Al-Mumtahana( الممتحنة)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَتَّخِذوا عَدُوّى وَعَدُوَّكُم أَولِياءَ تُلقونَ إِلَيهِم بِالمَوَدَّةِ وَقَد كَفَروا بِما جاءَكُم مِنَ الحَقِّ يُخرِجونَ الرَّسولَ وَإِيّاكُم ۙ أَن تُؤمِنوا بِاللَّهِ رَبِّكُم إِن كُنتُم خَرَجتُم جِهٰدًا فى سَبيلى وَابتِغاءَ مَرضاتى ۚ تُسِرّونَ إِلَيهِم بِالمَوَدَّةِ وَأَنا۠ أَعلَمُ بِما أَخفَيتُم وَما أَعلَنتُم ۚ وَمَن يَفعَلهُ مِنكُم فَقَد ضَلَّ سَواءَ السَّبيلِ(1)
O besimtarë, mos e merrni përmik armikun tim dhe tuajin duke u shprehur dashuri e ata mohojnë të vërtetënn që ju ka ardhur juve. Ata e përzënë Profetin edhe juve që i besoni All-llahut, Zotit tuaj. E nëse dilni për të luftuar në rrugën time dhe për të lypur kënaqësinë time, atyre ju shprehni dashuri fshehtazi kurse unë e di se çka fshihni dhe çka shpallni haptazi. Dhe kushdo prej jush që vepron ashtu, ai ka humbur rrugën e drejtë.(1)
إِن يَثقَفوكُم يَكونوا لَكُم أَعداءً وَيَبسُطوا إِلَيكُم أَيدِيَهُم وَأَلسِنَتَهُم بِالسّوءِ وَوَدّوا لَو تَكفُرونَ(2)
Nëse ju befasojnë, ata do të bëhen armiq tuaj, do të shtrijnë duart dh gjuhët e tyre kah ju plot smirë, sepse kanë dëshiruar që të bëheni mosbesimtarë.(2)
لَن تَنفَعَكُم أَرحامُكُم وَلا أَولٰدُكُم ۚ يَومَ القِيٰمَةِ يَفصِلُ بَينَكُم ۚ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ(3)
Nuk do t’iu bëjë dobi as farefisi as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit, All-llahu do t’iu ndaj ndërmjet veti. All-llahu sheh se çka punoni.(3)
قَد كانَت لَكُم أُسوَةٌ حَسَنَةٌ فى إِبرٰهيمَ وَالَّذينَ مَعَهُ إِذ قالوا لِقَومِهِم إِنّا بُرَءٰؤُا۟ مِنكُم وَمِمّا تَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ كَفَرنا بِكُم وَبَدا بَينَنا وَبَينَكُمُ العَدٰوَةُ وَالبَغضاءُ أَبَدًا حَتّىٰ تُؤمِنوا بِاللَّهِ وَحدَهُ إِلّا قَولَ إِبرٰهيمَ لِأَبيهِ لَأَستَغفِرَنَّ لَكَ وَما أَملِكُ لَكَ مِنَ اللَّهِ مِن شَيءٍ ۖ رَبَّنا عَلَيكَ تَوَكَّلنا وَإِلَيكَ أَنَبنا وَإِلَيكَ المَصيرُ(4)
Tek Ibrahimi dhe ata që ishin bashkë me të keni pasur, njëmend, shembull të bukur, kur i thanë popullit të vet: “Ne heqim dorë nga ju dhe ata që i adhuroni ju, në vend të All-llahut. Juve nuk ju besojmë dhe ndërmjet nesh dhe jush filloi armiqësi dhe urrejtje e përhershme, derisa të mos i besoni All-llahut, vetëm Atij”. Përveç fjalës së Ibrahimit, babait të vet: “Gjithsesi do të kërkoj falje për ty, por unë nuk kam mundësi për kurrgjë te All-llahu. O Zoti ynë! Tek Ti jemi mbështetur, Ty të drejtohemi dhe te Ti është kthimi.(4)
رَبَّنا لا تَجعَلنا فِتنَةً لِلَّذينَ كَفَروا وَاغفِر لَنا رَبَّنا ۖ إِنَّكَ أَنتَ العَزيزُ الحَكيمُ(5)
O Zoti ynë! Mos na vë në sprovë me mosbesimtarët dhe falna, o Zoti ynë, se ti je me të vërtetë i fuqishëm i urtë”.(5)
لَقَد كانَ لَكُم فيهِم أُسوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَن كانَ يَرجُوا اللَّهَ وَاليَومَ الءاخِرَ ۚ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الغَنِىُّ الحَميدُ(6)
Pa dyshim tek ata keni pasur shembull të mirë kush shpreson në takimin me All-llahun dhe Ditën e gjykimit, por kush ia kthen shpinën, ani, All-llahu, Ai është me të vërtetë i pasur, i denjë për lavdatë.(6)
۞ عَسَى اللَّهُ أَن يَجعَلَ بَينَكُم وَبَينَ الَّذينَ عادَيتُم مِنهُم مَوَدَّةً ۚ وَاللَّهُ قَديرٌ ۚ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ(7)
Ndoshta All-llahu do të vejë dashuri ndërmjet jush dhe atyre, nga ata, me të cilët keni armiqësi. All-llahu është i gjithëfuqishëm, All-llahu fal, është mëshirëplotë.(7)
لا يَنهىٰكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذينَ لَم يُقٰتِلوكُم فِى الدّينِ وَلَم يُخرِجوكُم مِن دِيٰرِكُم أَن تَبَرّوهُم وَتُقسِطوا إِلَيهِم ۚ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ المُقسِطينَ(8)
All-llahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe me drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftojnë për shkak të fesë dhe nuk ju përzënë nga shtëpitë tuaja. Me të vërtetë All-llahu i do të drejtët.(8)
إِنَّما يَنهىٰكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذينَ قٰتَلوكُم فِى الدّينِ وَأَخرَجوكُم مِن دِيٰرِكُم وَظٰهَروا عَلىٰ إِخراجِكُم أَن تَوَلَّوهُم ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم فَأُولٰئِكَ هُمُ الظّٰلِمونَ(9)
Vetëm se All-llahu ju ndalon t’i konsideroni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe u përzënë nga shtëpitë tuaja dhe ndihmojnë të jeni të përzënë. Pra ata që i konsiderojnë këta për miq, ata janë kriminelë.(9)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا جاءَكُمُ المُؤمِنٰتُ مُهٰجِرٰتٍ فَامتَحِنوهُنَّ ۖ اللَّهُ أَعلَمُ بِإيمٰنِهِنَّ ۖ فَإِن عَلِمتُموهُنَّ مُؤمِنٰتٍ فَلا تَرجِعوهُنَّ إِلَى الكُفّارِ ۖ لا هُنَّ حِلٌّ لَهُم وَلا هُم يَحِلّونَ لَهُنَّ ۖ وَءاتوهُم ما أَنفَقوا ۚ وَلا جُناحَ عَلَيكُم أَن تَنكِحوهُنَّ إِذا ءاتَيتُموهُنَّ أُجورَهُنَّ ۚ وَلا تُمسِكوا بِعِصَمِ الكَوافِرِ وَسـَٔلوا ما أَنفَقتُم وَليَسـَٔلوا ما أَنفَقوا ۚ ذٰلِكُم حُكمُ اللَّهِ ۖ يَحكُمُ بَينَكُم ۚ وَاللَّهُ عَليمٌ حَكيمٌ(10)
O besimtarë! Kur t’iu vijnë besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di më së miri besimin e tyre. Nëse i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtarëve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen këtyre. Jepnu atë që kanë shpenzuar dhe nuk e keni mëkat të kurorëzoheni me ato pasi që t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nën kurorë! Kërkoni atë çka e keni dhënë, por edhe ata le të kërkojnë çka kanë shpenzuar. Ai është gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndërmjet jush. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.(10)
وَإِن فاتَكُم شَيءٌ مِن أَزوٰجِكُم إِلَى الكُفّارِ فَعاقَبتُم فَـٔاتُوا الَّذينَ ذَهَبَت أَزوٰجُهُم مِثلَ ما أَنفَقوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذى أَنتُم بِهِ مُؤمِنونَ(11)
Nëse ndojë prej grave tuaja shkon te mosbesimtarët, dhe u vjen rasti juve, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë jepnu aq sa kanë shpenzuar ato për mehr. Frikësohuni All-llahut të cilit ju i besoni.(11)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ إِذا جاءَكَ المُؤمِنٰتُ يُبايِعنَكَ عَلىٰ أَن لا يُشرِكنَ بِاللَّهِ شَيـًٔا وَلا يَسرِقنَ وَلا يَزنينَ وَلا يَقتُلنَ أَولٰدَهُنَّ وَلا يَأتينَ بِبُهتٰنٍ يَفتَرينَهُ بَينَ أَيديهِنَّ وَأَرجُلِهِنَّ وَلا يَعصينَكَ فى مَعروفٍ ۙ فَبايِعهُنَّ وَاستَغفِر لَهُنَّ اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفورٌ رَحيمٌ(12)
O Profet, kur të vijën besimtarët që të obligohen para teje se nuk do t’i bëjnë shok All-llahut asnjësend, dhe se nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë amoralitet, se nuk do t’i mbysin fëmijët e vet dhe se nuk do të gënjejnë duke shpifur me çka kanë në duar dhe këmbët e tyre dhe se nuk do të kundërshtojnë në çka dihet, prano obligimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë. Me të vërtetë All-llahu fal, është mëshirëplotë.(12)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَتَوَلَّوا قَومًا غَضِبَ اللَّهُ عَلَيهِم قَد يَئِسوا مِنَ الءاخِرَةِ كَما يَئِسَ الكُفّارُ مِن أَصحٰبِ القُبورِ(13)
O besimtarë! Mos merrni për miq një popull tek i cili All-llahu është i hidhëruar. Ata e kanë humbu shpresën për botën e ardhshme, siç e kanë humbur mosbesimtarët (për ringjallje) në ata, të cilët kanë vdekur më përpara.(13)