Al-i'Imran( آل عمران)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ الم(1)
Alif Lam Mim(1)
اللَّهُ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ الحَىُّ القَيّومُ(2)
All-llahu është një, nuk ka Zot përveç Atij, i gjalli dhe i përjetshmi!(2)
نَزَّلَ عَلَيكَ الكِتٰبَ بِالحَقِّ مُصَدِّقًا لِما بَينَ يَدَيهِ وَأَنزَلَ التَّورىٰةَ وَالإِنجيلَ(3)
Të shpallë ty Librin me të vërtetën që i vërteton të mëparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin.(3)
مِن قَبلُ هُدًى لِلنّاسِ وَأَنزَلَ الفُرقانَ ۗ إِنَّ الَّذينَ كَفَروا بِـٔايٰتِ اللَّهِ لَهُم عَذابٌ شَديدٌ ۗ وَاللَّهُ عَزيزٌ ذُو انتِقامٍ(4)
Më përpara, si udhërrëfim njerëzve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata që nuk besojnë ajetet e All-llahut kanë dënim të rëndë – All-llahu është i fortë dhe i rreptë.(4)
إِنَّ اللَّهَ لا يَخفىٰ عَلَيهِ شَيءٌ فِى الأَرضِ وَلا فِى السَّماءِ(5)
Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur as në tokë e as në qiell.(5)
هُوَ الَّذى يُصَوِّرُكُم فِى الأَرحامِ كَيفَ يَشاءُ ۚ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ العَزيزُ الحَكيمُ(6)
Ai ju formëson në amëza si dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij të fortit dhe të urtit.(6)
هُوَ الَّذى أَنزَلَ عَلَيكَ الكِتٰبَ مِنهُ ءايٰتٌ مُحكَمٰتٌ هُنَّ أُمُّ الكِتٰبِ وَأُخَرُ مُتَشٰبِهٰتٌ ۖ فَأَمَّا الَّذينَ فى قُلوبِهِم زَيغٌ فَيَتَّبِعونَ ما تَشٰبَهَ مِنهُ ابتِغاءَ الفِتنَةِ وَابتِغاءَ تَأويلِهِ ۗ وَما يَعلَمُ تَأويلَهُ إِلَّا اللَّهُ ۗ وَالرّٰسِخونَ فِى العِلمِ يَقولونَ ءامَنّا بِهِ كُلٌّ مِن عِندِ رَبِّنا ۗ وَما يَذَّكَّرُ إِلّا أُولُوا الأَلبٰبِ(7)
Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; Ato janë ajka e Librit, kurse të tjerët janë alegorikë. Ata, zemrat e të cilëve janë të prishura pasojnë ata që janë më pak të qartë (alegorikë), nga prirja për ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetëm All-llahu kurse ata që janë të thelluar mirë në dije thonë: “Ne i besojmë Atij, e tërë kjo është nga Zoti ynë”. Dhe vetëm të pajisurit me mend e kuptojnë.(7)
رَبَّنا لا تُزِغ قُلوبَنا بَعدَ إِذ هَدَيتَنا وَهَب لَنا مِن لَدُنكَ رَحمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الوَهّابُ(8)
O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar, dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je, me të vërtetë, shpërblyes i madh.(8)
رَبَّنا إِنَّكَ جامِعُ النّاسِ لِيَومٍ لا رَيبَ فيهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لا يُخلِفُ الميعادَ(9)
O Zoti ynë! Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin.(9)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا لَن تُغنِىَ عَنهُم أَموٰلُهُم وَلا أَولٰدُهُم مِنَ اللَّهِ شَيـًٔا ۖ وَأُولٰئِكَ هُم وَقودُ النّارِ(10)
Ata të cilët nuk besojnë – nuk i mbron dot asgjë nga dënimi i All-llahut, as pasuritë e tyre e as fëmijët e tyre. Ata janë dru për zjarr.(10)
كَدَأبِ ءالِ فِرعَونَ وَالَّذينَ مِن قَبلِهِم ۚ كَذَّبوا بِـٔايٰتِنا فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنوبِهِم ۗ وَاللَّهُ شَديدُ العِقابِ(11)
Janë në pozitën e familjes së Faraonit dhe të atyre përpara tyre. Kanë përgënjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrëmbeu dhe i zhduk për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është ndëshkimrëndë.(11)
قُل لِلَّذينَ كَفَروا سَتُغلَبونَ وَتُحشَرونَ إِلىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئسَ المِهادُ(12)
Thuaju atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mundur dhe të tubuar bashkë në xhehennem. E sa vend i tmerrshëm është!”(12)
قَد كانَ لَكُم ءايَةٌ فى فِئَتَينِ التَقَتا ۖ فِئَةٌ تُقٰتِلُ فى سَبيلِ اللَّهِ وَأُخرىٰ كافِرَةٌ يَرَونَهُم مِثلَيهِم رَأىَ العَينِ ۚ وَاللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصرِهِ مَن يَشاءُ ۗ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَعِبرَةً لِأُولِى الأَبصٰرِ(13)
Keni një argument për model, dy grupet që u kacafytën: Njëri grup që luftonte në rrugë të All-llahut dhe tjetri, mosbesimtarë, të cilit iu duk se ka përpara vetes dy herë më tepër kundërshtarë. Dhe All-llahu, me ndihmën e vet, përkrah kë do. Në këtë ka me të vërtetë mësim për ata që shohin.(13)
زُيِّنَ لِلنّاسِ حُبُّ الشَّهَوٰتِ مِنَ النِّساءِ وَالبَنينَ وَالقَنٰطيرِ المُقَنطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالفِضَّةِ وَالخَيلِ المُسَوَّمَةِ وَالأَنعٰمِ وَالحَرثِ ۗ ذٰلِكَ مَتٰعُ الحَيوٰةِ الدُّنيا ۖ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسنُ المَـٔابِ(14)
Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, grumbujt e arit dhe të argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshët e arat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi më i mirë është te All-llahu.(14)
۞ قُل أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيرٍ مِن ذٰلِكُم ۚ لِلَّذينَ اتَّقَوا عِندَ رَبِّهِم جَنّٰتٌ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها وَأَزوٰجٌ مُطَهَّرَةٌ وَرِضوٰنٌ مِنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصيرٌ بِالعِبادِ(15)
Thuaj: “A t’ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre xhennete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastërta dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh shumë mirë robërit e vet.(15)
الَّذينَ يَقولونَ رَبَّنا إِنَّنا ءامَنّا فَاغفِر لَنا ذُنوبَنا وَقِنا عَذابَ النّارِ(16)
Ata, të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!”(16)
الصّٰبِرينَ وَالصّٰدِقينَ وَالقٰنِتينَ وَالمُنفِقينَ وَالمُستَغفِرينَ بِالأَسحارِ(17)
Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.(17)
شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ وَالمَلٰئِكَةُ وَأُولُوا العِلمِ قائِمًا بِالقِسطِ ۚ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ العَزيزُ الحَكيمُ(18)
All-llahu e ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përvç Atij, - edhe engjujt dhe të diturit, - me veprim të drejtë. Nuk ka Zot përveç Atij, të fortit dhe të urtit.(18)
إِنَّ الدّينَ عِندَ اللَّهِ الإِسلٰمُ ۗ وَمَا اختَلَفَ الَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ إِلّا مِن بَعدِ ما جاءَهُمُ العِلمُ بَغيًا بَينَهُم ۗ وَمَن يَكفُر بِـٔايٰتِ اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ سَريعُ الحِسابِ(19)
E vetmja fe e drejtë te All-llahu është feja Islame, kurse ata, t ë cilëve u qe dhënë Libri pasi që u erdh njoftimi, u larguan për shkak të egoizmit ndërmjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu është i shpejtë në llogaritje.(19)
فَإِن حاجّوكَ فَقُل أَسلَمتُ وَجهِىَ لِلَّهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ ۗ وَقُل لِلَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ وَالأُمِّيّۦنَ ءَأَسلَمتُم ۚ فَإِن أَسلَموا فَقَدِ اهتَدَوا ۖ وَإِن تَوَلَّوا فَإِنَّما عَلَيكَ البَلٰغُ ۗ وَاللَّهُ بَصيرٌ بِالعِبادِ(20)
Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet.(20)
إِنَّ الَّذينَ يَكفُرونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَيَقتُلونَ النَّبِيّۦنَ بِغَيرِ حَقٍّ وَيَقتُلونَ الَّذينَ يَأمُرونَ بِالقِسطِ مِنَ النّاسِ فَبَشِّرهُم بِعَذابٍ أَليمٍ(21)
Ata të cilët mohojnë argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetët pa fije të fajit, madje i mbysin edhe ata të cilët kërkojnë nga njerëzit të veprojnë drejt, e njoftoj për dënimin e dhembshëm.(21)
أُولٰئِكَ الَّذينَ حَبِطَت أَعمٰلُهُم فِى الدُّنيا وَالءاخِرَةِ وَما لَهُم مِن نٰصِرينَ(22)
Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar.(22)
أَلَم تَرَ إِلَى الَّذينَ أوتوا نَصيبًا مِنَ الكِتٰبِ يُدعَونَ إِلىٰ كِتٰبِ اللَّهِ لِيَحكُمَ بَينَهُم ثُمَّ يَتَوَلّىٰ فَريقٌ مِنهُم وَهُم مُعرِضونَ(23)
A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë.(23)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم قالوا لَن تَمَسَّنَا النّارُ إِلّا أَيّامًا مَعدودٰتٍ ۖ وَغَرَّهُم فى دينِهِم ما كانوا يَفتَرونَ(24)
Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë.(24)
فَكَيفَ إِذا جَمَعنٰهُم لِيَومٍ لا رَيبَ فيهِ وَوُفِّيَت كُلُّ نَفسٍ ما كَسَبَت وَهُم لا يُظلَمونَ(25)
E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi.(25)
قُلِ اللَّهُمَّ مٰلِكَ المُلكِ تُؤتِى المُلكَ مَن تَشاءُ وَتَنزِعُ المُلكَ مِمَّن تَشاءُ وَتُعِزُّ مَن تَشاءُ وَتُذِلُّ مَن تَشاءُ ۖ بِيَدِكَ الخَيرُ ۖ إِنَّكَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(26)
Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send!(26)
تولِجُ الَّيلَ فِى النَّهارِ وَتولِجُ النَّهارَ فِى الَّيلِ ۖ وَتُخرِجُ الحَىَّ مِنَ المَيِّتِ وَتُخرِجُ المَيِّتَ مِنَ الحَىِّ ۖ وَتَرزُقُ مَن تَشاءُ بِغَيرِ حِسابٍ(27)
Ti e lidh natën me ditën edhe ditën e lidh me natën. E bën të gjallin nga jo i gjalli, kurse të gjallin e bën të vdekur; Ti furnizon pakufi kë të duash.(27)
لا يَتَّخِذِ المُؤمِنونَ الكٰفِرينَ أَولِياءَ مِن دونِ المُؤمِنينَ ۖ وَمَن يَفعَل ذٰلِكَ فَلَيسَ مِنَ اللَّهِ فى شَيءٍ إِلّا أَن تَتَّقوا مِنهُم تُقىٰةً ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفسَهُ ۗ وَإِلَى اللَّهِ المَصيرُ(28)
Besimtarët le të mos marrin për miq mosbesimtarët kur kanë besimtarë, sepse kush vepron kështu, nuk ka asgjë nga ndihma e All-llahut, përveç nëse seriozisht frikësoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu është caku.(28)
قُل إِن تُخفوا ما فى صُدورِكُم أَو تُبدوهُ يَعلَمهُ اللَّهُ ۗ وَيَعلَمُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۗ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(29)
Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka.(29)
يَومَ تَجِدُ كُلُّ نَفسٍ ما عَمِلَت مِن خَيرٍ مُحضَرًا وَما عَمِلَت مِن سوءٍ تَوَدُّ لَو أَنَّ بَينَها وَبَينَهُ أَمَدًا بَعيدًا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفسَهُ ۗ وَاللَّهُ رَءوفٌ بِالعِبادِ(30)
Atë ditë kur secili njeri e gjen para vetes se ç’ka ka punuar mirë edhe ç’ka bërë keq, do të dëshirojë që ndërmjet asaj dhe atij të ketë një largësi të madhe. Ndërsa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve të vet.(30)
قُل إِن كُنتُم تُحِبّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعونى يُحبِبكُمُ اللَّهُ وَيَغفِر لَكُم ذُنوبَكُم ۗ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ(31)
Thuaj: “Nëse e duani All-llahu, pasomëni mua, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.(31)
قُل أَطيعُوا اللَّهَ وَالرَّسولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوا فَإِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الكٰفِرينَ(32)
Thuaj: “Përuluni All-llahut edhe Profetit!” Por nëse ia këtheni shpinën, ani se All-llahu me të vërtetë nuk i do mosbesimtarët.(32)
۞ إِنَّ اللَّهَ اصطَفىٰ ءادَمَ وَنوحًا وَءالَ إِبرٰهيمَ وَءالَ عِمرٰنَ عَلَى العٰلَمينَ(33)
All-llahu, me të vërtetë, e ka zgjedhur Ademin, edhe Nuhin, edhe familjen e Ibrahimit, edhe familjen e Imranit prej të gjithë të tjerëve.(33)
ذُرِّيَّةً بَعضُها مِن بَعضٍ ۗ وَاللَّهُ سَميعٌ عَليمٌ(34)
Si pasardhës të njëri-tjetrit, - dhe All-llahu dëgjon dhe di shumë.(34)
إِذ قالَتِ امرَأَتُ عِمرٰنَ رَبِّ إِنّى نَذَرتُ لَكَ ما فى بَطنى مُحَرَّرًا فَتَقَبَّل مِنّى ۖ إِنَّكَ أَنتَ السَّميعُ العَليمُ(35)
Kur gruaja e Imranit tha: “O Zot, unë po ta kushtoj ty me gjithë zemër këtë që është në barkun tim, prandaj pranoje prej meje, se Ti me të vërtetë, dëgjon dhe di shumë”.(35)
فَلَمّا وَضَعَتها قالَت رَبِّ إِنّى وَضَعتُها أُنثىٰ وَاللَّهُ أَعلَمُ بِما وَضَعَت وَلَيسَ الذَّكَرُ كَالأُنثىٰ ۖ وَإِنّى سَمَّيتُها مَريَمَ وَإِنّى أُعيذُها بِكَ وَذُرِّيَّتَها مِنَ الشَّيطٰنِ الرَّجيمِ(36)
E kur e lindi atë, tha: “O Zot, unë kam lindur femër! Por All-llahu e di mirë se çka ka lindur, - dhe mashkulli nuk është sikur femra;” Unë ia vura emrin Merjeme. Atë dhe pjellën e saj unë po e le në mbrojtjen tënde prej djallit të mallkuar”.(36)
فَتَقَبَّلَها رَبُّها بِقَبولٍ حَسَنٍ وَأَنبَتَها نَباتًا حَسَنًا وَكَفَّلَها زَكَرِيّا ۖ كُلَّما دَخَلَ عَلَيها زَكَرِيَّا المِحرابَ وَجَدَ عِندَها رِزقًا ۖ قالَ يٰمَريَمُ أَنّىٰ لَكِ هٰذا ۖ قالَت هُوَ مِن عِندِ اللَّهِ ۖ إِنَّ اللَّهَ يَرزُقُ مَن يَشاءُ بِغَيرِ حِسابٍ(37)
Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zekerijja te ajo në tempull, gjente ushqime te ajo. “Prej nga kjo, oj Merjeme?” i thoshte kurse ajo i përgjigjej, “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë do”.(37)
هُنالِكَ دَعا زَكَرِيّا رَبَّهُ ۖ قالَ رَبِّ هَب لى مِن لَدُنكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَميعُ الدُّعاءِ(38)
Aty Zekerrija iu lut Zotit të vet: “O Zot, - tha, - më dhuro pasardhës të mirë, me mirësinë tënde, Ti me siguri e dëgjon lutjen”!(38)
فَنادَتهُ المَلٰئِكَةُ وَهُوَ قائِمٌ يُصَلّى فِى المِحرابِ أَنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحيىٰ مُصَدِّقًا بِكَلِمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَسَيِّدًا وَحَصورًا وَنَبِيًّا مِنَ الصّٰلِحينَ(39)
Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë engjujt e thirrën: “All-llahu ty të përgëzon me Jahjaun, i cili vërteton fjalën e All-llahut, zotëri me famë dhe profet nga të mirët.(39)
قالَ رَبِّ أَنّىٰ يَكونُ لى غُلٰمٌ وَقَد بَلَغَنِىَ الكِبَرُ وَامرَأَتى عاقِرٌ ۖ قالَ كَذٰلِكَ اللَّهُ يَفعَلُ ما يَشاءُ(40)
“O Zot, - tha, - si do të kem djalë në këtë moshë të shtyrë, madje edhe gruaja ime është shterpë?” “Ja, ashtu, - tha, - All-llahu bën çka të dojë”.(40)
قالَ رَبِّ اجعَل لى ءايَةً ۖ قالَ ءايَتُكَ أَلّا تُكَلِّمَ النّاسَ ثَلٰثَةَ أَيّامٍ إِلّا رَمزًا ۗ وَاذكُر رَبَّكَ كَثيرًا وَسَبِّح بِالعَشِىِّ وَالإِبكٰرِ(41)
“O Zot, - tha ky, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote, - tha, - është ajo që tri ditë nuk do të flasish me njerëz, vetëmse me shenja. Por përmende shpesh Zotin tënd dhe lartësoje në mbrëmje dhe në mëngjes!”(41)
وَإِذ قالَتِ المَلٰئِكَةُ يٰمَريَمُ إِنَّ اللَّهَ اصطَفىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَاصطَفىٰكِ عَلىٰ نِساءِ العٰلَمينَ(42)
Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, ty të ka zgjedhur All-llahu dhe të ka pastruar, e të ka zgjedhur nga të tëra gratë e botës.(42)
يٰمَريَمُ اقنُتى لِرَبِّكِ وَاسجُدى وَاركَعى مَعَ الرّٰكِعينَ(43)
Oj Merjeme, jij e përulur ndaj Zotit tënd dhe bëni sexhde, edhe falu me ata që e kryejnë të falurit (namazin)!(43)
ذٰلِكَ مِن أَنباءِ الغَيبِ نوحيهِ إِلَيكَ ۚ وَما كُنتَ لَدَيهِم إِذ يُلقونَ أَقلٰمَهُم أَيُّهُم يَكفُلُ مَريَمَ وَما كُنتَ لَدَيهِم إِذ يَختَصِمونَ(44)
Këto janë informata të fshehta që po t’i shpallim ty. Ti nuk ke qenë te ata kur i hudhën pendat e tyre (për short) për të parë se cilit prej tyre do t’i lihet në besim merjemja, dhe ti nuk ishte me ata kur shtyheshin ndër veti.(44)
إِذ قالَتِ المَلٰئِكَةُ يٰمَريَمُ إِنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِنهُ اسمُهُ المَسيحُ عيسَى ابنُ مَريَمَ وَجيهًا فِى الدُّنيا وَالءاخِرَةِ وَمِنَ المُقَرَّبينَ(45)
Dhe kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih, Isa, i biri Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të jetë njëri nga të afërmit.(45)
وَيُكَلِّمُ النّاسَ فِى المَهدِ وَكَهلًا وَمِنَ الصّٰلِحينَ(46)
Ai do t’u flasë njerëzve qysh në djep, por edhe si i rritur, dhe do të jetë nga të mriët.(46)
قالَت رَبِّ أَنّىٰ يَكونُ لى وَلَدٌ وَلَم يَمسَسنى بَشَرٌ ۖ قالَ كَذٰلِكِ اللَّهُ يَخلُقُ ما يَشاءُ ۚ إِذا قَضىٰ أَمرًا فَإِنَّما يَقولُ لَهُ كُن فَيَكونُ(47)
Ajo tha: “O Zot, po si do të kem unë fëmijë kur nuk më ka prekur njeri?” “Qe, kështu, tha, - All-llahu krijon çka të dojë. Kur vendos diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet”.(47)
وَيُعَلِّمُهُ الكِتٰبَ وَالحِكمَةَ وَالتَّورىٰةَ وَالإِنجيلَ(48)
Edhe ia mëson të shkruarit dhe urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.(48)
وَرَسولًا إِلىٰ بَنى إِسرٰءيلَ أَنّى قَد جِئتُكُم بِـٔايَةٍ مِن رَبِّكُم ۖ أَنّى أَخلُقُ لَكُم مِنَ الطّينِ كَهَيـَٔةِ الطَّيرِ فَأَنفُخُ فيهِ فَيَكونُ طَيرًا بِإِذنِ اللَّهِ ۖ وَأُبرِئُ الأَكمَهَ وَالأَبرَصَ وَأُحىِ المَوتىٰ بِإِذنِ اللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِما تَأكُلونَ وَما تَدَّخِرونَ فى بُيوتِكُم ۚ إِنَّ فى ذٰلِكَ لَءايَةً لَكُم إِن كُنتُم مُؤمِنينَ(49)
Dhe e bën profet për izraelitët. “Po ju sjell një argument nga Zoti juaj: do t’ju bëj diçka nga argjili në formë të zogut dhe do t’i fryj, e ai do të bëhet zog i vërtetë me vullnetin e All-llahut. Do t’i shëroj edhe të verbërit që kanë lindur ashtu, edhe të zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjallë të vdekurit. Do t’ju tregoj çka hani dhe çka fshihni në shtëpitë tuaja. Ajo do të jetë, me të vërtetë, argument për ju nëse jeni besimtarë.(49)
وَمُصَدِّقًا لِما بَينَ يَدَىَّ مِنَ التَّورىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعضَ الَّذى حُرِّمَ عَلَيكُم ۚ وَجِئتُكُم بِـٔايَةٍ مِن رَبِّكُم فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطيعونِ(50)
Edhe si dëshmues i asaj që është shpallur në Tevratë përpara meje, dhe do t’ju lejoj diçka që ka qenë e ndaluar për ju. Dhe ju sjelli argument nga Zoti jua, prandaj frikësohuni All-llahut dhe nderomëni mua!(50)
إِنَّ اللَّهَ رَبّى وَرَبُّكُم فَاعبُدوهُ ۗ هٰذا صِرٰطٌ مُستَقيمٌ(51)
All-llahu është me të vërtetë Zot i imi edhe i juaji, andaj adhurone! Kjo është rrugë stabile.(51)
۞ فَلَمّا أَحَسَّ عيسىٰ مِنهُمُ الكُفرَ قالَ مَن أَنصارى إِلَى اللَّهِ ۖ قالَ الحَوارِيّونَ نَحنُ أَنصارُ اللَّهِ ءامَنّا بِاللَّهِ وَاشهَد بِأَنّا مُسلِمونَ(52)
Dhe kur Isa e hetoi se ata nuk do të besojnë, thirri: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi në rrugë të All-llahut”? Ne, thanë besimtarët. Ne jemi ndihmëtarët (tuaj për hirë të All-llahut), ne i besojmë All-llahut, dhe ti dëshmoje se ne jemi njëmend muslimanë.(52)
رَبَّنا ءامَنّا بِما أَنزَلتَ وَاتَّبَعنَا الرَّسولَ فَاكتُبنا مَعَ الشّٰهِدينَ(53)
O Zoti ynë, ne i besojmë asaj që e ke shpallur Ti dhe kemi pasur Profetin, prandaj na shkruaj me ata, të cilët e dëshmojnë.(53)
وَمَكَروا وَمَكَرَ اللَّهُ ۖ وَاللَّهُ خَيرُ المٰكِرينَ(54)
Dhe bënë kurtha, por All-llahu ua këthen njëlloj. All-llahu i bën më së miri.(54)
إِذ قالَ اللَّهُ يٰعيسىٰ إِنّى مُتَوَفّيكَ وَرافِعُكَ إِلَىَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الَّذينَ كَفَروا وَجاعِلُ الَّذينَ اتَّبَعوكَ فَوقَ الَّذينَ كَفَروا إِلىٰ يَومِ القِيٰمَةِ ۖ ثُمَّ إِلَىَّ مَرجِعُكُم فَأَحكُمُ بَينَكُم فيما كُنتُم فيهِ تَختَلِفونَ(55)
Kur All-llahu i tha: “O Isa, unë ty do të bëj të ndërrosh jetë dhe do të marr tek unë dhe do të shpëtoj nga mosbesimtarët dhe do të bëjë që ithtarët tu të jenë më lartë se mosbesimtarët deri në ditën e kijametit. Pastaj të gjithë do të këtheheni tek unë dhe do t’ju gjykoj për atë përse jeni konfrontuar.(55)
فَأَمَّا الَّذينَ كَفَروا فَأُعَذِّبُهُم عَذابًا شَديدًا فِى الدُّنيا وَالءاخِرَةِ وَما لَهُم مِن نٰصِرينَ(56)
Sa për ata, të cilët nuk besojnë, do t’i dënoj me një dënim të rëndë në këtë dhe në botën tjetër. Për ata nuk ka ndihmëtar.(56)
وَأَمَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَيُوَفّيهِم أُجورَهُم ۗ وَاللَّهُ لا يُحِبُّ الظّٰلِمينَ(57)
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ai do t’ua paguaj shpërblimet atyre. All-llahu nuk i don mizorët.(57)
ذٰلِكَ نَتلوهُ عَلَيكَ مِنَ الءايٰتِ وَالذِّكرِ الحَكيمِ(58)
Këto që po t’i recitoj janë nga ajetet dhe Kur’ani i urtë.(58)
إِنَّ مَثَلَ عيسىٰ عِندَ اللَّهِ كَمَثَلِ ءادَمَ ۖ خَلَقَهُ مِن تُرابٍ ثُمَّ قالَ لَهُ كُن فَيَكونُ(59)
Rasti i Isait, tek All-llahu është njëlloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bëhu” dhe ai u bë.(59)
الحَقُّ مِن رَبِّكَ فَلا تَكُن مِنَ المُمتَرينَ(60)
E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos dysho!(60)
فَمَن حاجَّكَ فيهِ مِن بَعدِ ما جاءَكَ مِنَ العِلمِ فَقُل تَعالَوا نَدعُ أَبناءَنا وَأَبناءَكُم وَنِساءَنا وَنِساءَكُم وَأَنفُسَنا وَأَنفُسَكُم ثُمَّ نَبتَهِل فَنَجعَل لَعنَتَ اللَّهِ عَلَى الكٰذِبينَ(61)
E kush të kundërvihet lidhur me këtë, pasi që të erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, edhe gratë tona edhe gratë tuaja, madje edhe en me gjithë ju bashkë do të lutemi me gjithë zemër ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi përgënjeshtarët.”(61)
إِنَّ هٰذا لَهُوَ القَصَصُ الحَقُّ ۚ وَما مِن إِلٰهٍ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ العَزيزُ الحَكيمُ(62)
Ky është pa dyshim, rrëfim i vërtetë dhe nuk ka ndonjë tjetër Zot përveç All-llahut. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë.(62)
فَإِن تَوَلَّوا فَإِنَّ اللَّهَ عَليمٌ بِالمُفسِدينَ(63)
Po nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ani, All-llahu me siguri i di mirë ngatrrestarët.(63)
قُل يٰأَهلَ الكِتٰبِ تَعالَوا إِلىٰ كَلِمَةٍ سَواءٍ بَينَنا وَبَينَكُم أَلّا نَعبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلا نُشرِكَ بِهِ شَيـًٔا وَلا يَتَّخِذَ بَعضُنا بَعضًا أَربابًا مِن دونِ اللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوا فَقولُوا اشهَدوا بِأَنّا مُسلِمونَ(64)
Thuaj: “O ithtarë të Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët edhe për ne edhe për ju; që të mos adhurojmë tjetër përveç All-llahut, asnjë send të mos ia bëjmë shok dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si zotër në vend të All-llahut. E nëse ata kthejn kryet anash, thuani: “Dëshmone se ne njëmend jemi muslimanë”!(64)
يٰأَهلَ الكِتٰبِ لِمَ تُحاجّونَ فى إِبرٰهيمَ وَما أُنزِلَتِ التَّورىٰةُ وَالإِنجيلُ إِلّا مِن بَعدِهِ ۚ أَفَلا تَعقِلونَ(65)
O ithtarë të Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk janë shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju?!(65)
هٰأَنتُم هٰؤُلاءِ حٰجَجتُم فيما لَكُم بِهِ عِلمٌ فَلِمَ تُحاجّونَ فيما لَيسَ لَكُم بِهِ عِلمٌ ۚ وَاللَّهُ يَعلَمُ وَأَنتُم لا تَعلَمونَ(66)
Ju jeni ata që diskutoni për çështje për të cilat nuk dini. E pse diskutoni për gjëra që nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini.(66)
ما كانَ إِبرٰهيمُ يَهودِيًّا وَلا نَصرانِيًّا وَلٰكِن كانَ حَنيفًا مُسلِمًا وَما كانَ مِنَ المُشرِكينَ(67)
Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishterë, por vetëm musliman, besëdrejtë, dhe nuk ishte politeist.(67)
إِنَّ أَولَى النّاسِ بِإِبرٰهيمَ لَلَّذينَ اتَّبَعوهُ وَهٰذَا النَّبِىُّ وَالَّذينَ ءامَنوا ۗ وَاللَّهُ وَلِىُّ المُؤمِنينَ(68)
Më të afërt te Ibrahimi janë ata, të cilët ndoqën rrugën e tij, edhe ky Profet dhe ata që kanë besuar. Ndërkaq, All-llahu është dashamir i besimtarëve.(68)
وَدَّت طائِفَةٌ مِن أَهلِ الكِتٰبِ لَو يُضِلّونَكُم وَما يُضِلّونَ إِلّا أَنفُسَهُم وَما يَشعُرونَ(69)
Një grup nga ithtarët e Librit memzi presin që t’iu shpiejnë në rrugë të pakrye, por ata nuk ju humbin dot përveç vetes, por nuk e hetojnë.(69)
يٰأَهلَ الكِتٰبِ لِمَ تَكفُرونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَأَنتُم تَشهَدونَ(70)
O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut, kur e dini mirë se janë të vërtetë.(70)
يٰأَهلَ الكِتٰبِ لِمَ تَلبِسونَ الحَقَّ بِالبٰطِلِ وَتَكتُمونَ الحَقَّ وَأَنتُم تَعلَمونَ(71)
O ithtarë të Librit, pse e maskoni të vërtetën me të pavërtetë dhe e fshihni me vetëdije realitetin?(71)
وَقالَت طائِفَةٌ مِن أَهلِ الكِتٰبِ ءامِنوا بِالَّذى أُنزِلَ عَلَى الَّذينَ ءامَنوا وَجهَ النَّهارِ وَاكفُروا ءاخِرَهُ لَعَلَّهُم يَرجِعونَ(72)
Një grup nga ithtarët e Librit thanë: “Besone atë çka u është shpallur besimtarëve, para dreke, kurse pas dreke mohone! Ndoshta edhe ata do të kthehen.(72)
وَلا تُؤمِنوا إِلّا لِمَن تَبِعَ دينَكُم قُل إِنَّ الهُدىٰ هُدَى اللَّهِ أَن يُؤتىٰ أَحَدٌ مِثلَ ما أوتيتُم أَو يُحاجّوكُم عِندَ رَبِّكُم ۗ قُل إِنَّ الفَضلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤتيهِ مَن يَشاءُ ۗ وَاللَّهُ وٰسِعٌ عَليمٌ(73)
Dhe mos i besoni tjetërkujt përveç atyre që pasojnë fenë tuaj. “Thuaj: “Udhëzim është udhëzimi i All-llahut”. Mund t’i jepet edhe ndonjë tjetri, ashtu siç u është dhënë juve, ose ata do t’ju kundërvihen te Zoti juaj. Ti thuaju, dhuntitë janë vetëm në dorë të All-llahut. Ai i jep kujt të dojë. All-llahu është i gjithëdijshëm.(73)
يَختَصُّ بِرَحمَتِهِ مَن يَشاءُ ۗ وَاللَّهُ ذُو الفَضلِ العَظيمِ(74)
Ai veçanërisht shpërblen me mirësinë e vet kë të dojë, se All-llahu posedon mirësi të madhe.(74)
۞ وَمِن أَهلِ الكِتٰبِ مَن إِن تَأمَنهُ بِقِنطارٍ يُؤَدِّهِ إِلَيكَ وَمِنهُم مَن إِن تَأمَنهُ بِدينارٍ لا يُؤَدِّهِ إِلَيكَ إِلّا ما دُمتَ عَلَيهِ قائِمًا ۗ ذٰلِكَ بِأَنَّهُم قالوا لَيسَ عَلَينا فِى الأُمِّيّۦنَ سَبيلٌ وَيَقولونَ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ وَهُم يَعلَمونَ(75)
Nga ithtarët e Librit ka të tillë që nëse ua beson një barrë pasuri do ta kthejnë, por ka edhe të atillë që nëse ua jep në besim qoftë edhe një metelik nuk ta kthejnë, në qoftëse nuk e ndjek vazhdimisht. Ashtu është, për shkak se ata thonë: “Ne nuk kemi obligim ndaj analfabetëve” – dhe flasin gënjeshtra për All-llahun me vetëdije.(75)
بَلىٰ مَن أَوفىٰ بِعَهدِهِ وَاتَّقىٰ فَإِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ المُتَّقينَ(76)
Por me siguri kush i përmbush obligimet e veta dhe ruhet prej mëkateve, ani, se All-llahu i don të devotshmit.(76)
إِنَّ الَّذينَ يَشتَرونَ بِعَهدِ اللَّهِ وَأَيمٰنِهِم ثَمَنًا قَليلًا أُولٰئِكَ لا خَلٰقَ لَهُم فِى الءاخِرَةِ وَلا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلا يَنظُرُ إِلَيهِم يَومَ القِيٰمَةِ وَلا يُزَكّيهِم وَلَهُم عَذابٌ أَليمٌ(77)
Ata të cilët obligimin e vet ndaj All-llahut dhe besatimin e vet e shesin për diçka që vlen krejt pak – në botën tjetër nuk kanë asgjë, atyre All-llahu në ditën e kijametit nuk do t’u flasë fare e as do t’i shikojë, dhe nuk i pastron – ata kanë për të vuajtur dënim të dhembshëm.(77)
وَإِنَّ مِنهُم لَفَريقًا يَلوۥنَ أَلسِنَتَهُم بِالكِتٰبِ لِتَحسَبوهُ مِنَ الكِتٰبِ وَما هُوَ مِنَ الكِتٰبِ وَيَقولونَ هُوَ مِن عِندِ اللَّهِ وَما هُوَ مِن عِندِ اللَّهِ وَيَقولونَ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ وَهُم يَعلَمونَ(78)
Ka prej atyre një grup që përdredhin gjuhët duke lexuar Librin, që të kujtoni se ajo është nga Libri, dhe thonë: “Ajo është nga All-llahu”, - por ajo nuk është nga All-llahu. Ata flasin me vetëdije gënjeshtra për All-llahun.(78)
ما كانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤتِيَهُ اللَّهُ الكِتٰبَ وَالحُكمَ وَالنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقولَ لِلنّاسِ كونوا عِبادًا لى مِن دونِ اللَّهِ وَلٰكِن كونوا رَبّٰنِيّۦنَ بِما كُنتُم تُعَلِّمونَ الكِتٰبَ وَبِما كُنتُم تَدرُسونَ(79)
Nuk i ka hije njeriut të cilit All-llahu i jep Librin dhe urtësi e profetësi, t’u thotë njerëzve “Adhuromëni mua në vend të All-llahut”, por jini të sinqertë te Zoti me atë çka e dini librin dhe me atë çka e studioni.(79)
وَلا يَأمُرَكُم أَن تَتَّخِذُوا المَلٰئِكَةَ وَالنَّبِيّۦنَ أَربابًا ۗ أَيَأمُرُكُم بِالكُفرِ بَعدَ إِذ أَنتُم مُسلِمونَ(80)
E as t’ju urdhëroj që engjujt dhe profetët t’i konsideroni zotër. A po ju urdhëron mosbesim, pasi që jeni bërë muslimanë?(80)
وَإِذ أَخَذَ اللَّهُ ميثٰقَ النَّبِيّۦنَ لَما ءاتَيتُكُم مِن كِتٰبٍ وَحِكمَةٍ ثُمَّ جاءَكُم رَسولٌ مُصَدِّقٌ لِما مَعَكُم لَتُؤمِنُنَّ بِهِ وَلَتَنصُرُنَّهُ ۚ قالَ ءَأَقرَرتُم وَأَخَذتُم عَلىٰ ذٰلِكُم إِصرى ۖ قالوا أَقرَرنا ۚ قالَ فَاشهَدوا وَأَنا۠ مَعَكُم مِنَ الشّٰهِدينَ(81)
All-llahu u ka marrë besën profetëve, kur u ka dhënë Libër dhe urtësi. “Pastaj ju vjen një profet, i cili e vërteton se është e saktë ajo çka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjetër do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me këtë merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojmë”! “Atëherë, pra, dëshmone, - u thotë – se edhe unë jam me ju, një prej dëshmitarëve.”(81)
فَمَن تَوَلّىٰ بَعدَ ذٰلِكَ فَأُولٰئِكَ هُمُ الفٰسِقونَ(82)
Por kush kthen kryet në anën tjetër, edhe pas kësaj, ata janë njëmend mbrapshtanë.(82)
أَفَغَيرَ دينِ اللَّهِ يَبغونَ وَلَهُ أَسلَمَ مَن فِى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ طَوعًا وَكَرهًا وَإِلَيهِ يُرجَعونَ(83)
A dëshirojnë tjetër fe, përveç fesë së All-llahut, kurse Atij, dashtë e padashtë i përulën kush janë në qiej dhe në tokë dhe te Ai do të kthehen,.(83)
قُل ءامَنّا بِاللَّهِ وَما أُنزِلَ عَلَينا وَما أُنزِلَ عَلىٰ إِبرٰهيمَ وَإِسمٰعيلَ وَإِسحٰقَ وَيَعقوبَ وَالأَسباطِ وَما أوتِىَ موسىٰ وَعيسىٰ وَالنَّبِيّونَ مِن رَبِّهِم لا نُفَرِّقُ بَينَ أَحَدٍ مِنهُم وَنَحنُ لَهُ مُسلِمونَ(84)
Thuaj: “Ne i besojmë All-llahut edhe asaj që na shpallet neve, edhe asaj që i ka ardhur Ibrahimit, dhe Ismailit, dhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe nipërve. Edhe asaj që iu dha Musaut dhe Isaut dhe profetëve – nga Zoti i tyre, ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe ne vetëm atij i dorëzohemi.(84)
وَمَن يَبتَغِ غَيرَ الإِسلٰمِ دينًا فَلَن يُقبَلَ مِنهُ وَهُوَ فِى الءاخِرَةِ مِنَ الخٰسِرينَ(85)
Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç asaj islame, atij nuk do t’i pranohet dhe ai do të jetë nga të humburit në botën tjetër.(85)
كَيفَ يَهدِى اللَّهُ قَومًا كَفَروا بَعدَ إيمٰنِهِم وَشَهِدوا أَنَّ الرَّسولَ حَقٌّ وَجاءَهُمُ البَيِّنٰتُ ۚ وَاللَّهُ لا يَهدِى القَومَ الظّٰلِمينَ(86)
Si do ta udhëzojë All-llahu një popull i cili bën mosbesim, pasi që ishte besimtar dhe e kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë, madje janë dhënë edhe argumente të qarta? All-llahu nuk përudh popullin mizor.(86)
أُولٰئِكَ جَزاؤُهُم أَنَّ عَلَيهِم لَعنَةَ اللَّهِ وَالمَلٰئِكَةِ وَالنّاسِ أَجمَعينَ(87)
Ata janë, të cilët kanë për shpërblim mallkimin e All-llahut edhe engjujve, dhe tërë njerëzve – së bashku.(87)
خٰلِدينَ فيها لا يُخَفَّفُ عَنهُمُ العَذابُ وَلا هُم يُنظَرونَ(88)
Përgjithmonë do të mbesin nën te dhe dënimi nuk do t’u lehtësohet e as do t’u vonohet.(88)
إِلَّا الَّذينَ تابوا مِن بَعدِ ذٰلِكَ وَأَصلَحوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفورٌ رَحيمٌ(89)
Përveç atyre, të cilët pas asaj pendohen dhe përmirësohen; All-llahu është mëshirëplotë dhe falë shumë.(89)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا بَعدَ إيمٰنِهِم ثُمَّ ازدادوا كُفرًا لَن تُقبَلَ تَوبَتُهُم وَأُولٰئِكَ هُمُ الضّالّونَ(90)
Ata të cilët bëhen mosbesimtarë, pasi kanë qenë besimtarë, dhe e shtojnë mosbesimin, atyre pendimi nuk u pranohet, dhe ata janë me të vërtetë të humbur.(90)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا وَماتوا وَهُم كُفّارٌ فَلَن يُقبَلَ مِن أَحَدِهِم مِلءُ الأَرضِ ذَهَبًا وَلَوِ افتَدىٰ بِهِ ۗ أُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ أَليمٌ وَما لَهُم مِن نٰصِرينَ(91)
Ata, të cilët mohojnë dhe vdesin si mosbesimtarë, me siguri nuk do t’i pranohet asnjërit për kompensim qoftë edhe e tërë pasuria e kësaj bote. Ata i pret dënim i dhembshëm. Atyre askush nuk do tu ndihmojë.(91)
لَن تَنالُوا البِرَّ حَتّىٰ تُنفِقوا مِمّا تُحِبّونَ ۚ وَما تُنفِقوا مِن شَيءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَليمٌ(92)
Nuk do të arrini mirësinë e plotë deri sa të mos e ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur; ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.(92)
۞ كُلُّ الطَّعامِ كانَ حِلًّا لِبَنى إِسرٰءيلَ إِلّا ما حَرَّمَ إِسرٰءيلُ عَلىٰ نَفسِهِ مِن قَبلِ أَن تُنَزَّلَ التَّورىٰةُ ۗ قُل فَأتوا بِالتَّورىٰةِ فَاتلوها إِن كُنتُم صٰدِقينَ(93)
Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për izraelitët, përveç atyre që izraelitët ia ndaluan vetvetes para se të shpallej Tevrati. Thuaj: “Ma sillni Tevratin dhe lexone, nëse jeni të sinqertë”.(93)
فَمَنِ افتَرىٰ عَلَى اللَّهِ الكَذِبَ مِن بَعدِ ذٰلِكَ فَأُولٰئِكَ هُمُ الظّٰلِمونَ(94)
Kurse ata të cilët edhe pas asaj shfaqin gënjeshtra për All-llahun, ata janë me të vërtetë mizorë.(94)
قُل صَدَقَ اللَّهُ ۗ فَاتَّبِعوا مِلَّةَ إِبرٰهيمَ حَنيفًا وَما كانَ مِنَ المُشرِكينَ(95)
Thuaj: “All-llahu flet të vërtetën! Prandaj pasone fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist”.(95)
إِنَّ أَوَّلَ بَيتٍ وُضِعَ لِلنّاسِ لَلَّذى بِبَكَّةَ مُبارَكًا وَهُدًى لِلعٰلَمينَ(96)
Tempulli i parë i ndërtuar për njerëz është ai që u ngrit në Mekke, i bekuar dhe udhërrëfyes i botërave.(96)
فيهِ ءايٰتٌ بَيِّنٰتٌ مَقامُ إِبرٰهيمَ ۖ وَمَن دَخَلَهُ كانَ ءامِنًا ۗ وَلِلَّهِ عَلَى النّاسِ حِجُّ البَيتِ مَنِ استَطاعَ إِلَيهِ سَبيلًا ۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِىٌّ عَنِ العٰلَمينَ(97)
Aty ka fakte të qarta, është vendqëndrimi i Ibrahimit. Dhe kush hynte aty ishte i siguruar. Të vizituarit e tempullit, për hir të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë, është obligim, e kush nuk beson, - ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt.(97)
قُل يٰأَهلَ الكِتٰبِ لِمَ تَكفُرونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَاللَّهُ شَهيدٌ عَلىٰ ما تَعمَلونَ(98)
Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse i mohoni argumentet e All-llahut kur All-llahu është dëshmitar i tërë asaj çka punoni”?(98)
قُل يٰأَهلَ الكِتٰبِ لِمَ تَصُدّونَ عَن سَبيلِ اللَّهِ مَن ءامَنَ تَبغونَها عِوَجًا وَأَنتُم شُهَداءُ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغٰفِلٍ عَمّا تَعمَلونَ(99)
Thuaj: “O ithtarë të Librit, pse e largoni nga rruga e All-llahut atë që beson, dhe përpiqeni t’ua shtrembëroni, kurse ju e dini se është e vërtetë? All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që punoni ju!”(99)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِن تُطيعوا فَريقًا مِنَ الَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ يَرُدّوكُم بَعدَ إيمٰنِكُم كٰفِرينَ(100)
O besimtarë, nëse i përuleni ndokujt prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, ata, pasi që jeni bërë besimtarë, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë.(100)
وَكَيفَ تَكفُرونَ وَأَنتُم تُتلىٰ عَلَيكُم ءايٰتُ اللَّهِ وَفيكُم رَسولُهُ ۗ وَمَن يَعتَصِم بِاللَّهِ فَقَد هُدِىَ إِلىٰ صِرٰطٍ مُستَقيمٍ(101)
E si mund të mohoni kur juve u recitohen ajetet e All-llahut dhe në mesin tuaj është Profeti i Tij? Dhe kush është i vendosur me All-llahun, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë.(101)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقاتِهِ وَلا تَموتُنَّ إِلّا وَأَنتُم مُسلِمونَ(102)
O besimtarë, frikësohuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë; Dhe assesi mos vdisni ndryshe, përveç si musliman!(102)
وَاعتَصِموا بِحَبلِ اللَّهِ جَميعًا وَلا تَفَرَّقوا ۚ وَاذكُروا نِعمَتَ اللَّهِ عَلَيكُم إِذ كُنتُم أَعداءً فَأَلَّفَ بَينَ قُلوبِكُم فَأَصبَحتُم بِنِعمَتِهِ إِخوٰنًا وَكُنتُم عَلىٰ شَفا حُفرَةٍ مِنَ النّارِ فَأَنقَذَكُم مِنها ۗ كَذٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُم ءايٰتِهِ لَعَلَّكُم تَهتَدونَ(103)
Të gjithë së bashku mbahuni fort për litar të All-llahut dhe mos përçaheni! Pastaj përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur ishit të armiqësuar, e ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me mëshirën e tij u bëtë vëllezër. Ishit buzë greminës së zjarrit e ju shpëtoi prej tij. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet e veta, ndoshta merrni të mbarën!(103)
وَلتَكُن مِنكُم أُمَّةٌ يَدعونَ إِلَى الخَيرِ وَيَأمُرونَ بِالمَعروفِ وَيَنهَونَ عَنِ المُنكَرِ ۚ وَأُولٰئِكَ هُمُ المُفلِحونَ(104)
Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat ekëqia. Ata do të jenë të shpëtuar.(104)
وَلا تَكونوا كَالَّذينَ تَفَرَّقوا وَاختَلَفوا مِن بَعدِ ما جاءَهُمُ البَيِّنٰتُ ۚ وَأُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ عَظيمٌ(105)
Dhe mos bëheni sikur ata të cilët janë përçarë dhe konfrontuar pasi që u kanë ardhur argumente të qarta – ata i pret dënim i madh.(105)
يَومَ تَبيَضُّ وُجوهٌ وَتَسوَدُّ وُجوهٌ ۚ فَأَمَّا الَّذينَ اسوَدَّت وُجوهُهُم أَكَفَرتُم بَعدَ إيمٰنِكُم فَذوقُوا العَذابَ بِما كُنتُم تَكفُرونَ(106)
Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e disa do të nxihen. Atyre, fytyrat e të cilëve janë të zeza, do t’u thuhet: “A u bëtë mosbesimtarë pasi që ishit besimtarë? Shijone pra dënimin pasi nuk besoni!”(106)
وَأَمَّا الَّذينَ ابيَضَّت وُجوهُهُم فَفى رَحمَةِ اللَّهِ هُم فيها خٰلِدونَ(107)
Kurse ata, fytyrat e të cilëve do të jenë të bardha, do të jenë në mëshirë të All-llahut, ku do të mbesin përgjithmonë.(107)
تِلكَ ءايٰتُ اللَّهِ نَتلوها عَلَيكَ بِالحَقِّ ۗ وَمَا اللَّهُ يُريدُ ظُلمًا لِلعٰلَمينَ(108)
Ato janë argumente të All-llahut që po t’i rrëfejmë besnikërisht. Dhe All-llahu nuk ia dëshiron të keqen botës.(108)
وَلِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرجَعُ الأُمورُ(109)
Të All-llahut janë të gjitha ç’ka në qiej dhe në tokë, edhe te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.(109)
كُنتُم خَيرَ أُمَّةٍ أُخرِجَت لِلنّاسِ تَأمُرونَ بِالمَعروفِ وَتَنهَونَ عَنِ المُنكَرِ وَتُؤمِنونَ بِاللَّهِ ۗ وَلَو ءامَنَ أَهلُ الكِتٰبِ لَكانَ خَيرًا لَهُم ۚ مِنهُمُ المُؤمِنونَ وَأَكثَرُهُمُ الفٰسِقونَ(110)
Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë. Kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat dhe i besoni All-llahut. Dhe sikur ithtarët e Librit të besonin drejt, do të ishte më mirë për ata; Ka prej tyre edhe besimtarë, por shumica janë mbrapshtanë.(110)
لَن يَضُرّوكُم إِلّا أَذًى ۖ وَإِن يُقٰتِلوكُم يُوَلّوكُمُ الأَدبارَ ثُمَّ لا يُنصَرونَ(111)
Ata nuk mund t’ju bëjnë asnjëfarë dëmi, vetëm se ju shqetësojnë. Nëse ju sulmojnë shpejt do t’ua shihni shpinën (do të ikin), se nuk do të jenë të ndihmuar.(111)
ضُرِبَت عَلَيهِمُ الذِّلَّةُ أَينَ ما ثُقِفوا إِلّا بِحَبلٍ مِنَ اللَّهِ وَحَبلٍ مِنَ النّاسِ وَباءو بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَضُرِبَت عَلَيهِمُ المَسكَنَةُ ۚ ذٰلِكَ بِأَنَّهُم كانوا يَكفُرونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَيَقتُلونَ الأَنبِياءَ بِغَيرِ حَقٍّ ۚ ذٰلِكَ بِما عَصَوا وَكانوا يَعتَدونَ(112)
Kudo që të gjenden, do të jenë të poshtëruar nëse nuk kapen për litari të All-llahut dhe të njerëzve, dhe do të meritojnë hidhërimin e All-llahut, dhe do t’i godas mjerimi, për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut dhe i vrisnin profetët pa fije të fajit, dhe për shkak se kanë gabuar dhe silleshin armiqësisht.(112)
۞ لَيسوا سَواءً ۗ مِن أَهلِ الكِتٰبِ أُمَّةٌ قائِمَةٌ يَتلونَ ءايٰتِ اللَّهِ ءاناءَ الَّيلِ وَهُم يَسجُدونَ(113)
Nuk janë të gjithë njëlloj. Ka ithtarë të denjë të Librit të cilët tërë natën lexojnë ajetet e All-llahut dhe bëjnë sexhde;(113)
يُؤمِنونَ بِاللَّهِ وَاليَومِ الءاخِرِ وَيَأمُرونَ بِالمَعروفِ وَيَنهَونَ عَنِ المُنكَرِ وَيُسٰرِعونَ فِى الخَيرٰتِ وَأُولٰئِكَ مِنَ الصّٰلِحينَ(114)
I besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe kërkojnë të bëhen vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, dhe shpejtojnë të bëjnë mirësi, eh, ata pra janë të mirë.(114)
وَما يَفعَلوا مِن خَيرٍ فَلَن يُكفَروهُ ۗ وَاللَّهُ عَليمٌ بِالمُتَّقينَ(115)
Çfarëdo që të bëjnë, ajo nuk do t’u mohohet. All-llahu i di mirë të devotshmit.(115)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا لَن تُغنِىَ عَنهُم أَموٰلُهُم وَلا أَولٰدُهُم مِنَ اللَّهِ شَيـًٔا ۖ وَأُولٰئِكَ أَصحٰبُ النّارِ ۚ هُم فيها خٰلِدونَ(116)
Atyre që nuk besojnë nuk do t’u bëjnë dobi te All-llahu as pasuritë e tyre as fëmijët e tyre; Ata do të jenë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë.(116)
مَثَلُ ما يُنفِقونَ فى هٰذِهِ الحَيوٰةِ الدُّنيا كَمَثَلِ ريحٍ فيها صِرٌّ أَصابَت حَرثَ قَومٍ ظَلَموا أَنفُسَهُم فَأَهلَكَتهُ ۚ وَما ظَلَمَهُمُ اللَّهُ وَلٰكِن أَنفُسَهُم يَظلِمونَ(117)
Shembulli i atyre që japin sa janë gjallë në këtë otë i ngjan farës së mbjellë nga ata të cilët kanë gabuar ndaj vetes, të cilën e goditë era e ftohtë si akulli dhe e zhdukë. Ata nuk i dëmton All-llahu, por e dëmtojnë vetveten.(117)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَتَّخِذوا بِطانَةً مِن دونِكُم لا يَألونَكُم خَبالًا وَدّوا ما عَنِتُّم قَد بَدَتِ البَغضاءُ مِن أَفوٰهِهِم وَما تُخفى صُدورُهُم أَكبَرُ ۚ قَد بَيَّنّا لَكُمُ الءايٰتِ ۖ إِن كُنتُم تَعقِلونَ(118)
O besimtarë, për miq të sinqert mos merrni të tjerë jasht mesit tuaj! Të tjerët ua dëshirojnë shkatërrimin, mezi presin që të hidheni në mundime. Ata me gojët e tyre shprehin urrejtje, por ajo çka e fshehin në krahëror është shumë më e madhe. Ne ua kemi sqaruar argumentet nëse keni mendjen.(118)
هٰأَنتُم أُولاءِ تُحِبّونَهُم وَلا يُحِبّونَكُم وَتُؤمِنونَ بِالكِتٰبِ كُلِّهِ وَإِذا لَقوكُم قالوا ءامَنّا وَإِذا خَلَوا عَضّوا عَلَيكُمُ الأَنامِلَ مِنَ الغَيظِ ۚ قُل موتوا بِغَيظِكُم ۗ إِنَّ اللَّهَ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(119)
Qe, ju jeni ata që i doni, por ata nuk u duan juve, dhe ju u besoni të tëra librave, e ata kur ju takojnë thonë “besojmë”, por sapo gjenden vetëm, nga zemrimi me ju, kafshojnë gishtrinjtë. Thuaju: “Plasni nga hidhërimi!” All-llahu me të vërtetë e di mirë çka ka në krahëror.(119)
إِن تَمسَسكُم حَسَنَةٌ تَسُؤهُم وَإِن تُصِبكُم سَيِّئَةٌ يَفرَحوا بِها ۖ وَإِن تَصبِروا وَتَتَّقوا لا يَضُرُّكُم كَيدُهُم شَيـًٔا ۗ إِنَّ اللَّهَ بِما يَعمَلونَ مُحيطٌ(120)
Nëse ju bie ndonjë mirësi, ata i dëshpron ajo, por nëse ju godit ndonjë e papritur, ajo i gëzon ata. Ndërkaq, nëse duroni dhe ruheni, dredhitë e tyre nuk ju dëmtojnë aspak, e All-llahu e di mirë se çka punojnë ata.(120)
وَإِذ غَدَوتَ مِن أَهلِكَ تُبَوِّئُ المُؤمِنينَ مَقٰعِدَ لِلقِتالِ ۗ وَاللَّهُ سَميعٌ عَليمٌ(121)
Dhe kur ti nxitove para familjes tënde, që t’u caktosh besimtarëve pritat për betejë, All-llahu dëgjon dhe di shumë(121)
إِذ هَمَّت طائِفَتانِ مِنكُم أَن تَفشَلا وَاللَّهُ وَلِيُّهُما ۗ وَعَلَى اللَّهِ فَليَتَوَكَّلِ المُؤمِنونَ(122)
Kur dy grupe tuajat deshtën të tërhiqen, All-llahu i forcoi. Prandaj besimtarët le të mbështetën te All-llahu!(122)
وَلَقَد نَصَرَكُمُ اللَّهُ بِبَدرٍ وَأَنتُم أَذِلَّةٌ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُم تَشكُرونَ(123)
All-llahu ju ka ndihmuar edhe në Bedër, kur ishit të pafuqishëm – prandaj frikësohuni All-llahut që të jeni mirënjohës.(123)
إِذ تَقولُ لِلمُؤمِنينَ أَلَن يَكفِيَكُم أَن يُمِدَّكُم رَبُّكُم بِثَلٰثَةِ ءالٰفٍ مِنَ المَلٰئِكَةِ مُنزَلينَ(124)
Kur u pate thënë besimtarëve: “A nuk u mjaftonte qe Zoti juaj ju dërgon në ndihmë tre mijë engjuj”?(124)
بَلىٰ ۚ إِن تَصبِروا وَتَتَّقوا وَيَأتوكُم مِن فَورِهِم هٰذا يُمدِدكُم رَبُّكُم بِخَمسَةِ ءالٰفٍ مِنَ المَلٰئِكَةِ مُسَوِّمينَ(125)
Po, si jo! Nësejeni të qëndrueshëm dhe të devotshëm, dhe nëse ata ju sulmojnë menjëherë, Zoti juaj do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjuj, të gjithë të shenjuar”.(125)
وَما جَعَلَهُ اللَّهُ إِلّا بُشرىٰ لَكُم وَلِتَطمَئِنَّ قُلوبُكُم بِهِ ۗ وَمَا النَّصرُ إِلّا مِن عِندِ اللَّهِ العَزيزِ الحَكيمِ(126)
Këtë All-llahu e bëri që t’ju gëzojë dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat tuaja – por fitorja vjen vetëm nga All-llahu, i forti dhe i urti.(126)
لِيَقطَعَ طَرَفًا مِنَ الَّذينَ كَفَروا أَو يَكبِتَهُم فَيَنقَلِبوا خائِبينَ(127)
Që ta shkëpusë një grup nga mosbesimtarët ose t’i demoralizojë e të kthehen shpresëhumbur.(127)
لَيسَ لَكَ مِنَ الأَمرِ شَيءٌ أَو يَتوبَ عَلَيهِم أَو يُعَذِّبَهُم فَإِنَّهُم ظٰلِمونَ(128)
Nuk varet nga ti a do ta pranojë Ai pendimin e tyre apo do t’i dënojë, sepse ata janë përnjëmend kriminelë.(128)
وَلِلَّهِ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۚ يَغفِرُ لِمَن يَشاءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشاءُ ۚ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ(129)
Dhe të All-llahut janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë! Ai fal kë të dojë, dhe e dënon kë të dojë, All-llahu fal dhe është mëshirëplotë.(129)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَأكُلُوا الرِّبوٰا۟ أَضعٰفًا مُضٰعَفَةً ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُم تُفلِحونَ(130)
O besimtarë, mos hani kamatën e shumëfishuar dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta do të shpëtoni,(130)
وَاتَّقُوا النّارَ الَّتى أُعِدَّت لِلكٰفِرينَ(131)
Dhe ruajuni nga zjarri që është përgatitur për mosbesimtarët,(131)
وَأَطيعُوا اللَّهَ وَالرَّسولَ لَعَلَّكُم تُرحَمونَ(132)
Dhe përuluni All-llahut dhe Profetit! Ndoshta do të jeni të mëshiruar,(132)
۞ وَسارِعوا إِلىٰ مَغفِرَةٍ مِن رَبِّكُم وَجَنَّةٍ عَرضُهَا السَّمٰوٰتُ وَالأَرضُ أُعِدَّت لِلمُتَّقينَ(133)
Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti juaj dhe për në xhennet, gjerësi e të cilit kapë qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit,(133)
الَّذينَ يُنفِقونَ فِى السَّرّاءِ وَالضَّرّاءِ وَالكٰظِمينَ الغَيظَ وَالعافينَ عَنِ النّاسِ ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ المُحسِنينَ(134)
Të cilët japin lëmoshë, edhe kur kanë edhe kur janë në skamje, të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit. Edhe All-llahu i don punëmirët,(134)
وَالَّذينَ إِذا فَعَلوا فٰحِشَةً أَو ظَلَموا أَنفُسَهُم ذَكَرُوا اللَّهَ فَاستَغفَروا لِذُنوبِهِم وَمَن يَغفِرُ الذُّنوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَم يُصِرّوا عَلىٰ ما فَعَلوا وَهُم يَعلَمونَ(135)
Edhe ata të cilët, kur bëjnë paudhësi ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – kush i fal mëkatet përveç All-llahut? – dhe të cilët nuk vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije.(135)
أُولٰئِكَ جَزاؤُهُم مَغفِرَةٌ مِن رَبِّهِم وَجَنّٰتٌ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها ۚ وَنِعمَ أَجرُ العٰمِلينَ(136)
Ata janë që si shpërblim kanë faljen nga Zoti i tyre edhe xhennete, nëpër të cilët do të kalojnë lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë për ata që punojnë!(136)
قَد خَلَت مِن قَبلِكُم سُنَنٌ فَسيروا فِى الأَرضِ فَانظُروا كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ المُكَذِّبينَ(137)
Edhe përpara jush kanë kaluar popuj e ligje, por ecni nëpër botë dhe veneroni çfarë përfundimi kanë pasur përgënjeshtarët,(137)
هٰذا بَيانٌ لِلنّاسِ وَهُدًى وَمَوعِظَةٌ لِلمُتَّقينَ(138)
Ky është sqarimi për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit.(138)
وَلا تَهِنوا وَلا تَحزَنوا وَأَنتُمُ الأَعلَونَ إِن كُنتُم مُؤمِنينَ(139)
Dhe mos ligshtoheni e as mos u pikëlloni. Ju jeni më të lartit nëse jeni besimtarë.(139)
إِن يَمسَسكُم قَرحٌ فَقَد مَسَّ القَومَ قَرحٌ مِثلُهُ ۚ وَتِلكَ الأَيّامُ نُداوِلُها بَينَ النّاسِ وَلِيَعلَمَ اللَّهُ الَّذينَ ءامَنوا وَيَتَّخِذَ مِنكُم شُهَداءَ ۗ وَاللَّهُ لا يُحِبُّ الظّٰلِمينَ(140)
Nëse ju bëhet ndonjë varrë, ani, se tërë popullin e ka goditur varrë e tillë. Ditët e atilla i ndërrojmë ndërmjet njerëzve, për t’i dalluar All-llahu ata që besojnë dhe të zgjedhë prej jush disa heronj. All-llahu nuk i don mizorët,(140)
وَلِيُمَحِّصَ اللَّهُ الَّذينَ ءامَنوا وَيَمحَقَ الكٰفِرينَ(141)
Që t’i pastrojë All-llahu besimtarët dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët.(141)
أَم حَسِبتُم أَن تَدخُلُوا الجَنَّةَ وَلَمّا يَعلَمِ اللَّهُ الَّذينَ جٰهَدوا مِنكُم وَيَعلَمَ الصّٰبِرينَ(142)
A po mendoni se do të hyni në xhennet e All-llahu të mos e dijë se cilët prej jush kanë bërë luftë dhe janë të durueshëm?(142)
وَلَقَد كُنتُم تَمَنَّونَ المَوتَ مِن قَبلِ أَن تَلقَوهُ فَقَد رَأَيتُموهُ وَأَنتُم تَنظُرونَ(143)
Por ju patët dëshiruar vdekjen përpara se të ballafaqoheni me të, ja, e keni parë me sytë tuaj.(143)
وَما مُحَمَّدٌ إِلّا رَسولٌ قَد خَلَت مِن قَبلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِي۟ن ماتَ أَو قُتِلَ انقَلَبتُم عَلىٰ أَعقٰبِكُم ۚ وَمَن يَنقَلِب عَلىٰ عَقِبَيهِ فَلَن يَضُرَّ اللَّهَ شَيـًٔا ۗ وَسَيَجزِى اللَّهُ الشّٰكِرينَ(144)
Muhammedi është vetëm profet. Edhe përpara tij ka pasur profetë. Sikur të vdiste ai apo vritej, a do të ktheheshit gjurmëve të juaja? Kush kthehet gjurmëve të veta nuk i bën asgjë dëm All-llahut, e All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit.(144)
وَما كانَ لِنَفسٍ أَن تَموتَ إِلّا بِإِذنِ اللَّهِ كِتٰبًا مُؤَجَّلًا ۗ وَمَن يُرِد ثَوابَ الدُّنيا نُؤتِهِ مِنها وَمَن يُرِد ثَوابَ الءاخِرَةِ نُؤتِهِ مِنها ۚ وَسَنَجزِى الشّٰكِرينَ(145)
Asnjë nuk vdes pa vullnetin e All-llahut në momentin e caktuar. Kush dëshiron shpërblim në këtë botë do t’ia japim, por edhe kush dëshiron shpërblim në botën tjetër do t’ia japim dhe, nuk ka dyshim, mirënjohësit do t’i shpërblejmë.(145)
وَكَأَيِّن مِن نَبِىٍّ قٰتَلَ مَعَهُ رِبِّيّونَ كَثيرٌ فَما وَهَنوا لِما أَصابَهُم فى سَبيلِ اللَّهِ وَما ضَعُفوا وَمَا استَكانوا ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الصّٰبِرينَ(146)
Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët.(146)
وَما كانَ قَولَهُم إِلّا أَن قالوا رَبَّنَا اغفِر لَنا ذُنوبَنا وَإِسرافَنا فى أَمرِنا وَثَبِّت أَقدامَنا وَانصُرنا عَلَى القَومِ الكٰفِرينَ(147)
Ata nuk kishin tjetër fjalë, vetëm thoshin: “O Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe lëshimet në çështjet tona, dhe forcona këmbët tona, dhe ndihmona kundër popullit mosbesimtar”!(147)
فَـٔاتىٰهُمُ اللَّهُ ثَوابَ الدُّنيا وَحُسنَ ثَوابِ الءاخِرَةِ ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ المُحسِنينَ(148)
Dhe All-llahu ua dha shpërblimin në këtë botë, dhe shpërblimin më të mirë në botën tjetër. All-llahu i donë punëmirët.(148)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِن تُطيعُوا الَّذينَ كَفَروا يَرُدّوكُم عَلىٰ أَعقٰبِكُم فَتَنقَلِبوا خٰسِرينَ(149)
O besimtarë, nëse u nënshtroheni atyre që nuk besojnë do t’ju kthejnë gjurmëve tuaja dhe do të jeni të humbur.(149)
بَلِ اللَّهُ مَولىٰكُم ۖ وَهُوَ خَيرُ النّٰصِرينَ(150)
Se vetëm All-llahu është mbrojtës i juaj dhe ai është ndihmësi më i mirë.(150)
سَنُلقى فى قُلوبِ الَّذينَ كَفَرُوا الرُّعبَ بِما أَشرَكوا بِاللَّهِ ما لَم يُنَزِّل بِهِ سُلطٰنًا ۖ وَمَأوىٰهُمُ النّارُ ۚ وَبِئسَ مَثوَى الظّٰلِمينَ(151)
Ne do të fusim tmerrin në zemrat e atyre që nuk besojnë, ngase All-llahut i bëjnë shok, për çka Ai asgjë nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do të jetë xhehennemi. Po sa strofull e keqe është për mizorët.(151)
وَلَقَد صَدَقَكُمُ اللَّهُ وَعدَهُ إِذ تَحُسّونَهُم بِإِذنِهِ ۖ حَتّىٰ إِذا فَشِلتُم وَتَنٰزَعتُم فِى الأَمرِ وَعَصَيتُم مِن بَعدِ ما أَرىٰكُم ما تُحِبّونَ ۚ مِنكُم مَن يُريدُ الدُّنيا وَمِنكُم مَن يُريدُ الءاخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُم عَنهُم لِيَبتَلِيَكُم ۖ وَلَقَد عَفا عَنكُم ۗ وَاللَّهُ ذو فَضلٍ عَلَى المُؤمِنينَ(152)
All-llahu e ka plotësuar premtimin e vet kur, me vullnetin e Tij, i keni mbytur armiqtë pa mëshirë, derisa kur dështuat dhe filluat të diskutoni rreth pozitës tuaj dhe treguat mosdëgjueshmëri, pasi që ua pat treguar atë që e simpatizoni, disa prej jush dëshirojnë këtë botë e disa të tjerë botën tjetër. Atëherë, Ai për t’iu sprovuar bëri që të përvidheni para syve të tyre dhe ua fali, sepse All-llahu ka mirësi të madhe ndaj besimtarëve.(152)
۞ إِذ تُصعِدونَ وَلا تَلوۥنَ عَلىٰ أَحَدٍ وَالرَّسولُ يَدعوكُم فى أُخرىٰكُم فَأَثٰبَكُم غَمًّا بِغَمٍّ لِكَيلا تَحزَنوا عَلىٰ ما فاتَكُم وَلا ما أَصٰبَكُم ۗ وَاللَّهُ خَبيرٌ بِما تَعمَلونَ(153)
Kur u tërhoqët pa vu re askë, e Profeti thërriste pas jush, dhe All-llahu ua pagoi dëshprimin me dëshprim, që të mos ju vijë keq për atë çka ju ka kaluar dhe për atë çka ju pat goditur. All-llahu është i informuar se çka po punoni.(153)
ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيكُم مِن بَعدِ الغَمِّ أَمَنَةً نُعاسًا يَغشىٰ طائِفَةً مِنكُم ۖ وَطائِفَةٌ قَد أَهَمَّتهُم أَنفُسُهُم يَظُنّونَ بِاللَّهِ غَيرَ الحَقِّ ظَنَّ الجٰهِلِيَّةِ ۖ يَقولونَ هَل لَنا مِنَ الأَمرِ مِن شَيءٍ ۗ قُل إِنَّ الأَمرَ كُلَّهُ لِلَّهِ ۗ يُخفونَ فى أَنفُسِهِم ما لا يُبدونَ لَكَ ۖ يَقولونَ لَو كانَ لَنا مِنَ الأَمرِ شَيءٌ ما قُتِلنا هٰهُنا ۗ قُل لَو كُنتُم فى بُيوتِكُم لَبَرَزَ الَّذينَ كُتِبَ عَلَيهِمُ القَتلُ إِلىٰ مَضاجِعِهِم ۖ وَلِيَبتَلِىَ اللَّهُ ما فى صُدورِكُم وَلِيُمَحِّصَ ما فى قُلوبِكُم ۗ وَاللَّهُ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(154)
Pastaj, pas dëshpërimit ju lëshoi qetësinë absolute, të përgjumshme, ashtu që disa prej jush i mori gjumi, kurse një grup tjetër kujdeseshin vetëm për vete, duke menduar për All-llahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendime të paganizmit dhe thoshin: “A kemi ne diçka nga çështja e premtuar”? Thuaj: “Të gjitha çështjet janë në dorë të All-llahut”. Ata fshehin në vete atë çka nuk ta tregojnë ty. Thonë: “Sikur të pyeteshin për çfarëdo qoftë nuk do të ishim vrarë këtu”. Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, prapësepraë ata të cilët e kanë të caktuar të vriten, do të dilnin në pozitat e tyre, në mënyrë që All-llahu ta provonte atë se çka keni në krahërorët tuaj dhe për të hulumtuar se ç’keni në zemra, All-llahu e di ç’mbajnë krahërorët.(154)
إِنَّ الَّذينَ تَوَلَّوا مِنكُم يَومَ التَقَى الجَمعانِ إِنَّمَا استَزَلَّهُمُ الشَّيطٰنُ بِبَعضِ ما كَسَبوا ۖ وَلَقَد عَفَا اللَّهُ عَنهُم ۗ إِنَّ اللَّهَ غَفورٌ حَليمٌ(155)
Ata, nga mesi juaj, të cilët kanë kthyer shpinën atë ditë kur janë kacafytyr dy grupe, me të vërtetë djalli i ka shtyrë të rrëshqasin për shkak të asaj që e kanë bërë më parë. Dhe All-llahu ua ka pas falur, se All-llahu falë, - është i butë.(155)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَكونوا كَالَّذينَ كَفَروا وَقالوا لِإِخوٰنِهِم إِذا ضَرَبوا فِى الأَرضِ أَو كانوا غُزًّى لَو كانوا عِندَنا ما ماتوا وَما قُتِلوا لِيَجعَلَ اللَّهُ ذٰلِكَ حَسرَةً فى قُلوبِهِم ۗ وَاللَّهُ يُحيۦ وَيُميتُ ۗ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ(156)
O besimtarë, mos bëheni sikur mosbesimtarët, të cilët flasin për vëllezërit e vet kur shkojnë në rrugë të largëta ose janë në betejë “Po të rrinin me ne, nuk do të ishin vrarë”. Le t’ua bëjë All-llahu atë mjerim në zemrat e tyre, All-llahu ngjallë dhe i vdes. All-llahu i sheh të tëra se ç’po bëni.(156)
وَلَئِن قُتِلتُم فى سَبيلِ اللَّهِ أَو مُتُّم لَمَغفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرَحمَةٌ خَيرٌ مِمّا يَجمَعونَ(157)
Edhe nëse ju vriteni ose vdisni për hirë të All-llahut, falja dhe mëshira e All-llahut janë, me siguri, më të mira se ajo që mbledhin ata.(157)
وَلَئِن مُتُّم أَو قُتِلتُم لَإِلَى اللَّهِ تُحشَرونَ(158)
Qoftë të vdisni apo të vriteni, tek All-llahu me siguri do të mblidheni.(158)
فَبِما رَحمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنتَ لَهُم ۖ وَلَو كُنتَ فَظًّا غَليظَ القَلبِ لَانفَضّوا مِن حَولِكَ ۖ فَاعفُ عَنهُم وَاستَغفِر لَهُم وَشاوِرهُم فِى الأَمرِ ۖ فَإِذا عَزَمتَ فَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ المُتَوَكِّلينَ(159)
Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e All-llahut, por sikur të ishe i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë. E kur të vendosish, atëherë mbështetu tek All-llahu. All-llahu, me siguri, i don ata të cilët mbështeten tek Ai.(159)
إِن يَنصُركُمُ اللَّهُ فَلا غالِبَ لَكُم ۖ وَإِن يَخذُلكُم فَمَن ذَا الَّذى يَنصُرُكُم مِن بَعدِهِ ۗ وَعَلَى اللَّهِ فَليَتَوَكَّلِ المُؤمِنونَ(160)
Nëse ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhtë, por nëse Ai ju le pa përkrahje, kush është ai i cili mundet të ju ndihmojë, përveç Atij? Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek All-llahu.(160)
وَما كانَ لِنَبِىٍّ أَن يَغُلَّ ۚ وَمَن يَغلُل يَأتِ بِما غَلَّ يَومَ القِيٰمَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفّىٰ كُلُّ نَفسٍ ما كَسَبَت وَهُم لا يُظلَمونَ(161)
Nuk është e vërtetë se tradhton Profeti! E kush tradhton, në ditën e kijametit tradhtinë do ta sjellë dhe atëherë do t’i jepet secilit ajo që e ka mereituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar.(161)
أَفَمَنِ اتَّبَعَ رِضوٰنَ اللَّهِ كَمَن باءَ بِسَخَطٍ مِنَ اللَّهِ وَمَأوىٰهُ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئسَ المَصيرُ(162)
A është vallë njësoj ai i cili pason simpatinë e All-llahut me atë i cili ka ngarkuar mbi vete hidhërimin e All-llahut dhe që ka vendbanimin në xhehennem? Sa vend i tmerrshëm është ai!(162)
هُم دَرَجٰتٌ عِندَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصيرٌ بِما يَعمَلونَ(163)
Ata janë të klasifikuar tek All-llahu, dhe All-llahu e sheh mirë se ç’po bëjnë.(163)
لَقَد مَنَّ اللَّهُ عَلَى المُؤمِنينَ إِذ بَعَثَ فيهِم رَسولًا مِن أَنفُسِهِم يَتلوا عَلَيهِم ءايٰتِهِ وَيُزَكّيهِم وَيُعَلِّمُهُمُ الكِتٰبَ وَالحِكمَةَ وَإِن كانوا مِن قَبلُ لَفى ضَلٰلٍ مُبينٍ(164)
Me të vërtetë All-llahu u ka afruar mirësi besimtarëve pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një profet, për t’ua lexuar ajetet e Tij, që t’i plotësojë dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, anipse më parë kanë qenë krejtësisht të humbur,(164)
أَوَلَمّا أَصٰبَتكُم مُصيبَةٌ قَد أَصَبتُم مِثلَيها قُلتُم أَنّىٰ هٰذا ۖ قُل هُوَ مِن عِندِ أَنفُسِكُم ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(165)
A kur ju goditi fatkeqësia, e ashtu sikur ajo ju i goditët dyfish, po thuani: “Çrej nga tash kjo?” Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”. All-llahu njëmend ka mundësi për çdo send.(165)
وَما أَصٰبَكُم يَومَ التَقَى الجَمعانِ فَبِإِذنِ اللَّهِ وَلِيَعلَمَ المُؤمِنينَ(166)
Ajo që u goditi atë ditë kur u kacafytën dy grupe ishte me vullnetin e All-llahut, për t’i njohur besimtarët e vërtetë.(166)
وَلِيَعلَمَ الَّذينَ نافَقوا ۚ وَقيلَ لَهُم تَعالَوا قٰتِلوا فى سَبيلِ اللَّهِ أَوِ ادفَعوا ۖ قالوا لَو نَعلَمُ قِتالًا لَاتَّبَعنٰكُم ۗ هُم لِلكُفرِ يَومَئِذٍ أَقرَبُ مِنهُم لِلإيمٰنِ ۚ يَقولونَ بِأَفوٰهِهِم ما لَيسَ فى قُلوبِهِم ۗ وَاللَّهُ أَعلَمُ بِما يَكتُمونَ(167)
dhe për t’i njohur kush janë dyfytyrëshat, dhe u tha: “Ejani, luftoni për hirë të All-llahut, sepse me gojë të vet kanë thënë atë çka nuk e kanë pasur në zemrat e tyre, por All-llahu e di më së miri se çka po fshehin.(167)
الَّذينَ قالوا لِإِخوٰنِهِم وَقَعَدوا لَو أَطاعونا ما قُتِلوا ۗ قُل فَادرَءوا عَن أَنفُسِكُمُ المَوتَ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(168)
Ata, të cilët kanë thënë për vëllezërit e tyre, duke ndejur anash, “Po të na dëgjonin nuk do të vriteshin”, thuaju: “Ndalne pra ju vdekjen, nëse flisni të vërtetën”!(168)
وَلا تَحسَبَنَّ الَّذينَ قُتِلوا فى سَبيلِ اللَّهِ أَموٰتًا ۚ بَل أَحياءٌ عِندَ رَبِّهِم يُرزَقونَ(169)
Kurrsesi mos i llogarit të vdekur ata, t ë cilët janë vrarë në rrugë të All-llahut! Jo, ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe të furnizuar,(169)
فَرِحينَ بِما ءاتىٰهُمُ اللَّهُ مِن فَضلِهِ وَيَستَبشِرونَ بِالَّذينَ لَم يَلحَقوا بِهِم مِن خَلفِهِم أَلّا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ(170)
Të gëzuar për atë çka u ka dhënë All-llahu nga mirësia e vet dhe gëzohen për atë çka kanë lënë pas, për të cilët nuk ka aspak frikë dhe të cilët nuk do të pikëllohe;(170)
۞ يَستَبشِرونَ بِنِعمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لا يُضيعُ أَجرَ المُؤمِنينَ(171)
Gëzohen për dhuntinë e All-llahut dhe mirësinë edhe asaj që All-llahu nuk e humb shpërblimin e besimtarëve,(171)
الَّذينَ استَجابوا لِلَّهِ وَالرَّسولِ مِن بَعدِ ما أَصابَهُمُ القَرحُ ۚ لِلَّذينَ أَحسَنوا مِنهُم وَاتَّقَوا أَجرٌ عَظيمٌ(172)
Të cilët iu përgjigjën All-llahut dhe Profetit edhe pasi morën plagë, ata nga mesi i tyre, të cilët bënë mirë dhe u ruajtën, i pret shpërblim i madh;(172)
الَّذينَ قالَ لَهُمُ النّاسُ إِنَّ النّاسَ قَد جَمَعوا لَكُم فَاخشَوهُم فَزادَهُم إيمٰنًا وَقالوا حَسبُنَا اللَّهُ وَنِعمَ الوَكيلُ(173)
Atyre të cilëve, kur u thanë njerëzit “po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, kjo ua forcoi besimin dhe thanë “Na mjafton neve All-llahu, eh sa zotëri i mirë është Ai”.(173)
فَانقَلَبوا بِنِعمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضلٍ لَم يَمسَسهُم سوءٌ وَاتَّبَعوا رِضوٰنَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ ذو فَضلٍ عَظيمٍ(174)
Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të All-llahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.(174)
إِنَّما ذٰلِكُمُ الشَّيطٰنُ يُخَوِّفُ أَولِياءَهُ فَلا تَخافوهُم وَخافونِ إِن كُنتُم مُؤمِنينَ(175)
Juve ju ka frikësuar vetëm djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikësoni atyre, frikësohmuni mua, nëse jeni besimtarë!(175)
وَلا يَحزُنكَ الَّذينَ يُسٰرِعونَ فِى الكُفرِ ۚ إِنَّهُم لَن يَضُرُّوا اللَّهَ شَيـًٔا ۗ يُريدُ اللَّهُ أَلّا يَجعَلَ لَهُم حَظًّا فِى الءاخِرَةِ ۖ وَلَهُم عَذابٌ عَظيمٌ(176)
Mos të të bëjnë merak ata të cilët shpejtojnë për në mosbesim, ata aspak nuk i bëjnë dëm All-llahut. All-llahu nuk dëshiron t’u japë atyre kurrfarë shpërblimi në atë botë, dhe ata i pret dënim i madh.(176)
إِنَّ الَّذينَ اشتَرَوُا الكُفرَ بِالإيمٰنِ لَن يَضُرُّوا اللَّهَ شَيـًٔا وَلَهُم عَذابٌ أَليمٌ(177)
Ata të cilët kanë blerë mosbesimin për besim, All-llahut nuk i bëjnë kurrnjë dëm, por i pret dënim i dhembshëm,(177)
وَلا يَحسَبَنَّ الَّذينَ كَفَروا أَنَّما نُملى لَهُم خَيرٌ لِأَنفُسِهِم ۚ إِنَّما نُملى لَهُم لِيَزدادوا إِثمًا ۚ وَلَهُم عَذابٌ مُهينٌ(178)
Kurrsesi le të mos mendojnë mosbesimtarët se është mirë për ata ajo që u japim jetë të gjatë. Ne ua zgjasim atyre për t’u zhytur sa më shumë në mëkate. Ata i pret dënim i turpshëm.(178)
ما كانَ اللَّهُ لِيَذَرَ المُؤمِنينَ عَلىٰ ما أَنتُم عَلَيهِ حَتّىٰ يَميزَ الخَبيثَ مِنَ الطَّيِّبِ ۗ وَما كانَ اللَّهُ لِيُطلِعَكُم عَلَى الغَيبِ وَلٰكِنَّ اللَّهَ يَجتَبى مِن رُسُلِهِ مَن يَشاءُ ۖ فَـٔامِنوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ۚ وَإِن تُؤمِنوا وَتَتَّقوا فَلَكُم أَجرٌ عَظيمٌ(179)
All-llahu nuk do t’i lejë të përzier besimtarët me dyftyrëshat, por do t’i ndaj të keqen nga e mira. All-llahu nuk do t’ua zbulojë atë çka është e fshehur, por ai për këtë zgjedh kë të dojë nga të deleguarit e vet, prandaj besoni All-llahut dhe profetëve të tij, e nëse besoni dhe i frikësoheni All-llahut, ju pret shpërblim i madh.(179)
وَلا يَحسَبَنَّ الَّذينَ يَبخَلونَ بِما ءاتىٰهُمُ اللَّهُ مِن فَضلِهِ هُوَ خَيرًا لَهُم ۖ بَل هُوَ شَرٌّ لَهُم ۖ سَيُطَوَّقونَ ما بَخِلوا بِهِ يَومَ القِيٰمَةِ ۗ وَلِلَّهِ ميرٰثُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۗ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ خَبيرٌ(180)
Ata që bëjnë koprraci me atë çka ua ka dhënë All-llahu nga pasuritë e veta, kurrsesi le të mos mendojnë se ajo është mirë për ata, jo, ajo është e keqe për ata. Në ditën e kijametit do t’u varen në qafë ajo që e kanë kursyer, dhe All-llahu do të trashëgojë qiejt dhe tokën. All-llahu është i informuar për atë çka po bëni.(180)
لَقَد سَمِعَ اللَّهُ قَولَ الَّذينَ قالوا إِنَّ اللَّهَ فَقيرٌ وَنَحنُ أَغنِياءُ ۘ سَنَكتُبُ ما قالوا وَقَتلَهُمُ الأَنبِياءَ بِغَيرِ حَقٍّ وَنَقولُ ذوقوا عَذابَ الحَريقِ(181)
All-llahu i dëgjoi fjalët e atyre që thanë: “All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur”. Ne do të shënojmë atë ç’kanë thënë, edhe mbytjen e profetërve nga ana e tyre pa asnjë faj, dhe do t’u themei: “Shijone dënimin në zjarr.(181)
ذٰلِكَ بِما قَدَّمَت أَيديكُم وَأَنَّ اللَّهَ لَيسَ بِظَلّامٍ لِلعَبيدِ(182)
Për shkak të veprave të duarve tuaja”! Kurse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.(182)
الَّذينَ قالوا إِنَّ اللَّهَ عَهِدَ إِلَينا أَلّا نُؤمِنَ لِرَسولٍ حَتّىٰ يَأتِيَنا بِقُربانٍ تَأكُلُهُ النّارُ ۗ قُل قَد جاءَكُم رُسُلٌ مِن قَبلى بِالبَيِّنٰتِ وَبِالَّذى قُلتُم فَلِمَ قَتَلتُموهُم إِن كُنتُم صٰدِقينَ(183)
Të cilët thonë: “Zoti na ka urdhëruar të mos i besojmë asnjë profeti para se të sjellë një kurban, të cilin do ta gëlltiste zjarri”. Thuaju: “Edhe përpara meje profetët ju kanë sjellë argumente të qarta, dhe atë çka po flisni, e pse pra i keni vrarë, në qoftë se keni qenë të sinqertë?”(183)
فَإِن كَذَّبوكَ فَقَد كُذِّبَ رُسُلٌ مِن قَبلِكَ جاءو بِالبَيِّنٰتِ وَالزُّبُرِ وَالكِتٰبِ المُنيرِ(184)
Por nëse edhe ty të injorojnë, ani, edhe përpara teje janë injoruar profetët të cilët u kanë sjellur argumente të qarta, broshura dhe Librin e shëndritshëm.(184)
كُلُّ نَفسٍ ذائِقَةُ المَوتِ ۗ وَإِنَّما تُوَفَّونَ أُجورَكُم يَومَ القِيٰمَةِ ۖ فَمَن زُحزِحَ عَنِ النّارِ وَأُدخِلَ الجَنَّةَ فَقَد فازَ ۗ وَمَا الحَيوٰةُ الدُّنيا إِلّا مَتٰعُ الغُرورِ(185)
Çdo qenie e gjallë do të shijojë vdekjen! Dhe vetëm në ditën e kijametit do të fitoni në tërësi pagat tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në xhennet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.(185)
۞ لَتُبلَوُنَّ فى أَموٰلِكُم وَأَنفُسِكُم وَلَتَسمَعُنَّ مِنَ الَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ مِن قَبلِكُم وَمِنَ الَّذينَ أَشرَكوا أَذًى كَثيرًا ۚ وَإِن تَصبِروا وَتَتَّقوا فَإِنَّ ذٰلِكَ مِن عَزمِ الأُمورِ(186)
Ju me siguri do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe me vetveten, dhe do të dëgjoni me të vërtetë shumë ofendime prej atyre të cilëve u është dhënë Libri përpara jush, si edhe nga politeistët. Prandaj nëse qëndroni dhe i frikësoheni All-llahut, ani, kjo është çështje vendimtare.(186)
وَإِذ أَخَذَ اللَّهُ ميثٰقَ الَّذينَ أوتُوا الكِتٰبَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنّاسِ وَلا تَكتُمونَهُ فَنَبَذوهُ وَراءَ ظُهورِهِم وَاشتَرَوا بِهِ ثَمَنًا قَليلًا ۖ فَبِئسَ ما يَشتَرونَ(187)
Dhe kur All-llahu e mori besën prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, me siguri do t’ua sqarojnë njerëzve dhe nga ai nuk do të fshehin asgjë, ata pastaj e lanë këtë pas shpine (Librin) dhe patën blerë me të diçka që vlen fort pak. Sa e keqe është ajo çka kanë blerë ata!(187)
لا تَحسَبَنَّ الَّذينَ يَفرَحونَ بِما أَتَوا وَيُحِبّونَ أَن يُحمَدوا بِما لَم يَفعَلوا فَلا تَحسَبَنَّهُم بِمَفازَةٍ مِنَ العَذابِ ۖ وَلَهُم عَذابٌ أَليمٌ(188)
Kurrsesi mos mendo se ata që po i gëzohen asaj që bëjnë dhe të cilëve u vjen mirë të jenë të lavdëruar dhe për atë çka nuk e kanë bërë – assesi mos mendo se do të shpëtojnë nga dënimi; ata i pret dënim i rëndë.(188)
وَلِلَّهِ مُلكُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۗ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(189)
Vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë dhe vetëm All-llahu ka mundësi për çdo send,(189)
إِنَّ فى خَلقِ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَاختِلٰفِ الَّيلِ وَالنَّهارِ لَءايٰتٍ لِأُولِى الأَلبٰبِ(190)
Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend,(190)
الَّذينَ يَذكُرونَ اللَّهَ قِيٰمًا وَقُعودًا وَعَلىٰ جُنوبِهِم وَيَتَفَكَّرونَ فى خَلقِ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ رَبَّنا ما خَلَقتَ هٰذا بٰطِلًا سُبحٰنَكَ فَقِنا عَذابَ النّارِ(191)
Për ata të cilët e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës “O Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë më kot; qofsh lartësuar! Dhe ruana prej dënimit të zjarrit”!(191)
رَبَّنا إِنَّكَ مَن تُدخِلِ النّارَ فَقَد أَخزَيتَهُ ۖ وَما لِلظّٰلِمينَ مِن أَنصارٍ(192)
O Zoti ynë, atë të cilin ti do ta fusish në zjarr, atë e ke turpëruar. Për mizorët nuk ka asnjë ndihmës.(192)
رَبَّنا إِنَّنا سَمِعنا مُنادِيًا يُنادى لِلإيمٰنِ أَن ءامِنوا بِرَبِّكُم فَـٔامَنّا ۚ رَبَّنا فَاغفِر لَنا ذُنوبَنا وَكَفِّر عَنّا سَيِّـٔاتِنا وَتَوَفَّنا مَعَ الأَبرارِ(193)
O Zoti ynë, ne dëgjuam një profet i cili na thërriste në besim, “Besoni Zotit tuaj!” Dhe en besuam. O Zoti ynë, na fal mëkatet tona, mbuloi veprat tona të këqia dhe bëna të vdesim me ata të mirët.(193)
رَبَّنا وَءاتِنا ما وَعَدتَنا عَلىٰ رُسُلِكَ وَلا تُخزِنا يَومَ القِيٰمَةِ ۗ إِنَّكَ لا تُخلِفُ الميعادَ(194)
O Zoti ynë, na jep atë që na ke premtuar me anë të profetëve tu dhe mos na pikëllo në ditën e kijametit! Ti me siguri e zbaton premtimin tënd”.(194)
فَاستَجابَ لَهُم رَبُّهُم أَنّى لا أُضيعُ عَمَلَ عٰمِلٍ مِنكُم مِن ذَكَرٍ أَو أُنثىٰ ۖ بَعضُكُم مِن بَعضٍ ۖ فَالَّذينَ هاجَروا وَأُخرِجوا مِن دِيٰرِهِم وَأوذوا فى سَبيلى وَقٰتَلوا وَقُتِلوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنهُم سَيِّـٔاتِهِم وَلَأُدخِلَنَّهُم جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ ثَوابًا مِن عِندِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسنُ الثَّوابِ(195)
Dhe Zoti i tyre iu përgjegj: “Asnjë punëtori nga ju nuk do t’ia humb mundin e vet, qoftë mashkull apo femër – ju jeni njëri nga tjetri. Atyre, të cilët shpërngulen dhe janë të ndjekur nga shtëpitë e veta, dhe të cilët përjetojnë mundime për hirë timin dhe që do të luftojnë e vriten, gjithësesi do t’ua mbulojë veprat e tyre të këqia dhe pa dyshim do t’i fusë në xhenet ku do të rrjedhin lumenj, si shpërblim nga All-llahu”. – Vetëm tek All-llahu është shpërblimi më i mirë.(195)
لا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ الَّذينَ كَفَروا فِى البِلٰدِ(196)
Në asnjë mënyrë le të mos mashtrojë bredhja nëpër botë e atyre të cilët nuk besojnë!(196)
مَتٰعٌ قَليلٌ ثُمَّ مَأوىٰهُم جَهَنَّمُ ۚ وَبِئسَ المِهادُ(197)
Një kënaqësi e shkurtër, e pastaj vendbanimi i tyre është xhehennemi. Sa vend i keq është ai.(197)
لٰكِنِ الَّذينَ اتَّقَوا رَبَّهُم لَهُم جَنّٰتٌ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ خٰلِدينَ فيها نُزُلًا مِن عِندِ اللَّهِ ۗ وَما عِندَ اللَّهِ خَيرٌ لِلأَبرارِ(198)
Kurse ata që i frikësohen Zotit të vet i presin xhennete ku do të rrjedhin lumenj, e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ashtu do të jetë mirësi e All-llahut. Ndërkaq ajo që është tek All-llahu më e mirë, është për besimtarët, për të mirët.(198)
وَإِنَّ مِن أَهلِ الكِتٰبِ لَمَن يُؤمِنُ بِاللَّهِ وَما أُنزِلَ إِلَيكُم وَما أُنزِلَ إِلَيهِم خٰشِعينَ لِلَّهِ لا يَشتَرونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ ثَمَنًا قَليلًا ۗ أُولٰئِكَ لَهُم أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم ۗ إِنَّ اللَّهَ سَريعُ الحِسابِ(199)
Ka edhe ithtarë të Librit që i besojnë All-llahut edhe asaj që u është shpallur juve edhe asaj që u është shpallur atyre, me bindje të thellë. Nuk i shesin fjalët e All-llahut për kurrgjësend, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. All-llahu është njëmend llogarishpejtë(199)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اصبِروا وَصابِروا وَرابِطوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُم تُفلِحونَ(200)
O besimtarë, kini durim dhe jeni të qëndrueshëm, mbahuni dhe frikësohuni All-llahut që të jeni të shpëtuar!(200)