Al-Infitar( الإنفطار)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ إِذَا السَّماءُ انفَطَرَت(1)
Kur të çahet qielli,(1)
وَإِذَا الكَواكِبُ انتَثَرَت(2)
Dhe kur yjtë të derdhen,(2)
وَإِذَا البِحارُ فُجِّرَت(3)
Dhe kur detet të përzihen,(3)
وَإِذَا القُبورُ بُعثِرَت(4)
Dhe kur varret të rrotullohen (trazohen),(4)
عَلِمَت نَفسٌ ما قَدَّمَت وَأَخَّرَت(5)
Secili do ta dijë se ç’ka përgatitur dhe çka ka lënë.(5)
يٰأَيُّهَا الإِنسٰنُ ما غَرَّكَ بِرَبِّكَ الكَريمِ(6)
O njeri, ç’të mashtron dhe ç’të shmang nga Zoti yt fisnik,(6)
الَّذى خَلَقَكَ فَسَوّىٰكَ فَعَدَلَكَ(7)
I cili të ka krijuar, të ka pajisur dhe të ka bërë me organe të barabarta,(7)
فى أَىِّ صورَةٍ ما شاءَ رَكَّبَكَ(8)
Të ka bërë në formën e dëshiruar.(8)
كَلّا بَل تُكَذِّبونَ بِالدّينِ(9)
Po jo! Ju prapëseprapë e përgënjeshtroni Ditën e Kijametit,(9)
وَإِنَّ عَلَيكُم لَحٰفِظينَ(10)
Dhe mbi ju, me siguri, vigjilojnë,(10)
كِرامًا كٰتِبينَ(11)
Shkrues fisnikë,(11)
يَعلَمونَ ما تَفعَلونَ(12)
Të cilët dinë se çka punoni,(12)
إِنَّ الأَبرارَ لَفى نَعيمٍ(13)
Pa dyshim të mirët janë në xhennet,(13)
وَإِنَّ الفُجّارَ لَفى جَحيمٍ(14)
Kurse mëkatarët me siguri në xhehennem,(14)
يَصلَونَها يَومَ الدّينِ(15)
Ku do të digjen në ditën e gjykimit,(15)
وَما هُم عَنها بِغائِبينَ(16)
Dhe nuk do të nxirren më prej aty,(16)
وَما أَدرىٰكَ ما يَومُ الدّينِ(17)
Ç’send të tregon ty se çka është dita e Gjykimit,(17)
ثُمَّ ما أَدرىٰكَ ما يَومُ الدّينِ(18)
Edhe njëherë: ç’është ajo që të tregon ty se çka është Dita e Gjykimit?(18)
يَومَ لا تَملِكُ نَفسٌ لِنَفسٍ شَيـًٔا ۖ وَالأَمرُ يَومَئِذٍ لِلَّهِ(19)
Dita kur askush askujt nuk do të mund t’i ndihmojë aspak, atë ditë vetëm All-llahu do të ketë pushtet.(19)