Al-Qasas( القصص)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ طسم(1)
Ta Sin Mim.(1)
تِلكَ ءايٰتُ الكِتٰبِ المُبينِ(2)
Këto janë ajete të Librit të qartë.(2)
نَتلوا عَلَيكَ مِن نَبَإِ موسىٰ وَفِرعَونَ بِالحَقِّ لِقَومٍ يُؤمِنونَ(3)
Ne do t’i shfletojmë disa lajme të vërteta për Musaun dhe Faraonin; këtë e bëjmë për popullin që beson.(3)
إِنَّ فِرعَونَ عَلا فِى الأَرضِ وَجَعَلَ أَهلَها شِيَعًا يَستَضعِفُ طائِفَةً مِنهُم يُذَبِّحُ أَبناءَهُم وَيَستَحيۦ نِساءَهُم ۚ إِنَّهُ كانَ مِنَ المُفسِدينَ(4)
Faraoni ishte ngritur shumë lart në tokë dhe banroët e saj i përçau në grupe, njëri nga ata e shtypte, ua therrte fëmijët (meshkujt), kurse femrat i linte të jetojnë. Ai njëmend ishte shkatërrues.(4)
وَنُريدُ أَن نَمُنَّ عَلَى الَّذينَ استُضعِفوا فِى الأَرضِ وَنَجعَلَهُم أَئِمَّةً وَنَجعَلَهُمُ الوٰرِثينَ(5)
Mirëpo, ne dëshirojmë që ata të cilët janë të shtypur në tokë, t’i mbulojmë me mëshirë dhe t’i bëjmë prisa dhe trashëgimtarë.(5)
وَنُمَكِّنَ لَهُم فِى الأَرضِ وَنُرِىَ فِرعَونَ وَهٰمٰنَ وَجُنودَهُما مِنهُم ما كانوا يَحذَرونَ(6)
Edhe t’u japim pushtet në tokë, kurse Faraonit e Hamanit me ushtritë e tyre t’ua tregojmë atë prej së cilës janë ruajtur (frikësuar) aq shumë.(6)
وَأَوحَينا إِلىٰ أُمِّ موسىٰ أَن أَرضِعيهِ ۖ فَإِذا خِفتِ عَلَيهِ فَأَلقيهِ فِى اليَمِّ وَلا تَخافى وَلا تَحزَنى ۖ إِنّا رادّوهُ إِلَيكِ وَجاعِلوهُ مِنَ المُرسَلينَ(7)
Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”,(7)
فَالتَقَطَهُ ءالُ فِرعَونَ لِيَكونَ لَهُم عَدُوًّا وَحَزَنًا ۗ إِنَّ فِرعَونَ وَهٰمٰنَ وَجُنودَهُما كانوا خٰطِـٔينَ(8)
Dhe e hasi familja e Faraonit, t’u bëhet armik e mjerim! Pa dyshim Faraoni dhe Hamani me ushtritë e tyre kanë gabuar gjithmonë.(8)
وَقالَتِ امرَأَتُ فِرعَونَ قُرَّتُ عَينٍ لى وَلَكَ ۖ لا تَقتُلوهُ عَسىٰ أَن يَنفَعَنا أَو نَتَّخِذَهُ وَلَدًا وَهُم لا يَشعُرونَ(9)
Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë.(9)
وَأَصبَحَ فُؤادُ أُمِّ موسىٰ فٰرِغًا ۖ إِن كادَت لَتُبدى بِهِ لَولا أَن رَبَطنا عَلىٰ قَلبِها لِتَكونَ مِنَ المُؤمِنينَ(10)
Dhe zemra e nënës së Musaut mbeti e zbrazët, përpak sa nuk e shfaqi, sikur të mos ia kishim forcuar zemrën dhe bërë besimtarë.(10)
وَقالَت لِأُختِهِ قُصّيهِ ۖ فَبَصُرَت بِهِ عَن جُنُبٍ وَهُم لا يَشعُرونَ(11)
Dhe ajo i tha motrës së tij, “shko pas tij!” – dhe ajo e përcolli anash (prej së largu) kurse ata nuk e hetuan.(11)
۞ وَحَرَّمنا عَلَيهِ المَراضِعَ مِن قَبلُ فَقالَت هَل أَدُلُّكُم عَلىٰ أَهلِ بَيتٍ يَكفُلونَهُ لَكُم وَهُم لَهُ نٰصِحونَ(12)
Ne më herët ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj një familje e cila do t’ju garantonte dhe do të kujdesej për të”.(12)
فَرَدَدنٰهُ إِلىٰ أُمِّهِ كَى تَقَرَّ عَينُها وَلا تَحزَنَ وَلِتَعلَمَ أَنَّ وَعدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلٰكِنَّ أَكثَرَهُم لا يَعلَمونَ(13)
Dhe ia kthyem nënës së vet që ta bëjmë të lumtur dhe të mos vuajë, si edhe të bindet se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Mirëpo shumica sish nuk e dinë.(13)
وَلَمّا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَاستَوىٰ ءاتَينٰهُ حُكمًا وَعِلمًا ۚ وَكَذٰلِكَ نَجزِى المُحسِنينَ(14)
Ndërsa kur u rrit e u forcua, i dhamë urtësi e dituri; Ashtu ne i shpërblejmë bëmirësit.(14)
وَدَخَلَ المَدينَةَ عَلىٰ حينِ غَفلَةٍ مِن أَهلِها فَوَجَدَ فيها رَجُلَينِ يَقتَتِلانِ هٰذا مِن شيعَتِهِ وَهٰذا مِن عَدُوِّهِ ۖ فَاستَغٰثَهُ الَّذى مِن شيعَتِهِ عَلَى الَّذى مِن عَدُوِّهِ فَوَكَزَهُ موسىٰ فَقَضىٰ عَلَيهِ ۖ قالَ هٰذا مِن عَمَلِ الشَّيطٰنِ ۖ إِنَّهُ عَدُوٌّ مُضِلٌّ مُبينٌ(15)
Ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk e hetuan dhe aty hasi në dy vetë të cilët rriheshin. Njëri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anës (popullit) të tij e thirri në ndihmë kundër atij që ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la të vdekur. “Kjo është punë djalli” – tha, - ai është me të vërtetë një armik i haptë që të shpie në humbje të sigurt.(15)
قالَ رَبِّ إِنّى ظَلَمتُ نَفسى فَاغفِر لى فَغَفَرَ لَهُ ۚ إِنَّهُ هُوَ الغَفورُ الرَّحيمُ(16)
“O Zot, - tha pastaj, - unë i bëra krim vetvetes, më fal!” Dhe ia fali se Ai me të vërtetë fal dhe është i gjithmëshirshëm.(16)
قالَ رَبِّ بِما أَنعَمتَ عَلَىَّ فَلَن أَكونَ ظَهيرًا لِلمُجرِمينَ(17)
“O Zot, tha, - Pasha dhuntinë që më ke dhënë kurrë më nuk do të dal në ndihmë mëkatarëve”.(17)
فَأَصبَحَ فِى المَدينَةِ خائِفًا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا الَّذِى استَنصَرَهُ بِالأَمسِ يَستَصرِخُهُ ۚ قالَ لَهُ موسىٰ إِنَّكَ لَغَوِىٌّ مُبينٌ(18)
Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”.(18)
فَلَمّا أَن أَرادَ أَن يَبطِشَ بِالَّذى هُوَ عَدُوٌّ لَهُما قالَ يٰموسىٰ أَتُريدُ أَن تَقتُلَنى كَما قَتَلتَ نَفسًا بِالأَمسِ ۖ إِن تُريدُ إِلّا أَن تَكونَ جَبّارًا فِى الأَرضِ وَما تُريدُ أَن تَكونَ مِنَ المُصلِحينَ(19)
Dhe kur deshti ta sulmojë atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më mbysësh edhe mua siç e mbyte dje njeriun?” Ti do të zbatosh forcën në tokë, e nuk do të jesh nga pajtimtarët”.(19)
وَجاءَ رَجُلٌ مِن أَقصَا المَدينَةِ يَسعىٰ قالَ يٰموسىٰ إِنَّ المَلَأَ يَأتَمِرونَ بِكَ لِيَقتُلوكَ فَاخرُج إِنّى لَكَ مِنَ النّٰصِحينَ(20)
Dhe nga skaji i qytetit erdhi vrap një njeri dhe i tha: “O Musa, kryeparët bëjnë marrëveshje të të vrasin, prandaj ik! Unë, sinqerisht, të këshilloj”.(20)
فَخَرَجَ مِنها خائِفًا يَتَرَقَّبُ ۖ قالَ رَبِّ نَجِّنى مِنَ القَومِ الظّٰلِمينَ(21)
Dhe Musa doli nga qyteti i frikësuar, duke pritur me kurreshtje se çdo të ndodhë. “O Zot, tha – më shpëto nga mizorët!”(21)
وَلَمّا تَوَجَّهَ تِلقاءَ مَديَنَ قالَ عَسىٰ رَبّى أَن يَهدِيَنى سَواءَ السَّبيلِ(22)
Dhe kur u nis kah Medjeni, tha: “Mbase Zoti im do të më udhëzojë rrugës së drejtë”.(22)
وَلَمّا وَرَدَ ماءَ مَديَنَ وَجَدَ عَلَيهِ أُمَّةً مِنَ النّاسِ يَسقونَ وَوَجَدَ مِن دونِهِمُ امرَأَتَينِ تَذودانِ ۖ قالَ ما خَطبُكُما ۖ قالَتا لا نَسقى حَتّىٰ يُصدِرَ الرِّعاءُ ۖ وَأَبونا شَيخٌ كَبيرٌ(23)
Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shumë njerëz të cilët u jepnin ujë kafshëve, e pak më larg pa dy femra, të cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju të dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim ujë derisa të shkojnë barinjtë, - iu përgjegjën ato dyja – kurse babën e kemi shumë të vjetër!”(23)
فَسَقىٰ لَهُما ثُمَّ تَوَلّىٰ إِلَى الظِّلِّ فَقالَ رَبِّ إِنّى لِما أَنزَلتَ إِلَىَّ مِن خَيرٍ فَقيرٌ(24)
Ai u dha ujë (kafshëve të tyre) e pastaj shkoi nën hije duke thënë: “O Zoti im, unë me të vërtetë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh”.(24)
فَجاءَتهُ إِحدىٰهُما تَمشى عَلَى استِحياءٍ قالَت إِنَّ أَبى يَدعوكَ لِيَجزِيَكَ أَجرَ ما سَقَيتَ لَنا ۚ فَلَمّا جاءَهُ وَقَصَّ عَلَيهِ القَصَصَ قالَ لا تَخَف ۖ نَجَوتَ مِنَ القَومِ الظّٰلِمينَ(25)
Prandaj, i erdhi njëra nga ato dyja, iu qas e turpërueshme dhe i tha: “Të thërret babai im që të shpërblejë për atë që u dhe ujë (kafshëve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi çka kishte përjetuar, i tha: “Mos kij frikë, ke shpëtuar nga njerëzit kriminelë”.(25)
قالَت إِحدىٰهُما يٰأَبَتِ استَـٔجِرهُ ۖ إِنَّ خَيرَ مَنِ استَـٔجَرتَ القَوِىُّ الأَمينُ(26)
“O im at, tha njëra prej tyre, - merre këtë në shërbim me pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas marrë në shërbim, i fortë i besueshëm”.(26)
قالَ إِنّى أُريدُ أَن أُنكِحَكَ إِحدَى ابنَتَىَّ هٰتَينِ عَلىٰ أَن تَأجُرَنى ثَمٰنِىَ حِجَجٍ ۖ فَإِن أَتمَمتَ عَشرًا فَمِن عِندِكَ ۖ وَما أُريدُ أَن أَشُقَّ عَلَيكَ ۚ سَتَجِدُنى إِن شاءَ اللَّهُ مِنَ الصّٰلِحينَ(27)
“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë.(27)
قالَ ذٰلِكَ بَينى وَبَينَكَ ۖ أَيَّمَا الأَجَلَينِ قَضَيتُ فَلا عُدوٰنَ عَلَىَّ ۖ وَاللَّهُ عَلىٰ ما نَقولُ وَكيلٌ(28)
Ajo le të jetë ndërmjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat të plotësoj nga këta, nuk ka gjë kundër meje, ndërsa All-llahu garanton për këtë që themi ne”.(28)
۞ فَلَمّا قَضىٰ موسَى الأَجَلَ وَسارَ بِأَهلِهِ ءانَسَ مِن جانِبِ الطّورِ نارًا قالَ لِأَهلِهِ امكُثوا إِنّى ءانَستُ نارًا لَعَلّى ءاتيكُم مِنها بِخَبَرٍ أَو جَذوَةٍ مِنَ النّارِ لَعَلَّكُم تَصطَلونَ(29)
Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”.(29)
فَلَمّا أَتىٰها نودِىَ مِن شٰطِئِ الوادِ الأَيمَنِ فِى البُقعَةِ المُبٰرَكَةِ مِنَ الشَّجَرَةِ أَن يٰموسىٰ إِنّى أَنَا اللَّهُ رَبُّ العٰلَمينَ(30)
E kur erdhi te zjarri, dikush i thirri nga ana e djathtë e luginës së bekuar me lisa: “O Musa, Unë jam All-llahu, Zot i botërave,(30)
وَأَن أَلقِ عَصاكَ ۖ فَلَمّا رَءاها تَهتَزُّ كَأَنَّها جانٌّ وَلّىٰ مُدبِرًا وَلَم يُعَقِّب ۚ يٰموسىٰ أَقبِل وَلا تَخَف ۖ إِنَّكَ مِنَ الءامِنينَ(31)
Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa se lëviz si gjarpër i shpejtë, ai u kthye të ik, pa shikuar pas “O Musa, afrohu dhe mos u frikëso! Ti je me të vërtetë i siguruar.(31)
اسلُك يَدَكَ فى جَيبِكَ تَخرُج بَيضاءَ مِن غَيرِ سوءٍ وَاضمُم إِلَيكَ جَناحَكَ مِنَ الرَّهبِ ۖ فَذٰنِكَ بُرهٰنانِ مِن رَبِّكَ إِلىٰ فِرعَونَ وَمَلَإِي۟هِ ۚ إِنَّهُم كانوا قَومًا فٰسِقينَ(32)
Fute dorën tënde nën sjetullën tënde, e të dalë e bardhë pa asgjë të keqe, dhe ashtu përmbaju nga frika! Ato janë dy argumente nga Zoti yt për Faraonin dhe parinë e tij; Ata janë, me të vërtetë, njerëz të llahtarshëm”.(32)
قالَ رَبِّ إِنّى قَتَلتُ مِنهُم نَفسًا فَأَخافُ أَن يَقتُلونِ(33)
“Zoti im, - tha, - unë kam vrarë një njeri të tyre, andaj kam frikë mos më vrasin edhe ata mua.(33)
وَأَخى هٰرونُ هُوَ أَفصَحُ مِنّى لِسانًا فَأَرسِلهُ مَعِىَ رِدءًا يُصَدِّقُنى ۖ إِنّى أَخافُ أَن يُكَذِّبونِ(34)
Me që vëllau im Haruni është më gojëtar se unë, nga gjuha; dërgoje me mua edhe atë si mbështetje timen, të vërtetojë fjalët e mia, sepse frikësohem mos të më quajnë gënjeshtar”.(34)
قالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخيكَ وَنَجعَلُ لَكُما سُلطٰنًا فَلا يَصِلونَ إِلَيكُما ۚ بِـٔايٰتِنا أَنتُما وَمَنِ اتَّبَعَكُمَا الغٰلِبونَ(35)
Do të forcojmë ty me vëllaun tënd, - tha Ai, - dhe të dyve do t’ju japim pushtet ashtu që ata nuk do të guxojnë t’iu afrohen juve. Ju të dy me argumentet tona, dhe ata që do t’ju pasojnë, jeni ngadhnjimtarë”.(35)
فَلَمّا جاءَهُم موسىٰ بِـٔايٰتِنا بَيِّنٰتٍ قالوا ما هٰذا إِلّا سِحرٌ مُفتَرًى وَما سَمِعنا بِهٰذا فى ءابائِنَا الأَوَّلينَ(36)
Dhe kur Musa ua solli argumentet tona të qarta, ata thirrën: “Kjo është vetëm një magji e trilluar. Ne nuk kemi dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë në kohët e të parëve tanë”.(36)
وَقالَ موسىٰ رَبّى أَعلَمُ بِمَن جاءَ بِالهُدىٰ مِن عِندِهِ وَمَن تَكونُ لَهُ عٰقِبَةُ الدّارِ ۖ إِنَّهُ لا يُفلِحُ الظّٰلِمونَ(37)
Dhe Musa tha: “Zoti im e di mirë atë, i cili sjell udhëzime nga ana e tij dhe kush do të fitojë në fund; tiranët me siguri nuk do të kenë sukses”.(37)
وَقالَ فِرعَونُ يٰأَيُّهَا المَلَأُ ما عَلِمتُ لَكُم مِن إِلٰهٍ غَيرى فَأَوقِد لى يٰهٰمٰنُ عَلَى الطّينِ فَاجعَل لى صَرحًا لَعَلّى أَطَّلِعُ إِلىٰ إِلٰهِ موسىٰ وَإِنّى لَأَظُنُّهُ مِنَ الكٰذِبينَ(38)
“O të mëdhenj, (pari) – u tha Faraoni, unë uk di të keni ju zot tjetër përveç meje, e ti o Haman, mi piq tullat në truall dhe ma ndërto kullën të hip te Zoti i Musaut, sepse unë mendoj se ai është me të vërtetë rrenacak!”(38)
وَاستَكبَرَ هُوَ وَجُنودُهُ فِى الأَرضِ بِغَيرِ الحَقِّ وَظَنّوا أَنَّهُم إِلَينا لا يُرجَعونَ(39)
Ai me ushtrinë e tij ishin habitur kot, pa të drejtë, në këtë dhe kanë menduar se nuk do të kthehen te ne,(39)
فَأَخَذنٰهُ وَجُنودَهُ فَنَبَذنٰهُم فِى اليَمِّ ۖ فَانظُر كَيفَ كانَ عٰقِبَةُ الظّٰلِمينَ(40)
Prandaj, Ne e kapëm atë dhe ushtritë e tij e i hudhëm në det; Dhe shiko se çfarë ishte përfundimi i tiranëve.(40)
وَجَعَلنٰهُم أَئِمَّةً يَدعونَ إِلَى النّارِ ۖ وَيَومَ القِيٰمَةِ لا يُنصَرونَ(41)
I patëm bërë prijësa që ftojnë për në zjarr, kurse në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u ndihmohet.(41)
وَأَتبَعنٰهُم فى هٰذِهِ الدُّنيا لَعنَةً ۖ وَيَومَ القِيٰمَةِ هُم مِنَ المَقبوحينَ(42)
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë me mallkim, ndërsa në botën tjetër do të hudhen në zjarr.(42)
وَلَقَد ءاتَينا موسَى الكِتٰبَ مِن بَعدِ ما أَهلَكنَا القُرونَ الأولىٰ بَصائِرَ لِلنّاسِ وَهُدًى وَرَحمَةً لَعَلَّهُم يَتَذَكَّرونَ(43)
Dhe Musaut Ne i dhamë Libër, pasi që i shfarosëm breznitë e mëparme, të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim dhe mëshirë, ndoshta kujtohen mirë!(43)
وَما كُنتَ بِجانِبِ الغَربِىِّ إِذ قَضَينا إِلىٰ موسَى الأَمرَ وَما كُنتَ مِنَ الشّٰهِدينَ(44)
Ti nuk ke qenë në anën perëndimore, kur ia besuam Musaut profetësinë, e nuk ke qenë as dëshmitar.(44)
وَلٰكِنّا أَنشَأنا قُرونًا فَتَطاوَلَ عَلَيهِمُ العُمُرُ ۚ وَما كُنتَ ثاوِيًا فى أَهلِ مَديَنَ تَتلوا عَلَيهِم ءايٰتِنا وَلٰكِنّا كُنّا مُرسِلينَ(45)
Mirëpo ne kemi ngritur shumë popuj që kanë jetuar gjatë; dhe ti nuk ke qëndruar midis popullit të Medjenit, t’u shpalosh fjalët Tona, por ne kemi qenë ata që dërgojmë profetë si ty.(45)
وَما كُنتَ بِجانِبِ الطّورِ إِذ نادَينا وَلٰكِن رَحمَةً مِن رَبِّكَ لِتُنذِرَ قَومًا ما أَتىٰهُم مِن نَذيرٍ مِن قَبلِكَ لَعَلَّهُم يَتَذَكَّرونَ(46)
Ti nuk ke qenë pranë malit Tur kur thirrëm, por kjo është mëshirë e Zotit tënd t’i tërheqësh vëmendjen një populli të cilit përpara teje nuk i ka ardhur ndonjë qortues; ndoshta do të mbledhin mendjen,(46)
وَلَولا أَن تُصيبَهُم مُصيبَةٌ بِما قَدَّمَت أَيديهِم فَيَقولوا رَبَّنا لَولا أَرسَلتَ إِلَينا رَسولًا فَنَتَّبِعَ ءايٰتِكَ وَنَكونَ مِنَ المُؤمِنينَ(47)
Dhe të mos thonë, kur t’i goditë ndonjë e papritur, të cilën e kanë përgatitur (merituar) vetë, “Zoti ynë, pse nuk na ke dërguar ndonjë profet që të pasojmë argumentet tua dhe të jemi besitmarë?”(47)
فَلَمّا جاءَهُمُ الحَقُّ مِن عِندِنا قالوا لَولا أوتِىَ مِثلَ ما أوتِىَ موسىٰ ۚ أَوَلَم يَكفُروا بِما أوتِىَ موسىٰ مِن قَبلُ ۖ قالوا سِحرانِ تَظٰهَرا وَقالوا إِنّا بِكُلٍّ كٰفِرونَ(48)
E kur prej nesh u dëshmua e vërteta, ata thanë: “Pse nuk i është dhënë ashtu njëlloj siç iu dha Musaut?” Vallë, a nuk e patën mohuar ata qysh më herët atë që i qe dhënë Musaut? Ata thonë: “Dy magji të cilat përmbajnë njëra-tjetrën”, dhe shtojnë – “Ne në asnjërën nuk besojmë”.(48)
قُل فَأتوا بِكِتٰبٍ مِن عِندِ اللَّهِ هُوَ أَهدىٰ مِنهُما أَتَّبِعهُ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(49)
Thuaj: “Sillne ju nga All-llahu një libër që drejton në rrugë të drejtë më mirë se këta dy, do të kisha pranuar nëse jeni të sinqertë”.(49)
فَإِن لَم يَستَجيبوا لَكَ فَاعلَم أَنَّما يَتَّبِعونَ أَهواءَهُم ۚ وَمَن أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوىٰهُ بِغَيرِ هُدًى مِنَ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لا يَهدِى القَومَ الظّٰلِمينَ(50)
Po nëse nuk të përgjigjen, dije se ata udhëheqen vetëm nga epshet e tyre. Vallë, a kka humbur kush më keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhëzimin e All-llahut? All-llahu, njëmend, nuk do ta udhëzojë drejt popullin tiran.(50)
۞ وَلَقَد وَصَّلنا لَهُمُ القَولَ لَعَلَّهُم يَتَذَكَّرونَ(51)
Kurse ne ua shpallim fjalë për fjalë, të tërë, mbase do të mendojnë!(51)
الَّذينَ ءاتَينٰهُمُ الكِتٰبَ مِن قَبلِهِ هُم بِهِ يُؤمِنونَ(52)
Ata të cilëve u kemi dhënë Libër përpara këtij, i besojnë,(52)
وَإِذا يُتلىٰ عَلَيهِم قالوا ءامَنّا بِهِ إِنَّهُ الحَقُّ مِن رَبِّنا إِنّا كُنّا مِن قَبلِهِ مُسلِمينَ(53)
Dhe kur u lexohet thonë: “Ne i besojmë atij, ai është, me të vërtetë, nga Zoti ynë, ne edhe më herët kemi qenë muslimanë”.(53)
أُولٰئِكَ يُؤتَونَ أَجرَهُم مَرَّتَينِ بِما صَبَروا وَيَدرَءونَ بِالحَسَنَةِ السَّيِّئَةَ وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ(54)
Atyre do t’u jipet shpërblim i dyfisht, për atë që durojnë dhe të keqen me të mirë e kthejnë, dhe shpërndajnë nga ajo (pasuri) që u kemi dhënë,(54)
وَإِذا سَمِعُوا اللَّغوَ أَعرَضوا عَنهُ وَقالوا لَنا أَعمٰلُنا وَلَكُم أَعمٰلُكُم سَلٰمٌ عَلَيكُم لا نَبتَغِى الجٰهِلينَ(55)
Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Nnne veprat tona, e ju veprat tuaja. Paqa qoftë mbi ju! Neve nuk na duhen injorantët”.(55)
إِنَّكَ لا تَهدى مَن أَحبَبتَ وَلٰكِنَّ اللَّهَ يَهدى مَن يَشاءُ ۚ وَهُوَ أَعلَمُ بِالمُهتَدينَ(56)
Ti s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejtë atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë.(56)
وَقالوا إِن نَتَّبِعِ الهُدىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّف مِن أَرضِنا ۚ أَوَلَم نُمَكِّن لَهُم حَرَمًا ءامِنًا يُجبىٰ إِلَيهِ ثَمَرٰتُ كُلِّ شَيءٍ رِزقًا مِن لَدُنّا وَلٰكِنَّ أَكثَرَهُم لا يَعلَمونَ(57)
Ata thonë: “Nëse pasojmë rrugën e drejtë me ty do të jemi të përzënë nga vendlindja jonë”. Po ne a nuk u afrojmë rastin të qëndrojnë në vendin e shenjt të sigurt, ku si dhuratë jona, derdhen fryte të ndryshme, por shumica sish nuk e dinë.(57)
وَكَم أَهلَكنا مِن قَريَةٍ بَطِرَت مَعيشَتَها ۖ فَتِلكَ مَسٰكِنُهُم لَم تُسكَن مِن بَعدِهِم إِلّا قَليلًا ۖ وَكُنّا نَحنُ الوٰرِثينَ(58)
Po sa vendbanime ne i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë të paarsyeshëm në jetë!? Ja, ato janë shtëpitë e tyre! Pas tyre pak kush është vendosur në to, të tjerat i trashëguam ne.(58)
وَما كانَ رَبُّكَ مُهلِكَ القُرىٰ حَتّىٰ يَبعَثَ فى أُمِّها رَسولًا يَتلوا عَلَيهِم ءايٰتِنا ۚ وَما كُنّا مُهلِكِى القُرىٰ إِلّا وَأَهلُها ظٰلِمونَ(59)
Dhe Zoti yt kurrë nuk ka shkatërruar vendbanime deri sa në kryeqytetin e tyre të mos dërgonte një profet, i cili ua tregonte argumentet tona. Dhe ne kemi shkatërruar vendbanime vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin mizorë.(59)
وَما أوتيتُم مِن شَيءٍ فَمَتٰعُ الحَيوٰةِ الدُّنيا وَزينَتُها ۚ وَما عِندَ اللَّهِ خَيرٌ وَأَبقىٰ ۚ أَفَلا تَعقِلونَ(60)
Çdo send që u është dhënë janë vetëm shije e stoli të jetës në këtë botë; kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Pse nuk mblidhni mendjen!?(60)
أَفَمَن وَعَدنٰهُ وَعدًا حَسَنًا فَهُوَ لٰقيهِ كَمَن مَتَّعنٰهُ مَتٰعَ الحَيوٰةِ الدُّنيا ثُمَّ هُوَ يَومَ القِيٰمَةِ مِنَ المُحضَرينَ(61)
A është njëlloj ai të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë dhe që do ta marrë, dhe ai, të cilit i kemi mundësuar të kënaqet në këtë jetë, kurse në Ditën e gjykimit, do të hudhet në zjarr.(61)
وَيَومَ يُناديهِم فَيَقولُ أَينَ شُرَكاءِىَ الَّذينَ كُنتُم تَزعُمونَ(62)
Dhe atë ditë kur i thërret dhe thotë: “Ku janë ata që i konsideronit shokë të mi?”(62)
قالَ الَّذينَ حَقَّ عَلَيهِمُ القَولُ رَبَّنا هٰؤُلاءِ الَّذينَ أَغوَينا أَغوَينٰهُم كَما غَوَينا ۖ تَبَرَّأنا إِلَيكَ ۖ ما كانوا إِيّانا يَعبُدونَ(63)
Ata, tek të cilët do të vërtetohet fjala (zbatohet dënimi) do të thonë: “Zoti ynë, këta janë që i shpiem në rrugë të shtrembër; i kemi shpjerë në rrugë të shtrembër se edhe vetë kemi qenë në rrugë të shtrembër. Ne para teje e heqim atë barrë. Ata nuk na kanë adhuruar vetëm neve”.(63)
وَقيلَ ادعوا شُرَكاءَكُم فَدَعَوهُم فَلَم يَستَجيبوا لَهُم وَرَأَوُا العَذابَ ۚ لَو أَنَّهُم كانوا يَهتَدونَ(64)
Do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” Ata do t’i thërrasin, por ato nuk do tu përgjigjen dhe do të përjetojnë vuajtjen. Sikur t’ishin në rrugë të drejtë!(64)
وَيَومَ يُناديهِم فَيَقولُ ماذا أَجَبتُمُ المُرسَلينَ(65)
dhe atë ditë kur i thërret dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur profetëve?”(65)
فَعَمِيَت عَلَيهِمُ الأَنباءُ يَومَئِذٍ فَهُم لا يَتَساءَلونَ(66)
Atëherë ata nuk do të dinë çka të përgjigjen, andaj as që do ta pyesin njëri-tjetrin.(66)
فَأَمّا مَن تابَ وَءامَنَ وَعَمِلَ صٰلِحًا فَعَسىٰ أَن يَكونَ مِنَ المُفلِحينَ(67)
Ndërkaq, kush pendohet dhe beson e bën vepra të mira, ai ndoshta është nga të shpëtuarit.(67)
وَرَبُّكَ يَخلُقُ ما يَشاءُ وَيَختارُ ۗ ما كانَ لَهُمُ الخِيَرَةُ ۚ سُبحٰنَ اللَّهِ وَتَعٰلىٰ عَمّا يُشرِكونَ(68)
Zoti yt krijon çka të dojë deh Ai zgjedh. Ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin. Qoftë lavdëruar All-llahu dhe qoftë shumë lartë prej atyre që i bëhen shok!(68)
وَرَبُّكَ يَعلَمُ ما تُكِنُّ صُدورُهُم وَما يُعلِنونَ(69)
Zoti yt e di atë çka fshehin në zemrat e tyre dhe atë që ata e shfaqin haptazi,(69)
وَهُوَ اللَّهُ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ ۖ لَهُ الحَمدُ فِى الأولىٰ وَالءاخِرَةِ ۖ وَلَهُ الحُكمُ وَإِلَيهِ تُرجَعونَ(70)
Se Ai është All-llah, nuk ka tjetër Zot përveç Atij; Atij lavdi i qoftë në këtë dhe në botën tjetër! Vetëm Ai vendos dhe tek Ai do të kthehemi.(70)
قُل أَرَءَيتُم إِن جَعَلَ اللَّهُ عَلَيكُمُ الَّيلَ سَرمَدًا إِلىٰ يَومِ القِيٰمَةِ مَن إِلٰهٌ غَيرُ اللَّهِ يَأتيكُم بِضِياءٍ ۖ أَفَلا تَسمَعونَ(71)
Thuaj: “A keni parë (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bërë natën të pambarim, deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’ju jepte dritë? A nuk merrni vesh?”(71)
قُل أَرَءَيتُم إِن جَعَلَ اللَّهُ عَلَيكُمُ النَّهارَ سَرمَدًا إِلىٰ يَومِ القِيٰمَةِ مَن إِلٰهٌ غَيرُ اللَّهِ يَأتيكُم بِلَيلٍ تَسكُنونَ فيهِ ۖ أَفَلا تُبصِرونَ(72)
Thuaj: A keni menduar se sikur All-llahu t’ua bënte ditën të përjetshme deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’iu jepte natë kur do të pushoni? A nuk e shihni!?(72)
وَمِن رَحمَتِهِ جَعَلَ لَكُمُ الَّيلَ وَالنَّهارَ لِتَسكُنوا فيهِ وَلِتَبتَغوا مِن فَضلِهِ وَلَعَلَّكُم تَشكُرونَ(73)
Nga mëshira e tij ju ka bërë natën dhe ditën që të pushoni në të, dhe nga mirësia e tij të përfitoni dhe të jeni mirënjohës”.(73)
وَيَومَ يُناديهِم فَيَقولُ أَينَ شُرَكاءِىَ الَّذينَ كُنتُم تَزعُمونَ(74)
Dhe atë ditë kur ai i thërret dhe u thotë: “Ku janë shokët e mi që m’i shpifni ju”?(74)
وَنَزَعنا مِن كُلِّ أُمَّةٍ شَهيدًا فَقُلنا هاتوا بُرهٰنَكُم فَعَلِموا أَنَّ الحَقَّ لِلَّهِ وَضَلَّ عَنهُم ما كانوا يَفتَرونَ(75)
Nga secili popull do të sjellim dëshmitarë dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atëherë, do të kuptojnë se e vërteta është për All-llahu, kurse ajo që trillojnë larg tyre.(75)
۞ إِنَّ قٰرونَ كانَ مِن قَومِ موسىٰ فَبَغىٰ عَلَيهِم ۖ وَءاتَينٰهُ مِنَ الكُنوزِ ما إِنَّ مَفاتِحَهُ لَتَنوأُ بِالعُصبَةِ أُولِى القُوَّةِ إِذ قالَ لَهُ قَومُهُ لا تَفرَح ۖ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الفَرِحينَ(76)
Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull), dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar.(76)
وَابتَغِ فيما ءاتىٰكَ اللَّهُ الدّارَ الءاخِرَةَ ۖ وَلا تَنسَ نَصيبَكَ مِنَ الدُّنيا ۖ وَأَحسِن كَما أَحسَنَ اللَّهُ إِلَيكَ ۖ وَلا تَبغِ الفَسادَ فِى الأَرضِ ۖ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ المُفسِدينَ(77)
Dhe përpiqu me sa të ka dhënë All-llahu të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë botë dhe bën mirë, si të ka bë ty mirë All-llahu, e mos bën çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime”.(77)
قالَ إِنَّما أوتيتُهُ عَلىٰ عِلمٍ عِندى ۚ أَوَلَم يَعلَم أَنَّ اللَّهَ قَد أَهلَكَ مِن قَبلِهِ مِنَ القُرونِ مَن هُوَ أَشَدُّ مِنهُ قُوَّةً وَأَكثَرُ جَمعًا ۚ وَلا يُسـَٔلُ عَن ذُنوبِهِمُ المُجرِمونَ(78)
Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time”. A nuk e ka digur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popujt të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni) a edhe më të pasur. Prandaj mëkatarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e veta.(78)
فَخَرَجَ عَلىٰ قَومِهِ فى زينَتِهِ ۖ قالَ الَّذينَ يُريدونَ الحَيوٰةَ الدُّنيا يٰلَيتَ لَنا مِثلَ ما أوتِىَ قٰرونُ إِنَّهُ لَذو حَظٍّ عَظيمٍ(79)
dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata të cilët adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum”.(79)
وَقالَ الَّذينَ أوتُوا العِلمَ وَيلَكُم ثَوابُ اللَّهِ خَيرٌ لِمَن ءامَنَ وَعَمِلَ صٰلِحًا وَلا يُلَقّىٰها إِلَّا الصّٰبِرونَ(80)
“Të mjerët ju – thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërblimi i All-llahut, por do t’u jipet vetëm durimtarëve”(80)
فَخَسَفنا بِهِ وَبِدارِهِ الأَرضَ فَما كانَ لَهُ مِن فِئَةٍ يَنصُرونَهُ مِن دونِ اللَّهِ وَما كانَ مِنَ المُنتَصِرينَ(81)
Dhe ne, atë dhe pallatin e tij, e shafitëm në dhé dhe askush nuk ka mundur t’i ndihmojë përveç All-llahut, e as vet s’ka mund t’i ndihmojë vetvetës.(81)
وَأَصبَحَ الَّذينَ تَمَنَّوا مَكانَهُ بِالأَمسِ يَقولونَ وَيكَأَنَّ اللَّهَ يَبسُطُ الرِّزقَ لِمَن يَشاءُ مِن عِبادِهِ وَيَقدِرُ ۖ لَولا أَن مَنَّ اللَّهُ عَلَينا لَخَسَفَ بِنا ۖ وَيكَأَنَّهُ لا يُفلِحُ الكٰفِرونَ(82)
Ndërsa, ata të cilët, dje, dëshironin të jenë në vend të tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu i jep pasuri dhe ia mungon atij që do Ai nga robërit e vet. Sikur All-llahu të mos na kishte dhuruar mëshirën e vet, edhe nëse do të na kishte shafitur në tokë. A nuk e shihni se mohuesit kurrë nuk do të kenë suksese?”(82)
تِلكَ الدّارُ الءاخِرَةُ نَجعَلُها لِلَّذينَ لا يُريدونَ عُلُوًّا فِى الأَرضِ وَلا فَسادًا ۚ وَالعٰقِبَةُ لِلمُتَّقينَ(83)
Atë, botën tjetër, do t’ia japim atyre të cilët nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.(83)
مَن جاءَ بِالحَسَنَةِ فَلَهُ خَيرٌ مِنها ۖ وَمَن جاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلا يُجزَى الَّذينَ عَمِلُوا السَّيِّـٔاتِ إِلّا ما كانوا يَعمَلونَ(84)
Kush bën mirë, do të ketë shpërblim edhe më të mirë për atë, kurse ai që bën keq – natyrisht, ata që bëjnë keq do të dënohen vetëm sipas asaj që kanë punuar.(84)
إِنَّ الَّذى فَرَضَ عَلَيكَ القُرءانَ لَرادُّكَ إِلىٰ مَعادٍ ۚ قُل رَبّى أَعلَمُ مَن جاءَ بِالهُدىٰ وَمَن هُوَ فى ضَلٰلٍ مُبينٍ(85)
Ai i cili ta shpallë Kur’anin, me siguri do të kthejë ty në botën tjetër. Thuaj: Zoti im e di më mirë kush është në rrugë të drejtë e kush është në humbje të qartë”.(85)
وَما كُنتَ تَرجوا أَن يُلقىٰ إِلَيكَ الكِتٰبُ إِلّا رَحمَةً مِن رَبِّكَ ۖ فَلا تَكونَنَّ ظَهيرًا لِلكٰفِرينَ(86)
Ti nuk ke shpresuar se do të shpallet Libri, por, ai të është shpallur si mëshirë e Zotit tënd; andaj mos jij assesi mbështetje për mosbesimtarët!(86)
وَلا يَصُدُّنَّكَ عَن ءايٰتِ اللَّهِ بَعدَ إِذ أُنزِلَت إِلَيكَ ۖ وَادعُ إِلىٰ رَبِّكَ ۖ وَلا تَكونَنَّ مِنَ المُشرِكينَ(87)
Dhe mos të shmangin ata në asnjë mënyrë nga fjalët e All-llahut, pasi që të jenë shpallur, dhe lute Zotin tënd e mos jij kurrsesi nga politeistët!(87)
وَلا تَدعُ مَعَ اللَّهِ إِلٰهًا ءاخَرَ ۘ لا إِلٰهَ إِلّا هُوَ ۚ كُلُّ شَيءٍ هالِكٌ إِلّا وَجهَهُ ۚ لَهُ الحُكمُ وَإِلَيهِ تُرجَعونَ(88)
Dhe mos lut (adhuro), përveç All-llahut, tjetër Zot! Nuk ka Zot përveç Atij! Të gjithë, përveç Atij, do të zhduken. Ai vendos dhe tek Ai do të ktheheni.(88)