Al-Ahzab( الأحزاب)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ اتَّقِ اللَّهَ وَلا تُطِعِ الكٰفِرينَ وَالمُنٰفِقينَ ۗ إِنَّ اللَّهَ كانَ عَليمًا حَكيمًا(1)
O Profet, frikësohu All-llahut dhe mos i përfill mosbesimtarët e hipokritët, All-llahu me të vërtetë i di të gjitha dhe është i urtë.(1)
وَاتَّبِع ما يوحىٰ إِلَيكَ مِن رَبِّكَ ۚ إِنَّ اللَّهَ كانَ بِما تَعمَلونَ خَبيرًا(2)
Dhe paso atë që të shpallet nga Zoti yt! All-llahu, pa dyshim, është i informuar se çka punoni.(2)
وَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ ۚ وَكَفىٰ بِاللَّهِ وَكيلًا(3)
Dhe mbështetu në All-llahun. All-llahu të mjafton për mbështetje.(3)
ما جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِن قَلبَينِ فى جَوفِهِ ۚ وَما جَعَلَ أَزوٰجَكُمُ الّٰـٔى تُظٰهِرونَ مِنهُنَّ أُمَّهٰتِكُم ۚ وَما جَعَلَ أَدعِياءَكُم أَبناءَكُم ۚ ذٰلِكُم قَولُكُم بِأَفوٰهِكُم ۖ وَاللَّهُ يَقولُ الحَقَّ وَهُوَ يَهدِى السَّبيلَ(4)
All-llahu asnjë njeriu nuk i ka dhënë dy zemra në krahërorin e tij dhe as gratë tuaja, prej të cilave ju shkurorëzoheni me dhihar, nuk ua ka bërë nëna, as djemtë e adaptuar (bir më shpirtë) nuk i ka bërë djem tuaj. Ato janë fjalë tuaja; vetëm nga gojët tuaja. Të vërtetën e flet All-llahu dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.(4)
ادعوهُم لِءابائِهِم هُوَ أَقسَطُ عِندَ اللَّهِ ۚ فَإِن لَم تَعلَموا ءاباءَهُم فَإِخوٰنُكُم فِى الدّينِ وَمَوٰليكُم ۚ وَلَيسَ عَلَيكُم جُناحٌ فيما أَخطَأتُم بِهِ وَلٰكِن ما تَعَمَّدَت قُلوبُكُم ۚ وَكانَ اللَّهُ غَفورًا رَحيمًا(5)
Thirrni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më drejt te All-llahu. Po nëse nuk i dini emrat e etërve të tyre; ata janë vëllezërit tuaj nga feja dhe pasardhësit tuaj, dhe nuk është mëkat nëse gaboni në këtë, por nëse e bëni këtë me qëllim! Ndërkaq All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.(5)
النَّبِىُّ أَولىٰ بِالمُؤمِنينَ مِن أَنفُسِهِم ۖ وَأَزوٰجُهُ أُمَّهٰتُهُم ۗ وَأُولُوا الأَرحامِ بَعضُهُم أَولىٰ بِبَعضٍ فى كِتٰبِ اللَّهِ مِنَ المُؤمِنينَ وَالمُهٰجِرينَ إِلّا أَن تَفعَلوا إِلىٰ أَولِيائِكُم مَعروفًا ۚ كانَ ذٰلِكَ فِى الكِتٰبِ مَسطورًا(6)
Profeti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetes, kurse gratë e tij janë si nënat e tyre. Kurse farefisi (barku), në bazë të Librit të All-llahut kanë më shumë përparësi të njëri-tjetrit se besimtarët tjerë dhe emigrantët, vetëm nëse miqve tuaj u lini diçka me testament. Kjo është e shkruar në Libër.(6)
وَإِذ أَخَذنا مِنَ النَّبِيّۦنَ ميثٰقَهُم وَمِنكَ وَمِن نوحٍ وَإِبرٰهيمَ وَموسىٰ وَعيسَى ابنِ مَريَمَ ۖ وَأَخَذنا مِنهُم ميثٰقًا غَليظًا(7)
ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë,(7)
لِيَسـَٔلَ الصّٰدِقينَ عَن صِدقِهِم ۚ وَأَعَدَّ لِلكٰفِرينَ عَذابًا أَليمًا(8)
Që t’i marrë në përgjegjësi të sinqertit për sinqeritetin e tyre, kurse mosbesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të dhembshme.(8)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اذكُروا نِعمَةَ اللَّهِ عَلَيكُم إِذ جاءَتكُم جُنودٌ فَأَرسَلنا عَلَيهِم ريحًا وَجُنودًا لَم تَرَوها ۚ وَكانَ اللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرًا(9)
O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju.(9)
إِذ جاءوكُم مِن فَوقِكُم وَمِن أَسفَلَ مِنكُم وَإِذ زاغَتِ الأَبصٰرُ وَبَلَغَتِ القُلوبُ الحَناجِرَ وَتَظُنّونَ بِاللَّهِ الظُّنونا۠(10)
Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun,(10)
هُنالِكَ ابتُلِىَ المُؤمِنونَ وَزُلزِلوا زِلزالًا شَديدًا(11)
Atëherë besimtarët u patën vënë në sprovë dhe u lëkundën fort.(11)
وَإِذ يَقولُ المُنٰفِقونَ وَالَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ ما وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسولُهُ إِلّا غُرورًا(12)
Kur dyfytyrshat dhe zemërsëmurët thanë: “All-llahu dhe Profeti i tij kur na premtuan vetëm na kanë mashtruar”.(12)
وَإِذ قالَت طائِفَةٌ مِنهُم يٰأَهلَ يَثرِبَ لا مُقامَ لَكُم فَارجِعوا ۚ وَيَستَـٔذِنُ فَريقٌ مِنهُمُ النَّبِىَّ يَقولونَ إِنَّ بُيوتَنا عَورَةٌ وَما هِىَ بِعَورَةٍ ۖ إِن يُريدونَ إِلّا فِرارًا(13)
Dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorët të Jathribit, këtu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndërsa një tjetër grup nga mesi i tyre kërkuan leje nga Profeti dhe folën: “Shtëpiat tona kanë mbetur të pambrojtura”. Nuk ishin të pambrojtura, por ata vetëm deshtën të tërhiqen.(13)
وَلَو دُخِلَت عَلَيهِم مِن أَقطارِها ثُمَّ سُئِلُوا الفِتنَةَ لَءاتَوها وَما تَلَبَّثوا بِها إِلّا يَسيرًا(14)
Po sikur t’u kishin hyrë nga anë të ndryshme dhe pastaj të kishin kërkuar ngatërresë, ata do ta kishin bërë këtë pa u hamendur shumë.(14)
وَلَقَد كانوا عٰهَدُوا اللَّهَ مِن قَبلُ لا يُوَلّونَ الأَدبٰرَ ۚ وَكانَ عَهدُ اللَّهِ مَسـٔولًا(15)
Ndërsa All-llahut, që i patën dhënë besën qysh më parë se nuk do t’ia kthejnë shpinën, si edhe për obligimin ndaj All-llahut, do të përgjigjen.(15)
قُل لَن يَنفَعَكُمُ الفِرارُ إِن فَرَرتُم مِنَ المَوتِ أَوِ القَتلِ وَإِذًا لا تُمَتَّعونَ إِلّا قَليلًا(16)
Thuaj: “Nëse ikni nga vdekja apo vrasja, ikja nuk do t’iu bëjë dobi; prapë vetëm pak do të kënaqeni”.(16)
قُل مَن ذَا الَّذى يَعصِمُكُم مِنَ اللَّهِ إِن أَرادَ بِكُم سوءًا أَو أَرادَ بِكُم رَحمَةً ۚ وَلا يَجِدونَ لَهُم مِن دونِ اللَّهِ وَلِيًّا وَلا نَصيرًا(17)
Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë juve prej All-llahut nëse Ai u dëshiron të keqen, ose dëshiron t’ju mëshirojë?” Përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.(17)
۞ قَد يَعلَمُ اللَّهُ المُعَوِّقينَ مِنكُم وَالقائِلينَ لِإِخوٰنِهِم هَلُمَّ إِلَينا ۖ وَلا يَأتونَ البَأسَ إِلّا قَليلًا(18)
All-llahu i di mirë ata nga mesi juaj të cilët u përshpërisin të tjerëve dhe miqve të vet u kanë thënë: “Ejani me ne!” por vetëm pak erdhën në luftë,(18)
أَشِحَّةً عَلَيكُم ۖ فَإِذا جاءَ الخَوفُ رَأَيتَهُم يَنظُرونَ إِلَيكَ تَدورُ أَعيُنُهُم كَالَّذى يُغشىٰ عَلَيهِ مِنَ المَوتِ ۖ فَإِذا ذَهَبَ الخَوفُ سَلَقوكُم بِأَلسِنَةٍ حِدادٍ أَشِحَّةً عَلَى الخَيرِ ۚ أُولٰئِكَ لَم يُؤمِنوا فَأَحبَطَ اللَّهُ أَعمٰلَهُم ۚ وَكانَ ذٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسيرًا(19)
Pa dashur t’ju ndihmojnë. Por kur i kaplon frika, i sheh si të shkojnë duke rrotulluar sytë në kllapinë e para vdekjes, sapo të kalojë frika, ata ju shajnëme gjuhët e tyre të mbrehta, koprracë përbëmirësi. Ata nuk besojnë, prandaj All-llahu do t’i zhdukë veprat e tyre. Kjo është lehtë për All-llahun.(19)
يَحسَبونَ الأَحزابَ لَم يَذهَبوا ۖ وَإِن يَأتِ الأَحزابُ يَوَدّوا لَو أَنَّهُم بادونَ فِى الأَعرابِ يَسـَٔلونَ عَن أَنبائِكُم ۖ وَلَو كانوا فيكُم ما قٰتَلوا إِلّا قَليلًا(20)
Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin.(20)
لَقَد كانَ لَكُم فى رَسولِ اللَّهِ أُسوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَن كانَ يَرجُوا اللَّهَ وَاليَومَ الءاخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثيرًا(21)
Ju keni shembull të mrekullueshëm në Profetin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër e përmendnin All-llahun shpesh.(21)
وَلَمّا رَءَا المُؤمِنونَ الأَحزابَ قالوا هٰذا ما وَعَدَنَا اللَّهُ وَرَسولُهُ وَصَدَقَ اللَّهُ وَرَسولُهُ ۚ وَما زادَهُم إِلّا إيمٰنًا وَتَسليمًا(22)
Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë.(22)
مِنَ المُؤمِنينَ رِجالٌ صَدَقوا ما عٰهَدُوا اللَّهَ عَلَيهِ ۖ فَمِنهُم مَن قَضىٰ نَحبَهُ وَمِنهُم مَن يَنتَظِرُ ۖ وَما بَدَّلوا تَبديلًا(23)
Ka nga besimtarët burra që e zbatojnë fjalën e dhënë All-llahut, ka që e kanë zbatuar besën, por ka edhe që presin rastin dhe nuk kanë ndërruar asgjë,(23)
لِيَجزِىَ اللَّهُ الصّٰدِقينَ بِصِدقِهِم وَيُعَذِّبَ المُنٰفِقينَ إِن شاءَ أَو يَتوبَ عَلَيهِم ۚ إِنَّ اللَّهَ كانَ غَفورًا رَحيمًا(24)
Që All-llahu t’i shpërblejë fisnikët për fisnikësinë e tyre, kurse hipokritët nëse do i vë në mundime ose ua fal; All-llahu, njëmend, fal dhe është i gjithmëshirshëm.(24)
وَرَدَّ اللَّهُ الَّذينَ كَفَروا بِغَيظِهِم لَم يَنالوا خَيرًا ۚ وَكَفَى اللَّهُ المُؤمِنينَ القِتالَ ۚ وَكانَ اللَّهُ قَوِيًّا عَزيزًا(25)
All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm.(25)
وَأَنزَلَ الَّذينَ ظٰهَروهُم مِن أَهلِ الكِتٰبِ مِن صَياصيهِم وَقَذَفَ فى قُلوبِهِمُ الرُّعبَ فَريقًا تَقتُلونَ وَتَأسِرونَ فَريقًا(26)
Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër.(26)
وَأَورَثَكُم أَرضَهُم وَدِيٰرَهُم وَأَموٰلَهُم وَأَرضًا لَم تَطَـٔوها ۚ وَكانَ اللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرًا(27)
Dhe ju ka mundësuar të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre dhe tokën që akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundësi për gjithçka.(27)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ قُل لِأَزوٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدنَ الحَيوٰةَ الدُّنيا وَزينَتَها فَتَعالَينَ أُمَتِّعكُنَّ وَأُسَرِّحكُنَّ سَراحًا جَميلًا(28)
O Profet, thuaju grave tua: “Nëse dëshironi jetën në këtë botë dhe stolitë e saj, atëherë ejani t’ju përgatis dhe t’ju lëshoj si është më mirë,(28)
وَإِن كُنتُنَّ تُرِدنَ اللَّهَ وَرَسولَهُ وَالدّارَ الءاخِرَةَ فَإِنَّ اللَّهَ أَعَدَّ لِلمُحسِنٰتِ مِنكُنَّ أَجرًا عَظيمًا(29)
Po në qoftë se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe botën tjetër, ani, All-llahu me të vërtetë atyre, bëmirësave nga mesi juaj u ka përgatitur shpërblim të madh”.(29)
يٰنِساءَ النَّبِىِّ مَن يَأتِ مِنكُنَّ بِفٰحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ يُضٰعَف لَهَا العَذابُ ضِعفَينِ ۚ وَكانَ ذٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسيرًا(30)
O, gra të Profetit, nëse dikush prej jush bën amoralitet, do t’i shtohet dënimi dyfish. Kjo është punë e lehtë për All-llahun.(30)
۞ وَمَن يَقنُت مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسولِهِ وَتَعمَل صٰلِحًا نُؤتِها أَجرَها مَرَّتَينِ وَأَعتَدنا لَها رِزقًا كَريمًا(31)
Kurse asaj, e cila do t’i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, dhe bën punë të mira, do t’ia japim shpërblimin e dyfisht; asaj i kemi përgatitur furnizim fisnik.(31)
يٰنِساءَ النَّبِىِّ لَستُنَّ كَأَحَدٍ مِنَ النِّساءِ ۚ إِنِ اتَّقَيتُنَّ فَلا تَخضَعنَ بِالقَولِ فَيَطمَعَ الَّذى فى قَلبِهِ مَرَضٌ وَقُلنَ قَولًا مَعروفًا(32)
O, gra të Profetit! Ju nuk jeni si të gjitha gratë tjera nëse ruheni, prandaj, mos tërhiqni vëmendjen me të folur, e të lakmojë ai, zemra e të cilit është e sëmurë, por folni fjalë të denja serioze.(32)
وَقَرنَ فى بُيوتِكُنَّ وَلا تَبَرَّجنَ تَبَرُّجَ الجٰهِلِيَّةِ الأولىٰ ۖ وَأَقِمنَ الصَّلوٰةَ وَءاتينَ الزَّكوٰةَ وَأَطِعنَ اللَّهَ وَرَسولَهُ ۚ إِنَّما يُريدُ اللَّهُ لِيُذهِبَ عَنكُمُ الرِّجسَ أَهلَ البَيتِ وَيُطَهِّرَكُم تَطهيرًا(33)
Të rrini në shtëpitë tuaja dhe mos ekspozoni bukurinë tuaj si dikur në kohën e injorancës; falni namazin dhe jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe Profetin e tij! All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju – o, familja e Profetit – të largojë mëkatet dhe t’iu pastrojë plotësisht.(33)
وَاذكُرنَ ما يُتلىٰ فى بُيوتِكُنَّ مِن ءايٰتِ اللَّهِ وَالحِكمَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ كانَ لَطيفًا خَبيرًا(34)
Dhe përkujtoni ajetet edhe urtësitë e All-llahut të cilat lexohen në shtëpitë tuaja. All-llahu, me të vërtetë, është i mirë dhe i informuar.(34)
إِنَّ المُسلِمينَ وَالمُسلِمٰتِ وَالمُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ وَالقٰنِتينَ وَالقٰنِتٰتِ وَالصّٰدِقينَ وَالصّٰدِقٰتِ وَالصّٰبِرينَ وَالصّٰبِرٰتِ وَالخٰشِعينَ وَالخٰشِعٰتِ وَالمُتَصَدِّقينَ وَالمُتَصَدِّقٰتِ وَالصّٰئِمينَ وَالصّٰئِمٰتِ وَالحٰفِظينَ فُروجَهُم وَالحٰفِظٰتِ وَالذّٰكِرينَ اللَّهَ كَثيرًا وَالذّٰكِرٰتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُم مَغفِرَةً وَأَجرًا عَظيمًا(35)
Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe të degjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e durimtareve, edhe të përulurëve e të përulurave, edhe mashkujve që japin sadakë, edhe femrave që japin sadakë, edhe meshkujve të cilët agjërojnë edhe femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe femrat që kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve të cilët e përmendin shpesh All-llahun, si edhe femrave, All-llahu, me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.(35)
وَما كانَ لِمُؤمِنٍ وَلا مُؤمِنَةٍ إِذا قَضَى اللَّهُ وَرَسولُهُ أَمرًا أَن يَكونَ لَهُمُ الخِيَرَةُ مِن أَمرِهِم ۗ وَمَن يَعصِ اللَّهَ وَرَسولَهُ فَقَد ضَلَّ ضَلٰلًا مُبينًا(36)
Kur All-llahu dh Profeti i tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon All-llahun dhe Profetin e tij ai me siguri ka humbur keq.(36)
وَإِذ تَقولُ لِلَّذى أَنعَمَ اللَّهُ عَلَيهِ وَأَنعَمتَ عَلَيهِ أَمسِك عَلَيكَ زَوجَكَ وَاتَّقِ اللَّهَ وَتُخفى فى نَفسِكَ مَا اللَّهُ مُبديهِ وَتَخشَى النّاسَ وَاللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخشىٰهُ ۖ فَلَمّا قَضىٰ زَيدٌ مِنها وَطَرًا زَوَّجنٰكَها لِكَى لا يَكونَ عَلَى المُؤمِنينَ حَرَجٌ فى أَزوٰجِ أَدعِيائِهِم إِذا قَضَوا مِنهُنَّ وَطَرًا ۚ وَكانَ أَمرُ اللَّهِ مَفعولًا(37)
Ndërsa kur i thua atij, të cilit All-llahu i dhuroi të mira, edhe ti i ke bërë mirë: “Mbaje gruan tënde dhe frikësohu All-llahut!”, në vete ke fshehur atë që do ta sqarojë All-llahu, dhe, je frikësuar nga njerëzit, por All-llahu është më i denjë t’i frikësohesh. Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzuar, ne e martuam me ty, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e të adaptuarëve të tyre pasi që ata të jenë ndarë; si e cakton All-llahu ashtu duhet të bëhet.(37)
ما كانَ عَلَى النَّبِىِّ مِن حَرَجٍ فيما فَرَضَ اللَّهُ لَهُ ۖ سُنَّةَ اللَّهِ فِى الَّذينَ خَلَوا مِن قَبلُ ۚ وَكانَ أَمرُ اللَّهِ قَدَرًا مَقدورًا(38)
Profeti nuk e ka mëkt të veprojë ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qenë ligji i All-llahut edhe më herët, dhe urdhëri i All-llahut është i caktuar plotësisht.(38)
الَّذينَ يُبَلِّغونَ رِسٰلٰتِ اللَّهِ وَيَخشَونَهُ وَلا يَخشَونَ أَحَدًا إِلَّا اللَّهَ ۗ وَكَفىٰ بِاللَّهِ حَسيبًا(39)
Për ata që kanë sjellë traktatet e All-llahut dhe i janë frikësuar atij dhe që askujt përveç All-llahut nuk i janë frikësuar. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari.(39)
ما كانَ مُحَمَّدٌ أَبا أَحَدٍ مِن رِجالِكُم وَلٰكِن رَسولَ اللَّهِ وَخاتَمَ النَّبِيّۦنَ ۗ وَكانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيءٍ عَليمًا(40)
Muhammedi nuk është baba i askujt nga burrat tuaj, por është Profet i All-llahut dhe vulë e Profetëve. Pra All-llahu e di mirë çdo gjë.(40)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اذكُرُوا اللَّهَ ذِكرًا كَثيرًا(41)
O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun!(41)
وَسَبِّحوهُ بُكرَةً وَأَصيلًا(42)
Dhe atë madhërone në mëngjes dhe në mbrëmje.(42)
هُوَ الَّذى يُصَلّى عَلَيكُم وَمَلٰئِكَتُهُ لِيُخرِجَكُم مِنَ الظُّلُمٰتِ إِلَى النّورِ ۚ وَكانَ بِالمُؤمِنينَ رَحيمًا(43)
Ai ju bekon juve edhe engjujt e tij për t’ju nxjerrë nga terri në dritë. Ai është ndaj besimtarëve shumë i mëshirshëm.(43)
تَحِيَّتُهُم يَومَ يَلقَونَهُ سَلٰمٌ ۚ وَأَعَدَّ لَهُم أَجرًا كَريمًا(44)
Përshëndetja e tyre, atë ditë kur do ta takojnë, është: “Paqe”, kurse Ai atyre u ka përgatitur shpërblim fisnik.(44)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ إِنّا أَرسَلنٰكَ شٰهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذيرًا(45)
O Profet, ne të kemi dërguar si dëshmitar dhe për të sjellë lajme të gëzueshme edhe si qortues,(45)
وَداعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذنِهِ وَسِراجًا مُنيرًا(46)
Dhe thirrës te All-llahu – me urdhërin e tij – si kandil që shkëlqen.(46)
وَبَشِّرِ المُؤمِنينَ بِأَنَّ لَهُم مِنَ اللَّهِ فَضلًا كَبيرًا(47)
përgëzoji besimtarët se prej All-llahut do të kenë të mira të mëdha!(47)
وَلا تُطِعِ الكٰفِرينَ وَالمُنٰفِقينَ وَدَع أَذىٰهُم وَتَوَكَّل عَلَى اللَّهِ ۚ وَكَفىٰ بِاللَّهِ وَكيلًا(48)
Mos përfill as mosbesimtarët as hipokritët; lëri shqetësimet e tyre, por kij mbështetje në All-llahun. All-llahu është i mjaftueshëm për mbrojtës.(48)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا إِذا نَكَحتُمُ المُؤمِنٰتِ ثُمَّ طَلَّقتُموهُنَّ مِن قَبلِ أَن تَمَسّوهُنَّ فَما لَكُم عَلَيهِنَّ مِن عِدَّةٍ تَعتَدّونَها ۖ فَمَتِّعوهُنَّ وَسَرِّحوهُنَّ سَراحًا جَميلًا(49)
O besimtarë, kur të martoheni me besimtare, e pastaj ato akoma pa i prekur i lëshoni, ato nuk janë të detyruara të presin kohën e caktuar – iddetin, por shpërbleni dhe përcillni si është më mirë.(49)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ إِنّا أَحلَلنا لَكَ أَزوٰجَكَ الّٰتى ءاتَيتَ أُجورَهُنَّ وَما مَلَكَت يَمينُكَ مِمّا أَفاءَ اللَّهُ عَلَيكَ وَبَناتِ عَمِّكَ وَبَناتِ عَمّٰتِكَ وَبَناتِ خالِكَ وَبَناتِ خٰلٰتِكَ الّٰتى هاجَرنَ مَعَكَ وَامرَأَةً مُؤمِنَةً إِن وَهَبَت نَفسَها لِلنَّبِىِّ إِن أَرادَ النَّبِىُّ أَن يَستَنكِحَها خالِصَةً لَكَ مِن دونِ المُؤمِنينَ ۗ قَد عَلِمنا ما فَرَضنا عَلَيهِم فى أَزوٰجِهِم وَما مَلَكَت أَيمٰنُهُم لِكَيلا يَكونَ عَلَيكَ حَرَجٌ ۗ وَكانَ اللَّهُ غَفورًا رَحيمًا(50)
O Profet, Ne të kemi lejuar që gra tuat të jenë ato të cilave u ke dhënë dhuratat e tyre të kurorës, edhe ato që i ke nën mbikqyrjen tënde, që t’i ka dhënë All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallarëve të tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajëve, edhe vajzat e tezeve tua, të cilat janë shpërngulur me ty, - vetëm ty e jo edhe besimtarëve të tjerë – gruan besimtare e cila veten ia dhuron Profetit, nëse Profeti don të martohet me të, ashtu që ti nuk e ke mëkat. Ne e dimë se çka u kemi bërë obligim atyre përkitazi me gratë e tyre dhe lidhur me ato që janë në posedimin e tyre, kurse All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.(50)
۞ تُرجى مَن تَشاءُ مِنهُنَّ وَتُـٔوى إِلَيكَ مَن تَشاءُ ۖ وَمَنِ ابتَغَيتَ مِمَّن عَزَلتَ فَلا جُناحَ عَلَيكَ ۚ ذٰلِكَ أَدنىٰ أَن تَقَرَّ أَعيُنُهُنَّ وَلا يَحزَنَّ وَيَرضَينَ بِما ءاتَيتَهُنَّ كُلُّهُنَّ ۚ وَاللَّهُ يَعلَمُ ما فى قُلوبِكُم ۚ وَكانَ اللَّهُ عَليمًا حَليمًا(51)
Mund t’i refuzosh cilat të duash prej tyre dhe mund ta afrosh tek ti atë që do ti; dhe mundesh të kërkosh atë që e ke larguar, nuk bënë mëkat. Kështu më së lehti do të jenë të gëzueshme dhe nuk do të jenë të pikëlluara; dhe kështu do të jenë të kënaqura të gjitha me atë që ti u jep – kurse All-llahu e di se çka ka në zemrat tuaja. All-llahu është i dijshëm dhe është i butë.(51)
لا يَحِلُّ لَكَ النِّساءُ مِن بَعدُ وَلا أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِن أَزوٰجٍ وَلَو أَعجَبَكَ حُسنُهُنَّ إِلّا ما مَلَكَت يَمينُكَ ۗ وَكانَ اللَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ رَقيبًا(52)
Prej tani nuk i ke të lejuara gratë tjera, e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur bukuria e tyre të të mahnisë, përveç atyre që janë robëresha tua. Ndërkaq All-llahu mbi gjithçka vigjilon(52)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَدخُلوا بُيوتَ النَّبِىِّ إِلّا أَن يُؤذَنَ لَكُم إِلىٰ طَعامٍ غَيرَ نٰظِرينَ إِنىٰهُ وَلٰكِن إِذا دُعيتُم فَادخُلوا فَإِذا طَعِمتُم فَانتَشِروا وَلا مُستَـٔنِسينَ لِحَديثٍ ۚ إِنَّ ذٰلِكُم كانَ يُؤذِى النَّبِىَّ فَيَستَحيۦ مِنكُم ۖ وَاللَّهُ لا يَستَحيۦ مِنَ الحَقِّ ۚ وَإِذا سَأَلتُموهُنَّ مَتٰعًا فَسـَٔلوهُنَّ مِن وَراءِ حِجابٍ ۚ ذٰلِكُم أَطهَرُ لِقُلوبِكُم وَقُلوبِهِنَّ ۚ وَما كانَ لَكُم أَن تُؤذوا رَسولَ اللَّهِ وَلا أَن تَنكِحوا أَزوٰجَهُ مِن بَعدِهِ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذٰلِكُم كانَ عِندَ اللَّهِ عَظيمًا(53)
O besimtarë! Mos hyni në shtëpiat e profetëve, përveç kur t’iu lejohet për të ngrënë, mirëpo ju të pritni derisa të përgatitet; tek atëherë kur të thirreni – atëherë hyni, e pasi të hani shpërndahuni pa u lëshuar në bisedë me njëri-tjetrin. Ajo e pengon Profetin, por i vjen turp prej jush, kurse All-llahu nuk i turpërohet së vërtetës. Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkone atë pas ndonjë perdeje. Kjo është më e pastër edhe për ju edhe për zemrat e tyre. Nuk ju lejohet ta shqetësoni Profetin e All-llahut e as që të martoheni kurrë me gratë e tij, pas vdekjes së tij! Ajo, me të vërtetë, te All-llahu do të ishte mëkat i madh!(53)
إِن تُبدوا شَيـًٔا أَو تُخفوهُ فَإِنَّ اللَّهَ كانَ بِكُلِّ شَيءٍ عَليمًا(54)
E shprehni ju atë haptazi apo e mbani fsheht në vete, njëlloj, All-llahu i di të gjitha.(54)
لا جُناحَ عَلَيهِنَّ فى ءابائِهِنَّ وَلا أَبنائِهِنَّ وَلا إِخوٰنِهِنَّ وَلا أَبناءِ إِخوٰنِهِنَّ وَلا أَبناءِ أَخَوٰتِهِنَّ وَلا نِسائِهِنَّ وَلا ما مَلَكَت أَيمٰنُهُنَّ ۗ وَاتَّقينَ اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ كانَ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ شَهيدًا(55)
Ato nuk bëjnë mëkate (të jenë të zbuluara) para etërve të tyre, edhe djemve të tyre, edhe vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, edhe para grave, edhe para robëreshave të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut sepse All-llahu me të vërtetë është dëshmitar i çdo sendi.(55)
إِنَّ اللَّهَ وَمَلٰئِكَتَهُ يُصَلّونَ عَلَى النَّبِىِّ ۚ يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا صَلّوا عَلَيهِ وَسَلِّموا تَسليمًا(56)
All-llahu dhe engjujt e tij e bekojnë Profetin. O besimtarë, bekojeni dhe dorëzohuni plotësisht!(56)
إِنَّ الَّذينَ يُؤذونَ اللَّهَ وَرَسولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فِى الدُّنيا وَالءاخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُم عَذابًا مُهينًا(57)
Ata të cilët po e fyejnë All-llahun dhe Profetin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; atyre u ka përgatitur vuajtje të turpshme.(57)
وَالَّذينَ يُؤذونَ المُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ بِغَيرِ مَا اكتَسَبوا فَقَدِ احتَمَلوا بُهتٰنًا وَإِثمًا مُبينًا(58)
Kurse ata, të cilët, i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetëm me shpifje dhe mëkate haptazi.(58)
يٰأَيُّهَا النَّبِىُّ قُل لِأَزوٰجِكَ وَبَناتِكَ وَنِساءِ المُؤمِنينَ يُدنينَ عَلَيهِنَّ مِن جَلٰبيبِهِنَّ ۚ ذٰلِكَ أَدنىٰ أَن يُعرَفنَ فَلا يُؤذَينَ ۗ وَكانَ اللَّهُ غَفورًا رَحيمًا(59)
O profet, thuaju grave tua, edhe vajzave tua, edhe grave të besimtarëve le t’i lëshojnë mbulesat e veta. Ashtu do të dallohen më mirë dhe nuk do të jenë objekt ofendimi. Ndërkaq All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.(59)
۞ لَئِن لَم يَنتَهِ المُنٰفِقونَ وَالَّذينَ فى قُلوبِهِم مَرَضٌ وَالمُرجِفونَ فِى المَدينَةِ لَنُغرِيَنَّكَ بِهِم ثُمَّ لا يُجاوِرونَكَ فيها إِلّا قَليلًا(60)
Në qoftë se hipokritët dhe ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, edhe ata që përhapin gënjeshtra nëpër qytet – nuk heqin dorë, ne ty do të disponojmë kundër tyre dhe ata vetëm pak do të jenë si fqinjë tu,(60)
مَلعونينَ ۖ أَينَما ثُقِفوا أُخِذوا وَقُتِّلوا تَقتيلًا(61)
Të mallkuar! Kudo që gjenden le të zihen dhe të vriten e të mbyten,(61)
سُنَّةَ اللَّهِ فِى الَّذينَ خَلَوا مِن قَبلُ ۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبديلًا(62)
Sipas ligjit të All-llahut, i cili ka qenë i vlefshëm edhe më parë! Pra, ti nuk mund t’i gjesh ndryshime ligjit të All-llahut.(62)
يَسـَٔلُكَ النّاسُ عَنِ السّاعَةِ ۖ قُل إِنَّما عِلمُها عِندَ اللَّهِ ۚ وَما يُدريكَ لَعَلَّ السّاعَةَ تَكونُ قَريبًا(63)
Njerëzit të pyesin për ditën e gjykimit! Thuaju: “Atë vetëm All-llahu e di”. Ku ta dish, ndoshta është afër dita e kijametit!(63)
إِنَّ اللَّهَ لَعَنَ الكٰفِرينَ وَأَعَدَّ لَهُم سَعيرًا(64)
Me të vërtetë All-llahu i ka mallkuar mosbesimtarët dhe u ka përgatitur zjarr të fortë e të këndellur.(64)
خٰلِدينَ فيها أَبَدًا ۖ لا يَجِدونَ وَلِيًّا وَلا نَصيرًا(65)
Aty do të mbesin përgjithmonë; nuk do të gjejnë as ndihmëtarë e as mbrojtës.(65)
يَومَ تُقَلَّبُ وُجوهُهُم فِى النّارِ يَقولونَ يٰلَيتَنا أَطَعنَا اللَّهَ وَأَطَعنَا الرَّسولا۠(66)
Atë ditë kur fytyrat e tyre do të përdridhen në zjarr, do të thonë: “Oh sikur t’i ishim përulur All-llahut dhe ta kishim respektuar Profetin!”(66)
وَقالوا رَبَّنا إِنّا أَطَعنا سادَتَنا وَكُبَراءَنا فَأَضَلّونَا السَّبيلا۠(67)
Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, u jemi përulur zotërive dhe kujdestarëve tanë, andaj ata na kanë humbur rrugën;(67)
رَبَّنا ءاتِهِم ضِعفَينِ مِنَ العَذابِ وَالعَنهُم لَعنًا كَبيرًا(68)
Zoti ynë, jepu atyre vuajtje të dyfisht dhe mallkoj me një mallkim të madh!”(68)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنوا لا تَكونوا كَالَّذينَ ءاذَوا موسىٰ فَبَرَّأَهُ اللَّهُ مِمّا قالوا ۚ وَكانَ عِندَ اللَّهِ وَجيهًا(69)
O besimtarë, mos u bëni sikur ata të cilët e kanë shqetësuar Musanë, por atë All-llahu e liroi nga ajo që ata flisnin, dhe ai te All-llahu është faqebardhë – ka autoritet.(69)
يٰأَيُّهَا الَّذينَ ءامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقولوا قَولًا سَديدًا(70)
O besimtarë, frikësohuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!(70)
يُصلِح لَكُم أَعمٰلَكُم وَيَغفِر لَكُم ذُنوبَكُم ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسولَهُ فَقَد فازَ فَوزًا عَظيمًا(71)
Ai juve do t’ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t’ua falë mëkatet, kurse ai i cili i përulet All-llahut dhe Profetit të tij, ai arrin fitore të madhe.(71)
إِنّا عَرَضنَا الأَمانَةَ عَلَى السَّمٰوٰتِ وَالأَرضِ وَالجِبالِ فَأَبَينَ أَن يَحمِلنَها وَأَشفَقنَ مِنها وَحَمَلَهَا الإِنسٰنُ ۖ إِنَّهُ كانَ ظَلومًا جَهولًا(72)
Ne u kemi dhënë obligim qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan të pranojnë këtë se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i pa drejtë dhe injroant!(72)
لِيُعَذِّبَ اللَّهُ المُنٰفِقينَ وَالمُنٰفِقٰتِ وَالمُشرِكينَ وَالمُشرِكٰتِ وَيَتوبَ اللَّهُ عَلَى المُؤمِنينَ وَالمُؤمِنٰتِ ۗ وَكانَ اللَّهُ غَفورًا رَحيمًا(73)
Në mënyrë që All-llahu t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, politeistët dhe politeistet, kurse besimtarët dhe besimtaret t’i falë. All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm.(73)