Al-Hajj( الحج)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ يٰأَيُّهَا النّاسُ اتَّقوا رَبَّكُم ۚ إِنَّ زَلزَلَةَ السّاعَةِ شَيءٌ عَظيمٌ(1)
O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së kijametit) është ngjarje e madhe.(1)
يَومَ تَرَونَها تَذهَلُ كُلُّ مُرضِعَةٍ عَمّا أَرضَعَت وَتَضَعُ كُلُّ ذاتِ حَملٍ حَملَها وَتَرَى النّاسَ سُكٰرىٰ وَما هُم بِسُكٰرىٰ وَلٰكِنَّ عَذابَ اللَّهِ شَديدٌ(2)
Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm.(2)
وَمِنَ النّاسِ مَن يُجٰدِلُ فِى اللَّهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيطٰنٍ مَريدٍ(3)
Ka njerëz të cilët kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie dhe pasojnë çfarëdo djalli të mbrapshtë.(3)
كُتِبَ عَلَيهِ أَنَّهُ مَن تَوَلّاهُ فَأَنَّهُ يُضِلُّهُ وَيَهديهِ إِلىٰ عَذابِ السَّعيرِ(4)
Atij i është caktuar, kujt i prinë ai, ta humbë dhe ta udhëzojë në dënim me flakë.(4)
يٰأَيُّهَا النّاسُ إِن كُنتُم فى رَيبٍ مِنَ البَعثِ فَإِنّا خَلَقنٰكُم مِن تُرابٍ ثُمَّ مِن نُطفَةٍ ثُمَّ مِن عَلَقَةٍ ثُمَّ مِن مُضغَةٍ مُخَلَّقَةٍ وَغَيرِ مُخَلَّقَةٍ لِنُبَيِّنَ لَكُم ۚ وَنُقِرُّ فِى الأَرحامِ ما نَشاءُ إِلىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ نُخرِجُكُم طِفلًا ثُمَّ لِتَبلُغوا أَشُدَّكُم ۖ وَمِنكُم مَن يُتَوَفّىٰ وَمِنكُم مَن يُرَدُّ إِلىٰ أَرذَلِ العُمُرِ لِكَيلا يَعلَمَ مِن بَعدِ عِلمٍ شَيـًٔا ۚ وَتَرَى الأَرضَ هامِدَةً فَإِذا أَنزَلنا عَلَيهَا الماءَ اهتَزَّت وَرَبَت وَأَنبَتَت مِن كُلِّ زَوجٍ بَهيجٍ(5)
O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura.(5)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الحَقُّ وَأَنَّهُ يُحىِ المَوتىٰ وَأَنَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(6)
Kjo, për shkak se All-llahu, është i vërtetë dhe se Ai është që i ngjallë të vdekurit, dhe se Ai është i plotfuqishëm për gjithçka,(6)
وَأَنَّ السّاعَةَ ءاتِيَةٌ لا رَيبَ فيها وَأَنَّ اللَّهَ يَبعَثُ مَن فِى القُبورِ(7)
Dhe se do të vijë momenti i ringjalljes – në këtë nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjallë ata që janë në varr.(7)
وَمِنَ النّاسِ مَن يُجٰدِلُ فِى اللَّهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَلا هُدًى وَلا كِتٰبٍ مُنيرٍ(8)
Ka njerëz që kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie, asnjëfarë udhëzimi, dhe pa Libër të shndëritshëm (për dritë).(8)
ثانِىَ عِطفِهِ لِيُضِلَّ عَن سَبيلِ اللَّهِ ۖ لَهُ فِى الدُّنيا خِزىٌ ۖ وَنُذيقُهُ يَومَ القِيٰمَةِ عَذابَ الحَريقِ(9)
Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur.(9)
ذٰلِكَ بِما قَدَّمَت يَداكَ وَأَنَّ اللَّهَ لَيسَ بِظَلّٰمٍ لِلعَبيدِ(10)
Qe, kjo është për shkak të veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.(10)
وَمِنَ النّاسِ مَن يَعبُدُ اللَّهَ عَلىٰ حَرفٍ ۖ فَإِن أَصابَهُ خَيرٌ اطمَأَنَّ بِهِ ۖ وَإِن أَصابَتهُ فِتنَةٌ انقَلَبَ عَلىٰ وَجهِهِ خَسِرَ الدُّنيا وَالءاخِرَةَ ۚ ذٰلِكَ هُوَ الخُسرانُ المُبينُ(11)
Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante.(11)
يَدعوا مِن دونِ اللَّهِ ما لا يَضُرُّهُ وَما لا يَنفَعُهُ ۚ ذٰلِكَ هُوَ الضَّلٰلُ البَعيدُ(12)
Ai, përveç All-llahut, i lutet atij që as mundet t’i largojë ndonjë dëm këtij, e as t’i bëjë ndonjë dobi. Ky është zhgënjim i madh.(12)
يَدعوا لَمَن ضَرُّهُ أَقرَبُ مِن نَفعِهِ ۚ لَبِئسَ المَولىٰ وَلَبِئسَ العَشيرُ(13)
I lutet atij nga i cili më afër e ka dëmin se sa ndonjë dobi. I atilli është mik dhe shok i keq!(13)
إِنَّ اللَّهَ يُدخِلُ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَفعَلُ ما يُريدُ(14)
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjerë në xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon çka të dojë!(14)
مَن كانَ يَظُنُّ أَن لَن يَنصُرَهُ اللَّهُ فِى الدُّنيا وَالءاخِرَةِ فَليَمدُد بِسَبَبٍ إِلَى السَّماءِ ثُمَّ ليَقطَع فَليَنظُر هَل يُذهِبَنَّ كَيدُهُ ما يَغيظُ(15)
Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron.(15)
وَكَذٰلِكَ أَنزَلنٰهُ ءايٰتٍ بَيِّنٰتٍ وَأَنَّ اللَّهَ يَهدى مَن يُريدُ(16)
Dhe ashtu Ne shpallim argumente të qarta, dhe All-llahu udhëzon kë të dojë.(16)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَالَّذينَ هادوا وَالصّٰبِـٔينَ وَالنَّصٰرىٰ وَالمَجوسَ وَالَّذينَ أَشرَكوا إِنَّ اللَّهَ يَفصِلُ بَينَهُم يَومَ القِيٰمَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ شَهيدٌ(17)
All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send.(17)
أَلَم تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَسجُدُ لَهُ مَن فِى السَّمٰوٰتِ وَمَن فِى الأَرضِ وَالشَّمسُ وَالقَمَرُ وَالنُّجومُ وَالجِبالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوابُّ وَكَثيرٌ مِنَ النّاسِ ۖ وَكَثيرٌ حَقَّ عَلَيهِ العَذابُ ۗ وَمَن يُهِنِ اللَّهُ فَما لَهُ مِن مُكرِمٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَفعَلُ ما يَشاءُ ۩(18)
A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë.(18)
۞ هٰذانِ خَصمانِ اختَصَموا فى رَبِّهِم ۖ فَالَّذينَ كَفَروا قُطِّعَت لَهُم ثِيابٌ مِن نارٍ يُصَبُّ مِن فَوقِ رُءوسِهِمُ الحَميمُ(19)
Këto dy grupe kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre; atyre që nuk besojnë u janë prerë tesha të zjarrta, kurse ujtë e valë do t’u derdhet mbi kokë,(19)
يُصهَرُ بِهِ ما فى بُطونِهِم وَالجُلودُ(20)
Prej tij do t’u shkrihet ajo çka kanë në barqet e tyre, edhe lëkura.(20)
وَلَهُم مَقٰمِعُ مِن حَديدٍ(21)
Dhe ata kanë shkopinj të hekurt.(21)
كُلَّما أَرادوا أَن يَخرُجوا مِنها مِن غَمٍّ أُعيدوا فيها وَذوقوا عَذابَ الحَريقِ(22)
Sa herë që të provojnë për të dalë prej aty, për shkak të mjerimit të madh, do të kthehen prapë aty: “Shijoni vuajtjen në zjarr të tmershëm”!(22)
إِنَّ اللَّهَ يُدخِلُ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ جَنّٰتٍ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ يُحَلَّونَ فيها مِن أَساوِرَ مِن ذَهَبٍ وَلُؤلُؤًا ۖ وَلِباسُهُم فيها حَريرٌ(23)
Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta.(23)
وَهُدوا إِلَى الطَّيِّبِ مِنَ القَولِ وَهُدوا إِلىٰ صِرٰطِ الحَميدِ(24)
Ata kanë qenë të frymëzuar të flasin fjalë të bukura dhe kanë qenë të udhëzuar rrugës së Atij, i cili është i denjë për lavdatë.(24)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا وَيَصُدّونَ عَن سَبيلِ اللَّهِ وَالمَسجِدِ الحَرامِ الَّذى جَعَلنٰهُ لِلنّاسِ سَواءً العٰكِفُ فيهِ وَالبادِ ۚ وَمَن يُرِد فيهِ بِإِلحادٍ بِظُلمٍ نُذِقهُ مِن عَذابٍ أَليمٍ(25)
Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme.(25)
وَإِذ بَوَّأنا لِإِبرٰهيمَ مَكانَ البَيتِ أَن لا تُشرِك بى شَيـًٔا وَطَهِّر بَيتِىَ لِلطّائِفينَ وَالقائِمينَ وَالرُّكَّعِ السُّجودِ(26)
Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen,(26)
وَأَذِّن فِى النّاسِ بِالحَجِّ يَأتوكَ رِجالًا وَعَلىٰ كُلِّ ضامِرٍ يَأتينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَميقٍ(27)
Dhe shpallu njerëzve haxhin! – do të vijnë në këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella,(27)
لِيَشهَدوا مَنٰفِعَ لَهُم وَيَذكُرُوا اسمَ اللَّهِ فى أَيّامٍ مَعلومٰتٍ عَلىٰ ما رَزَقَهُم مِن بَهيمَةِ الأَنعٰمِ ۖ فَكُلوا مِنها وَأَطعِمُوا البائِسَ الفَقيرَ(28)
Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë!(28)
ثُمَّ ليَقضوا تَفَثَهُم وَليوفوا نُذورَهُم وَليَطَّوَّفوا بِالبَيتِ العَتيقِ(29)
Pastaj, le të heqin nga vetja ndyrësirën, le t’i pltoësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër!(29)
ذٰلِكَ وَمَن يُعَظِّم حُرُمٰتِ اللَّهِ فَهُوَ خَيرٌ لَهُ عِندَ رَبِّهِ ۗ وَأُحِلَّت لَكُمُ الأَنعٰمُ إِلّا ما يُتلىٰ عَلَيكُم ۖ فَاجتَنِبُوا الرِّجسَ مِنَ الأَوثٰنِ وَاجتَنِبوا قَولَ الزّورِ(30)
Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta!(30)
حُنَفاءَ لِلَّهِ غَيرَ مُشرِكينَ بِهِ ۚ وَمَن يُشرِك بِاللَّهِ فَكَأَنَّما خَرَّ مِنَ السَّماءِ فَتَخطَفُهُ الطَّيرُ أَو تَهوى بِهِ الرّيحُ فى مَكانٍ سَحيقٍ(31)
Jini sinqerisht besnikë të All-llahut! Mos i bëni atij shok! Kush i bën shok All-llahut është sikur ai që ka rënë nga qielli dhe e ka rrëmbyer shpendi ose e ka shpjer era në ndonjë vend të largët.(31)
ذٰلِكَ وَمَن يُعَظِّم شَعٰئِرَ اللَّهِ فَإِنَّها مِن تَقوَى القُلوبِ(32)
Ja, vetëm kaq! E kush madhëron fenë e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.(32)
لَكُم فيها مَنٰفِعُ إِلىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّها إِلَى البَيتِ العَتيقِ(33)
Aty ju keni dobi deri një moment të caktuar, e pastaj vendi i tyre është pranë tempullit të lashtë.(33)
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلنا مَنسَكًا لِيَذكُرُوا اسمَ اللَّهِ عَلىٰ ما رَزَقَهُم مِن بَهيمَةِ الأَنعٰمِ ۗ فَإِلٰهُكُم إِلٰهٌ وٰحِدٌ فَلَهُ أَسلِموا ۗ وَبَشِّرِ المُخبِتينَ(34)
Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve.(34)
الَّذينَ إِذا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَت قُلوبُهُم وَالصّٰبِرينَ عَلىٰ ما أَصابَهُم وَالمُقيمِى الصَّلوٰةِ وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ(35)
Zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata të cilët me durim përballojnë vështirësit që u ndodhin, edhe ata që kryejnë faljne dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ndajnë (japin sadakë).(35)
وَالبُدنَ جَعَلنٰها لَكُم مِن شَعٰئِرِ اللَّهِ لَكُم فيها خَيرٌ ۖ فَاذكُرُوا اسمَ اللَّهِ عَلَيها صَوافَّ ۖ فَإِذا وَجَبَت جُنوبُها فَكُلوا مِنها وَأَطعِمُوا القانِعَ وَالمُعتَرَّ ۚ كَذٰلِكَ سَخَّرنٰها لَكُم لَعَلَّكُم تَشكُرونَ(36)
Kurse Devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, përmendeni emrin e All-llahut, mbi ta në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe usheni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës.(36)
لَن يَنالَ اللَّهَ لُحومُها وَلا دِماؤُها وَلٰكِن يَنالُهُ التَّقوىٰ مِنكُم ۚ كَذٰلِكَ سَخَّرَها لَكُم لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلىٰ ما هَدىٰكُم ۗ وَبَشِّرِ المُحسِنينَ(37)
Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe meru sihariq bamirësve.(37)
۞ إِنَّ اللَّهَ يُدٰفِعُ عَنِ الَّذينَ ءامَنوا ۗ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ كُلَّ خَوّانٍ كَفورٍ(38)
All-llahu me të vërtetë i mbron besimtarët. Ai pamëdyshje nuk e do asnjë tradhëtar, mosbesimtar.(38)
أُذِنَ لِلَّذينَ يُقٰتَلونَ بِأَنَّهُم ظُلِموا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ عَلىٰ نَصرِهِم لَقَديرٌ(39)
U lejohet (mbrojtja) atyre që janë të sulmuar, ngase u bëhet përdhunim – kurse All-llahu është me të vërtetë fuqiplotë për t’i mbrojtur,(39)
الَّذينَ أُخرِجوا مِن دِيٰرِهِم بِغَيرِ حَقٍّ إِلّا أَن يَقولوا رَبُّنَا اللَّهُ ۗ وَلَولا دَفعُ اللَّهِ النّاسَ بَعضَهُم بِبَعضٍ لَهُدِّمَت صَوٰمِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوٰتٌ وَمَسٰجِدُ يُذكَرُ فيهَا اسمُ اللَّهِ كَثيرًا ۗ وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِىٌّ عَزيزٌ(40)
Ata të cilët pa asnjëfarë faji janë përzënë nga shtëpitë e tyre, vetëm pse kanë thënë: “Zoti ynë është All-llahu!” Sikur All-llahu të mos i zbrapste disa njerëz me disa të tjerë, do të ishin shembur dei në themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat në të cilat me të madhe përmendet emri i All-llahut. Ndërsa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë atë (besimin e tij), sepse All-llahu është, njëmend, i fortë e i gjithfuqishëm.(40)
الَّذينَ إِن مَكَّنّٰهُم فِى الأَرضِ أَقامُوا الصَّلوٰةَ وَءاتَوُا الزَّكوٰةَ وَأَمَروا بِالمَعروفِ وَنَهَوا عَنِ المُنكَرِ ۗ وَلِلَّهِ عٰقِبَةُ الأُمورِ(41)
Ata të cilët, nëse u japim pushtet në tokë, do të kryejnë faljen edhe do të japin sadakë, dhe dot ë urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të largojnë nga veprat e këqia. Ndërkaq përfundimi i çdo sendi i takon All-llahut.(41)
وَإِن يُكَذِّبوكَ فَقَد كَذَّبَت قَبلَهُم قَومُ نوحٍ وَعادٌ وَثَمودُ(42)
Nëse të konsiderojnë gënjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetët i kanë konsideruar gënjeshtarë.(42)
وَقَومُ إِبرٰهيمَ وَقَومُ لوطٍ(43)
Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.(43)
وَأَصحٰبُ مَديَنَ ۖ وَكُذِّبَ موسىٰ فَأَملَيتُ لِلكٰفِرينَ ثُمَّ أَخَذتُهُم ۖ فَكَيفَ كانَ نَكيرِ(44)
Edhe banorët e Medjenit. Madje edhe Musa ka qenë trajtuar si gënjeshtar, ndërsa Unë mosbesimtarëve u kam dhënë kohë, afat, pastaj i kam dënuar; dhe me çfarë dënimi se!(44)
فَكَأَيِّن مِن قَريَةٍ أَهلَكنٰها وَهِىَ ظالِمَةٌ فَهِىَ خاوِيَةٌ عَلىٰ عُروشِها وَبِئرٍ مُعَطَّلَةٍ وَقَصرٍ مَشيدٍ(45)
dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banorët e të cilëve) që kanë qenë mëkatarë, dhe ata janë shkretëruar, kanë mbetur vetëm gërmadhat! Sa e sa pusa janë lënë pas dore e sa pallate të shembura!(45)
أَفَلَم يَسيروا فِى الأَرضِ فَتَكونَ لَهُم قُلوبٌ يَعقِلونَ بِها أَو ءاذانٌ يَسمَعونَ بِها ۖ فَإِنَّها لا تَعمَى الأَبصٰرُ وَلٰكِن تَعمَى القُلوبُ الَّتى فِى الصُّدورِ(46)
A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror.(46)
وَيَستَعجِلونَكَ بِالعَذابِ وَلَن يُخلِفَ اللَّهُ وَعدَهُ ۚ وَإِنَّ يَومًا عِندَ رَبِّكَ كَأَلفِ سَنَةٍ مِمّا تَعُدّونَ(47)
Ata kërkojnë prej teje që dënimi t’u arrijë sa më parë, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetëm një ditë te Zoti është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj.(47)
وَكَأَيِّن مِن قَريَةٍ أَملَيتُ لَها وَهِىَ ظالِمَةٌ ثُمَّ أَخَذتُها وَإِلَىَّ المَصيرُ(48)
Dhe sa vendbanime ka që ua kam zgjatur jetën (vonuar dënimin) duke qenë të padrejtë, pastaj i përfshiva (në dënim). Tek unë e kanë kthimin (pikën e fundit).(48)
قُل يٰأَيُّهَا النّاسُ إِنَّما أَنا۠ لَكُم نَذيرٌ مُبينٌ(49)
Thuaj: “O njerëz, unë jam vetëm për t’ua tërhequr vërejtjen haptazi”.(49)
فَالَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم مَغفِرَةٌ وَرِزقٌ كَريمٌ(50)
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i pret falje dhe furnizim fisnik;(50)
وَالَّذينَ سَعَوا فى ءايٰتِنا مُعٰجِزينَ أُولٰئِكَ أَصحٰبُ الجَحيمِ(51)
Kurse ata të cilët përpiqen që argumentet tona t’i çfuqizojnë, ata janë banorë të xhehennemit.(51)
وَما أَرسَلنا مِن قَبلِكَ مِن رَسولٍ وَلا نَبِىٍّ إِلّا إِذا تَمَنّىٰ أَلقَى الشَّيطٰنُ فى أُمنِيَّتِهِ فَيَنسَخُ اللَّهُ ما يُلقِى الشَّيطٰنُ ثُمَّ يُحكِمُ اللَّهُ ءايٰتِهِ ۗ وَاللَّهُ عَليمٌ حَكيمٌ(52)
Përpara teje Ne nuk kemi dërguar asnjë profet e ferrëfyes që djalli të mos jetë përzier edhe ai, kurdo që ai, (Profeti) dëshironte ndonjë send. All-llahu e shmangte atë që fuste djalli, e pastaj i përforconte fjalët e veta, All-llahu është i urtë dhe shumë i dijshëm.(52)
لِيَجعَلَ ما يُلقِى الشَّيطٰنُ فِتنَةً لِلَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ وَالقاسِيَةِ قُلوبُهُم ۗ وَإِنَّ الظّٰلِمينَ لَفى شِقاقٍ بَعيدٍ(53)
Për të bërë sprovë atë që hedhte djalli, për ata zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe mizore, kurse mosbesimtarët janë, me të vërtetë, në mospajtim të pafund.(53)
وَلِيَعلَمَ الَّذينَ أوتُوا العِلمَ أَنَّهُ الحَقُّ مِن رَبِّكَ فَيُؤمِنوا بِهِ فَتُخبِتَ لَهُ قُلوبُهُم ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَهادِ الَّذينَ ءامَنوا إِلىٰ صِرٰطٍ مُستَقيمٍ(54)
Dhe që ata, të cilët janë të pajisur me dije, ta njohin se ai është (Kur’an) i vërtetë nga Zoti yt, pra le t’i besojnë dhe zemrat e tyre të jenë të përulura! Ndërkaq All-llahu me të vërtetë ata që kanë besuar i drejton në rrugë të drejtë.(54)
وَلا يَزالُ الَّذينَ كَفَروا فى مِريَةٍ مِنهُ حَتّىٰ تَأتِيَهُمُ السّاعَةُ بَغتَةً أَو يَأتِيَهُم عَذابُ يَومٍ عَقيمٍ(55)
Kurse mosbesimtarët nuk do të pushojnë së dyshuari deri sa t’u vijë vdekja, papritur, ose t’u vijë vuajtja e ditës së tmerrshme.(55)
المُلكُ يَومَئِذٍ لِلَّهِ يَحكُمُ بَينَهُم ۚ فَالَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فى جَنّٰتِ النَّعيمِ(56)
Atë ditë, pushteti do të jetë i All-llahut, Ai do të gjykojë ndërmjet tyre: Besimtarët të cilët kanë bërë vepra të mira do të kënaqen në xhennete të këndshme.(56)
وَالَّذينَ كَفَروا وَكَذَّبوا بِـٔايٰتِنا فَأُولٰئِكَ لَهُم عَذابٌ مُهينٌ(57)
Kurse, mosbesimtarët dhe ata që kanë përgënjeshtruar argumentet tona, ata do të qëndrojnë në vuajtje të turpshme.(57)
وَالَّذينَ هاجَروا فى سَبيلِ اللَّهِ ثُمَّ قُتِلوا أَو ماتوا لَيَرزُقَنَّهُمُ اللَّهُ رِزقًا حَسَنًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ خَيرُ الرّٰزِقينَ(58)
All-llahu, njëmend, do t’i shpërblejë mirë ata të cilët e kanë lënë vendlindjen e vet për hirë të All-llahut, pastaj janë vrarë ose kanë vdekur sepse All-llahu më së miri shpërblen.(58)
لَيُدخِلَنَّهُم مُدخَلًا يَرضَونَهُ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَليمٌ حَليمٌ(59)
Ai do t’i shpjerë, vërtet, në vend ku ata do të jenë të kënaqur. Ndaj All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë.(59)
۞ ذٰلِكَ وَمَن عاقَبَ بِمِثلِ ما عوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِىَ عَلَيهِ لَيَنصُرَنَّهُ اللَّهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفورٌ(60)
Ja kështu! Kurse atij i cili me të njëjtën masë e kthen të keqën e bërë (nxjerr hak), dhe të cilit prapë i bëhet padrejtësi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmojë. All-llahu, njëmend, shlyen mëkatet dhe fal.(60)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ يولِجُ الَّيلَ فِى النَّهارِ وَيولِجُ النَّهارَ فِى الَّيلِ وَأَنَّ اللَّهَ سَميعٌ بَصيرٌ(61)
Ja kështu! Se All-llahu e bën natën ditë, kurse ditën natë; Dhe All-llahu është ai i cili dëgjon dhe i sheh të tëra.(61)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الحَقُّ وَأَنَّ ما يَدعونَ مِن دونِهِ هُوَ البٰطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ العَلِىُّ الكَبيرُ(62)
Kjo është për shkak se All-llahu, vetëm Ai është i vërtetë, kurse ato të cilave u falën ata, përveç All-llahut, nuk ekzistojnë, dhe se All-llahu është i madh dhe i lartëmadhërishëm.(62)
أَلَم تَرَ أَنَّ اللَّهَ أَنزَلَ مِنَ السَّماءِ ماءً فَتُصبِحُ الأَرضُ مُخضَرَّةً ۗ إِنَّ اللَّهَ لَطيفٌ خَبيرٌ(63)
A nuk e ke parë si e lëshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelbëron? All-llahu është me të vërtetë i mirë dhe i informuar.(63)
لَهُ ما فِى السَّمٰوٰتِ وَما فِى الأَرضِ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ الغَنِىُّ الحَميدُ(64)
E atij është çka ka në qiej dhe në tokë! All-llahu, me të vërtetë, është i pasur dhe i denjë për lavdatë!(64)
أَلَم تَرَ أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم ما فِى الأَرضِ وَالفُلكَ تَجرى فِى البَحرِ بِأَمرِهِ وَيُمسِكُ السَّماءَ أَن تَقَعَ عَلَى الأَرضِ إِلّا بِإِذنِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِالنّاسِ لَرَءوفٌ رَحيمٌ(65)
A nuk e sheh se All-llahu ua ka nënshtruar juve çka ka në tokë, madje edhe lundrat, që me vullnetin e Tij lundrojnë nëpër det? Ai mban atë çka është në qiell të mos bjerë në tokë, vetëm me lejen e Tij, All-llahu është, pa dyshim, i butë dhe i mëshirshëm ndaj njerëzve.(65)
وَهُوَ الَّذى أَحياكُم ثُمَّ يُميتُكُم ثُمَّ يُحييكُم ۗ إِنَّ الإِنسٰنَ لَكَفورٌ(66)
Ai është i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prapë do t’ju ringjallë; megjithatë njeriu ëshë jomirënjohës!(66)
لِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلنا مَنسَكًا هُم ناسِكوهُ ۖ فَلا يُنٰزِعُنَّكَ فِى الأَمرِ ۚ وَادعُ إِلىٰ رَبِّكَ ۖ إِنَّكَ لَعَلىٰ هُدًى مُستَقيمٍ(67)
Çdo populli i kemi ccaktuar një ligj ta zbatojnë atë, dhe assesi mos lejo që të diskutojnë me ty lidhur me këtë. Ti thirr Zotin tënd, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugë të drejtë.(67)
وَإِن جٰدَلوكَ فَقُلِ اللَّهُ أَعلَمُ بِما تَعمَلونَ(68)
Po në qoftë se ata polemizojnë me ty, thuaj: “All-llahu e di mirë se çka punoni ju!”(68)
اللَّهُ يَحكُمُ بَينَكُم يَومَ القِيٰمَةِ فيما كُنتُم فيهِ تَختَلِفونَ(69)
All-llahu do t’ju gjykojë në Ditën e kijametit për atë në çka po kundërshtoheni.(69)
أَلَم تَعلَم أَنَّ اللَّهَ يَعلَمُ ما فِى السَّماءِ وَالأَرضِ ۗ إِنَّ ذٰلِكَ فى كِتٰبٍ ۚ إِنَّ ذٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسيرٌ(70)
A nuk e di se All-llahut i është e njohur e tërë çka është në qiej dhe në tokë? Ajo është krejt nën një Libër; Ajo është krejtësisht e lehtë për All-llahun!(70)
وَيَعبُدونَ مِن دونِ اللَّهِ ما لَم يُنَزِّل بِهِ سُلطٰنًا وَما لَيسَ لَهُم بِهِ عِلمٌ ۗ وَما لِلظّٰلِمينَ مِن نَصيرٍ(71)
Politeistët, në vend të All-llahut, adhurojnë ato të cilëve Ai nuk u ka dërguar asfarë argumenti, dhe që as vetë nuk dinë asgjë. Ndërkaq politeistët askush nuk i ndihmon.(71)
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِم ءايٰتُنا بَيِّنٰتٍ تَعرِفُ فى وُجوهِ الَّذينَ كَفَرُوا المُنكَرَ ۖ يَكادونَ يَسطونَ بِالَّذينَ يَتلونَ عَلَيهِم ءايٰتِنا ۗ قُل أَفَأُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِن ذٰلِكُمُ ۗ النّارُ وَعَدَهَا اللَّهُ الَّذينَ كَفَروا ۖ وَبِئسَ المَصيرُ(72)
Dhe kur u lexon ajetet tona të qarta, ti, në fytyrat e atyre, që nuk besojnë, vërenë pakënaqësi të madhe, gati sa nuk vërsulen kundër atyre të cilët u lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmëroj diç më të neveritshme se kjo? Zjarr! Atë All-llahu ua ka premtuar mosbesimtarëve, sa vendbanim i tmerrshëm është!”(72)
يٰأَيُّهَا النّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاستَمِعوا لَهُ ۚ إِنَّ الَّذينَ تَدعونَ مِن دونِ اللَّهِ لَن يَخلُقوا ذُبابًا وَلَوِ اجتَمَعوا لَهُ ۖ وَإِن يَسلُبهُمُ الذُّبابُ شَيـًٔا لا يَستَنقِذوهُ مِنهُ ۚ ضَعُفَ الطّالِبُ وَالمَطلوبُ(73)
O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”.(73)
ما قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدرِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِىٌّ عَزيزٌ(74)
Ata nuk e çmojnë All-llahun me vlerën e vërtetë, se All-llahu është, njëmend, i fortë e i plotëfuqishëm.(74)
اللَّهُ يَصطَفى مِنَ المَلٰئِكَةِ رُسُلًا وَمِنَ النّاسِ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَميعٌ بَصيرٌ(75)
All-llahu i zgjedh profetët nga mesi i engjujve edhe njerëzve. All-llahu dëgjon krejt dhe i sheh të tëra.(75)
يَعلَمُ ما بَينَ أَيديهِم وَما خَلفَهُم ۗ وَإِلَى اللَّهِ تُرجَعُ الأُمورُ(76)
Ai e di se çka ka para tyre dhe çka ka pas tyre, dhe të gjitha çështjet i kthehen All-llahut.(76)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اركَعوا وَاسجُدوا وَاعبُدوا رَبَّكُم وَافعَلُوا الخَيرَ لَعَلَّكُم تُفلِحونَ ۩(77)
O besimtarë, kryene faljen dhe përuluni e adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni.(77)
وَجٰهِدوا فِى اللَّهِ حَقَّ جِهادِهِ ۚ هُوَ اجتَبىٰكُم وَما جَعَلَ عَلَيكُم فِى الدّينِ مِن حَرَجٍ ۚ مِلَّةَ أَبيكُم إِبرٰهيمَ ۚ هُوَ سَمّىٰكُمُ المُسلِمينَ مِن قَبلُ وَفى هٰذا لِيَكونَ الرَّسولُ شَهيدًا عَلَيكُم وَتَكونوا شُهَداءَ عَلَى النّاسِ ۚ فَأَقيمُوا الصَّلوٰةَ وَءاتُوا الزَّكوٰةَ وَاعتَصِموا بِاللَّهِ هُوَ مَولىٰكُم ۖ فَنِعمَ المَولىٰ وَنِعمَ النَّصيرُ(78)
Dhe luftoni për hirë të All-llahut ashtu si duhet të luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe në fe nuk ju ka caktuar asgjë të rëndë, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Juve që moti ju ka quajtur muslimanë por edhe në këtë (Kur’an). Profeti le të jetë dëshmitar i juaj e ju t’u bëheni dëshmitarë njerëzve të tjerë. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshëm te All-llahu; ai është zotëri i juaj, dhe sa zotëri e ndihmës i mirë është!(78)