Al-Inshiqaq(الانشقاق)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ إِذَا السَّماءُ انشَقَّت(1)
Kur të çahet qielli,(1)
وَأَذِنَت لِرَبِّها وَحُقَّت(2)
Dhe t’i nënshtrohet Zotit të vet ashtu si e ka detyrë,(2)
وَإِذَا الأَرضُ مُدَّت(3)
Dhe kur toka të shtrihet,(3)
وَأَلقَت ما فيها وَتَخَلَّت(4)
Edhe të hjedh gjithë ç’ka në të e të zbrazet.(4)
وَأَذِنَت لِرَبِّها وَحُقَّت(5)
Dhe t’i përulet Zotit të vet, ashtu si e ka detyrë,(5)
يٰأَيُّهَا الإِنسٰنُ إِنَّكَ كادِحٌ إِلىٰ رَبِّكَ كَدحًا فَمُلٰقيهِ(6)
Ti, o njeri, vërtetë shumë mundohesh dhe atë mund ta gjesh te Zoti i yt.(6)
فَأَمّا مَن أوتِىَ كِتٰبَهُ بِيَمينِهِ(7)
Ai, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta,(7)
فَسَوفَ يُحاسَبُ حِسابًا يَسيرًا(8)
Do ta ketë të lehtë llogarinë,(8)
وَيَنقَلِبُ إِلىٰ أَهلِهِ مَسرورًا(9)
Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar,(9)
وَأَمّا مَن أوتِىَ كِتٰبَهُ وَراءَ ظَهرِهِ(10)
Kurse, ai, të cilit do t’i jepet libri i et prej pas shpine,(10)
فَسَوفَ يَدعوا ثُبورًا(11)
Do të lutet për shkatërrim,(11)
وَيَصلىٰ سَعيرًا(12)
Dhe do të digjet në zjarr.(12)
إِنَّهُ كانَ فى أَهلِهِ مَسرورًا(13)
Ai njëmend ka qenë i gëzuar me fëmijët e vet(13)
إِنَّهُ ظَنَّ أَن لَن يَحورَ(14)
Dhe ka menduar se nuk do të kthehet.(14)
بَلىٰ إِنَّ رَبَّهُ كانَ بِهِ بَصيرًا(15)
Nuk ka dyshim se Zoti i tij e sheh mirë atë.(15)
فَلا أُقسِمُ بِالشَّفَقِ(16)
Betohem në kuqrrimin e Diellit pas perëndimit,(16)
وَالَّيلِ وَما وَسَقَ(17)
Pasha natën dhe atë çka ajo pështjell,(17)
وَالقَمَرِ إِذَا اتَّسَقَ(18)
Pasha hënën pesëmbëdhjetë,(18)
لَتَركَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٍ(19)
Ju gjithsesi do të hudheni në peripeti pas peripetish.(19)
فَما لَهُم لا يُؤمِنونَ(20)
Ç’është me ata që nuk besojnë,(20)
وَإِذا قُرِئَ عَلَيهِمُ القُرءانُ لا يَسجُدونَ ۩(21)
Dhe kur u këndohet Kur’ani sexhde nuk bëjnë?!(21)
بَلِ الَّذينَ كَفَروا يُكَذِّبونَ(22)
Madje ata që kanë mohuar – përgënjeshtrojnë.(22)
وَاللَّهُ أَعلَمُ بِما يوعونَ(23)
Kurse All-llahu e di më së miri çka fshehin,(23)
فَبَشِّرهُم بِعَذابٍ أَليمٍ(24)
Prandaj, përgëzoji për vuajtje të dhembshme,(24)
إِلَّا الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم أَجرٌ غَيرُ مَمنونٍ(25)
Përveç atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata kanë shpërblim të përhershëm.(25)