Al-Anfal( الأنفال)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ يَسـَٔلونَكَ عَنِ الأَنفالِ ۖ قُلِ الأَنفالُ لِلَّهِ وَالرَّسولِ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصلِحوا ذاتَ بَينِكُم ۖ وَأَطيعُوا اللَّهَ وَرَسولَهُ إِن كُنتُم مُؤمِنينَ(1)
Të pyesin për prenë. Thuaj: “Preja i takon All-llahut dhe profetit”, prandaj frikësohuni All-llahu dhe koordinoni çështjet tua ndër veti, dhe nderone All-llahun dhe Profetin e tij, nëse jeni besimtarë.(1)
إِنَّمَا المُؤمِنونَ الَّذينَ إِذا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَت قُلوبُهُم وَإِذا تُلِيَت عَلَيهِم ءايٰتُهُ زادَتهُم إيمٰنًا وَعَلىٰ رَبِّهِم يَتَوَكَّلونَ(2)
Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur ju lexohen ajetet e tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre.(2)
الَّذينَ يُقيمونَ الصَّلوٰةَ وَمِمّا رَزَقنٰهُم يُنفِقونَ(3)
Ata të cilët e kryejnë faljen dhe një pjesë të asaj që u japim ne e shpërndajnë.(3)
أُولٰئِكَ هُمُ المُؤمِنونَ حَقًّا ۚ لَهُم دَرَجٰتٌ عِندَ رَبِّهِم وَمَغفِرَةٌ وَرِزقٌ كَريمٌ(4)
Ata janë, pa dyshim, besimtarë të vërtetë. Ata kanë te Zoti i tyre shkallë të lartë respekti dhe falje, dhe furnizim fisnik.(4)
كَما أَخرَجَكَ رَبُّكَ مِن بَيتِكَ بِالحَقِّ وَإِنَّ فَريقًا مِنَ المُؤمِنينَ لَكٰرِهونَ(5)
Ashtu si të pat nxjerrë Zoti yt nga shtëpia jote, me arsye, një grup besimtarësh me siguri këtë nuk e pëlqen.(5)
يُجٰدِلونَكَ فِى الحَقِّ بَعدَما تَبَيَّنَ كَأَنَّما يُساقونَ إِلَى المَوتِ وَهُم يَنظُرونَ(6)
Kanë polemizuar me ty për të vërtetën, edhe pse e kanë pasur të qartë se do të fitojnë, disave prej tyre u është dikur sikur i shtynin në vdekje me sy në ballë.(6)
وَإِذ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحدَى الطّائِفَتَينِ أَنَّها لَكُم وَتَوَدّونَ أَنَّ غَيرَ ذاتِ الشَّوكَةِ تَكونُ لَكُم وَيُريدُ اللَّهُ أَن يُحِقَّ الحَقَّ بِكَلِمٰتِهِ وَيَقطَعَ دابِرَ الكٰفِرينَ(7)
Dhe kur All-llahu ju premtoi se njëra nga dy grupet është i juaji, - kurse ju më tepër dëshiruat ta keni atë grupin e pafuqishëm, - All-llahu deshi që me fjalët e veta ta vërtetojë realitetin dhe t’i shfarosë me temel mosbesimtarët,(7)
لِيُحِقَّ الحَقَّ وَيُبطِلَ البٰطِلَ وَلَو كَرِهَ المُجرِمونَ(8)
Të vërtetojë realitetin dhe të zhdukë të pavërtetën, anipse mëkatarëve nuk u pëlqen.(8)
إِذ تَستَغيثونَ رَبَّكُم فَاستَجابَ لَكُم أَنّى مُمِدُّكُم بِأَلفٍ مِنَ المَلٰئِكَةِ مُردِفينَ(9)
Kur kërkonit ndihmë nga zoti juaj, ai u është përgjegjru: “Do t’iu dërgoj në ndihmë njëmijë engjuj që do të vijnë njëri pas tjetrit”.(9)
وَما جَعَلَهُ اللَّهُ إِلّا بُشرىٰ وَلِتَطمَئِنَّ بِهِ قُلوبُكُم ۚ وَمَا النَّصرُ إِلّا مِن عِندِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَزيزٌ حَكيمٌ(10)
All-llahu kështu veproi për t’iu gëzuar dhe me këtë t’ju qetësojë zemrat, kurse fitorja është vetëm nga All-llahu. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë.(10)
إِذ يُغَشّيكُمُ النُّعاسَ أَمَنَةً مِنهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيكُم مِنَ السَّماءِ ماءً لِيُطَهِّرَكُم بِهِ وَيُذهِبَ عَنكُم رِجزَ الشَّيطٰنِ وَلِيَربِطَ عَلىٰ قُلوبِكُم وَيُثَبِّتَ بِهِ الأَقدامَ(11)
Kur iu vuri në gjumë për shkak të sigurisë tuaj dhe nga qielli ju lëshoi shiun që t’iu pastrojë me të, dhe ta largojë prej jush shqetësimin e djallit, dhe t’i forcojë zemrat tuaja, dhe me atë t’iu forcojë këmbët.(11)
إِذ يوحى رَبُّكَ إِلَى المَلٰئِكَةِ أَنّى مَعَكُم فَثَبِّتُوا الَّذينَ ءامَنوا ۚ سَأُلقى فى قُلوبِ الَّذينَ كَفَرُوا الرُّعبَ فَاضرِبوا فَوقَ الأَعناقِ وَاضرِبوا مِنهُم كُلَّ بَنانٍ(12)
Kur Zoti yt u shpalli engjujve: “Unë jamë me ju, andaj inkurajoni ata që besojnë!” Unë do t’i mbush me frikë zemrat e mosbesimtarëve, andaj ju mëshoni kresë dhe gishtërinjëve.(12)
ذٰلِكَ بِأَنَّهُم شاقُّوا اللَّهَ وَرَسولَهُ ۚ وَمَن يُشاقِقِ اللَّهَ وَرَسولَهُ فَإِنَّ اللَّهَ شَديدُ العِقابِ(13)
Kjo është për shkak se kunëdrshtuan All-llahun dhe Profetët e tij, dhe kush kundërshton All-llahun dhe Profetin e Tij, me të vërtetë All-llahu është ndëshkimfortë.(13)
ذٰلِكُم فَذوقوهُ وَأَنَّ لِلكٰفِرينَ عَذابَ النّارِ(14)
Ai është dënim, shijone atë, dhe për mosbesimtarët ka dënim me zjarr.(14)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا لَقيتُمُ الَّذينَ كَفَروا زَحفًا فَلا تُوَلّوهُمُ الأَدبارَ(15)
O besimtarë!, kur të kacafyteni me mosbesimtarët, e ata janë shumë, mos ua ktheni atyre shpinën!(15)
وَمَن يُوَلِّهِم يَومَئِذٍ دُبُرَهُ إِلّا مُتَحَرِّفًا لِقِتالٍ أَو مُتَحَيِّزًا إِلىٰ فِئَةٍ فَقَد باءَ بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَمَأوىٰهُ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئسَ المَصيرُ(16)
dhe kush ua kthen atë ditë atyre shpinën, - përveç atij i cili tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose t’i bashkohet njësitit tjetër, - ai mban hidhërimin e All-llahut dhe vendbanimi i tij është xhehennemi. Sa vend i tmerrshëm është ai.(16)
فَلَم تَقتُلوهُم وَلٰكِنَّ اللَّهَ قَتَلَهُم ۚ وَما رَمَيتَ إِذ رَمَيتَ وَلٰكِنَّ اللَّهَ رَمىٰ ۚ وَلِيُبلِىَ المُؤمِنينَ مِنهُ بَلاءً حَسَنًا ۚ إِنَّ اللَّهَ سَميعٌ عَليمٌ(17)
Ata nuk i keni mbytur ju por i ka mbytur All-llahu; dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu për t’i sprovuar besimtarët me një sprovë të mirë nga ana e Tij. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.(17)
ذٰلِكُم وَأَنَّ اللَّهَ موهِنُ كَيدِ الكٰفِرينَ(18)
Ajo ashtu ka qenë dhe All-llahu i dobëson kurthat e mosbesimtarëve.(18)
إِن تَستَفتِحوا فَقَد جاءَكُمُ الفَتحُ ۖ وَإِن تَنتَهوا فَهُوَ خَيرٌ لَكُم ۖ وَإِن تَعودوا نَعُد وَلَن تُغنِىَ عَنكُم فِئَتُكُم شَيـًٔا وَلَو كَثُرَت وَأَنَّ اللَّهَ مَعَ المُؤمِنينَ(19)
Nëse keni kërkuar fitore, fitorja ju erdhi, por është më mirë për ju të hiqni dorë. Dhe nëse ktheheni, do të kthehemi edhe ne, dhe aspak nuk do t’iu ndihmojë çeta juaj, sado që të jetë e madhe, sepse All-llahu është pa dyshim me besimtarët.(19)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا أَطيعُوا اللَّهَ وَرَسولَهُ وَلا تَوَلَّوا عَنهُ وَأَنتُم تَسمَعونَ(20)
O besimtarë bindjuni All-llahut dhe Profetit të tij, dhe mos hiqni dorë prej tij, psei ju po e dëgjoni.(20)
وَلا تَكونوا كَالَّذينَ قالوا سَمِعنا وَهُم لا يَسمَعونَ(21)
Dhe mos u bëni sikur ata të cilët thonë: “Dëgjuam”, por në të vërtetë nuk dëgjonin fare.(21)
۞ إِنَّ شَرَّ الدَّوابِّ عِندَ اللَّهِ الصُّمُّ البُكمُ الَّذينَ لا يَعقِلونَ(22)
Krijesa më të këqija të All-llahut janë ata që shtihen shurdhëmëmecë, e as që donë të kuptojnë.(22)
وَلَو عَلِمَ اللَّهُ فيهِم خَيرًا لَأَسمَعَهُم ۖ وَلَو أَسمَعَهُم لَتَوَلَّوا وَهُم مُعرِضونَ(23)
Sikur të dinte All-llahu se prej atyre mund të dalë ndonjë vepër e mirë, do t’i bënte të dëgjojnë, dhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata prapë do t’ia kthenin shpinën, ata edhe ashtu rrinë shtrembër.(23)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا استَجيبوا لِلَّهِ وَلِلرَّسولِ إِذا دَعاكُم لِما يُحييكُم ۖ وَاعلَموا أَنَّ اللَّهَ يَحولُ بَينَ المَرءِ وَقَلبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيهِ تُحشَرونَ(24)
O besimtarë!, përgjigjuni All-llahut dhe Profetit kur ju fton te ajo që do t’ju ngjallë, dhe ta dini se All-llahu është ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se te Ai të gjithë do të mblidheni.(24)
وَاتَّقوا فِتنَةً لا تُصيبَنَّ الَّذينَ ظَلَموا مِنكُم خاصَّةً ۖ وَاعلَموا أَنَّ اللَّهَ شَديدُ العِقابِ(25)
Dhe ruajuni shpifjes shkatërruese që nuk do t’i godasë në mënyrë të veçantë nga ju, vetëm ata që kanë bërë mëkate, dhe dine se All-llahu ka dënim të rreptë.(25)
وَاذكُروا إِذ أَنتُم قَليلٌ مُستَضعَفونَ فِى الأَرضِ تَخافونَ أَن يَتَخَطَّفَكُمُ النّاسُ فَـٔاوىٰكُم وَأَيَّدَكُم بِنَصرِهِ وَرَزَقَكُم مِنَ الطَّيِّبٰتِ لَعَلَّكُم تَشكُرونَ(26)
Përkujtone pra njëherë kur ishit pakicë, kur ishit të dobët në tokë, - kishit frikë mos t’ju zënë njerëzit, e Ai u mori në mbrojtje dhe me ndihmën e vet ju furnizoi me gjëra të mira, ndoshta jeni mirënjohës.(26)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَخونُوا اللَّهَ وَالرَّسولَ وَتَخونوا أَمٰنٰتِكُم وَأَنتُم تَعلَمونَ(27)
O besimtarë!, mos tradhtoni All-llahun dhe Profetin dhe me vetëdije të veni në dyshim besueshmërinë ndërmjet veti,(27)
وَاعلَموا أَنَّما أَموٰلُكُم وَأَولٰدُكُم فِتنَةٌ وَأَنَّ اللَّهَ عِندَهُ أَجرٌ عَظيمٌ(28)
Dhe ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, kurse te All-llahu, te Ai ka shpërblim të madh.(28)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِن تَتَّقُوا اللَّهَ يَجعَل لَكُم فُرقانًا وَيُكَفِّر عَنكُم سَيِّـٔاتِكُم وَيَغفِر لَكُم ۗ وَاللَّهُ ذُو الفَضلِ العَظيمِ(29)
O besimtarë!, nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i mbulojë veprat tuaja të këqia dhe do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh.(29)
وَإِذ يَمكُرُ بِكَ الَّذينَ كَفَروا لِيُثبِتوكَ أَو يَقتُلوكَ أَو يُخرِجوكَ ۚ وَيَمكُرونَ وَيَمكُرُ اللَّهُ ۖ وَاللَّهُ خَيرُ المٰكِرينَ(30)
Dhe kur mosbesimtarët të bënin kurtha që të të lidhin ose të të vrisnin ose të të përzinin; ata bënin kurtha, por edhe All-llahu i kurthëronte, sepse All-llahu është njohës më i mirë i kurthave.(30)
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِم ءايٰتُنا قالوا قَد سَمِعنا لَو نَشاءُ لَقُلنا مِثلَ هٰذا ۙ إِن هٰذا إِلّا أَسٰطيرُ الأَوَّلينَ(31)
Kur u lexohen ajetet tona, thonë: “I kemi dëgjuar! Sikur të donim edhe ne mund të thonim diçka të tillë; këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë”.(31)
وَإِذ قالُوا اللَّهُمَّ إِن كانَ هٰذا هُوَ الحَقَّ مِن عِندِكَ فَأَمطِر عَلَينا حِجارَةً مِنَ السَّماءِ أَوِ ائتِنا بِعَذابٍ أَليمٍ(32)
Por kur thonë: “O Zot!, nëse kjo është me të vërtetë prej teje, Ti resh gur mbi ne nga qielli sikur shiu ose lëshona një dënim të dhembshëm!”(32)
وَما كانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُم وَأَنتَ فيهِم ۚ وَما كانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُم وَهُم يَستَغفِرونَ(33)
All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje.(33)
وَما لَهُم أَلّا يُعَذِّبَهُمُ اللَّهُ وَهُم يَصُدّونَ عَنِ المَسجِدِ الحَرامِ وَما كانوا أَولِياءَهُ ۚ إِن أَولِياؤُهُ إِلَّا المُتَّقونَ وَلٰكِنَّ أَكثَرَهُم لا يَعلَمونَ(34)
Dhe ata nuk i lë pa i dënuar All-llahu, se ata pengojnë të tjerët t’i afrohen tempullit të shenjtë, e ata pra nuk janë roje e tij. Roja e tij janë vetëm ata që i frikësohen All-llahut, por shumcia sish nuk e dinë.(34)
وَما كانَ صَلاتُهُم عِندَ البَيتِ إِلّا مُكاءً وَتَصدِيَةً ۚ فَذوقُوا العَذابَ بِما كُنتُم تَكفُرونَ(35)
Lutja e tyre tek tempulli ishte vetëm fishkëllimë e duartrokitje, prandaj shijone dënimin e mosbesimit tuaj.(35)
إِنَّ الَّذينَ كَفَروا يُنفِقونَ أَموٰلَهُم لِيَصُدّوا عَن سَبيلِ اللَّهِ ۚ فَسَيُنفِقونَها ثُمَّ تَكونُ عَلَيهِم حَسرَةً ثُمَّ يُغلَبونَ ۗ وَالَّذينَ كَفَروا إِلىٰ جَهَنَّمَ يُحشَرونَ(36)
Ata që nuk besojnë shpenzojnë pasurinë e vet për t’i shmangur tjerët nga rruga e All-llahut. Ata me siguri do ta shpenzojnë atë e pastaj për të do të përmbahen dhe më në fund do të mposhten. Dhe ata që nuk besojnë do të tubohen në xhehennem,(36)
لِيَميزَ اللَّهُ الخَبيثَ مِنَ الطَّيِّبِ وَيَجعَلَ الخَبيثَ بَعضَهُ عَلىٰ بَعضٍ فَيَركُمَهُ جَميعًا فَيَجعَلَهُ فى جَهَنَّمَ ۚ أُولٰئِكَ هُمُ الخٰسِرونَ(37)
për t’i dalluar All-llahu të mirët nga të pamirët dhe që t’i radhisë të pamirët njërin afër tjetrit e pastaj t’i mbledh të gjithë së bashku dhe t’i hudhë në xhehennem. Ata me të vërtetë janë të humbur.(37)
قُل لِلَّذينَ كَفَروا إِن يَنتَهوا يُغفَر لَهُم ما قَد سَلَفَ وَإِن يَعودوا فَقَد مَضَت سُنَّتُ الأَوَّلينَ(38)
Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse heqin dorë, do t’u falet e kaluara, e nëse vazhdojnë, ani, dihet se çka u bë me popujt e lashtë.(38)
وَقٰتِلوهُم حَتّىٰ لا تَكونَ فِتنَةٌ وَيَكونَ الدّينُ كُلُّهُ لِلَّهِ ۚ فَإِنِ انتَهَوا فَإِنَّ اللَّهَ بِما يَعمَلونَ بَصيرٌ(39)
Dhe luftoni kundër atyre deri sa të mos mbetet asnjë shpifje dhe të jetë e tërë feja për All-llahun. Nëse ata heqin dorë ani, All-llahu e sheh se çka bëjnë,(39)
وَإِن تَوَلَّوا فَاعلَموا أَنَّ اللَّهَ مَولىٰكُم ۚ نِعمَ المَولىٰ وَنِعمَ النَّصيرُ(40)
Por nëse ia kthejnë shpinën, ta dini se All-llahu është mbrojtësi juaj. Sa mbrojtës i mirë është Ai dhe ndihmës fantastik!(40)
۞ وَاعلَموا أَنَّما غَنِمتُم مِن شَيءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسولِ وَلِذِى القُربىٰ وَاليَتٰمىٰ وَالمَسٰكينِ وَابنِ السَّبيلِ إِن كُنتُم ءامَنتُم بِاللَّهِ وَما أَنزَلنا عَلىٰ عَبدِنا يَومَ الفُرقانِ يَومَ التَقَى الجَمعانِ ۗ وَاللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(41)
Dhe ta dini se nga ajo që e fitoni, një e pesta është për All-llahun dhe Profetin, edhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit, edhe udhëtarët, nëse i besoni All-llahut dhe asaj që ia kemi shpallur robit tonë ditën e dallimit të mirës nga e keqja, (në Bedër) ditën kur u ballafaquan dy grupe, - All-llahu ka mundësi për çdo send,(41)
إِذ أَنتُم بِالعُدوَةِ الدُّنيا وَهُم بِالعُدوَةِ القُصوىٰ وَالرَّكبُ أَسفَلَ مِنكُم ۚ وَلَو تَواعَدتُم لَاختَلَفتُم فِى الميعٰدِ ۙ وَلٰكِن لِيَقضِىَ اللَّهُ أَمرًا كانَ مَفعولًا لِيَهلِكَ مَن هَلَكَ عَن بَيِّنَةٍ وَيَحيىٰ مَن حَىَّ عَن بَيِّنَةٍ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَسَميعٌ عَليمٌ(42)
Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.(42)
إِذ يُريكَهُمُ اللَّهُ فى مَنامِكَ قَليلًا ۖ وَلَو أَرىٰكَهُم كَثيرًا لَفَشِلتُم وَلَتَنٰزَعتُم فِى الأَمرِ وَلٰكِنَّ اللَّهَ سَلَّمَ ۗ إِنَّهُ عَليمٌ بِذاتِ الصُّدورِ(43)
Kur All-llahu, t’i dëftoi në ëndërr ata si pakicë, por sikur t’i paraqiste si shumicë, ju do të dëshironit dhe do të polemizonit për çështjen, por All-llahu ju shpëtoi. Ai e di mirë çka ka në krahëror të gjithkujt.(43)
وَإِذ يُريكُموهُم إِذِ التَقَيتُم فى أَعيُنِكُم قَليلًا وَيُقَلِّلُكُم فى أَعيُنِهِم لِيَقضِىَ اللَّهُ أَمرًا كانَ مَفعولًا ۗ وَإِلَى اللَّهِ تُرجَعُ الأُمورُ(44)
Dhe kur u kacafytët, Ai juve ara syve tuaj ua paraqiste si pakicë, por edhe juve para syve të tyre gjithashtu u paraqiste në numër të vogël, që All-llahu të realizojë atë çka kishte për të ndodhur. Te All-llahu çdo send kthehet.(44)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا لَقيتُم فِئَةً فَاثبُتوا وَاذكُرُوا اللَّهَ كَثيرًا لَعَلَّكُم تُفلِحونَ(45)
O besimtarë, kur të kacafytetin me ndonjë grup, bëhuni të vendosur fort dhe vazhdimisht përmendni All-llahun që të realizoni çka dësironi.(45)
وَأَطيعُوا اللَّهَ وَرَسولَهُ وَلا تَنٰزَعوا فَتَفشَلوا وَتَذهَبَ ريحُكُم ۖ وَاصبِروا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصّٰبِرينَ(46)
Dhe nderone All-llahun dhe Profetin e Tij, dhe mos kundërshtoni që të mos dështoni dhe mos t’u humbas fryma luftarake. Kini durim. Me të vërtetë All-llahu është me durimtarët.(46)
وَلا تَكونوا كَالَّذينَ خَرَجوا مِن دِيٰرِهِم بَطَرًا وَرِئاءَ النّاسِ وَيَصُدّونَ عَن سَبيلِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ بِما يَعمَلونَ مُحيطٌ(47)
Dhe mos u bëni si ata të cilët dolën nga shtëpitë e tyre nga mendjemadhësia dhe për sy e faqe para të tjerëve, dhe i largojnë tjerët nga rruga e All-llahut. Por All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.(47)
وَإِذ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيطٰنُ أَعمٰلَهُم وَقالَ لا غالِبَ لَكُمُ اليَومَ مِنَ النّاسِ وَإِنّى جارٌ لَكُم ۖ فَلَمّا تَراءَتِ الفِئَتانِ نَكَصَ عَلىٰ عَقِبَيهِ وَقالَ إِنّى بَريءٌ مِنكُم إِنّى أَرىٰ ما لا تَرَونَ إِنّى أَخافُ اللَّهَ ۚ وَاللَّهُ شَديدُ العِقابِ(48)
Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerëzit nuk mund t’iu mposhtë, e unë jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshën dy grupe kundërshtare, ai u tërhoq prapa dhe u tha: “Unë nuk kamë punë me ju, unë shoh diçka që ju nuk e shihni, unë i frikësohem All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimrëndë”.(48)
إِذ يَقولُ المُنٰفِقونَ وَالَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ غَرَّ هٰؤُلاءِ دينُهُم ۗ وَمَن يَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ عَزيزٌ حَكيمٌ(49)
Kur dyftyrshat dhe ata zemërsëmurët thonë: “Këta i ka gënjyer feja e tyre”! Por ai i cili mbështetet në All-llahun, ani, All-llahu është me të vërtetë i fortë dhe i urtë.(49)
وَلَو تَرىٰ إِذ يَتَوَفَّى الَّذينَ كَفَرُوا ۙ المَلٰئِكَةُ يَضرِبونَ وُجوهَهُم وَأَدبٰرَهُم وَذوقوا عَذابَ الحَريقِ(50)
Sikur t’i kishe parë engjujt kur ua merrnin shpirtërat mosbesimtarëve si u mëshonin fytyrës e kresë: “Shijone dënimin me djegije,(50)
ذٰلِكَ بِما قَدَّمَت أَيديكُم وَأَنَّ اللَّهَ لَيسَ بِظَلّٰمٍ لِلعَبيدِ(51)
Kjo është ajo që e keni përgatitur me duart tuaja, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robit!”(51)
كَدَأبِ ءالِ فِرعَونَ ۙ وَالَّذينَ مِن قَبلِهِم ۚ كَفَروا بِـٔايٰتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنوبِهِم ۗ إِنَّ اللَّهَ قَوِىٌّ شَديدُ العِقابِ(52)
Ashtu ngjau edhe me familjen e Faraonit edhe ata përpara tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, prandaj, All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe dënon ashpër.(52)
ذٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَم يَكُ مُغَيِّرًا نِعمَةً أَنعَمَها عَلىٰ قَومٍ حَتّىٰ يُغَيِّروا ما بِأَنفُسِهِم ۙ وَأَنَّ اللَّهَ سَميعٌ عَليمٌ(53)
Ajo është nga shkaku se All-llahu nuk ia ndërron dhuntitë atij që ia ka dhuruar – derisa ata vetë nuk ndërrohen, - e All-llahu dëgjon shumë dhe sheh.(53)
كَدَأبِ ءالِ فِرعَونَ ۙ وَالَّذينَ مِن قَبلِهِم ۚ كَذَّبوا بِـٔايٰتِ رَبِّهِم فَأَهلَكنٰهُم بِذُنوبِهِم وَأَغرَقنا ءالَ فِرعَونَ ۚ وَكُلٌّ كانوا ظٰلِمينَ(54)
Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata përpara tyre. I përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, prandaj, ne, për shkak të gabimeve të tyre, i shkatërruam dhe familjen e Faraonit e përmbytëm. Të gjithë kanë qenë mizorë.(54)
إِنَّ شَرَّ الدَّوابِّ عِندَ اللَّهِ الَّذينَ كَفَروا فَهُم لا يُؤمِنونَ(55)
Krijesa më të këqia te All-llahu janë ata që mohojnë, sepse ata nuk besojnë,(55)
الَّذينَ عٰهَدتَ مِنهُم ثُمَّ يَنقُضونَ عَهدَهُم فى كُلِّ مَرَّةٍ وَهُم لا يَتَّقونَ(56)
Ata me të cilët ti lidh marrëveshje, e pastaj çdo herë, e thejnë marrëveshjen e vet, dhe hiq nuk frikësohen.(56)
فَإِمّا تَثقَفَنَّهُم فِى الحَربِ فَشَرِّد بِهِم مَن خَلفَهُم لَعَلَّهُم يَذَّكَّرونَ(57)
Nëse kacafytesh në luftë me ta, ndiqi në atë mënyrë që të mbledhin mend ata të cilët janë pas tyre.(57)
وَإِمّا تَخافَنَّ مِن قَومٍ خِيانَةً فَانبِذ إِلَيهِم عَلىٰ سَواءٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الخائِنينَ(58)
Po nëqoftë se e ke frikë tradhëtinë e ndokujt, edhe ti menjëherë gjithashtu vepro si ata? All-llahu me siguri nuk i do ata që e thejnë besën e dhënë.(58)
وَلا يَحسَبَنَّ الَّذينَ كَفَروا سَبَقوا ۚ إِنَّهُم لا يُعجِزونَ(59)
Dhe kurrsesi le të mos mendojnë ata të cilët mohojnë se po prinë; ata nuk po bëjnë ndonjë mrekulli.(59)
وَأَعِدّوا لَهُم مَا استَطَعتُم مِن قُوَّةٍ وَمِن رِباطِ الخَيلِ تُرهِبونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُم وَءاخَرينَ مِن دونِهِم لا تَعلَمونَهُمُ اللَّهُ يَعلَمُهُم ۚ وَما تُنفِقوا مِن شَيءٍ فى سَبيلِ اللَّهِ يُوَفَّ إِلَيكُم وَأَنتُم لا تُظلَمونَ(60)
Dhe kundër tyre përgatitni sa të mundeni forcë e kuaj për betejë, që t’i tmerroni me këtë armiqët e All-llahut dhe të tuajit edhe të tjerët, përveç atyre – ju nuk i dini ata. I di All-llahu. Gjithçka shpenzoni në rrugë të All-llahut do t’ju kompenzohet dhe juve nuk do t’u bëhet padrejtësi.(60)
۞ وَإِن جَنَحوا لِلسَّلمِ فَاجنَح لَها وَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّميعُ العَليمُ(61)
Nëse anojnë kah paqa, edhe ti jij në anën e tyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse Ai me siguri dëgjon dhe di shumë.(61)
وَإِن يُريدوا أَن يَخدَعوكَ فَإِنَّ حَسبَكَ اللَّهُ ۚ هُوَ الَّذى أَيَّدَكَ بِنَصرِهِ وَبِالمُؤمِنينَ(62)
Po nëse duan të të mashtrojnë, ani, ty njëmend të mjafton All-llahu. Ai të përkrah me ndihmën e vet dhe me besimtarët,(62)
وَأَلَّفَ بَينَ قُلوبِهِم ۚ لَو أَنفَقتَ ما فِى الأَرضِ جَميعًا ما أَلَّفتَ بَينَ قُلوبِهِم وَلٰكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَينَهُم ۚ إِنَّهُ عَزيزٌ حَكيمٌ(63)
Dhe ua ka bashkuar zemra e tyre. Sikur ta shpenzosh tërë atë çka ekziston në tokë, nuk do t’i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë.(63)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ حَسبُكَ اللَّهُ وَمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ المُؤمِنينَ(64)
O Profet, All-llahu të mjafton edhe Ty edhe besimtarëve që të pasojnë.(64)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ حَرِّضِ المُؤمِنينَ عَلَى القِتالِ ۚ إِن يَكُن مِنكُم عِشرونَ صٰبِرونَ يَغلِبوا مِا۟ئَتَينِ ۚ وَإِن يَكُن مِنكُم مِا۟ئَةٌ يَغلِبوا أَلفًا مِنَ الَّذينَ كَفَروا بِأَنَّهُم قَومٌ لا يَفقَهونَ(65)
O Profet, “nxiti besimtarët për luftë! Nëse jeni vetëm njëzet të qëndrueshëm prej jush, i mundni dyqind; e nëse janë njëqind, i mundin njëmijë nga ata që nuk besojnë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.(65)
الـٰٔنَ خَفَّفَ اللَّهُ عَنكُم وَعَلِمَ أَنَّ فيكُم ضَعفًا ۚ فَإِن يَكُن مِنكُم مِا۟ئَةٌ صابِرَةٌ يَغلِبوا مِا۟ئَتَينِ ۚ وَإِن يَكُن مِنكُم أَلفٌ يَغلِبوا أَلفَينِ بِإِذنِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ مَعَ الصّٰبِرينَ(66)
Tani All-llahu ua lehtësoi, se Ai e diti se jeni të lodhur. Nëse jeni njëqind të qëndrueshëm, do të ngadhnjeni ndaj dyqindëve; e nëse janë njëmijë nga ju, do të ngadhënjejnë, me vullnetin e All-llahut kundër dy mijëve. Kurse All-llahu është me ata që janë të qëndrueshëm.(66)
ما كانَ لِنَبِىٍّ أَن يَكونَ لَهُ أَسرىٰ حَتّىٰ يُثخِنَ فِى الأَرضِ ۚ تُريدونَ عَرَضَ الدُّنيا وَاللَّهُ يُريدُ الءاخِرَةَ ۗ وَاللَّهُ عَزيزٌ حَكيمٌ(67)
Asnjë Profeti nuk i është lejuar të mbajë robër derisa të mos ngadhënjejë në tokë. Ju dëshironi pasuri të kalueshme të kësaj bote, kurse All-llahu e don botën tjetër. All-llahu është i fortë, i urtë.(67)
لَولا كِتٰبٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُم فيما أَخَذتُم عَذابٌ عَظيمٌ(68)
Sikur të mos ishte më herët norma e All-llahut, do t’ju godiste një vuajtje e madhe për shkak të asaj që keni bërë.(68)
فَكُلوا مِمّا غَنِمتُم حَلٰلًا طَيِّبًا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفورٌ رَحيمٌ(69)
Hani prej asaj që e keni fituar si të lejuar dhe të mirë, dhe frikësohuni All-llahut. All-llahu me të vërtetë fal, Ai është mëshirëplotë.(69)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ قُل لِمَن فى أَيديكُم مِنَ الأَسرىٰ إِن يَعلَمِ اللَّهُ فى قُلوبِكُم خَيرًا يُؤتِكُم خَيرًا مِمّا أُخِذَ مِنكُم وَيَغفِر لَكُم ۗ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ(70)
O Profet, thuaj atyre robërve që janë në duart tuaja: “Kur e di All-llahu se në zemrat tuaja ka diçka të mirë, do t’ju japë më mirë se ajo që është marrë prej jush dhe do t’jua falë”. All-llahu fal, Ai është mëshirëplotë.(70)
وَإِن يُريدوا خِيانَتَكَ فَقَد خانُوا اللَّهَ مِن قَبلُ فَأَمكَنَ مِنهُم ۗ وَاللَّهُ عَليمٌ حَكيمٌ(71)
Po nëse duan të të tradhëtojnë, ani, - ata e kanë tradhëtuar edhe më parë All-llahun, prandaj ata t’i solli në dorë. All-llahu i di të gjitha. Ai është shumë i dijshëm dhe i urtë.(71)
إِنَّ الَّذينَ ءامَنوا وَهاجَروا وَجٰهَدوا بِأَموٰلِهِم وَأَنفُسِهِم فى سَبيلِ اللَّهِ وَالَّذينَ ءاوَوا وَنَصَروا أُولٰئِكَ بَعضُهُم أَولِياءُ بَعضٍ ۚ وَالَّذينَ ءامَنوا وَلَم يُهاجِروا ما لَكُم مِن وَلٰيَتِهِم مِن شَيءٍ حَتّىٰ يُهاجِروا ۚ وَإِنِ استَنصَروكُم فِى الدّينِ فَعَلَيكُمُ النَّصرُ إِلّا عَلىٰ قَومٍ بَينَكُم وَبَينَهُم ميثٰقٌ ۗ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ(72)
Ata që besojnë dhe shpërngulen, dhe në luftë për rrugë të All-llahut marrin pjesë me pasurinë dhe jetën e tyre, edhe ata që afrojnë strehim dhe ndihmojnë, ata janë miq të njëri-tjetrit. Kurse ata të cilët besojnë, por nuk janë shpërngulur – ju nuk mund t’u ndihmoni, derisa të shpërngulën, me asgjë. Po nëse kërkojnë ndihmë prej jush në fe, jeni të detyruar t’u ndihmoni, përveç kundër popullit me të cilin keni marrëveshje. Ndërkaq All-llahu e sheh se çka punoni.(72)
وَالَّذينَ كَفَروا بَعضُهُم أَولِياءُ بَعضٍ ۚ إِلّا تَفعَلوهُ تَكُن فِتنَةٌ فِى الأَرضِ وَفَسادٌ كَبيرٌ(73)
Kurse mosbesimtarët janë argat të njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëni atë, do të bëhet një turbullirë në tokë dhe një skandal i madh.(73)
وَالَّذينَ ءامَنوا وَهاجَروا وَجٰهَدوا فى سَبيلِ اللَّهِ وَالَّذينَ ءاوَوا وَنَصَروا أُولٰئِكَ هُمُ المُؤمِنونَ حَقًّا ۚ لَهُم مَغفِرَةٌ وَرِزقٌ كَريمٌ(74)
Ndërsa ata të cilët besojnë dhe shpërngulen, edhe luftojnë për hirë të All-llahut, edhe ata që japin strehim dhe ndihmojnë, - ata janë me siguri besimtarë të njëmendtë – për ata ka falje dhe shpërblime fisnike,(74)
وَالَّذينَ ءامَنوا مِن بَعدُ وَهاجَروا وَجٰهَدوا مَعَكُم فَأُولٰئِكَ مِنكُم ۚ وَأُولُوا الأَرحامِ بَعضُهُم أَولىٰ بِبَعضٍ فى كِتٰبِ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيءٍ عَليمٌ(75)
Kurse ata të cilët besojnë më vonë dhe shpërngulen edhe marrin pjesë në luftë bashkë me ju, edhe ata janë të juajt. Por farefisi, sipas Librit të All-llahut, janë më afër njëri-tjetrit. All-llah, pa dyshim, di çdo send.(75)