Al-Munafiqun( المنافقون)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ إِذا جاءَكَ المُنٰفِقونَ قالوا نَشهَدُ إِنَّكَ لَرَسولُ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ يَعلَمُ إِنَّكَ لَرَسولُهُ وَاللَّهُ يَشهَدُ إِنَّ المُنٰفِقينَ لَكٰذِبونَ(1)
Kur të vijnë hipokritët të thonë: “Ne dëshmojmë se ti je, me të vërtetë, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njëmend Profet i Tij, porse All-llahu dëshmon se hipokritët janë me siguri rrenacak.(1)
اتَّخَذوا أَيمٰنَهُم جُنَّةً فَصَدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ ۚ إِنَّهُم ساءَ ما كانوا يَعمَلونَ(2)
Ata betimin e tyre e shfrytëzojnë si mbrojtje dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Është shumë keq, njëmend, çka bëjnë ata!(2)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم ءامَنوا ثُمَّ كَفَروا فَطُبِعَ عَلىٰ قُلوبِهِم فَهُم لا يَفقَهونَ(3)
Ajo është nga se ata besuan e pastaj mohuan, prandaj u vulosën zemrat e tyre dhe ata më nuk kuptojnë.(3)
۞ وَإِذا رَأَيتَهُم تُعجِبُكَ أَجسامُهُم ۖ وَإِن يَقولوا تَسمَع لِقَولِهِم ۖ كَأَنَّهُم خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ ۖ يَحسَبونَ كُلَّ صَيحَةٍ عَلَيهِم ۚ هُمُ العَدُوُّ فَاحذَرهُم ۚ قٰتَلَهُمُ اللَّهُ ۖ أَنّىٰ يُؤفَكونَ(4)
Kur i shikon ata, pamja e tyre të mahnit, por kur flasin, ti i dëgjon fjalët e tyre, mirëpo ata janë sikur shtylla të zbrazëta dhe mendojnë se çdo thirrje është kundër tyre. Ata janë armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojnë, All-llahu i vraftë!(4)
وَإِذا قيلَ لَهُم تَعالَوا يَستَغفِر لَكُم رَسولُ اللَّهِ لَوَّوا رُءوسَهُم وَرَأَيتَهُم يَصُدّونَ وَهُم مُستَكبِرونَ(5)
Dhe kur u thuhet: “Ejani, Profeti i All-llahut do të kërkojë falje për ju”, ata luajnë kokat e tyre dhe ti i sheh se largohen, se ata janë arrogantë.(5)
سَواءٌ عَلَيهِم أَستَغفَرتَ لَهُم أَم لَم تَستَغفِر لَهُم لَن يَغفِرَ اللَّهُ لَهُم ۚ إِنَّ اللَّهَ لا يَهدِى القَومَ الفٰسِقينَ(6)
Për ata është një lloj, u lute ti për ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin e mbrapshtë.(6)
هُمُ الَّذينَ يَقولونَ لا تُنفِقوا عَلىٰ مَن عِندَ رَسولِ اللَّهِ حَتّىٰ يَنفَضّوا ۗ وَلِلَّهِ خَزائِنُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَلٰكِنَّ المُنٰفِقينَ لا يَفقَهونَ(7)
Ata janë që thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me Profetin e All-llahut, derisa të largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokës janë të All-llahut, por hipokritët nuk e marrin vesh.(7)
يَقولونَ لَئِن رَجَعنا إِلَى المَدينَةِ لَيُخرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنهَا الأَذَلَّ ۚ وَلِلَّهِ العِزَّةُ وَلِرَسولِهِ وَلِلمُؤمِنينَ وَلٰكِنَّ المُنٰفِقينَ لا يَعلَمونَ(8)
Ata thonë: “Nëse kthehemi në medine gjithsesi të fortit kanë për t’i përzënë prej aty më të dobëtit!” Por forca është e All-llahut dhe Profetit të tij dhe e besimtarëve, por hipokritët s’e dinë.(8)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تُلهِكُم أَموٰلُكُم وَلا أَولٰدُكُم عَن ذِكرِ اللَّهِ ۚ وَمَن يَفعَل ذٰلِكَ فَأُولٰئِكَ هُمُ الخٰسِرونَ(9)
O besimtarë, le të mos u largojë pasuria dhe fëmijët tuaj vëmendjen nga All-llahu. Kush bën ashtu, hej, ata janë të humbur.(9)
وَأَنفِقوا مِن ما رَزَقنٰكُم مِن قَبلِ أَن يَأتِىَ أَحَدَكُمُ المَوتُ فَيَقولَ رَبِّ لَولا أَخَّرتَنى إِلىٰ أَجَلٍ قَريبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِنَ الصّٰلِحينَ(10)
Dhe shpërndani prej asaj që Ne ju furnizojmë para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët”.(10)
وَلَن يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفسًا إِذا جاءَ أَجَلُها ۚ وَاللَّهُ خَبيرٌ بِما تَعمَلونَ(11)
All-llahu, me siguri, nuk do t’ia vonojë askujt kur t’i vijë momenti i vet, dhe All-llahu e di mirë se çka punoni.(11)