Al-Fajr( الفجر)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ وَالفَجرِ(1)
Pasha agimin,(1)
وَلَيالٍ عَشرٍ(2)
Pasha dhjetë netët,(2)
وَالشَّفعِ وَالوَترِ(3)
Pasha çiftin edhe tekët,(3)
وَالَّيلِ إِذا يَسرِ(4)
Pasha natën kur kalon,(4)
هَل فى ذٰلِكَ قَسَمٌ لِذى حِجرٍ(5)
A është ky betim për të mençurin?(5)
أَلَم تَرَ كَيفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعادٍ(6)
A nuk e di se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?(6)
إِرَمَ ذاتِ العِمادِ(7)
Banorët e Irem-it, me shtylla (pallatet),(7)
الَّتى لَم يُخلَق مِثلُها فِى البِلٰدِ(8)
Që nuk ka pasur shoq askund,(8)
وَثَمودَ الَّذينَ جابُوا الصَّخرَ بِالوادِ(9)
Edhe Themud-in të cilët skalitën shkrepat në luginë,(9)
وَفِرعَونَ ذِى الأَوتادِ(10)
Edhe me Faraonin që kishte tenda,(10)
الَّذينَ طَغَوا فِى البِلٰدِ(11)
Të cilët bënë krime në tokë,(11)
فَأَكثَروا فيهَا الفَسادَ(12)
Dhe në të e shtuan shkatërrimin,(12)
فَصَبَّ عَلَيهِم رَبُّكَ سَوطَ عَذابٍ(13)
Andaj Zoti yt i goditi me shufrën e dënimit,(13)
إِنَّ رَبَّكَ لَبِالمِرصادِ(14)
Sepse Zoti yt është njëmend në pritë,(14)
فَأَمَّا الإِنسٰنُ إِذا مَا ابتَلىٰهُ رَبُّهُ فَأَكرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقولُ رَبّى أَكرَمَنِ(15)
Ndërsa njeriu, kur do Zoti i tij ta sprovojë, e nderon dhe e shpërblen me dhunti, thot: “Zoti im më ka respektuar”.(15)
وَأَمّا إِذا مَا ابتَلىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيهِ رِزقَهُ فَيَقولُ رَبّى أَهٰنَنِ(16)
Por kur, për të sprovuar, ia mungon furnizmin e tij, thot: “Zoti im më ka lënë anash (nëçmuar)”(16)
كَلّا ۖ بَل لا تُكرِمونَ اليَتيمَ(17)
Assesi! Por ju nuk e respektoni bonjakun,(17)
وَلا تَحٰضّونَ عَلىٰ طَعامِ المِسكينِ(18)
Dhe nuk nxiteni që ta ushqeni varfnjakun,(18)
وَتَأكُلونَ التُّراثَ أَكلًا لَمًّا(19)
Dhe me grykësi e hani trashëgimin,(19)
وَتُحِبّونَ المالَ حُبًّا جَمًّا(20)
Dhe për së tepërmi e doni pasurimin.(20)
كَلّا إِذا دُكَّتِ الأَرضُ دَكًّا دَكًّا(21)
Por, ani! Se kur të dërmohet toka copë e grimë,(21)
وَجاءَ رَبُّكَ وَالمَلَكُ صَفًّا صَفًّا(22)
Dhe të vijë Zoti yt edhe engjujt radhë-radhë,(22)
وَجِا۟يءَ يَومَئِذٍ بِجَهَنَّمَ ۚ يَومَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الإِنسٰنُ وَأَنّىٰ لَهُ الذِّكرىٰ(23)
Dhe atëherë kur të sillet xhehennemi – atë ditë njeriu do të kujtohet, por ç’i duhet kujtimi?!(23)
يَقولُ يٰلَيتَنى قَدَّمتُ لِحَياتى(24)
Do të thotë: “Ku është ai fat të isha përgatitur nëjetën time!”(24)
فَيَومَئِذٍ لا يُعَذِّبُ عَذابَهُ أَحَدٌ(25)
Atë ditë askush nuk dënon sikur Ai.(25)
وَلا يوثِقُ وَثاقَهُ أَحَدٌ(26)
Dhe askush sikur ai nuk farkon në pranga!(26)
يٰأَيَّتُهَا النَّفسُ المُطمَئِنَّةُ(27)
O shpirt i qetësuar,(27)
ارجِعى إِلىٰ رَبِّكِ راضِيَةً مَرضِيَّةً(28)
Kthehu te Zoti yt si kënaqës e i kënaqur,(28)
فَادخُلى فى عِبٰدى(29)
Hyr në gjiun e robëve të mi,(29)
وَادخُلى جَنَّتى(30)
Dhe hyr në xhennetin tim!(30)