Al-Ahqaf( الأحقاف)
Original,King Fahad Quran Complex(الأصلي,مجمع الملك فهد القرآن)
show/hide
Feti Mehdiu(Feti Mehdiu)
show/hide
بِسمِ اللَّهِ الرَّحمٰنِ الرَّحيمِ حم(1)
Ha Mim(1)
تَنزيلُ الكِتٰبِ مِنَ اللَّهِ العَزيزِ الحَكيمِ(2)
Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti.(2)
ما خَلَقنَا السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ وَما بَينَهُما إِلّا بِالحَقِّ وَأَجَلٍ مُسَمًّى ۚ وَالَّذينَ كَفَروا عَمّا أُنذِروا مُعرِضونَ(3)
Ne i krijuam qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre me qëllim dhe afat të caktuar, kurse mosbesimtarët i kthejnë shpinë asaj me çka u tërhiqet vërejtja.(3)
قُل أَرَءَيتُم ما تَدعونَ مِن دونِ اللَّهِ أَرونى ماذا خَلَقوا مِنَ الأَرضِ أَم لَهُم شِركٌ فِى السَّمٰوٰتِ ۖ ائتونى بِكِتٰبٍ مِن قَبلِ هٰذا أَو أَثٰرَةٍ مِن عِلمٍ إِن كُنتُم صٰدِقينَ(4)
Thuaj: “Më tregoni mua çka kanë krijuar në tokë dhe çfarë pjesëmarrje kanë ata në qiej, të cilëve ju në vend të All-llahut u luteni? Ma sillni një libër më të hershëm se këtë, ose ndonjë gjurmë të dijes, nëse flisni të vërtetën”.(4)
وَمَن أَضَلُّ مِمَّن يَدعوا مِن دونِ اللَّهِ مَن لا يَستَجيبُ لَهُ إِلىٰ يَومِ القِيٰمَةِ وَهُم عَن دُعائِهِم غٰفِلونَ(5)
Kush është më i humbur se ai i cili, në vend të All-llahut, e lutë atë që nuk do t’i përgjigjet deri në Ditën e kijametit dhe ata janë indiferentë ndaj lutjeve të tyre.(5)
وَإِذا حُشِرَ النّاسُ كانوا لَهُم أَعداءً وَكانوا بِعِبادَتِهِم كٰفِرينَ(6)
Kur të tubohen njerëzit ata (idhujt) do të jenë armiq të këtyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.(6)
وَإِذا تُتلىٰ عَلَيهِم ءايٰتُنا بَيِّنٰتٍ قالَ الَّذينَ كَفَروا لِلحَقِّ لَمّا جاءَهُم هٰذا سِحرٌ مُبينٌ(7)
Por kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, atëherë ata që nuk besojnë, thonë për të vërtetën, sapo u vjen, “Kjo është magji flagrante”.(7)
أَم يَقولونَ افتَرىٰهُ ۖ قُل إِنِ افتَرَيتُهُ فَلا تَملِكونَ لى مِنَ اللَّهِ شَيـًٔا ۖ هُوَ أَعلَمُ بِما تُفيضونَ فيهِ ۖ كَفىٰ بِهِ شَهيدًا بَينى وَبَينَكُم ۖ وَهُوَ الغَفورُ الرَّحيمُ(8)
E ata të thonë: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nëse e kam trilluar, ju nuk do të mund të më mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mirë se ç’flisni ju për të. Ai mjafton për dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai fal dhe është i gjithmëshirshëm”.(8)
قُل ما كُنتُ بِدعًا مِنَ الرُّسُلِ وَما أَدرى ما يُفعَلُ بى وَلا بِكُم ۖ إِن أَتَّبِعُ إِلّا ما يوحىٰ إِلَىَّ وَما أَنا۠ إِلّا نَذيرٌ مُبينٌ(9)
Thuaj: “Unë nuk jam profet i parë dhe nuk e di se çdo të bëhet me mua dhe me ju. Unë pasoj vetëm atë që më shpallet dhe jam vetëm një qortues i hapët”.(9)
قُل أَرَءَيتُم إِن كانَ مِن عِندِ اللَّهِ وَكَفَرتُم بِهِ وَشَهِدَ شاهِدٌ مِن بَنى إِسرٰءيلَ عَلىٰ مِثلِهِ فَـٔامَنَ وَاستَكبَرتُم ۖ إِنَّ اللَّهَ لا يَهدِى القَومَ الظّٰلِمينَ(10)
Thuaj: “Më tregoni ç’\mendoni ju nëse është (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse një nga izraelitët e ka dëshmuar se është nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bëtë arrogantë”. All-llahu, me të vërtetë, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor.(10)
وَقالَ الَّذينَ كَفَروا لِلَّذينَ ءامَنوا لَو كانَ خَيرًا ما سَبَقونا إِلَيهِ ۚ وَإِذ لَم يَهتَدوا بِهِ فَسَيَقولونَ هٰذا إِفكٌ قَديمٌ(11)
Dhe mosbesimtarët u thonë besimtarëve: “Të ish diçka e mirë këtë nuk do të na e kalonin ata”, por meqë nuk drejtohen në rrugë të drejtë do të thonë: “Ky është trillim i vjetër”.(11)
وَمِن قَبلِهِ كِتٰبُ موسىٰ إِمامًا وَرَحمَةً ۚ وَهٰذا كِتٰبٌ مُصَدِّقٌ لِسانًا عَرَبِيًّا لِيُنذِرَ الَّذينَ ظَلَموا وَبُشرىٰ لِلمُحسِنينَ(12)
Përpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe mëshirë, kurse ky është Libër në gjuhën arabe që e vërteton atë për t’i qortuar ata të cilët bëjnë keq dhe për t’i gëzuar ata që bëjnë mirë.(12)
إِنَّ الَّذينَ قالوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ استَقٰموا فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ(13)
Ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, dhe qëndrojnë në këtë, le të mos frikësohen as të mos pikëllohen!(13)
أُولٰئِكَ أَصحٰبُ الجَنَّةِ خٰلِدينَ فيها جَزاءً بِما كانوا يَعمَلونَ(14)
Ata janë banorë të xhenetit. Aty do të mbesin përgjithmonë si shpërblim për atë çka kanë punuar.(14)
وَوَصَّينَا الإِنسٰنَ بِوٰلِدَيهِ إِحسٰنًا ۖ حَمَلَتهُ أُمُّهُ كُرهًا وَوَضَعَتهُ كُرهًا ۖ وَحَملُهُ وَفِصٰلُهُ ثَلٰثونَ شَهرًا ۚ حَتّىٰ إِذا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَربَعينَ سَنَةً قالَ رَبِّ أَوزِعنى أَن أَشكُرَ نِعمَتَكَ الَّتى أَنعَمتَ عَلَىَّ وَعَلىٰ وٰلِدَىَّ وَأَن أَعمَلَ صٰلِحًا تَرضىٰهُ وَأَصلِح لى فى ذُرِّيَّتى ۖ إِنّى تُبتُ إِلَيكَ وَإِنّى مِنَ المُسلِمينَ(15)
Njerijn e kemi porositur t’u bëjë mirë prindërve të vet. Nëna e tij e barti me mundime dhe me mundime e lindi. E bart dhe e ushqen tridhjetë muaj, dhe kur arrin moshën e burrërisë dhe bëhet dyzet vjeçar, thotë: “Zoti im, më lejo të të falënderoj për dhuntitë që m’i ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe më ndihmo të bëj vepra të mira me të cilat ti do të jesh i kënaqur, dhe bëri të mirë pasardhësit e mi. ynë me të vërtetë pendohem dhe jam musliman”.(15)
أُولٰئِكَ الَّذينَ نَتَقَبَّلُ عَنهُم أَحسَنَ ما عَمِلوا وَنَتَجاوَزُ عَن سَيِّـٔاتِهِم فى أَصحٰبِ الجَنَّةِ ۖ وَعدَ الصِّدقِ الَّذى كانوا يوعَدونَ(16)
Atyre ua pranojmë veprat e mira që i kanë bërë, kurse të këqiat e tyre do t’i kapërcejmë. Ata do të jenë nga banorët e xhennetit. Premtim i sinqertë që u është premtuar.(16)
وَالَّذى قالَ لِوٰلِدَيهِ أُفٍّ لَكُما أَتَعِدانِنى أَن أُخرَجَ وَقَد خَلَتِ القُرونُ مِن قَبلى وَهُما يَستَغيثانِ اللَّهَ وَيلَكَ ءامِن إِنَّ وَعدَ اللَّهِ حَقٌّ فَيَقولُ ما هٰذا إِلّا أَسٰطيرُ الأَوَّلينَ(17)
Ndërsa ai cili u thotë prindërve të vet: “Ih, dhe ju! Më kërcënoheni se do të ringjallem kur përpara meje aq popuj janë zhdukur!” Kurse ata dy lusin All-llahun: “I mjeri ti, beso, premtimi i All-llahut është i vërtetë”. E ai thotë: “Këto janë vetëm legjenda të popujve të lashtë!”(17)
أُولٰئِكَ الَّذينَ حَقَّ عَلَيهِمُ القَولُ فى أُمَمٍ قَد خَلَت مِن قَبلِهِم مِنَ الجِنِّ وَالإِنسِ ۖ إِنَّهُم كانوا خٰسِرينَ(18)
Ndaj të atillëve është zbatuar fjala (dënimi), për exhinët dhe njerëzit që kanë qenë para atyre dhe janë zhdukur. Ata, me të vërtetë, e kanë pësuar.(18)
وَلِكُلٍّ دَرَجٰتٌ مِمّا عَمِلوا ۖ وَلِيُوَفِّيَهُم أَعمٰلَهُم وَهُم لا يُظلَمونَ(19)
Për secilin ka shkallë të posaçme sipas asaj që kanë punuar. Veprat e tyre do t’i shpërblejë dhe ata nuk do të dëmtohen.(19)
وَيَومَ يُعرَضُ الَّذينَ كَفَروا عَلَى النّارِ أَذهَبتُم طَيِّبٰتِكُم فى حَياتِكُمُ الدُّنيا وَاستَمتَعتُم بِها فَاليَومَ تُجزَونَ عَذابَ الهونِ بِما كُنتُم تَستَكبِرونَ فِى الأَرضِ بِغَيرِ الحَقِّ وَبِما كُنتُم تَفسُقونَ(20)
Kurse atë ditë, kur ata të cilët nuk kanë besuar, do t’i ekspozohen zjarrit: “Ju në jetën tuaj në tokë i keni shfrytëzuar të gjitha të mirat dhe i keni përjetuar me kënaqësi, ndaj sot do të shpërbleheni me dënim të turpshëm, për atë se në tokë, pa arsye, keni bërë mendjemadhësi dhe keni qenë mbrapshtanë”.(20)
۞ وَاذكُر أَخا عادٍ إِذ أَنذَرَ قَومَهُ بِالأَحقافِ وَقَد خَلَتِ النُّذُرُ مِن بَينِ يَدَيهِ وَمِن خَلفِهِ أَلّا تَعبُدوا إِلَّا اللَّهَ إِنّى أَخافُ عَلَيكُم عَذابَ يَومٍ عَظيمٍ(21)
Dhe përkujtoje vëllaun e Adit (Hudin) kur popullit të vet ia tërhoqi vërejtjen në Ahkaf, por ka pasur edeh para tij edhe pas tij profetë. “Mos adhuroni tjetër veçse All-llahun, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe!”(21)
قالوا أَجِئتَنا لِتَأفِكَنا عَن ءالِهَتِنا فَأتِنا بِما تَعِدُنا إِن كُنتَ مِنَ الصّٰدِقينَ(22)
Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh prej zotërave tanë? Na e sjell atë që na premton, nëse je i sinqertë”.(22)
قالَ إِنَّمَا العِلمُ عِندَ اللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم ما أُرسِلتُ بِهِ وَلٰكِنّى أَرىٰكُم قَومًا تَجهَلونَ(23)
“Vetëm All-llahu e di atë, u tha ai, kurse unë kumtoj atë me çka jam dërguar, por unë e shoh se ju jeni popull i zhytur në injorancë”.(23)
فَلَمّا رَأَوهُ عارِضًا مُستَقبِلَ أَودِيَتِهِم قالوا هٰذا عارِضٌ مُمطِرُنا ۚ بَل هُوَ مَا استَعجَلتُم بِهِ ۖ ريحٌ فيها عَذابٌ أَليمٌ(24)
Dhe kur e panë atë (mjegullën) në horizont që lëvizte kah lugina e tyre, thirrën: “Kjo re na sjell shi”! Jo, kjo është ajo që e kërkonit shpejt: Një erë me vuajtje të dhimbshme,(24)
تُدَمِّرُ كُلَّ شَيءٍ بِأَمرِ رَبِّها فَأَصبَحوا لا يُرىٰ إِلّا مَسٰكِنُهُم ۚ كَذٰلِكَ نَجزِى القَومَ المُجرِمينَ(25)
Që zhduk çdo send, me vullnetin e Zotit të vet. Dhe kur i gdhini drita nuk kishte mbetur gjë, veçse banesat e tyre. Ashtu Ne e shpërblejmë popullin mizor.(25)
وَلَقَد مَكَّنّٰهُم فيما إِن مَكَّنّٰكُم فيهِ وَجَعَلنا لَهُم سَمعًا وَأَبصٰرًا وَأَفـِٔدَةً فَما أَغنىٰ عَنهُم سَمعُهُم وَلا أَبصٰرُهُم وَلا أَفـِٔدَتُهُم مِن شَيءٍ إِذ كانوا يَجحَدونَ بِـٔايٰتِ اللَّهِ وَحاقَ بِهِم ما كانوا بِهِ يَستَهزِءونَ(26)
Ata i patëm vendosur në asi vendi ku nuk u vendosëm juve. U dhamë të dëgjuarit, të pamurit dhe mendjen, por as të dëgjuarit e tyre, as të pamurit e tyre e as të kuptuarit nuk u bëri asnjëfarë dobie, sepse i mohuan argumentet e All-llahut dhe i përmblodhi ajo së cilës i janë tallur.(26)
وَلَقَد أَهلَكنا ما حَولَكُم مِنَ القُرىٰ وَصَرَّفنَا الءايٰتِ لَعَلَّهُم يَرجِعونَ(27)
Disa qytete përreth jush i patëm shfarosur dhe ua kemi sqaruar argumentet, mos po kthehenn.(27)
فَلَولا نَصَرَهُمُ الَّذينَ اتَّخَذوا مِن دونِ اللَّهِ قُربانًا ءالِهَةً ۖ بَل ضَلّوا عَنهُم ۚ وَذٰلِكَ إِفكُهُم وَما كانوا يَفتَرونَ(28)
Përse nuk ndihmojnë ata të cilët në vend të All-llahut i marrin si zotër të afërt, por u humben. Këto janë shpifjet dhe trillimet e tyre.(28)
وَإِذ صَرَفنا إِلَيكَ نَفَرًا مِنَ الجِنِّ يَستَمِعونَ القُرءانَ فَلَمّا حَضَروهُ قالوا أَنصِتوا ۖ فَلَمّا قُضِىَ وَلَّوا إِلىٰ قَومِهِم مُنذِرينَ(29)
Kur t’i dërguam disa exhin të dëgjojnë Kur’an, kur erdhën ta dëgjojnë, ata thanë: “Heshtni!” Dhe kur mbaroi, u kthyen te populli i tyre t’u tërheqin vërejtjen.(29)
قالوا يٰقَومَنا إِنّا سَمِعنا كِتٰبًا أُنزِلَ مِن بَعدِ موسىٰ مُصَدِّقًا لِما بَينَ يَدَيهِ يَهدى إِلَى الحَقِّ وَإِلىٰ طَريقٍ مُستَقيمٍ(30)
“O populli ynë, - thanë, - ne kemi dëgjuar një Libër, i cili shpallet pas Musaut, që i vërteton ata përpara tij dhe i cili udhëzon drejt të vërtetës dhe në rrugë të drejtë.(30)
يٰقَومَنا أَجيبوا داعِىَ اللَّهِ وَءامِنوا بِهِ يَغفِر لَكُم مِن ذُنوبِكُم وَيُجِركُم مِن عَذابٍ أَليمٍ(31)
O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij, t’iu falë mëkatet dhe mbrojë nga dënimi i dhembshëm!”(31)
وَمَن لا يُجِب داعِىَ اللَّهِ فَلَيسَ بِمُعجِزٍ فِى الأَرضِ وَلَيسَ لَهُ مِن دونِهِ أَولِياءُ ۚ أُولٰئِكَ فى ضَلٰلٍ مُبينٍ(32)
Kush nuk i përgjigjet thirrësit të All-llahut, ai nuk do t’i shpëtojë dënimit në tokë, dhe përveç atij nuk ka për atë mbrojtës. Ata janë në humbje flagrante.(32)
أَوَلَم يَرَوا أَنَّ اللَّهَ الَّذى خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَالأَرضَ وَلَم يَعىَ بِخَلقِهِنَّ بِقٰدِرٍ عَلىٰ أَن يُحۦِىَ المَوتىٰ ۚ بَلىٰ إِنَّهُ عَلىٰ كُلِّ شَيءٍ قَديرٌ(33)
A nuk e shohin se All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk është lodhur me krijimin e tyre, është i fuqishëm të ngjallë të vdekurit? Po, Ai, sigurisht, është i fortë për çdo send.(33)
وَيَومَ يُعرَضُ الَّذينَ كَفَروا عَلَى النّارِ أَلَيسَ هٰذا بِالحَقِّ ۖ قالوا بَلىٰ وَرَبِّنا ۚ قالَ فَذوقُوا العَذابَ بِما كُنتُم تَكفُرونَ(34)
Kurse atë ditë kur ata të cilët kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit: “A nuk është kjo e vërtetë”? Do të thonë, “Po, pasha Zotin tonë!” “Pra, shijoni vuajtjen – do të thotë Ai – ashtu siç e keni mohuar”.(34)
فَاصبِر كَما صَبَرَ أُولُوا العَزمِ مِنَ الرُّسُلِ وَلا تَستَعجِل لَهُم ۚ كَأَنَّهُم يَومَ يَرَونَ ما يوعَدونَ لَم يَلبَثوا إِلّا ساعَةً مِن نَهارٍ ۚ بَلٰغٌ ۚ فَهَل يُهلَكُ إِلَّا القَومُ الفٰسِقونَ(35)
Ti kij durim siç kanë duruar profetët më të vendosur, dhe mos insisto në dënimin e tyre. Dhe atë ditë kur të përjetojnë atë që u premtohet, do t’u duket se kanë jetuar vetëm një orë (pjesë) të ditës. Këshillë e mjaftueshme! A mos po zhduket tjetër përveçse popullit të mbrapsht?!(35)