Al-Jinn( الجن)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ قُل أوحِىَ إِلَىَّ أَنَّهُ استَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الجِنِّ فَقالوا إِنّا سَمِعنا قُرءانًا عَجَبًا(1)
Thuaj: Mua më është shpallur se disa xhindë kanë dëgjuar dhe kanë thënë: - Ne me të vërtetë kei dëgjuar një Kur’an fantastik,(1)
يَهدى إِلَى الرُّشدِ فَـٔامَنّا بِهِ ۖ وَلَن نُشرِكَ بِرَبِّنا أَحَدًا(2)
Që udhëzon në rrugë të drejtë, andaj ne i besuam dhe më Zotit tonë nuk do t’i bëjmë shok askë,(2)
وَأَنَّهُ تَعٰلىٰ جَدُّ رَبِّنا مَا اتَّخَذَ صٰحِبَةً وَلا وَلَدًا(3)
Kurse Ai –qoftë lartësuar madhëri e Zotit tonë! – nuk ka marrë për vete as shoqe as fëmijë;(3)
وَأَنَّهُ كانَ يَقولُ سَفيهُنا عَلَى اللَّهِ شَطَطًا(4)
Por një i çmendur yni fliste gënjeshtra ndaj All-llahut,(4)
وَأَنّا ظَنَنّا أَن لَن تَقولَ الإِنسُ وَالجِنُّ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا(5)
Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do të flasë gënjeshtra për All-llahun,(5)
وَأَنَّهُ كانَ رِجالٌ مِنَ الإِنسِ يَعوذونَ بِرِجالٍ مِنَ الجِنِّ فَزادوهُم رَهَقًا(6)
Dhe se ka pasur njerëz, të cilët kanë kërkuar mbrojtje prej exhinëve tek njerëzit, dhe ashtu ua kanë shtuar tërbimin.(6)
وَأَنَّهُم ظَنّوا كَما ظَنَنتُم أَن لَن يَبعَثَ اللَّهُ أَحَدًا(7)
Dhe ata kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu askë nuk do ta ngjallë.(7)
وَأَنّا لَمَسنَا السَّماءَ فَوَجَدنٰها مُلِئَت حَرَسًا شَديدًا وَشُهُبًا(8)
dhe ne jemi përpjekur të prekim qiellin, por atë e kemi gjetur përplotë me rojtarë të fortë dhe yjë sulmues – meteorë.(8)
وَأَنّا كُنّا نَقعُدُ مِنها مَقٰعِدَ لِلسَّمعِ ۖ فَمَن يَستَمِعِ الءانَ يَجِد لَهُ شِهابًا رَصَدًا(9)
Dhe kemi ndejtur aty, në vendvështrim (vështrimore), dhe kush dëgjon tani, do të hasë në pritën e meteorit.(9)
وَأَنّا لا نَدرى أَشَرٌّ أُريدَ بِمَن فِى الأَرضِ أَم أَرادَ بِهِم رَبُّهُم رَشَدًا(10)
Dhe en nuk dimë, a u dëshirohet keq atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron t’i drejtojë?(10)
وَأَنّا مِنَّا الصّٰلِحونَ وَمِنّا دونَ ذٰلِكَ ۖ كُنّا طَرائِقَ قِدَدًا(11)
Dhe me siguri në mesin tonë ka të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë kështu, kemi qenë drejtimesh të ndryshme.(11)
وَأَنّا ظَنَنّا أَن لَن نُعجِزَ اللَّهَ فِى الأَرضِ وَلَن نُعجِزَهُ هَرَبًا(12)
Dhe ne e dimë se nuk mund ta pengojmë All-llahun në tokë dhe as do ta pengojmë më të ikur.(12)
وَأَنّا لَمّا سَمِعنَا الهُدىٰ ءامَنّا بِهِ ۖ فَمَن يُؤمِن بِرَبِّهِ فَلا يَخافُ بَخسًا وَلا رَهَقًا(13)
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit të vet, nuk i frikësohet as dëmit as padrejtësisë.(13)
وَأَنّا مِنَّا المُسلِمونَ وَمِنَّا القٰسِطونَ ۖ فَمَن أَسلَمَ فَأُولٰئِكَ تَحَرَّوا رَشَدًا(14)
Dhe prej nesh ka muslimanë, edhe të padrejtë ka, prandaj kush e përqafon islamizmin, ata kanë zgjedhur rrugën e vërtetë,(14)
وَأَمَّا القٰسِطونَ فَكانوا لِجَهَنَّمَ حَطَبًا(15)
Kurse të larguarit do të jenë lëndë djegëse të xhehennemit,(15)
وَأَلَّوِ استَقٰموا عَلَى الطَّريقَةِ لَأَسقَينٰهُم ماءً غَدَقًا(16)
E sikur t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’i kishim ngopur me ujë të mjaftueshëm,(16)
لِنَفتِنَهُم فيهِ ۚ وَمَن يُعرِض عَن ذِكرِ رَبِّهِ يَسلُكهُ عَذابًا صَعَدًا(17)
Për t’i vënë në sprovë, dhe kush ia kthen shpinën vërejtjes së Zotit të vet, Ai do ta shtyjë në dënim të rëndë.(17)
وَأَنَّ المَسٰجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدعوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا(18)
Me të vërtetë xhamiat janë për All-llahun, dhe mos i luteni askjt përveç All-llahut!(18)
وَأَنَّهُ لَمّا قامَ عَبدُ اللَّهِ يَدعوهُ كادوا يَكونونَ عَلَيهِ لِبَدًا(19)
Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrëzuan (grupe exhinësh).(19)
قُل إِنَّما أَدعوا رَبّى وَلا أُشرِكُ بِهِ أَحَدًا(20)
Thuaj: “Unë i falem vetëm Zotit tim dhe atij askë nuk ia bëj shok”.(20)
قُل إِنّى لا أَملِكُ لَكُم ضَرًّا وَلا رَشَدًا(21)
Thuaj: “Unë nuk kam mundësi as për dëm as për dobi”.(21)
قُل إِنّى لَن يُجيرَنى مِنَ اللَّهِ أَحَدٌ وَلَن أَجِدَ مِن دونِهِ مُلتَحَدًا(22)
Thuaj: “Mua askush nuk do të më mbrojë nga All-llahu dhe nuk do të gjejë mbështetje askund përveç tek Ai”.(22)
إِلّا بَلٰغًا مِنَ اللَّهِ وَرِسٰلٰتِهِ ۚ وَمَن يَعصِ اللَّهَ وَرَسولَهُ فَإِنَّ لَهُ نارَ جَهَنَّمَ خٰلِدينَ فيها أَبَدًا(23)
përveç kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë.(23)
حَتّىٰ إِذا رَأَوا ما يوعَدونَ فَسَيَعلَمونَ مَن أَضعَفُ ناصِرًا وَأَقَلُّ عَدَدًا(24)
Derisa të përjetojnë atë që u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush është më i dobët dhe më i vogël në numër.(24)
قُل إِن أَدرى أَقَريبٌ ما توعَدونَ أَم يَجعَلُ لَهُ رَبّى أَمَدًا(25)
Thuaj: “Nuk e di a do të ndodh së shpejti ajo që u premtohet apo Zoti im do ta vonojë atë”.(25)
عٰلِمُ الغَيبِ فَلا يُظهِرُ عَلىٰ غَيبِهِ أَحَدًا(26)
Ai e di të padukshmen dhe fshehtësit e veta nuk ia zbulon askujt,(26)
إِلّا مَنِ ارتَضىٰ مِن رَسولٍ فَإِنَّهُ يَسلُكُ مِن بَينِ يَدَيهِ وَمِن خَلفِهِ رَصَدًا(27)
Përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit. Prandaj, ai edhe përpara edhe pas tij vë rojën,(27)
لِيَعلَمَ أَن قَد أَبلَغوا رِسٰلٰتِ رَبِّهِم وَأَحاطَ بِما لَدَيهِم وَأَحصىٰ كُلَّ شَيءٍ عَدَدًا(28)
Që ta dijë se kanë kumtuar traktatet e Zotit të vet. Ai e di në hollësi se çka ka tek ata; Ai e di numrin e çdo sendi që ekziston.(28)