Al-Buruj( البروج)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ وَالسَّماءِ ذاتِ البُروجِ(1)
Pasha qiellin me pyrgje për yje,(1)
وَاليَومِ المَوعودِ(2)
Pasha Ditën e premtuar,(2)
وَشاهِدٍ وَمَشهودٍ(3)
Pasha dëshmitarin dhe çka është dëshmuar,(3)
قُتِلَ أَصحٰبُ الأُخدودِ(4)
Qofshin mallkuar hapësit e hendeqeve,(4)
النّارِ ذاتِ الوَقودِ(5)
Nxitësit e zjarrit me plot lëndë djegëse,(5)
إِذ هُم عَلَيها قُعودٌ(6)
Dhe që rrijnë ulur rreth tij,(6)
وَهُم عَلىٰ ما يَفعَلونَ بِالمُؤمِنينَ شُهودٌ(7)
Dhe që janë dëshmitarë se ç’kanë bërë me besimtarët!(7)
وَما نَقَموا مِنهُم إِلّا أَن يُؤمِنوا بِاللَّهِ العَزيزِ الحَميدِ(8)
Dhe nuk i urrejnë për tjetër përveç përse i besojnë All-llahu, të fortit, të merituarit për respekt,(8)
الَّذى لَهُ مُلكُ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ ۚ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ شَهيدٌ(9)
Pushtet i të cilit shtë në qiej dhe në tokë dhe All-llahu është dëshmitar për çdo send.(9)
إِنَّ الَّذينَ فَتَنُوا المُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ ثُمَّ لَم يَتوبوا فَلَهُم عَذابُ جَهَنَّمَ وَلَهُم عَذابُ الحَريقِ(10)
Ata të cilët maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegije,(10)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَعَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَهُم جَنّٰتٌ تَجرى مِن تَحتِهَا الأَنهٰرُ ۚ ذٰلِكَ الفَوزُ الكَبيرُ(11)
Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i presin kopshte të xhennetit ku do të rrjedhin lumenj – ai është sukses i madh.(11)
إِنَّ بَطشَ رَبِّكَ لَشَديدٌ(12)
Njëmend hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë.(12)
إِنَّهُ هُوَ يُبدِئُ وَيُعيدُ(13)
Pa dyshim vetëm Ai është që e fillon dhe e rifillon,(13)
وَهُوَ الغَفورُ الوَدودُ(14)
Dhe fal shumë dhe ka plot dashuri.(14)
ذُو العَرشِ المَجيدُ(15)
Zot i gjithësisë i Lartëmadhërishëm,(15)
فَعّالٌ لِما يُريدُ(16)
Që punon çka dëshiron vet.(16)
هَل أَتىٰكَ حَديثُ الجُنودِ(17)
A të ka ardhur ty lajmi për ushtritë(17)
فِرعَونَ وَثَمودَ(18)
E Faraonit dhe Themudit?(18)
بَلِ الَّذينَ كَفَروا فى تَكذيبٍ(19)
Por ata të cilët mohojnë – përgënjeshtrojnë.(19)
وَاللَّهُ مِن وَرائِهِم مُحيطٌ(20)
Por All-llahu do t’i përthekojë nga të gjitha anët,(20)
بَل هُوَ قُرءانٌ مَجيدٌ(21)
Po, ai është Kur’an madhështor,(21)
فى لَوحٍ مَحفوظٍ(22)
Në një pllakatë të ruajtur mirë.(22)