë ato çështje ku nuk janë pajtuar.(25)
أَوَلَم يَهدِ لَهُم كَم أَهلَكنا مِن قَبلِهِم مِنَ القُرونِ يَمشونَ فى مَسٰكِنِهِم ۚ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايٰتٍ ۖ أَفَلا يَسمَعونَ(26)
A nuk u është udhërrëfim ajo që sa popuj kemi shfarosur para tyre, vendet e të cilëve i shetisin? Në këtë ka, vërtetë, argumente. A nuk e dëgjojnë?(26)
أَوَلَم يَرَوا أَنّا نَسوقُ الماءَ إِلَى الأَرضِ الجُرُزِ فَنُخرِجُ بِهِ زَرعًا تَأكُلُ مِنهُ أَنعٰمُهُم وَأَنفُسُهُم ۖ أَفَلا يُبصِرونَ(27)
A nuk e shohin se Ne ngopim me ujë tokën e zhveshur, të thatë, dhe me të bëjmë që të rriten bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre, por edhe ata vetë. Po si nuk e shohin?!(27)
وَيَقولونَ مَتىٰ هٰذَا الفَتحُ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(28)
Kurse ata thonë: “Po kur më ajo fitore, nëse flisni të vërtetën?”(28)
قُل يَومَ الفَتحِ لا يَنفَعُ الَّذينَ كَفَروا إيمٰنُهُم وَلا هُم يُنظَرونَ(29)
Thuaju: “Në ditën e fitores atyre nuk u bën dot dobi aspak besimi që (me kohë) nuk kanë besuar, dhe nuk do të priten”.(29)
فَأَعرِض عَنهُم وَانتَظِر إِنَّهُم مُنتَظِرونَ(30)
Prandaj ti largohu prej tyre dhe prit. Edhe ata, me siguri, presin!(30)